Në foto: Populli anglez në ekstazë nga tingujt e defit
I nderuar zoti Edi Rama!
E lexuam si staf parlamentar këtu në Britani editorialin tënd dhe jemi plotësisht dakord.
Editoriali yt na hapi sytë dhe na bëri të ndërrojmë mendje sa i përket largimit nga BE.
Ndeshja e kampionatit të futbollit në Shqipëri është ajo që na detyroi më shumë që të ndryshonim mendje.
Mezi po prisnim që të na vinte një ofertë e tillë të gjithëve si komb në mënyrë që të ishte kaq ekzotike sa e jotja.
Ne si shtet britanik duhet të marrim shembull nga ju, jemi çuditur kur keni thenë se opozita dhe pozita bashkëpunojnë me nëjra-tjetrën për realizimin e reformës në drejtësi. Këtë gjë duhet të bëjmë edhe ne sa më parë.
Ne mendojmë se Britania dhe Shqipëria kanë diçka të përbashkët në lidhje me BE-në. Ju na thatë se keni ndryshuar historinë e gjatë të luftërave e konflikteve të përgjakura dhe keni hyrë në një epokë të re paqeje për të arritur aspiratat drejt BE-së.
Kjo është shumë e ngjashme me atë që kemi bërë ne për të hyrë në BE. Ne britanikët që të rrisnim aspiratat kemi festuar tre ditë rresht festën e hashures.
Është shumë i vërtetë konstatimi juaj se Britania do doganohej rëndshëm në rast se do tregtonte lesh.
Faleminderit që na hape sytë vëlla; sepse ne kemi vuajtur gjithë këto dekada për një ekonomist që të na i thoshte troç këto gjëra.
Nëse ne do vendosim të qëndrojmë në BE; do marrim për bazë vetëm sugjerimin tënd dhe asgjë më shumë se kaq sepse raporti juaj i detajuar del dhe tepron për të vendosur.
Ne vlerësojmë që editoriali juaj është shkrimi më i mirë këto 4000 vitet e fundit dhe ne do e printojmë dhe do e vendosim në 7 dyert kryesore të parlamentit.
Para të gjithash kemi sugjeruar që editorialin tënd të dalë dikush ta recitojë në parlament dhe ne të gjithë të vëmë dorën në zemër dhe ta respektojmë si himn.
Ne nuk do dalim nga BE; po ju lutem hyni ju sa më shpejt se mezi po presim të shikojmë ndeshje futbolli në Komunë të Parisit.
Mbi të gjitha mezi po presim të hartojmë bashkërisht me Benin; Vilmën; Olsin; Samirin; Sandrin dhe Koçon strategjitë e reja ekonomike për zhvillimin e BE-së në 100 vitet e ardhshme.
Pasi ta hartojmë bashkërisht këtë strategji; duam që dorën e fundit këtij plani t’ia japë Erjon Braçe me Fate Velajn; duke vulosur përfundimisht suksesin e Evropës për 100 vitet e ardhshme.
Në fund ju bëjmë me dije se ndërsa po shkruajmë këtë letër; në rrugët e Londrës kanë nisur festimet dhe njerëzit kanë zbritur nëpër rrugë duke brohoritur: ‘No more drama; we need Edi Rama’.
Ju presim, mos vononi…
*E-mail i mbërritur në redaksi nga adresa: infoo@embassy_tirana.gov.uk
(Habjon Hasani – HashtagAlbania)
Komentet