Në kursin përgatitor për nënat e reja, instruktorja pyet një kursante:
– Kur do të lindë fëmija juaj?
– Më 20 janar.
Pastaj pyet kursanten e dytë:
– Dhe juaji kur do të lindë?
– Më 20 janar.
Ajo pyet të tretën, pastaj të katërtën, dhe kështu me radhë:
– Kur do të lindë fëmija juaj?
Dhe të gjithë përgjigjen:
– Më 20 janar.
Pastaj pyet edhe kursanten e fundit:
– A do të lindë edhe juaji më 20 janar?
Dhe kursantja përgjigjet:
– Jooo, unë nuk mora pjesë në piknikun e ndërmarrjes!
Komentet