(Poezitë e krijuesit dhe disidentit,Ymer Adem Llugaliu,postmortem i boton në vazhdime “Voal.ch”i poetëve dhe editorëve të
mirënjohur Skënder dhe Elida Buçpapaj )
NË KAZAN TË MAGJISTRICËS
Pse e merr gjakun
e gjakut tonë,
gjakun katran
(jo, i yni nuk asht).
E shndërron në uj,
e vlon
në tenxhere me presjon,
e perzie me kazan magjistrice
nji kafshatë buke,
nji streh me fut kryet,
nji lavire magnetofon.
Ziej e perziej
gatuhet roboti
shpifje që prodhon
kundër cilitdo,
që s’han në këtë kazan:
Nji hajmali kraheqafe,
nji recetë në ball;
“Agjitacion-propagandë!”
Jo unë nuk kam than!
U shkput nji ofshamë,
mija ofshamë
fuqishëm jehuen
ndër krahnorët tanë.
Krahnorët
e plaguem prej hane.
Mirditë-Rrëshen,1975