Përvëloje mishin
nën diellin saç,
mbi rënën hi i val.
Ndoshta digjet dhimbja
e shpirtit të ngrimë,
i shkrin ndonjë damar.
Kaq shumë e dashkemi këtë diell,
mori Bardhokë,
sa me i ba fli lëkurë,
mishin tonë shtalb
si qingjat në hell.
Ymer Adem Llugaliu,korrik1971