Telefoni tingelloi fort, ndryshe, me insistim. Si ato te çjerrat depertuese ku ti e din qe eshte nje lajm i cili vjen me allarme, nje lajm te cilen e ke pritur prej shume kohesh, nje lajm i gatshem te te turbulloje pasditen. Ishte e premte. Nje e premte fillim tetori kur ajri fillon e ngjethet si lekura e nje femre te çveshur, apo te veshur me “elegance”, dhe merr nje ngjyre gri opake. Ditet fillojne dhe shkurtohen dhe gjethet e para te vjeshtes jane lajmetaret e dimrit ne prag. Alfredi shtypi butonin dhe degjoi zerin e djaloshit qepo i telefononte nga ishilli i “Giglio-s.” “Macja ka filluar te vije. Han tek pjata, me pas zhduketserisht.E kam pare disa here, ndersa ia mbathte. Eshte ajo: Neo!”
Alfred ia tregoi te gjitha Gerardit djalit te tij dhe vajzes se vogel, Ambres, e cila qe kur macja kishte ikur nga shtepia ne plazh, nuk kishte pasur as edhe nje minut qetesi. Ambra diten e fundit, nuk donte te kthehej qante si e denuar duke uleritur: “Une nuk nisem nga ketu pa macen time!” Kurse Geri, i cili nuk lente rreze pa kerkuar, me syte plot lot, e kerkonte duke uleritur me zerin e tij prej 12 vjeçari: “Macja, macja, Ku je Neo? Duhet te nisemi, dil dhe eja!” Iu desh forca Fredit per ta derguar Ambren tek trageti, sepse nuk donte te kthehej ne shtepi ne Firence pa macen e saje, e cila çuditerisht, duke pasur gjithçka ne jete, kishte ikur. “Me siguri ka gjetur ndonje maçok!” mendonte Albina dhe Alfred, te hidheruar dhe ato nga ndodhia, nuk dinin ç te benin.Keshtu ishin nisur, duke ngushelluar me fjale dhe perkedhelje Ambren, qe akoma i kishte syte plot lot.“Te lutem!” porositi Alfredi nje shqiptar qe jetonte tek ishulli, prane shtepise me qera. “Sapo ta shohesh qe han tek pjata e saje, me merr ne telefon. Macet kthehen perhere!”
Keshtu u nisen me nxitim te njejten mbasdite, pas gati dy muajsh qe kur kafsha kishte ikur dhe po iknin me idene e qarte ta sillnin macen ne shtepi, ne Firence ku kishte jetuar perhere. Ndersa nxitonin, tek dyqani i kafsheve, pane si çdo te premte, djalin qe i binte takave te kepuceve femerore mbi kalldrem, dhe qe prej shume muajsh kerkonte ti mesonte papagallit nje fjale te piset.
Nuk do t’ia dalesh kurre!” ia ktheu Alfred duke qeshur, dhe i shqiptoi fjalet me shaka. “Papagallat nuk mesojne fjale te pista!”. Alfred kishte floke te gjate, fytyre te gjere, mjekrren pak te zbardhur pre 50 vjeçari, i gjate dhe i hedhur, gjithmone duke ecur. Gerard, qe e ndiqte gati duke vrapuar, besonte kryekeput se do ta sillnin macen ne shtepi, por duhet te benin: gjueti macje. Pritja ne ishull mund te kishte zgjatur dhe nje jave, derisa macja do te vinte aty, ne te vetmen shtepi qe njihte. Moren ne fillim trenin deri ne Livorno. Aty iu ngjiten tragetit dhe shkuan drejt ishullit. Ku vite me pare, nje i marre kapiten anije, si n je mace e pandergjegjshme, kishte bere nje gomarllek duke e afruar anijen deri tek guret e nenujshem duke rrezikuar jeten e qindra pasagjereve.
Kur mbrriten atje, baba e djale moren rrugen drejt shtepise verore nga ku macja kishte ikur dhe shume kurjoz, nderkohe qe tetori i binte nje violine plot tinguj uji dhe ere, Alfred qeshte me pabesim ndersa i shtrengonte doren djalit shqiptar. Historia ishte sa per te qeshur po aq dhe serjoze. “Ne pergjithsi vjen para se te erret!” deftoi djali. “Han, mjagullin, pastaj iken!”
Gerard nderkohe kishte mbushr pjaten me ushqimin e preferuar te maces. “Do te pres ketu, gjithe naten!” tha i vendosur dhe u rrok te bente nje xhiro kerkimesh perreth.
Mbremja erdhi me nje qiell pa njolla, ku yjet e ftohte rrinin te varura mbi nje hark qielli plot blu te erret.Era e tetorit premtonte mire dhe pse shushurima e gjetheve e shtonte ndjesine e humbjes. Larg shtepise, vetem me nje shprese te vagullt, ne nje vend ku kishin qene te lumtur ne vere, tani, jasht kohes, jasht vendit, jasht çdo konteksti, kerkonin ta rekuperonin macen e shtepise.“Mund te rrije dhe nje jave?!”
“Mund te rrime, maksimumi deri te henen!”
“Jo, asnjehere!”
“Duhet te shkosh ne shkolle!”
“Duhet te gjeje macen. Ti mendon se Ambra do ta lejoje qe ne te kthehemi ne shtepi pa macen!”
“Shpresojme te kemi fat!”
Rrinin te dy te ulur me syte e ngulur mbi pjaten, sikur brenda, perzier me ushqimin per macen, te ishte perzier dhe e tere shpresa e tyre per te gjetur kafshen. Heshtja ishte e plote, gati e shenjte.Ato rrinin ne heshte nderkohe qe toka i kthente shpinen diellit dhe çdo gje fundosej ne misterin e krijimit. Me pas u be ftohte dhe djemte hyren brenda.
Ishte nje mace e bardhe, e shendoshe, e qete dhe oportunista te cilen e kishin blere kotele, pas shume lutjesh dhe pergjerimesh te dy femijeve te vegjel qe vdisnin fare nga deshira per te pasur nje kafshe ne shtepi. E ngrohte dhe lozonjare, ishte shnderruar ne nje krijese te cilen femijet e adhuronin edhe sepse, kur ferkohej, kur flente tek kembet e krevatit, kur te perkedhelte, ishte e pashmangshme most s ta doje.
“Po perse iku? Nuk ishte ndoshta e lumtur tek ne?!” pyeste Ambra me kureshtje. Macja kishte peliçen me qime te buta,dhe syte e verdhe, dhe femijet ishin te bindur se do ta shihnin prap.
“Bejne gjithmone keshtu!” komentonin ekspertet. “Ikin per te bere dashuri.Pastaj, kur kalon stine e shumimit, kthehen prap me bishtin nder shale!” Ato e kishin pritur me ore, me dite, por macja nuk ishte kthyer me. Ishin kthyer ne shtepi ne Firence, te trishtuar, me turite e varura. Me pas ishte perhapur fjala. Macja e Alfredit ka ikur. Ka preferuar lirine prej bredharakje ne vend te komoditetit prej skllavi te shtepise. Mama Albina i kishte premtuar Ambres nje mace tjeter, por ajo uleriste: “Dua macen time. Nuk dua asnje mace tjeter!”
Baba e femije, fjeten ate nate shume kilomentra larg nga shtepia, dukej qesharake por historia kishte dhe heroizem dhe epizem familjar brenda.
E shtuna lindi e kthjellet. Me nje qiell pa gervishje, nje heshtje te thelle dhe eren e forte te jodit te detit qe perhapej ne ajer. Gerard u ngrit nga krevati i pari, hapi porten dhe vendosi pjaten e ushqimit ne toke. Ishte nje djale me nje fizik prej atleti, me floket e shprishur, trupin prej futbollisti, qeshjen njelloj si te babait, i rritur perpara kohe. I shkathe, ikte si veriu me biçiklete ne shkolle, ndihmonte nenen ne shtepi dhe motren e vogel per detyrat. Nje djale i mbarshem i cili, edhe pse ishte vetem 12 vjeç qe pre 6 vjetesh luante futboll. Me topin bente mrekullira deri sa habisnin dhe Alfredin, dhe ndoshta duke enderruar te behej si C. Ronaldo, bente stervitje me serjozitet dhe pergjegjesi. Dhe lodhja fizike, ne vend qe ta drobisnin e bente me te lumtur.Ishte sulmues. Shpesh Alfred filmonte golat e bukur te djalit.Topi per Gerin ishte ndoshta me i shtrenjte se telefoni apo se macja. Duke manexhuar topin, pasditeve tek sheshi i Duomos, ndjehej me i plote, me i lumtur. Afer tije vershonte lumi i turisteve, te cilet si nje dallge e pashterur popujsh kurjoz, vinin te shikonin mrekullite e Firences. Shpesh, Geri pasonte topin drejte lumit te turiste dhe ato, burra apo gra, femije o te moshur, ja pasonin prap. Cdo pasim, nje turist i ndryshem, te gjetur rastesisht ne ate lume popujsh ne ecje. Ka diçka te magjishme topi. I ndihmon njerezit te komunikojne me njeri tjetrin. Ne shkolle shkonte mire, dhe po mos te ishte bota e telefonit qe po i perpinte kalamajte ne nje shtrigerim pa ngushellim, ndoshta do te ecte me mire akoma ne shkolle.
Macja nuk shihej asgjekundi. Geri rrinte i ulur, durueshem, me berrylat e mbeshtetur mbi gjunj, i vendosur mos te ngrihej deri sa macja te rishfaqej.
Gati dy muaj tashme qe macja mungonte dhe femijve i kishte ardhe jeta e veshtire nga trishtimi. Tani duhej te kishte vetem durim. O ndoshta nuk donte te kthehej. Ndoshta e shihte Gerin permes kaçubes dhe e bindur te mos kthehej ikte prap gjithkund perveç se jo ne shtepi.? Ndoshta macja vagabonde nuk donte ta humbte lirine e fituar me djerse.Dhe ndoshta duke kerkuar dashuri te reja do ta shpinte jeten duke bredhur neper ishull.Ose ndoshta nostalgjia po e gerryente brenda dhe ajo, sapo ta shihte djalin do ti hidhej ne preher me deshiren e zjarrtte per tu kthyer ne shtepi. Tashme stina e dashurive mes maceve kishte perfunduar.
“Do te kemi valle fat sot?” e pyeti Alfredin sapo babai u zgjua.
“Nuk e di Geri, shpresojme!”
Geri hante mengjes me briosh dhe qumesht dhe mendonte per macen. Deri ne shtate te darkes nuk ndodhi asgje. Te vetmet kafshe qe trafikuan kopshtin ishin nje breshke, nje qen bredharak, zogj pa fund dhe nje korb i zi qe kerrkelliste siper degeve. Shpresa, me kalimin e oreve ishte bere aq e holle sa dukej si nje file merimange edhe pse ne fillim te dites kishte qene sa nje trung dhe baba e djale u pezmatuan dhe e humben durimin.
“Hyme brenda Geri!” tha Alfredi.
“Presim dhe pak!”
“Nuk vjen me.Macja nuk eshte me e jona!”
“Dua te pres dhe pak!”
“Hajde brenda. Neser do ta provojme prap!”
“Hy ti hy.Do vij pastaj!”
“Vish ndonje gje.Po behet ftohte!”
Geri mbeti vetem me mendimet e tij. Mendonte te ardhmen e shkelqyer si futbollist. Po enderronte tek bente kontrata miljonash me shoqerite me te mira te futbollit ne europe. Enderronte te behej ikone e sportit dhe te lumturohej me arritjet e tij, e shihte veten ne 2035, tek ngrente topin e arte ne mes te skenes. Do te ishte shume bukur nese do te realizonte enderren e tij. Skuadra e tij e zemres ishte Fiorentina, por atij i pelqenin talentet e medha. Ne shtepi kishte si posterat e Mesit dhe Ronaldos, ashtu dhe fotografi qe kishte bere me Rosin, Neton dhe Quadradon e fiorentines. Futbolli per te ishte po aq i rendesishem sa ushqimi, dhe te behej futbollist per te ishte tashme nje objektiv i rendesishem. E dinte qe po ta doje me tere mend nje gje, dhe te besoje ne te, ajo gje do te realizohej.
Koha kalonte me nje mace qe mungonte, me ankthin qe rritej dhe hijen e humbjes qe shfaqej ne fund te kopshtit. “Hajde macka, hajde hajde!” mendonte Geri neper terr nderkohe qe Alfred e therriste qe brenda shtepise.
“Sille ushqimin brenda dhe eja te fleshe!” Geri, mblodhi çdo gje dhe u shtri te flente. Atehere pa nje enderr. Ishte nje enderr aq e vertete sa dukej se ishte me reale se jeta vete. Ne enderr ndjeu nje shushurime ne mes te gjetheve. Macja, e bardhe, e shendoshur dhe me syte e verdhe te shndritshem, u shfaq. Mbeti e shtangur, me putren e ngritur dhe syte e tyre u kryqezuan si te ngrire ne kohe.Asnje nuk levizte. Te kater bebezat komunikonin ne gjysemerresire dhe thane aq shume gjera mes tyre. Me pas Gerard u ul qetesisht, me kujdes, si gjahtari i cili per te mos trembur gjahun ruhet, dhe me pas e therriti: “Neo, Neo, Neo!” Macja u zgjua dhe tundi bishtin e zi. Diçka i kaloj neper mend, dhe atehere u kujtua se kishte qene nje kohe kur ajo jetonte ne nje shtepi, mbushur plot perkedheli dhe kujdesje. Macja filloje te mjagullije, eci duke tundur bishtin, dhe dukej sikur qante dhe kerkonte ndjese, me shume se mjagullinte. Gerardi, i cili gati sa nuk i besonte skenes, e shtrengoi fort ate trup te ngrohte, te bute dhe e perkedhelte duke e puthur.Ishte shtatzene.
“Ku ishe futur, moj? Te kemi kerkuar gjithandej!”
“Me fal. Dihej, ishte nje arratisje dashurie!”
“Po ai ku eshte?Mund ta sjellesh dhe ate!”
“Me la i poshtri. Per nje tjeter.Pse jan kaq te ndyre macet meshkuj?!”
“Te gjithe maçoket, nje fytyre kane!”
“Do te kthehemi ne shtepi, macka ime! Ambres po i veshtiresohet jeta pa ty, edhe mua gjithashtu!”
“Me vjen shume keq, gjera qe ndodhin.Ishte dashuria e pare!”
“Atehere do kthehemi ne shtepi! Fitoreee! Babiiiii!” Uleriste Geri ne enderr, dhe me kafshen shtrenguar ne gjoks vraponte i lumturuar teje mase.
Jashte, erresira kishte trokitur prej kohesh dhe e tere bota ishte pergjumur, ne ate cope toke te pushtuar nga dallget e bardha te detit, ku kujtesat e turisteve ishin plot drite, dallge, gezim, lumturi, dashuri dhe darka me ushqim peshku. Ne ate ishull ku nje komandant anije i marre, tamam si nje mace e dashuruar, i humbur dhe i hutuar, vite perpara, e kishte afruar aq shume anijen prane bregut sa kishte prekur shkembinjte dhe perkulur anijen gati per fundosje.
Diten tjeter, hapen dyer dhe dritare, ndezen dritat, e mbushen shtepine me ushqim dhe dolen jashte per ta kerkuar macen me thirrje neper rruge. Gjeja me e çuditshme ishte qe askush nuk kishte pare kurre nje mace vagabonde dhe ato te dy ecnin pa fund duke uleritur neper rruge: “Neo, ku je?? Neooo ku jeeee?” “Mos keni pare rastesisht nje mace te bardhe me sy te verdhe dhe bisht te zi?” Njerezit ngrinin shpatullat. Mrekullia ndodhi kur u kthyen ne shtepi.
Hyne ne hotelin veror ku flinin.Macja, kush e din se ne ç forme misteriose, por e kishte ndjere thirrjen e djemve, dhe ishte futur ne shtepine e hapur qe njihte. E priste Gerin tek krevati i tij. Baba dhe bir, shume te habitur, mbeten te shtangur nga mosbesimi sapo e pikasen. Vrapuan qe te mbyllnin dyer dhe dritare ne menyre qe mos te ikte. Macja u struk poshte krevatit te Gerit. Me pas filloj te mjagullije, dhe Geri e shtrengoi fort ne gjoks. Macja nuk iu shkit me.
Mbeten tere kohen ne shtepi pa dale. Macja fjeti duke i mbuluar fytyren Gerit me trupin e saj te ngrohte, duke i treguar tere dashurine dhe mallin qe kishte pasur per djalin.E kishte mbledhur sin je shall i ngrohte dimeror. Diten tjeter u nisen per Firence. Kur kaluan prane dyqanit te kafsheve, papagalli ishte jashte dyqanit, brenda nje kafazi. Pergjate trotuarit, kalonte nje turiste elegante, takat e se ciles kerrcisnin fort mbi guret e trotuarit. Sapo zonja e rende kaloj dyqanin, atehere papagalli uleriti pa turp: “Kurva!”
Firenze 14 10. 2019
Komentet