Para ish-Pallatit të Shtypit – Rilindjes, në Prishtinë, tash ndërtesë e Qeverisë së Kosovës, sot u zbulua shtatorja e Ismail Qemalit.
Zbulimin e shtatores e bënë bashkërisht kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe kryetari komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti.
Pas zbulimit të shtatores u ekzekutua himnin Kombëtar ndërsa më pas grupi i këngëve nga Vlora këndoi këngë kushtuar Ismail Qemalit.
Të pranishmëve në këtë solemnitet më pas iu drejtua kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti i cili falënderoi të gjithë ata që ndihmuan realizimin e këtij projekti të përbashkët ndërmjet Prishtinës dhe Vlorës.
“Vendosja e shtatores së Isa Boletinit në Prishtinë është hap i parë i zbatimit të marrëveshjes ndërmjet Prishtinës e Vlorës. Hapi i dytë është vendosja e shtatores së Hasan Prishtinës në Vlorë”, tha Ahmeti duke përkujtuar se shtatoren e Ismail Qemalit e ka bërë skulptori Luan Mulliqi.
Ahmeti në vazhdim foli edhe për jetën e veprën Ismail Qemalit.
Duke iu drejtuar të pranishmëve, kryeministri Edi Rama tha se është shumë i nderuar në ceremoninë e zbulimit të shtatores së Ismail Qemali.
”Sa herë që ngrihet përmendoreje Ismail Qemalit, është shpallje dhe rishpallje e pavarësisë së Shqipërisë”, tha ai duke falënderuar prindër kosovarë që në nderim të Ismail Qemalit vajzave të veta kosovare ua vunë emrin Vlorë.
Ai në vazhdim foli për figurën e Plakut të Pavarësisë dhe për historinë e flamurit që u shpalos në Vlorë në vitin 1912 duke përkujtuar me këtë rast edhe kontributin e Isa Boletinit.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në ceremoninë e zbulimit të shtatores së Ismail Qemailit, deklaroi se nëse shqiptarët duan ta nderojnë këtë shtatore, ata duhet të vazhdojnë drejt rrugës së vlerave demokratike dhe drejt përmbushjes së amanetit të shqiptarëve të bashkuar në Evropën e bashkuar.
“Shtatorja e Ismail Qemailit del për të mos lëvizur në këtë shesh si guri i rënd në vendin e vet. Sot vjen me këmbët e veta, ati i pavarësisë së Shqipërisë, dhe prehet me shpirtin e tij rrezatues edhe në këtë tokë përfundimisht të çliruar dhe të mosvarne njëherë e përjetë”, ka thënë ai.
Rama tha se kur Ismail Qemaili i kërkonte fqinjëve që të respektojnë fjalën e dhënë, nuk kërkoi traktate e dokumente dhe kur shqiptarët e Maqedonisë përkushtohen për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit, ata nuk kërkojnë lëmosh nga një shtet i vëbekt por kërkojnë të drejtat e tyre, siç nuk kërkojnë asgjë më shumë shqiptarët e Luginës së Preshevës, se sa të drejtat e serbëve në Kosovë.
Ai shtoi se Shqipëria e Kosova nuk e ka ndërmend ta shkelim fjalën e dhënë që shqiptarët do të bashkohen ekonomikisht dhe nën çatinë e Evropës. kp
Komentet