BALLKANI
Disa i thonë “Open Balkan” që donmethanë “Hopa Balkan”!
Disa të tjerë i thonë “Ballkani i Hapun” që donmethanë “Ballkani i Hupur”!
Disa thonë “Balkani Inë” që donmethanë “Ballkani i tine”!
Kryeministri ynë i thotë: “Opozitë Ballkan” se e ka menden tek “Opozita”!
Kam ndigjue se disa i kanë thanë “Ballkani jonë” e. pa kalue 24 orë, i kanë pushue prej pune se “ju jeni shkodranë”! Nuk e dij të vertetën!
Njëditë shkoi në Kryeministri njeni me takue Kryeministrin dhe, tue ju afrue hymjes po mendonte si me i thanë dezhurnit tosknisht, që ai mos me e njoftë per Verior: “Ay miku i “Hopa Balkan” a isht këtune?”
– Dezhurni ju pergjigjë: “Këtu është, po ka di nga “Ballkani i Hupur”!
E pyet edhe per diten e neserme, po “Krieministri të nesermen do të ishte në Durrës, ku do të bënte banjo dielli tek Banka Kombëtare”. Përgatitej në një pishinë për takimet e ardhëshme që do të bëjnë në BE. Sigurisht ai atje do të marrin pas vetes edhe krietarin e Akademisë Atishqiptare…
Flitet se kohët e fundit kryetari i shtetit të shumten e kohës e kalon me të ashtuquejtunit “Akademikë”, për të “qartësuar problemet Europjane”.
Asht shumë i pasionuem me dijtë sesi pasunohen ata shtete aq shumë!
Aq asht e vertetë kjo, sa prej ditës që asht ba demostrata e madhe e PD në Tiranë “Ai gjithë diten rrin duke bërë “Beeeeeeeee”!
Melbourne, 14 Nandor 2022.
“… nga e cila ndonjëherë duket se jemi larg me vite drite!”
A s’ thue larg me shekuj …?
Ju falemnderes.
…Aty nuk ke ku t’ja fillosh!
Një president që të vjen turp që eshte president i vendit tend. Ai ka bërë aq zullume sa e ke të pamundur ta mendosh që eshte akoma ne politike aktive
Një kryeminister që nuk ka as aftesi shtetari as nocion kombi.
I vetmi talent që ka eshte propaganda me mjetet më te fundit të kohes ne funksion të vjedhjes se fondeve publike për bizneset mafioze që lene ca para mënjane që ky të kete mundesi të “zgjidhet” serish si despot
Ke një popull që behet gjithnje e më i majte pasi aty kane ngelur vetëm militantet e majte që edhe shpine po të jua a marri Rama serish votojne për të, fenomen qe nuk arrij ta shpjegoj.
Të djathtet kane marrë arratine dhe jane shperndare anekend globit si zogjte e kombit prandaj keta jane kaq të sigurte dhe bejne çte duan dhe nuk perfillin askend