VOAL

VOAL

Në Kampionatin drithërues “Qatar 2022”, mbretëruan argjentinasit e udhëhequr nga Messi – Analizë nga Alketa Zejnullahu*

December 21, 2022
blank
1 Comments
  • author avatar
    Anonymous 3 months ago Reply

    Surpriza e kampionatit ishte Maroku.
    Argjentina fale penalltive qe u shpall kamione e botes ne futboll per Katar 2022.
    Messi dhe Mbappe ishin lojtaret dhe gola shenuesit me te mire.

Komentet

blank

7 Marsi – Dita e Mësuesit – Flasin Mësueset e shqipes në Zvicër: Hana, Brikena, Arbërija dhe Doruntina Intervistoi Nexhmije Mehmetaj, mësuese veterane e LAPSH

Flasin Mësueset e shqipes në Zvicër

Sot, 7 Marsi – Dita e Mësuesit 2023…

Në kujtim të hapjes së Mësonjëtores së parë shqipe kombëtare laike në Korçë më 7 mars 1887, sot, 7 marsi 2023 u është kushtuar mësueseve të Shkollës Shqipe të Mësimit Plotësues në Zvicër.

Sot, 7 Mars 2023 tashmë është një Ditë e Shënuar për Shkollën Shqipe të Mësimit Plotësues dhe historinë e saj në Zvicër.

Më 7 mars 1987, në Ditën e Mësuesit z. Xhafer Shatri hapi Shkollën e parë shqipe të pavarur në Gjenevë, punuan mësueset vullnetare: Remzie Selimi – Zymeri, Hidajete Dërmaku dhe mësuesi Sejdi Sopi, për të hapur krahët e pushtuar tash mbi tri dekada hapësirën gjeografike zvicerane.

Duke qenë pjesë e Shkollës Shqipe të Mësimit Plotësues, mësuese për 28 vjet pandërprerë në kantonin Jura, mund të them se mësimi dhe ruajtja Gjuhës Shqipe nuk mund të mendohet pa Lidhjen e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” qysh nga vitet ’90 të shekullit që lëmë pas si bartëse organizative e mësimit shqip në Zvicër.

Një plejadë mësues e mësuese të shquar dhe prindër atdhetar derdhën djersën e mundin pa kursim vetëm e vetëm për të qenë më pranë fëmijëve shqiptarë, që të kenë mundësi edhe ata të mësojnë gjuhën shqipe.

Cilësia e mësimdhënies në Shkollën Shqipe të Mësimit Plotësues është bërë e mundur me ndihmën dhe kontributin e pakursyer të Prof Dr Dr Basil Shader, pedagogut dhe albanologut zviceran.

Dëshira deri në përkushtim e mësueseve; me pagesë nga prindërit, pa njohje zyrtare nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, pa marrëveshje midis dy shteteve Kosovë – Zvicër mësimi plotësues i gjuhës shqipe përballet me probleme të mprehta. Indiferenca jonë shkakton baltosje të vlerave tona.

Gjithë fëmijëve jashtë atdheut u mungon gjuha shqipe, pa fajin e tyre e flasin pak dhe nuk e shkruajnë dot.

Të nderuar mësues e mësuese, 7 Marsi, dita e nderimit të mësuesit, më jep kënaqësinë t’ Ju përcjell me shumë respekt dhe mirënjohje urimet më të sinqerta për Ju, familjet tuaja dhe nxënësit e nxënëset që mësoni.

GËZUAR 7 MARSIN!

Dhe e mbyll ligjëratën duke shoqëruar me disa intervista të mësuesve të mësimit plotësues të gjuhës shqipe të cilat me kënaqësi iu përgjigjen ftesës. Mirënjohje!

Gjenevë 6.03. 2023 Nexhmije Mehmetaj

 

Bisedë me mësuesen e dalluar Hana Bilalli, mësuese në Gjenevë

Pyetje:Si e përjetoni festën e 7 Marsit sot ? Cila është e veçanta e kësaj dite ? A keni përgatitur me nxënës ndonjë veprimtari ?
Hana Bilalli: E ndjejmë veten shumë të gëzuar e të lumtur sot, më 7 Mars 2023 që po kujtojmë profesionin tonë më të dashur të mësuesit edhe pas kaq vitesh këtu në mërgim. Këtu në Zvicër jam e kënaqur që më është dhënë rasti të ushtroj profesionin e mësueses së mësimit plotësues të gjuhës shqipe me fëmijët shqiptarë të cilët e kanë domosdoshmëri të mësuarit të gjuhës shqipe, të flasin dhe të shkruajnë saktë, gjuhën tonë me format e saj gramatikore.

Por gjithmonë më shoqëron një dhimbje pse të gjithë fëmijët shqiptarë nuk vijën në shkollën shqipe. Shkolla është hapur por mungojnë fëmijët, kjo plagë vazhdon të jetë e hapur.

Uroj që familja shqiptare të ndërgjegjësohet e që çdo fëmijë shqiptar të mësoj gjuhën amtare, të ruaj traditën dhe kulturën e prindërve të tij në shkollën ku mëson, gjatë shkollimit të tij, krahas frëngjishtes të ruaj edhe shqipen.

Këtë vit festën kushtuar 7 Marsit do ta festojmë në klasën e mësimit të gjuhës shqipe. Fillimisht fëmijët do ta recitojnë të gjithë “himnin” e gjuhës shqipe:

Gjuha jonë sa e mirë,
Sa e ëmbël, sa e gjerë,
Sa e lehtë, sa E DLIRË,
Sa e bukur, sa e vlerë.

Pastaj do të këndojnë dhe shohin një viedo-film për Mësonjëtoren e parë shqipe. Do të flasim pse gjuha shqipe ishte e ndaluar në atë kohë, pse turqit osman ndaluan gjuhën tonë, kush ishin mësuesit e parë shqiptarë që u flijuan për gjuhën e kombit tonë. Kështu nxënësit plot entuziazëm do ta kuptojnë sa mirë është kur e flasim dhe e shkruajmë me dëshirë gjuhën tonë që të parët tanë u sakrifikuan aq shumë për te.

Pyetje: Në këtë ditë a të kujtohet mësuesi apo mësuesja e parë ? Kush ka qenë mësuesi i juaj i parë?
Hana Bilalli: Kjo pyetje më pëlqen shumë. Më dhatë rastin të futem në të shkuarën e largët, në kujtime të thella.  Mësuesi i parë… Mësuesi im i parë ka qenë Ali Azemi. Ishte mësues shumë i dashur dhe i sjellshëm për ne fëmijët, mbaj mend mënyrën si na trajtonte më bëri që ta dashuroj profesionin e mësuesisë. Do të doja të falënderoj të gjithë mësuesit e mësueset e mia që me mund dhe sakrificë më dhanë dritë e diturisë për të ecur në rrugën e jetës time.

Pyetje:A ju kujtohet dita e pare si mësues/e kur dhe ku ?
Hana Bilalli: Dita e parë në profesionin e ëndrrave pa marrë parasysh sa shpejt kalon koha mbetet prapë e freskët e skalitur në mendjen dhe zemrën time. Emocionet e para si mësuese i kam ndier në vitin 1994 në shkollën e fshatit tim të lindjes në Mirenë – Lipjan, në të njëjtën shkollë ku shkela për herë të parë si nxënëse, u ktheva si mësuese. Me padurim i prita nxënësit e mi të parë, u përpoqa tu jap ngrohtësi dhe lumturi. Me dëshirë dhe përkushtim arrita të vë në zbatim profesionin që unë kisha studiuar.

Pyetje: Çfarë do të thotë të jesh mësues e gjuhës shqipe në Zvicër ?
Hana Bilalli: Të jem mësuese në Gjenevë dhe të u jap mësim në gjuhën shqipe fëmijëve të bashkatdhetarëve, këtë mundësi ma krijoi Lidhja e Arsimtareve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri “ në Zvicër. E vlerësoj! Edhe unë sikur shumë mësuese tjera besoj që gjuha amtare është e rëndësishme për fëmijët tanë që po lindin e rriten larg atdheut. Kjo më ngroh. Edhe unë do të lodhem por dikush, pas disa vitesh do ta vlerësojë këtë përpjekje që po bëjmë ne mësueset për ruajtjen dhe zhvillimin e gjuhës shqipe këtu në mërgim.

Pyetje:Brezi i shqiptarëve të Mësonjëtores së parë shqipe kombëtare laike u sakrifikuan shumë për gjuhën shqipe, ishin më të vërtetë brezi më shembullor i kombit shqiptar. Ata e donin kombin më shumë se jetën. A gjenden sot shqiptarë me ideale mahnitëse për gjuhën dhe kulturën shqiptare ?
Hana Bilalli: Mendoj se ka shqiptarë të tillë, ata mësues apo mësuese dhe prindër që punojnë për të ruajtur e përcjell gjuhën shqipe tek brezi i ri edhe pse larg atdheut, pa ndihmën e shtetit tënd është diçka me vlerë të madhe morale dhe kombëtare.

blank

Faleminderit.

Shumë faleminderit edhe ju.

Gjenevë, 5.03. 2023 Nexhmije Mehmetaj

Brikena Qafa-Osmani Mësuese pranë LAPSH-it “Naim Frashëri” në Gjenevë

Pyetje:Ku i ka rrënjët Brikena Qafa -Osmani?
Brikena Qafa -Osmani: Vendlindja ime është Berati. Unë rrjedh prej një familje mësuesish prej brezash, qe nga gjyshërit e prindërit, ku më nxitën dashurinë për profesionin e mësueses.

Pyetje:A ju kujtohet dita e parë si mësuese kur dhe ku?

Brikena Qafa -Osmani: Për herë të parë profesionin e mësueses e kam ushtruar në Kuala-Lumpur ne kryeqytetin e Malajzise. Kam punuar në një shkollë internacionale. Ka qenë mbresëlënëse si punë pasi kam pasur nxënës nga disa vende te botes. Por aty kam dhënë mësim në gjuhën angleze. Atje dita e mësuesit ka qene një ditë në muajin Qershor.

Kam pasur shumë emocione kur kam hyrë për herën e parë në klasë, por mësuesja qe unë do ta zëvendësoja (pasi ajo do te largohej nga Malajzia) ma beri tepër të lehtë mikpritjen në klasë me nxënësit. Ishte hera e parë qe punoja si mësuese por për mua ishte diçka e veçantë pasi po filloja një punë që e dashuroja, një punë qe do të bënte te vazhdoja traditën e familjes time edhe pse jo ne vendin tim, diku larg ne botë tradita e familjes do te vazhdonte.

Ne kontaktin e parë me nxënësit, isha tepër e ndrojtur, por shikoja ne sytë e tyre një ngazëllim, një kureshtje për të ditur më shumë për mua si mësuesja e re.

Ndërsa për mua ishte një privilegj qe gjendesha midis tyre, dhe ajo ndrojtja e mësueses se re me bënte në vetvete me të fortë dhe te isha e bindur qe do te beja gjithçka për ta për t’iu dhënë dijen dhe dashurinë si mësuesja e tyre.

Pyetje: Si e përjetoni festën e 7 Marsit? Cila është e veçanta e kësaj dite? A keni përgatitur me nxënës ndonjë veprimtari?
Brikena Qafa -Osmani: 7 Marsi kjo ditë e shënuar në historinë shqiptare edhe për mua është një ditë e veçantë më emocionon shumë sepse edhe këtu në mërgim po arrijmë të mësojmë fëmijët shqip si dhe të përcjellim kulturën dhe rëndësinë e kësaj feste.  Për këtë dite çdo vit unë përgatis një program të vogël me nxënësit: KËNGET me te bukura qe kemi mësuar për ketë dite janë: kënga e mësuesit, bashkë me vjersha për mësuesen.

Pyetje:Në ketë ditë a të kujtohet mësuesi juaj i parë? Kush ka qenë mësuesi i juaj i parë?

Brikena Qafa -Osmani: Po, mësuesja ime e pare ka qene Adelina Buda. Ushtronte profesionin e mësuesit ne shkollën: 7 Nëntori, Berat.
Ka disa vite qe nuk jeton më por çdo herë që unë kthehesha në Shqipëri shkoja e i beja vizita. Gjithashtu shpesh herë prindërit e mi me kërkesën time shkonin e takonin kur ajo ishte në pension dhe nuk e ushtronte me profesionin e mësuesit, por për mua ajo ishte e ëmbla mësuese Adelina. E kujtoj shpesh e me shumë mall.

Pyetje: Çfarë do të thotë të jesh mësues apo mësuese e gjuhës shqipe në Zvicër?

Brikena Qafa -Osmani: Për mua si mësuese e gjuhës shqipe këtu ne Zvicër kjo detyrë fisnike është sa hyjnore aq edhe humane. Hyjnore pasi gjuha jonë është një gjuhë sa e lashtë dhe e bukur dhe ruajtja dhe te mësuarit e saj në brezat në diasporë është një përgjegjësi për ne. Humane pasi përcjellja e ruajtjes se gjuhës dhe identiteti kombëtar është një obligim.
Pra të jesh një mësues i gjuhës shqipe këtu në Zvicër apo kudo në diasporë do te thotë të jesh një pishtar, një shërbëtor i popullit, i kulturës dhe i traditës tonë kombëtare.

Pyetje: Lulet janë dhurata më zakonshme që nxënësi i dhuron mësueses, mësuesit si mënyrë për të shprehur atyre mirënjohjen dhe respektin për punën e tyre.
A ju kanë sjell nxënësit lule këtu në shkollën shqipe, a vazhdon tradita?

Brikena Qafa -Osmani: Çdo vit për festën e mësuesit kam marre lule nga disa prej nxënësve. Ne këto momente ndihesh sa e lumtur aq edhe e vlerësuar. Përveç luleve ka pasur raste me kane ardhur vizatime, apo kartolina te shkruara ne shqip nga vet nxënësit dhe kjo ka një mesazh tepër domethënës për mua.

Pyetje: Brezi i shqiptarëve të Mësonjëtores së parë u sakrifikuan shumë për gjuhën shqipe, ishin me të vërtetë brezi më shembullor i kombit shqiptar . Ata e donin kombin më shumë se jetën. A gjenden sot shqiptarë me ideale mahnitëse për gjuhën dhe kulturën shqiptare?

Brikena Qafa -Osmani: Po. Mund te them në punën time këto 6 vite këtu ne Gjenevë mund të gjesh shqiptarë me ideale të larta kombëtare. Prindër qe ua kërkojnë fëmijëve të tyre edhe pse brezi i 2, 3 qe ta mësojnë dhe ta ruajnë gjuhen dhe traditën shqiptare.

Ndërsa për të tjerët qe akoma nuk janë ne ketë STAD unë si Brikena ( jo vetëm si mësuese , por edhe si një nëna e dy fëmijëve te lindur e rritur në mërgim) do t’i thosha te gjithë prindërve shqiptare, nuk ka rendësi çfarë brezi janë e si kanë ardhur por ata duhet t’i edukojnë fëmijët e tyre me frymën qe gjuha, kultura dhe traditat e tyre shqiptare nuk do të jenë asnjëherë pengesë për ta për tu integruar ne ketë vend, por do të jenë një shtysë dhe një forcë. Do te jenë një pasuri tepër e vlefshme. Ruajtja e origjinës do ti ruaj dhe do tu japi krenarinë për identitetin. Duke ruajtur origjinën dhe krenarinë për identitetin e tyre ata do te jene gjithmonë me te arritur, me te kompletuar dhe te respektuar nga te tjerët.

blank

Gjenevë 6.03. 2023 Nexhmije Mehmetaj

Intervistë me mësuesen Arbërie Vranoci

Pyetje: Po kush është Arbërie Vranovci?
Arbërie Vranoci: Jam e lindur dhe e rritur në Kosovë? Çfarë keni studiuar? Kam diplomuar në fakultetin e mësuesisë në Universitetin e Prishtinës. Jetoj në qytetin e bukur në Nyon. Jam mësuese e Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Nyon Jap mësimin plotësues të gjuhës shqipe për fëmijët shqiptarë në kantoni Vaud.

Pyetje: Çfarë të kujton nga dita e parë e shkollës?
Arbërie Vranoci: Dëshirë të madhe, emocion që më në fund arrita të vë në zbatim profesionin që unë kisha studiuar. Orën e parë mësimore e fillova pikërisht në Suharekë.

Pyetje: Çfarë do të thotë për ty të jesh mësuese në Zvicër?
Arbërie Vranoci: Më lidh dëshira dhe profesioni. Por, është edhe e nevojshme të u ndihmoj fëmijëve të bashkatdhetarëve që ta flasin dhe ta shkruajnë gjuhën shqipe, gjuhën e identitetit tonë kombëtar, që duhet ruajtur përgjithmonë!

Pyetje: Si e përjeton festën e 7 Marsit? Cila është e veçanta e kësaj dite? A keni përgatitur me nxënës ndonjë veprimtari?
Arbërie Vranoci: Jam e lumtur, në këtë ditë të shënuar për ne shqiptarët dhe sot, në ditën e 7 Marsit uroj një punë të mbarë gjithë mësuesve shqiptarë që ndodhen këtu në Zvicër. Padyshim për nder të festës çdo herë e organizojmë bashkë me nxënësit e shkollës tonë.

Pyetje:Në ketë ditë si e kujtoni mësuesin tuaj të parë?
Arbërie Vranoci: Në këtë ditë të veçantë kujtimet dhe festat me mësuesin e parë janë në kujtimet më të bukura për mua! E falënderoj edhe tani!

Pyetje:A ju kanë sjell lule këtu në shkollën shqipe, a vazhdon tradita?
Arbërie Vranoci: Po , lulet më të bukura ne i kemi nga nxënësit tanë , besoj ata kujtohen me shumë dashuri dhe përkushtim nga prindërit si shenjë falënderimi të na dhurojnë edhe lule … dhe gjithsesi jemi shumë falënderuese për bashkëpunimin mes nesh !

blank
Gjenevë, 6. 03. 2023 Nexhmije Mehmetaj

Bisedë me mësuesen e re të shqipes Doruntina Demelezi në Nyon – Vaud

Pyetje:Pak fjalë për rrugën e Doruntina Demelezi në jetë.
Doruntina Demelezi: Kam lindur në fshatin Sllatinë e Poshtme të Vitisë. Në Sllatinë kalova fëmijërinë. Atje më lindi pasioni për të u bërë mësuese. Jam e diplomuar në nivelin Bachelor në Fakultetin e Edukimit -drejtimi fillor në Universitetin e Prishtinës. Me eksperiencë profesionale në Kosovë në shkollën “Dëshmorët e Vitisë”. Në Zvicër kam filluar të ushtroj profesionin tim nga muaji shtator i vitit 2022 në Nyon.

Pyetje:Si e përjetoni festën e 7 Marsit? Cila është e veçanta e kësaj dite? A keni përgatitur me nxënës ndonjë veprimtari?
Doruntina Demelezi:  7 Marsi – Dita e Mësuesit është një festë e veçantë sepse në këtë datë nderohen, kujtohen dhe respektohen të gjithë mësuesit/et. E veçanta e kësaj dite është që çdo nxënës tregon mirënjohjen dhe vlerësimet më të larta ndaj mësueseve të tyre. Ato që u ndriçojnë dhe u hapin dyert e jetës për dije dhe dituri mësimore e jetësore. Kemi përgatitur si çdoherë aktivitete të ndryshme kulturore si mesazh urimi, poezi, recitime, vallëzime, gjithë këto kushtuar mësueseve për kontributin e tyre që kanë dhënë apo japin në arsimin kombëtar.

Pyetje: Në ketë ditë festive çfarë të kujtohet para së gjithash ?
Doruntina Demelezi: Padyshim se kujtoj mësuesin time të klasës së parë Habib Ymeri për të cilin gëzoj respekt e vlerësime të pafundme.
Pyetje: A ju kujtohet dita e parë si mësuese kur dhe ku?
Doruntina Demelezi:  Patjetër që po, me shumë emocione të përziera sa frikë e sa dëshirë të flakët nisa këtë rrugëtim, sepse është ka qenë dhe do mbetet ëndrra ime e fëmijërisë e cila nuk u ndryshua asnjëherë me gjithë kalimin e këtyre viteve. Dita e parë mësuese ka qenë në janar 2017 në Kosovë.

Pyetje:Çfarë do të thotë të jesh mësuese e gjuhës shqipe në Zvicër?
Doruntina Demelezi: Privilegj dhe nder i theksuar për çdo shqiptar që jeton dhe vepron jashtë vendit të tij duke u integruar në shoqërinë pritëse dhe duke ruajtur gjuhën shqipe. Një përgjegjësi tepër e madhe për të punuar e për të dhënë maksimumin tonë për të kontribuar dhe ngritur e mbajtur lartë vlerat dhe historinë madhështore të Gjuhës Shqipe.

Pyetje: A ju kanë sjell nxënësit lule këtu në shkollën shqipe, a vazhdon tradita?
Doruntina Demelezi: Po tradita vazhdon si çdoherë me vlerësime e nderime çdo herë nga nxënësit më të mrekullueshëm që posedon shkolla jonë e dashur Shqipe. Kënaqësi shumë e veçantë të festosh gjithmonë këtë festë me nxënësit që përcjell gjuhën shqipe nga një gjeneratë në tjetrën.
Pyetje:Brezi i shqiptarëve kur u hap Mësonjëtorja e parë u sakrifikuan shumë për gjuhën shqipe, Rilindësit ishin brezi më shembullor i kombit shqiptar. Ata e donin kombin më shumë se jetën. A gjenden sot shqiptarë me ideale mahnitëse për gjuhën dhe kulturën shqiptare?
Doruntina Demelezi: Gjuha shqipe në kohën e sundimit të Perandorisë Osmane, siç e dimë ishte e ndaluar dhe shqiptarët u sakrifikuan shumë për gjuhën shqipe. Rilindësit e shquar të popullit tonë arritën të hapin Mësonjëtoren e parë më 7 mars të vitit 1887 në Korçë.

Sot, vlerësojmë dëshirën, mundin, kohën, sakrificat dhe solidaritetin e mësuesve, prindërve dhe fëmijëve për të qenë sa më pranë shkollës shqipe. Gjuha shqipe është një për bashkues i të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhën, andaj duhet ruajtur dhe mësuar më tej. Kjo na mbush me krenari sepse edhe larg atdheut shqiptarët kanë për detyrë ta ruajnë e të kultivojnë gjuhën dhe kulturën kombëtare. Edhe ne sot duhet të përpiqemi e të ndjekim rrugën që na trasuan Rilindësit e mëdhenj të kombit shqiptarë të cilët punuan aq shumë për çështjen kombëtare duke hapur shkolla shqipe për të zhvilluar kulturën tonë përmes gjuhës shqipe.

blank

Shkolla shqipe në Nyon

Gjenevë, 6.03. 2023 Nexhmije Mehmetaj

blank

Sot, 7 MARSI – DITA E MËSUESIT Saime Isufi: Në 1990, nuk kishim shtet as institucione,por përveshëm krahët & organizuam mësimin plotësues në Zvicër.

 

Saime Isufi, është një mësuese e pasionuar dhe organizatore e mësimit plotësues në Zvicër, mësimdhënëse për 25 vjet me radhë, aktualisht koordinatore e mësimit plotësues për kantonin e Bernës.

Pyetje: Si e përjetoni festën e 7 Marsit? Cila është e veçanta e kësaj dite? A keni përgatitur me nxënës ndonjë veprimtari?
Saime Isufi: 7 Marsin e përjetoj si një datë të shënuar historike, e cila më ngjall shumë emocion tek kujtoj përpjekjet e mëdha të patriotëve shqiptarë për të ardhur deri tek kjo ditë e madhe. Si brez edhe ne kemi përjetuar dhunën serbe në institucionet tona shkollore, andaj e kuptojmë më shumë se askush tjetër rëndësinë e kësaj date të shënuar historike. 7 Marsi më kujton sakrificat e mëdha, përpjekjet e gjata e me plot rreziqe të rilindësve tanë për të arritur deri te kjo ditë: “që dritë e diturisë përpara të na shpjerë, përpara drejt lirisë”. 7 Marsi është datë e zgjimit kombëtar të popullit tonë e gjithashtu si ditë e hapjes së shkollës së parë shqipe në Korçë, më 7 mars 1887.

7 Marsi i vitit 1887 është datë e shënuar historike, nga fakti se Shqipëria ndodhej nën sundimin otoman dhe shqiptarët nuk kishin të drejtë të shkuanin në gjuhën e tyre shqipe dhe se në këtë ditë u hap shkolla e parë shqipe nën përkujdesjen e rilindasve siç ishin: vëllezërit Frashëri, Petro Nini Luarasi, Pandeli Sotiri, Gjerasim e Sevasti Qiriazi e të tjerë. Dhe tani e tutje shqiptarët do të shkruanin e mësonin në gjuhën e tyre.

Pyetje:Në ketë ditë a të kujtohet mësuesi juaj i parë? Kush ka qenë mësuesi i juaj i parë?

Saime Isufi: Në këtë ditë gjithmonë kujtoj mësuesen time të parë, Ismete Ahmeti, shëmbëlltyrë e një mësueseje të kompletuar në aspektin edukativo-arsimor, por edhe në atë patriotik e emancipues. E theksoj këtë për faktin se në saje të mësueses Ismete, unë vijova shkollimin deri në universitet. Mësuesja Ismete erdhi e më mori në shtëpi, kur pas përfundimit të klasës së dytë, më kishin ndaluar padrejtësisht të mos e vijoja shkolllimin. Mësuesja Ismete më nxori nga errësira, andaj në 7 Mars dhe shumëherë e kujtoj me mall e dashuri mësuesen time të parë. Ajo ishte shembull frymëzimi gjatë gjithë jetës sime profesionale edukativo-arsimore, andaj edhe e zgjodha mësuesinë si profesionin më fisnik të jetës sime.

Pyetje:A ju kujtohet dita e parë si mësues/e kur dhe ku?

Saime Isufi: Natyrisht që dita e parë më kujtohet dhe nuk do të më hiqet nga mendja deri sa të marr frymë. Mora çantën e mësueses, mbushur libra e fletore atë ditë gushti të vitit 1993. Para shkollës më prisnin nxënësit e mi të ardhshëm, me lule në duar dhe me përshëndetjen shqip: “Mirëdita!”. Në atë moment kujtova mësuesen time të parë dhe po ashtu mësuesen e shkollës së parë shqipe të Korçës, Sevasti Qiriazi. Po filloja një mision të ri në rrugën e mësuesisë; të edukimit të brezit të ri në mërgim, duke e përjetuar këtë punë si një mision atdhetar e patriotik

Pyetje:Çfarë do të thotë të jesh mësues apo mësuese e gjuhës shqipe në Zvicër?

Saime Isufi: Të jesh mësuese në Zvicër për mua do të thotë të kryesh një mision patriotik e atdhetar. Është të mësuarit e gjuhës e kulturës amtare nga ana e fëmijëve tanë. Përcjellja e dashurisë për gjuhën amtare, për historinë e gjeografinë tonë. Me një fjalë përgatitja dhe edukimi arsimor e atdhetar kombëtar i fëmijëve.

Pyetje: Lulet janë dhurata më zakonshme që nxënësi i dhuron mësueses, mësuesit si mënyrë për të shprehur atyre mirënjohjen dhe respektin për punën e tyre. A ju sjell nxënësit lule këtu në shkollën shqipe, a vazhdon tradita?

Saime Isufi: Nxënësit e mi më kanë sjell lule të panumërta gjatë punës sime si mësuese. Natyrisht që tradita vazhdon. Dhe jo vetëm në Ditën e Mësuesit, por edhe në rast festash kombëtare e shkollore kam marr plot tufa lulesh nga nxënësit e mi të mirë.

Pyetje: Brezi i shqiptarëve të asaj kohe të Mësonjëtores së Korçës u sakrifikuan shumë për gjuhën shqipe, ishin me të vërtetë brezi më shembullor i kombit shqiptar. Ata e donin kombin më shumë se jetën. A gjenden sot shqiptarë me ideale mahnitëse për gjuhën dhe kulturën shqiptare?

Saime Isufi: E theksova më lart se brezi i Rilindjes Kombëtare ka bërë përpjekje stoike për gjuhën shkrimin e mësimin e gjuhës amtare. Theksoj pa hezitim se edhe brezi ynë në mërgim ka bërë përpjekje me sakrifica e sfida jo të vogla, për hapjen e shkollave shqipe të mësimit plotësues në Zvicër e më gjerë. Ne atëherë, në vitin 1990, nuk kishim shtet as institucione, andaj përveshëm krahët dhe organizuam mësimin plotësues në Zvicër.

Edhe sot mendoj se mësimdhënësit tanë kanë ideale atdhetare, për faktin se jemi jashtë atdheut dhe mendoj se pa qenë brenda mësuesit/es ideali atdhetar, nuk mund të ketë mësim cilësor. Për mua secili mësimdhënës i gjuhës shqipe është i brumosur dhe përcjell te nxënësit idetë atdhetare për vendin e prejardhjes.

 

Gjenevë, 6.03. 2023 Nexhmije Mehmetaj

blank

Shqiptarët në Gjenevë protestojnë kundër themelimit të Asociacionit

Çështja e themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, tash e një kohë është kryetemë në temat dhe zhvillimet politike në vend. Në debatin ‘pro et kontra’, janë përfshirë edhe një numër i madh i qytetarëve, të cilët në forma të ndryshme shprehin pajtimin ose kundërshtimin për formimin e tij.

Ditën e shtunë, qytetarët me prejardhje nga Kosova por që jetojnë dhe veprojnë në shtetin zviceran, janë mbledhur para objektit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Gjenevë të Zvicrës.

Sinjalizues të Gazetës Sinjali kanë dërguar pamje nga tubimi ku ata kanë protestuar kundër themelimit të Asociacionit.

Me pankarta në duar dhe në gjuhën gjermane dhe angleze, ata i kanë thënë jo themelimit të Asociacionit dhe ndarjes etnike të Kosovës.

“Jo Asociacionit. Jo ndarjes etnike të Kosovës”, thuhet në pankarta.

Marrëveshja për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është arritur në vitin 2013, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, por ajo nuk është zbatuar kurrë.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar, më 23 dhjetor të vitit 2015, se parimet e përgjithshme të Asociacionit, të dakorduara po atë vit mes Kosovës dhe Serbisë, nuk ishin tërësisht në përputhje me frymën e Kushtetutës së Kosovës.

Kushtetuesja ka thënë se ky asociacion mund të formohet, nëse harmonizohen me Kushtetutën ato parime që nuk janë në harmoni me të.

Serbia, në anën tjetër, këmbëngul që Asociacioni të formohet në bazë të marrëveshjeve të arritura.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian kanë kërkuar vazhdimisht nga palët që t’i respektojnë të gjitha marrëveshjet e arritura, përfshirë atë për Asociacionin. syri.net

blank

ZVICËR, UNIVERSITETI POPULLOR SHQIPTAR NË GJENEVË SHËNON DITËN E PAVARËSISË SË KOSOVËS Nga Nexhmije Mehmetaj

Më 26 tetor 2023 Universiteti Popullor Shqiptar UPA në Gjenevë për nder të 15 përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës organizoi një mbrëmje madhështore.

blank blank

Albana Krasniqi                                                 Laurence Fehlman Rielle

Mbrëmjen e hapi Znj Laurence Fehlman Rielle, Deputete në Parlamentin Federal të Zvicrës, personalitete zvicerane dhe mike e shqiptarëve që ngre ura miqësie mes shqiptarëve dhe zviceranëve,

Kryetare e UPA. Fjalimi i saj kishte rëndësi të veçantë për Kosovën e Pavarur. Nderim!

Themi, gjykimi i Deputetes Rielle është vazhdimësi e pohimeve të tilla edhe më parë nga Konfederata Helvetike.

Kujtojmë: Ministren e Jashtme të Zvicrës Znj. e nderuar Micheline Calmy Rey e para zyrtare në Evropë dha hapur mendimin zviceran që Kosovës t’i njihet Pavarësia!

Zonja Calmy Rey tani më ka vendin e sajnë historinë e Kosovës, renditur sado thjeshtë në vargun e figurave të shquara humane që kanë ndihmuar kombin shqiptar në ditë të vështira.

Shqiptarët kanë Respekt e Mirënjohje të përjetshme ndaj popullit zviceran!

Programi muzikor na dha kënaqësi të jashtëzakonshme! Jehona e këngës së lashtë shqipe hedhur në skenë nga artistja e madhe Elina Duni e përpunuar me stil të ri modern ndërkombëtar nga kitaristi me famë Rob Luft dhe tamburisti Korri Dik mahniti të pranishmit. Publiku përcolli me vëmendje e me duartrokitje të gjata nga ku herë-herë mund të dëgjoje edhe fjala “Ju lumtë!”.

Me ketë rast zhvillova një bisedë me Znj Albana Krasniqi Drejtoreshë e UPSH: si arritët të konkretizoni ketë ceremoni për pavarësinë e Kosovës me kaq dinjitet? Ajo – Thekson jo pa mburrje:

Universiteti i kulturave të Gjenevës është më shumë se Universiteti i Shqiptarëve.

Për fatin tonë të mirë, komuniteti ka bërë një hov të madhe dhe nuk ka më nevojë ta marrësh për dore e t’i tregosh udhën.

Ai është gjithanshmërisht i pranishëm në të gjitha hallkat e shoqërisë zvicerane.

Kjo i dha mundësinë Unversitetit popullor shqiptar të Gjenevës të ecë me hapin e kohës dhe t’ia ktheje sadopak Gjenevës mikpritjen që i rezervoi në momentet më të vështira të historisë së tij në sfond migrator.

Kështu UPA vë sot në qendër të vëmendjes të gjithë ata që si ne më herët, largohen nga vendet i tyre për shkaqe ekonomike a politike dhe kanë nevojë të jenë të rrethuar në mirëbesim, të bashkë ndërtojnë të ardhmen e tyre.

Ekipi ynë vë në dispozicion të të popullatave të origjinave të ndryshme gjithë ekspertizën e grumbulluar në vite dhe inteligjencën kolektive që e mban gjallë. Në këtë prizëm ai është i hapur ndaj më shumë se 70 kombësive të ndryshme.

Thënë kjo, ne i mbetemi gjithsesi besnikë të kaluarës sonë, dhe krahas lëmive të tjera të aktivitetit, kemi si mision identitet-ndërtues apo afirmues bërjen të njohur të vlerave më të mira të shqiptarisë në mërgim.

Njerëzit e dalë nga komuniteti ynë i gjen gjithkund tani: punëtorë, avokatë, edukatorë, sipërmarrës, sportistë, shkrimtarë e artistë.

Më tej vazhdon:

Elina Duni është njëra nga ne, ajo me e spikatura në sensin tim, në bërjen të njohur të vlerave universale të muzikës sonë tradicionale. Ajo është në gjendje që me energjinë, vitalitetin, mençurinë e interpretimit, të çojë sallën në këmbë, pasi muzika e saj mobilizon dhe frymëzon.

Bashkëpunimi ynë me Elinën është i hershëm.

Krenaria më e madhe jona është që Elina ishte e ftuar nderi në festën tonë të pavarësisë në 2010, ku kishim gëzimin e papërshkruar të kemi të pranishme dy divat e këngës shqipe Vaçe Zelën e

Nexhmije Pagarushën. Nuk ka nevojë të them se çatia ishte e vogël për të zënë brenda saj këto kolose të muzikës shqiptare.

Më pas, në 2016, Elina u bë pjesë e projektit të UPA, BESA, ku u paraqit me spektaklin “Të shkosh” ( Partir) koncert i konceptuar posaçërisht për këtë ngjarje të përkujtimit, me një program edukativ për shkollat e Gjenevës, në bashkëpunim me departamentin e arsimit, Zyrën e integrimit të Gjenevës, bashkinë e Gjenevës, Yad Washem.

Më pas Elina është angazhuar shpesh në aktivitet tona, me një paraqitje dinjitoze para publik të shumëfishtë shqiptar, zviceran e më tej.

Organizimi i kësaj të diele erdhi natyrshëm, gjatë një mbrëmje të ngrohtë vjeshte, ku ajo, si padashas, midis dy dollive, nxori në zë të thekshëm duke kënduar në “ prime” këngë e Muharrem Qenës, “ O vendi im”.

Vendosëm që Elina ta ndajë me publikun emocionin që na dha rreth tryezës.

Dhe kjo u bë me rastin e 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës,në një nga sallat më prestigjioze të Gjenevës, në një bashkëpunim të këndshëm e harmonioz.

Ju lutem kush ishte pjesëmarrës nga UPA?

Siç e patë mbrëmja u hap nga Presidentja e UPA, Laurence Fehlman Rielle, deputete në Parlamentin Federal dhe shumë e angazhuar në çështjen e Kosovës ndër vite, duke qenë edhe bashkëvepruese e hershme krah Znj Micheline Calmy Rey.

Ishte i pranishëm edhe themeluesi dhe luftëtari më i zellshëm i kauzës sonë, Ueli Leuenberger, ish parlamentar zveceran.

Komuniteti ynë nuk i lë indiferente edhe politikanët e kantonit e të komunave. Na nderuan edhe Deputeti i Gjenevës, Jean-Charles Rielle, Krytarja e qytetit të Carouge Sonja Molinari, Stephanie Lammar, Këshillare administrative e kësaj komune, Michel Pomato, këshilltar administrativ i qytetit të Grand Saconex, Martine Sumi- Viret, politikane dhe aktiviste e palodhur zvicerane, që ka mësuar edhe gjuhën tone, Ambasadori i Shqipërisë në Berne, Ilir Gjoni, Ambasadori i parë shqiptar në Zvicër, Naim Malaj, Konsulli i Gjenevës, Rexhep Bajraktari, Kryetari i LAPSH në Zvicër Liburn Mehmetaj, nën-kryetari i UPA, Gëzim Ilazi e qindra artistë, politikanë, dashmirës të këngës tonë nga Gjeneva e Zvicra.

A mendoni që festa e Pavarësisë së Kosovës të bëhet traditë e UPA?

Festa e pavarësisë së Kosovës është në ADN-në e institucionit që nga viti 2008.

Nuk mund ta harroj ngadhënjimin e bashkëkombasve tanë në ditën e shpalljes së pavarësisë, në lokalet e vjetra të UPSH. Rrinim të gjithë para ekranit duke përbirë lotët nga emocioni, shfaqja e gëzimit të pamasë më pas në rrugët e Gjenevës e para OKB-së që na kish pritur sa herë në manifestimet e kërkesave tona për liri.

Kjo datë çdo vit kremtohet në mënyra të ndryshme, në përkujtim të mundit, djersës, gjakut të gjithë atyre bijave e bijve të saj, për t’u ngritur në apoteozë me çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës.

Pjesa më e bukur e kësaj mbrëmje ishte Koncerti me Elina Dunin. Cili është vlerësimi juaj?

Elina është një thesar kombëtar që i kalon përmasat e shqiptarisë, që meriton një respekt të veçantë, jo vetëm përmes zërit e interpretimit, por edhe për atdhedashurinë e kultivuar dhe zemërgjerësinë e pashoq.

Ajo e bën një Kosovën e Shqipërinë, duke mbetur artistja zvicerane me përkatësi të shumëfishta

Mençuria e saj është se rrethohet gjithnjë nga më të mirët. Rob Luft është një nga kitaristët më në zë e më të vlerësuar në muzikën bashkëkohore, dhe që ka filluar të njohë mirë edhe shpirtin shqiptar dhe gjuhën e tij.

Ju falënderoj përzemërsisht me admirim për punën tuaj plotë dritë, krenari, për komunitetin shqiptar, gjithë çka bëni për gjuhën e kulturën tonë.

 

Gjenevë, 28, 02. 2023 Nexhmije Mehmetaj

blank

Në Kosovë te Albini në Jubileun e madh të sfidave të mëdha – Nga Elida Buçpapaj dhe Skënder Buçpapaj

 

Gjenevë-Prishtinë

 

Kosova duket më e bukur se pesë vjet më parë, pohojmë të dy njëzëri në heshtje, ndërsa nga dritaret, pasi kemi lënë pas Alpet Shqiptare në veshjen e tyre karakteristike kombëtare me borë dhe shikojmë si na afrohet rrafshnaja, relievet e buta dhe të prâjta, pyjet dhe pemëtoret e zhveshura, mungesa e plotë e gjelbërimit, zhdukja dhe shfaqja e tyre sërishme nëpër retë e bardha që vijnë dhe ikin, zogjtë dhe fluturimet e tyre, rrugët, kolonat e automjeteve në rrugë dhe zhurmat e tyre, qytetet, qytezat, qendrat e banuara dhe gjallëria e tyre, objektet industriale që vijnë duke u zmadhuar dhe më në fund aeroporti “Adem Jashari”, pista ku ulet avioni. Kjo përshtypje nuk do të na ndahet asnjëherë. Në çdo sy që i hedhim Kosovës, në çdo hollësi, në çdo çast të ri ajo është edhe më e bukur. Edhe më e bukur.

Gjatë këtyre pesë viteve në Kosovë kanë ndodhur ndryshime të thella edhe në rrafshin politik, pasi Kosova ka një lidërship krejt të ri të votuar masivisht nga elektorati brenda dhe po ashtu nga diaspora, lidërship i cili tani ndodhet në provë. Ndërkohë që opozita e Kosovës mban qendrime agresive duke (sh)përdorur portalet për të sulmuar Albinin, Vjosën dhe Donikën, Beogradi nuk ka hequr dorë nga apetiti milosheviçian.

Qeveria e Albin Kurtit duhet të mbajë premtimet para Sovranit që e votoi. Një nga premtimet është mosnjohja e një strukture bizare me emrin Asosacion, që synon ta ndajë Kosovën në vija etnike. Merreni me mend sikur këto pretendime t’i kishin pakicat në BE apo SHBA!

***

Avioni jonë me itinerar Gjenevë – Prishtinë aterroi rreth orës 15:00 tek Aeroporti Adem Jashari, ndërsa takimin e parë në ora 16:00 e kishim me kryeministrin Albin Kurti.

Do të kishim një axhendë të ngjeshur, të organizuar shumë mirë nga Ministria e Jashtme e Kosoves dhe Konsullata e Kosovës në Gjenevë. Nxituam të merrnim makinat që na prisnin dhe nën zë por me zemër thamë!

Mirë se të gjejmë Kosovë!

***

Pas një udhëtimi të tillë të dendur me takime dhe emocione, natyrshëm gazetarët, bashkë me broshurat, fletëpalosjet me blloqet e shënimeve të shkruar nxitimthi me shkrim të ngatërruar hieroglifesh për të fiksuar çdo fakt, për të mos humbur asnjë hollësi, vënë mbi tryezë kartvizitat e bashkëbiseduesve të tyre.

Ashtu edhe ne, të sapokthyer plot me kujtime dhe mbresa të pashlyeshme nga Kosova, ku, dhjetë kolegë të APES (Shoqata e Gazetarëve të Huaj të Zvicrës dhe Lihtenshtajnit) qëndruam në javën para festimeve të 15- vjetorit të shpalljes së pavarësisë së shtetit më të ri të Evropës. Ishte një delegacion me gazetarë nga vende të ndryshme, nga tri kontinente, i kryesuar nga Presidenti, nga Afrika e Jugut Peter Kenny.

 

Takimi me kryeministrin e Kosovës z.Albin Kurti

 

Mikpritësi i parë ishte Albin Kurti, kryeministri i Republikës së Kosovës. Pesë vjet më parë, në të njëjtin kontekst kohor dhe organizimi, disa nga ne e kishim takuar Albinin si kryetar të opozitës, kur na shpalosi që atëherë vizionin e tij politik për Kosovën. Edhe tani me koherencën e tij në krye të qeverisë, si numri një i këtij vendi, i ndodhur nën presion, por konseguent më objektivat e tij për një Kosovë me shtet të së drejtës, me ndenjëse në OKB, si dhe anëtare të NATO-s e BE, një perspektivë e qartë ndërsa mbushet viti i agresionit rus në shtetin sovran të Ukrainës, nga një Rusi që synon me miqtë e saj serbë, si Vuçiç, Dodik etj të trazojë Bosnjen, Malin e Zi, Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe gjithë Ballkanin.

Kryeministri Kurti bën bilancin e qeverisjes së tij, vë në pah çfarë është kryer, çfarë jo, dhe objektivat në realitetin e sotëm dhe në horizontin e pritshëm të Republikës së Kosovës. Ai e nis duke i bërë një rezyme të shkurtër të perceptimit të institucioneve ndërkombëtare ndaj zhvillimit të demokracisë në Kosovë. I referohet Transparency International, “Në dy vitet e fundit kemi avancuar 20 vende sa i përket luftës kundër korrupsionit. Për herë të dytë jemi të parët në Ballkan sa i përket sundimit të ligjit sipas “World Justice Project”; kemi avancuar po ashtu 17 vende sa i përket lirisë së mediave.”

Qeveria po ashtu ka bërë një rritje të ndjeshme të rrogave. Megjithëse buxheti i Kosovës në krahasim me Shqipërinë, është gati dy herë më i vogël, rrogat në Kosovë janë shumë më të larta. Por ende ka pakënaqësi. Një Prof. Asoc. në Universitetin e Mitrovicës Isa Boletini shprehu shqetësimin e saj në lidhje me largimin e rinisë. Duhen rroga më të larta tha ajo, që studentët kur dalin nga universitetet tona të jenë të motivuar të qëndrojnë në Kosovë e të mos i mbajnë sytë nga Gjermania dhe Perëndimi.

“Kemi plot sfida” vazhdon kryeministri Kurti. “Më të mëdhatë për këtë qeveri janë: e para, në kufi kemi një Serbi armiqësore; e dyta, e ardhmja e rinisë sonë, e atyre që janë në jetë dhe e atyre që ende nuk janë në jetë, të cilëve duhet t’iu lëmë një Kosovë shumë më të mirë se kjo që e kemi sot.”

Pyetjet tona përqëndrohen tek dialogu me Serbinë, temë që vazhdon të jetë e ditës. “Pengesa e vetme e dialogut është Serbia, presidenti i saj aktual, bashkëpunëtori i afërt i Millosheviçit. Ai e ka vënë politikën e Beogradit midis dy pritjeve: a do të fitojë apo do të humbasë Rusia luftën në Ukrainë? Nëse Rusia e humb luftën në Ukrainë, atëherë Serbia është me Evropën. Nëse Rusia e fiton luftën në Ukrainë, atëherë Serbia është me Rusinë.”

“Shqiptarët në Kosovë përbëjnë 90 e sa për qind të popullsisë. – Rrallë mund të gjendet ndonjë vend me kaq homogjenitet. Por faktorët ndërkombëtarë, për të mos pasur dy shtete shqiptare në rajon, vendosën që Kosova të jetë shtet multietnik. Atëherë, pse u dashka të kemi një Asosacion njëetnik në Kosovën multientike?! A nuk bien ndesh haptas këto parime?! Asnjë vend tjetër në Evropë nuk iu garanton aq shumë të drejta pakicave sa Kosova. Në Serbi ka më shumë shqiptarë se ka serbë në Kosovë, por Serbia kërkon Asosiacion të Komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe nuk pranon që të ketë Asosacion të Komunave me shumicë shqiptare në Serbi. Kosova ka vetëm pesë pakica, ndërsa Serbia ka 21 pakica. Të drejtat e pakicave në Kosovë janë pakrahasueshëm më të përparuara se në Serbi. Asosacioni i Komunave me shumicë serbe e ka precedentin e vet në Bosnjë, Republikën Serbe. Një republikë, pra, brenda një vendi si që nuk është republikë. Duke pasur një përvojë kaq të hidhur, Evropa, Perëndimi nuk ka asnjë arsye që ta përsëritin Republikën Serbe edhe në Kosovë.”

“Përballja e Kosovës me Serbinë nuk është thjesht përballje e së kaluarës historike, por edhe e të sotmes dhe e të ardhmes së të dy vendeve. Kosova është vendi me demokracinë më të zhvilluar në rajonin problematik të Ballkanit, ndërsa Serbia është një vend jodemokratik autoritarist,” vijon Kryeministri.

Në pyetjen për Gjykatën Speciale të Hagës dhe akuzat ndaj disa drejtuesve dhe pjesëtarëve të UÇK-së, Kurti përgjigjet se miratimi i Gjykatës Speciale nga Kuvendi i Kosovës me 82 vota ka qenë një gabim i madh. Qeveria e Kosovës, shton z. Kurti, po punon për krijimin e një sistemi të besueshëm të drejtësisë, i cili do të japë rrugë vetë çdo akuze.

Pas dy vitesh në qeverisje, koalicioni në pushtet në Kosovë është motivues për popullin e Kosovës. Por thelbësore është mbajtja e premtimeve.

blank

blank

101 apo 117 shtete kanë njohur shtetin e Kosovës – Gjatë Dialogut Kosovë-Serbi, Beogradi nuk e ka ndalur fushatën antiKosovë

 

Në kronikën e saj një kolege citonte se Kosova është e njohur nga 101 vende, ndërsa kryeministri Albin Kurti përmend 117 vende. Në Wikipedinë në anglisht thuhet se Kosova njihet aktualisht nga 101 vende, në gjuhën italiane 98.

Nëse janë tërhequr, kjo ka ndodhur për shkak të lobimit serb, që po ashtu nuk e lejoi anëtarësimin e Kosovës në Interpol.  Pra gjatë gjithë Dialogut Kosovë-Serbi nën drejtimin e BE, Beogradi ka vazhduar lojën e vet aneksioniste kundër territoreve të Kosovës, pa marrë parasysh se vija e kuqe nuk janë apetitet milosheviçiane, por sovraniteti terrirorial dhe shtetëror i Kosovës në juridiksionin e KFOR-it.

E vërteta duhet të dihet sikur është, ndërkohë që duhet të ndalen veprimet për interesa lobiste nga segmente të diplomacisë Perëndimore  që paguan Beogradi. Këto segmente të diplomacisë Perëndimore që nuk përfaqësojnë emra sinjifikativë e lajkatojnë Serbinë e Vuçiqit dhe Daçiqit, duke mbyllur sytë përpara shkaktarëve të trazirave, çka bie ndesh me paqen dhe stabilitetin afatgjatë të rajonit dhe Ballkanit.

 

Taksitë në Kosovë

Njërit prej kolegëve tanë i shkrepi që të marrë taksi dhe të shëtisë Prishtinën. Pasi i ka rënë gjithandej kryeqytetit, ai e pyet taksistin sa duhet të paguajë. Taksisti ia tregon shumën 3-4 Euro. “Ty të është bllokuar taksimetri!,” i thotë kolegu ynë. “Nuk më është prishur taksimetri, i përgjigjet taksisti, por kaq është çmimi!”

Një ofertë shumë interesante për turizmin e Kosovës.

 

RTK e Kosovës

 

Pas takimit me z.Kurti nxituan në hotel të linim bagazhet dhe të vijonim axhendën. Do të priteshim nga drejtori i përgjithshëm i RTK, z.Shkumbin Ahmetxhekaj.

Taksi morëm edhe ne bashkë me Anna-n, kolegen tonë armeno-zvicerane. Në RTK i thamë taksistit. Shoferi parkoi tek shkallët, por kur i thamë dezhurnit se jemi pjesë e grupit të gazetarëve në takimin me Drejtorit e Përgjithshëm të RTK-së, ata na u përgjigjën se ne kishim shkuar tek Radio, ndërsa TV është në një ndërtesë tjetër. Po si nuk qenka bashkë RTK i Kosovës, pyetëm të habitur!

Nuk vonuan dhe erdhën e na morën me makinë për të na çuar tek selia e TV publik të Kosovës.

“Jam shumë i vetëdijshëm për sfidat enorme të cilat më presin, por jam thellësisht i bindur se me angazhimin e përbashkët, RTK-në do ta fuqizojmë si lider medial që do të jetë adresë e lajmeve të verifikuara, programit të shumëllojshëm dhe llogaridhënies”, na tha gjatë takimit Drejtori i ri i Përgjithshëm i Radiotelevizionit të Kosovës (RTK) Shkumbin Ahmetxhekaj. Shkumbini na bëri një pasqyrë të veprimtarisë të RTK, buxhetit, programacionit, ekipeve, pa harruar theksin se “Minorities priorities”- se “Pakicat janë përparësi”.

10 milionë Euro buxheti për RTK na u duk pak, ndërsa sa i përket pakicave, kanali i dytë i RTK-së i është dedikuar tërësisht atyre. Pastaj Shkumbini na prin në mjediset e RTK-së. “Është suksesi im i parë,” thotë ai për Newsroomin e ri, tejet modern, ku gazetarët iu japin dorën e fundit kronikave të tyre. “Është suksesi im i dytë,” thotë ai për studion e re të lajmeve, ku ne përfitojmë nga rasti të takohemi me spikeren e njohur Fadile Kryeziu. Vizitojmë edhe mjedise të tjera, studion e madhe, ku marrin jetë të gjitha emisionet bisedore dhe kuturore. “Si i bëhet me këtë ndërtesë kaq të ngushtë dhe të vjetëruar të përshtaten studiot e reja ?”- e pyesim ne. “Nuk është ky i vetmi hall,” na përgjigjet Shkumbini, – “Ndërtesa ka probleme edhe me pronarin.” “Është koha për një ndërtesë të madhe, me Radion dhe Televizionin nën të njëjtën çati,” ndajmë ne shqetësimin me drejtuesin e ri, të talentuar e vizionar të RTK-së.

Ndërkaq kronika me fotot nga takimi ynë me Kryeministrin Kurti dhe pamje filmike nga vizita jonë në Radiotelevizionin e Kosovës do përfshiheshin në revistën televizive, e cila do të transmetohej gjatë darkës që për ne shtroi Drejtori i Përgjithshëm i RTK-së Shkumbin Ahmetxhekaj tek “Liburnia”, restauranti sa antik e tradicional, aq modern dhe çlodhës ku kolegët tanë u mrekulluan nga guzhina dhe shërbimi i shkëlqyer.

Jetohet mirë në Kosovë, apo jo?!

Po, pa dyshim që po.

Ajo që na bërë përshtypje është se në kioskat e Kosovës prej kohës së Covidit mungojnë gazetat e përditëshme, një boshllëk që do të duhet të mbushet.

blank

blank

 

Përherë e më shumë Zvicër në Kosovë, përherë e më shumë Perëndim në Kosovë

 

Dita e dytë starton me vizitën në Ambasadën e Zvicrës në Prishtinë. Një pjesë e jona janë zviceranë të natyralizuar.

Përshtypje të jashtëzakonshme lë tek ne nënshefja e Misionit në Ambasadën e Zvicrës në Republikën e Kosovës, zonja Pauline Mernthonnex Gacaferri, me mikpritjen e saj, me njohuritë, kompetencat dhe aftësinë e saj të rrallë të komunikimit për paraqitjen e përmbledhur të marrëdhënieve Kosovë-Zvicër dhe kontekstin politik, në kontekstin rajonal dhe europian me gatishmërinë për përgjigje sa më shterruese ndaj pyetjeve të gazetarëve.

Zonja diplomate, na flet për realitetin e Republikës së Kosovës në rrafshin e brendshëm dhe të jashtëm përballë sfidave të mëdha përkatëse.

Pauline Mernthonnex Gacaferri tregon se Zvicra, edhe nëpërmjet Diasporës së madhe të Kosovës në Konfederatë, është e pranishme në Kosovë. Janë të shumta bizneset zvicerane dhe shqiptaro-zvicerane që veprojnë në Kosovë. Remitancat ende kanë një peshë të madhe për Kosovën, ku një e treta e popullsisë vazhdon të mbështesë prej tyre jetesën. Nga Zvicra vijnë në Kosovë rreth 19 për qind e remitancave. Duke theksuar peshën që Kosova ka në Zvicër dhe anasjelltas, zonja diplomate nënvizon se Kosova është vendi i vetëm në botë ku gjermanishtja është gjuhë e dytë. Dhe gjermanishtja ka një prirje në rritje këtu. Në çdo hap do të ndeshesh me lajmërime për hapje kursesh për gjermanishten. Kjo përbën edhe brengë për Kosovën. Sepse, të gjithë këta të rinj që mësojnë gjermanishten, e shikojnë të ardhmen e tyre në Perëndim, kryesisht në Gjermani.

Lidhur me misionin Swisscoy në kuadrin e KFOR-it, zonja Pauline Mernthonnex Gacaferri nënvizoi se Këshilli Federal ka miratuar zgjatjen e tij deri më 2026 dhe mundësinë e shtimit të kontigjentit aktual (195 trupa) me 30 trupa të tjerë në përgjigje të kërkesës së bërë nga Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në kuadrin e zhvillimeve të fundit në veriun e vendit.

“Ndihma e Zvicrës për Kosovën, që nga viti 1998, ka qenë gjithnjë e orientuar, nga përkushtimi për t’i ndihmuar qytetarët e Kosovës dhe vendin për të ecur përpara. Zvicra ndërmori një program katërvjeçar bashkëpunimi me vlerë 86 milionë franga zvicerane të përqëndruara në mbështetjen e mëtejshme të proceseve të tranzicionit në Kosovë dhe përparimit drejt standardeve dhe vlerave evropiane,” theksoi zonja diplomate. “Në rrafshin diplomatik, – theksoi ajo më tej, – Zvicra mbetet mbështetëse aktive e integrimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe rajonale si Këshilli i Evropës dhe është duke mbështetur dialogun e lehtësuar nga BE për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.”

Zvshefja e Misiont e Ambasadës së Zvicrës në Kosovës zonja Pauline Mernthonnex Gacaferri me kohën që patëm në dispozicion përmes aftësisë të saj të komunikimit të gërshetuar me kompetenca dhe njohuri shteruese na kujtoi Madame Micheline Calmy-Rey, një nga ikonat e shqiptarëve të Kosovës, të cilët i janë mirënjohës për rolin kur ishte në krye të Departamentit të Politikës së Jashtme të Zvicrës.

Shqiptarët e Kosovës i janë mirënjohës Konfederatës Helvetike për jetë, sepse Zvicra u bë për ta atdheu i dytë, prej së cilës ata përfituan kulturën e punës dhe të jetës, mësuan se demokraci do të thotë, së pari, të jetosh me dinjitet përmes punës dhe respektimit të shtetit ligjor.

blank

blank

Diaspora e Kosovës më e lidhura me vendin e saj

 

Diaspora e Kosovës më e lidhura me vendin e saj. Kjo është formula magjike e gjallërisë që gjen në Kosovë në çdo stinë të vitit.

Asaj dite që udhëtuam për në Prishtinë, nga Gjeneva do të fluturonin tre avionë, po kështu, edhe nga Bazeli, edhe nga Zürich-u. Kur llogarit që çdo avion ka të paktën 200 udhëtarë, mund të dalësh në përfundimin se nga Zvicra për çdo ditë në Prishtinë përmes rrugës ajrore hynë rreth 1500 udhëtarë, të mos llogarisim pastaj, udhëtimet që bëhen me autobus apo me veturat private.

E njëjta gjë nga Gjermania, ku komuniteti i shqiptarëve nga Kosova atje është shumë më i madh.

Doni të dini përbërjen e udhëtarëve. Ata janë që nga bebe të porsalindura deri të moshuar, pra përbërja është nga të gjitha grupmoshat. Pra, dashuria për Kosovën nuk rresht kurrë. Ajo veç ushqehet me dashuri.

Por diaspora e Kosovës nuk është indiferente, për të sjellë veç remitanca, për të bërë veç fejesa e dasma, festa apo për të kaluar aty pushimet e verës.

Diaspora e Kosovës është më e lidhur me vendin e saj dhe më e përkushtuar për zhvillimet e saj. Roli i saj, nëpërmjet votës, është i dukshëm edhe në rezultatet e zgjdhjeve edhe në përparimin e demokracisë në Kosovë, në ardhjen e një klase të re politike dhe të qeverisjes së re në Kosovë, si dhe në të gjitha sfidat me të cilat është përballur dhe përballet Kosova.

Diaspora e Kosovës duhet të jetë shembull për diasporën e shtetit amë.

 

Anëtarësimi i Kosovës në NATO do ta qetësojë Serbinë – Me FSK-në Kosova de facto është një hap larg nga NATO-ja

 

Grupi ynë i gazetarëve vizitoi Komandën e Gardës Kombëtare në Pomozotin, ku u mirëpritëm nga Zëvendësministri i Mbrojtjes, z. Shemsi Syla, Komandanti i Gardës Kombëtare gjeneral brigade Naim Haziri, ushtruesi i detyrës i Shefit të Shtabit, kolonel Ejup Maqedonci si dhe oficerë të FSK-së.

Zëvendës ministri i Mbrojtjes z. Syla, midis të tjerave tha se “Kosova është një vend i vogël, me ushtri të vogël, por ushtria e jonë është e trajnuar mirë dhe e pajisur me standarde të NATO-s. Ne nuk jemi kërcënim për askënd, por mund të ndihmojmë çdokënd”. Ndërsa Komandanti i Gardës Kombëtare, gjenerali i brigatës Naim Haziri na tregoi se Komanda të cilën ai udhëheq ka kapacitetet e plota operacionale për Mbështetje Ushtarake të Autoriteteve Civile. Objektivi madhor i FSK-së është i qartë: si një forcë e përgatitur sipas kritereve për të qenë anëtare e NATO-s, të jetë edhe anëtare e Aleancës Verio Atlantike.” FSK përbëhet nga 5000 trupa dhe 3000 rezervë, por sovraniteti dhe integriteti territorial garantohet nga trupat e KFOR-it.

Më pas e mori fjalën kolonel Maqedonci i cili na informoi në detaje me misionin, detyrat, sfidat dhe të arriturat e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Kolonel Maqedonci para gazetarëve prezantoi partneritetin që FSK-ja ka me aleatët dhe misionet paqësore në të cilat FSK-ja mori pjesë, duke veçuar operacionin e Kërkim Shpëtimit në Republikën e Turqisë. Një ditë më parë se ne të vizitonim gardën Kombëtare, skuadra e FSK-së, kishte shpëtuar një fëmijë dyvjeçar dhe nënën e tij në rrënojat e një ndërtese.

Ekipi i gazetarëve pati mundësinë që të njoftohet edhe me detyrat e Kompanisë së Deminimit, Qendrës Ndërkombëtare të Kërkim Shpëtimit dhe të shohin nga afër kushtet në të cilat veprojnë dhe trajnohen pjesëtarët e FSK-së dhe ata ndërkombëtarë.

Me vëmendje të veçantë nga drejtuesit e FSK përcillet brutaliteti i agresionit të Rusisë në Ukrainë, si dhe me vetëdijën e plotë se kur kjo luftë e tmerrshme të përfundojë, do të jetë një nevojë urgjente e jashtëzakonshme çminimi i terrenit. FSK ka në biografinë e saj prej mbarimit të konfliktit më 1999 e deri tani deminimin e mbi 60 milionë metër katrorë territor të Kosovës nga rreth 100 mijë mina dhe mjete të tjera shpërthyese. FSK do ta përfundojë deminimin në vitin 2024. FSK shprehu gatishmërinë se, me përvojën 20 vjeçare, ata janë plotësisht të përgatitur t’iu japin ndihmën e tyre vëllezërve dhe motrave ukrainase, thonë ata me një nuancë të dukshme krenari.

Nuk duhet harruar të shënojmë se në Kosovë janë duke u trajnuar qytetarë të Ukrainës që pas luftës të kontribuojnë në deminimin e vendit të tyre.

Ushtria e Kosovës ka marrëveshje bashkëpunimi me një numër të madh vendesh anëtare të NATO-s e të Partneritetit për Paqe – SHBA, Britania, Gjermania, Hollanda, Turqia, Suedia, Hungaria, Italia, Kroacia, Shqipëria e tjerë- dhe është duke arritur marrëveshje me një numër vendesh të tjera si Franca, Portugalia, Austria, Zvicra, Kanadaja, Bullgaria, Cekia. Me shumë sukses dhe profesionalizëm të lartë, Ushtria e Kosovës ka marrë pjesë në stërvitje të përbashkëta me NATO-n në Kosovë dhe në vende të tjera. Viti 2023 është përcaktuar nga ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj si “vit i forcimit të Ushtrisë, duke investuar jo vetëm në modernizimin, por edhe në rritjen profesionale të stërvitjes së ushtarakëve tanë, të cilët do të japin ndihmesën për të ruajtur paqen dhe qëndrueshmërinë jo vetëm në vend dhe rajon, por edhe përtej, si një forcë e një vendi anëtar të NATO-s në të ardhmen e afërt.”

Pesë vjet më parë, kur po me një grup gazetarësh të huaj nga APES vizituam Gardën Kombëtare të Kosovës, urimi ynë ishte që FSK të transformohej në ushtri e Republikës së Kosovës. Objektivi madhor i FSK-së është i qartë: të jetë sa më shpejt anëtare e NATO-s- Dhe, ne ashtu urojmë! FSK-ja i ka përmbushur të gjitha kriteret për të qenë anëtare e NATO-s, pasi është e trajnuar me standartet e saj! Nëse Kosova anëtarësohet në NATO, edhe Serbia do të qetësohet!

Kolegët tanë nuk e marrin me mend se kur nisi konflikti Kosovë-Serbi, më 1998-1999, Kosova nuk kishte as ushtri, as polici, as armatime, dhe se regjimi kriminal i Milosheviçit i kishte mbyllur të gjtha shkollat, Universitetin e Prishtinës, Televizionin e Prishtinës dhe gazetat përpara se të niste genocidin dhe spastrimin etnik ndaj 1 milion banorëve!

blank blank

 

Drejt Mitrovicës

 

I stërlakuari Asosacion i Komunave me shumicë serbe është më i prekshëm në qytetin e Mitrovicës. Udha për atje është më e bukur se pesë vjet më parë, gati tërësisht e rindërtuar. Edhe qytetet dhe qendrat e tjera të banimit janë më të urbanizuara. Uji që rrjedh është tjetër, por Lumi Ibër është i njëjtë, madje rrjedh më bukur se atëherë. Dhe veriu nuk është ai i pesë viteve më parë, por ne na duket se fryn gjithnjë në drejtim të kundër të lumit, si atëherë, por më bukur se atëherë. E dimë se atje nuk na pret kryetari aktual i bashkisë, nga radhët e PDK-së, por na pret Agim Bahtiri, ish kryetar i bashkisë, veprimtar i Vetëvendosjes, biznesmen. I themi se Mitrovica tashi është më e bukur. Agimi krenohet: “Ky ka qenë objektivi im kryesor si kryetar bashkie. Ta transformoj në një qytet europian.” Takojmë shqiptarë e shqiptare që banojnë në pjesën veriore të qytetit. “Gjithçka është normale në marrëdhëniet tona me popullsinë serbe. Asnjë shqetësim midis nesh. ” Iu kujtojmë lexuesve se pjesa veriore e Mitrovicës u bë komunë më 2013. Atje banojnë rreth 5 000 (pesë mijë) shqiptarë, rreth 2 000 ( dy mijë) boshnjakë, goranë, romë e tjerë, krahas rreth 22 000 (njëzet e dy mijë serbë). Beogradi do që lagjen veriore të Mitrovicës ta bëjë qendër të Asosacionit të Komunave me shumicë serbe, me qëllim që ta aneksojë.

Arrijmë matanë Urës së Ibrit. Jemi dhjetë gazetarë, por për patrullën e karabinierëve italianë që shërbejnë këtu 24 orë në ditë, jemi të panjohur. U vunë menjëherë në lëvizje. Nga një xhip, nuk vonoi dhe ia mbërriti xhipi i dytë, por kur morën vesh se ishim gazetarë, xhipi i dytë u largua dhe ne vijuam të qëndronim tonë mbi urë. Disa nga kolegët tanë kaluan edhe në pjesën veriore. Mund të kalonim edhe ne. Por ajo që pamë ishte se jeta rridhte normalisht, e qetë në një ditë të acartë shkurti me temperatura nën zero, por me një diell që lajmëronte pranverën. Kalimtarët vinin e shkonin mbi Urën mbi Ibër, si të ishte simbol i paqes, harmonisë dhe bashkekzistencës midis shqiptarëve e serbëve dhe jo simbol i barrikadave.

Një rresht blloqesh betoni vendosur në hyrjen e pjesës veriore të urës e bënte të pamundur kalimin e veturave, po ashtu edhe prania konstante e patrullës së karabinierëve italianë na ktheu në realitetin jo shumë të largët kur trazirat në veriun e Mitrovicës nisën me urdhër dhe u ndalën me urdhërin e Presidentit të Serbisë. Por kryesorja që duhet të theksohet është se midis dy etnive nuk ka patur as nuk ka konflikte. Këtë konkluzion na e kishin thënë edhe trupat e Swisscoy pesë vjet më parë. UÇK u krijua nga formacione civile, sepse Kosova nuk kishte ad ushtri dhe as armatime për të ndalur spastrimin etnik dhe genocidin e makinerisë kriminale të Milosheviçit që dëboi nga trojet e tyre mbi 1 milion shqiptare dhe shkaktoi mbi 10 mijë viktima e e mijëra të zhdukur. Ajo që dihet është se serbët e veriut të Mitrovicës janë nën presion dhe frikë nga Beogradi që operon në këtë zonë me bandat e veta, pa marrë parasysh se kësisoj shkel sovranitetin e shtetit të pavarur të Kosovës.

Pikërisht tek Ura mbi Ibër takohemi me Halit Baranin, legjendë e Mitrovicës, artist i njohur, veteran i UÇK-së, veteran i të drejtave të njeriut prej dekadash. E njohim menjëherë si një figurë epike nga mjekra e tij e bardhë karakteristike. I kujtojmë kohët kur Haliti, për një periudhë, botonte në “Bota sot” përditë me vijime fejtonin e tij me dokumente me dëshmi autentike të viktimave civile shqiptare nga makineria ushtarake serbe. Këto dokumente i ka botuar më vonë në disa vëllime, në mijëra faqe. Haliti u afron fotografi dokumentare edhe kolegëve tanë gazetarë, të cilēve u tregojmë se Halit Barani, për dy ditë rresht ka dëshmuar me fakte në Hagë përballë kryekasapit të Ballkanit Sllobodan Millosheviçin. Haliti nuk e pranon me të drejtë termin Veriu i Mitrovicës. Mitrovica është e gjitha një, me jug e veri, me Lumin e Ibrit, Urën dhe të gjithë banorët e saj, pa asnjë dallim.

Nga Mitrovica për në Prishtinë kthehemi në mbrëmje. Në të dy anët e rrugës bëhen më të dukshme qytetet, qendrat e banuara, bizneset e panumërta, reklamat e tyre të shumëngjyrshme e të shumëndritshme, kolonat e automjeteve që shkojnë dhe atyre që vijnë. Gjatë kësaj rruge dhe brenda Prishtinës, na lind ideja se Prishtina, me ekonominë e saj, institucionet e saj arsimore, jetën tejet të gjallë kulturore, shpirtërore, është kryeqyteti më rrezatues anembanë Republikës, çka ia përfton shtetit profilin e një metropoli tërësor.

 

blank

blank

blank

 

Përse nuk ftohet në Dialogun Kosovë-Serbi nga zotërinjtë Borell dhe Lajçak z.Nenad Rashiq, ministri serb për Komunitetet dhe Kthim

 

Dita e tretë nis në Kosovë me pritjen nga ministri serb për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, takim që ishte mbresëlënës. Në paraqitjen e gjendjes së pakicave, duke u ndalur veçanërisht në situatat e tensionuara krijuara kohët e fundit në veri të Kosovës, z.Rashiq nënvizoi fort “se përgjegjës i tyre është vetëm një njeri dhe ai është Presidenti i Serbisë Vuçiç. Me urdhërin e tij, në verun e Mitrovicës çdo çast që i nevojitet, ai vë në veprim strukturat kriminale që mund ta destabilizojnë dhe përshkallëzojnë situatën.” “Nuk është aspak në interesin e serbëve të Kosovës krijimi i gjendjeve të tilla”, theksoi Rashiq. “Është vetëm në interes të politikës së Vuçiçit. Ne serbët jemi të vetëdijshëm se me shumicën shqiptare dhe pakicat e tjera po krijojmë një vend të ri. Dhe krijimi i një vendi të ri kërkon përpjekjet e përbashkëta të të gjithëve që jetojmë në Kosovë. Kosova është një vend demokratik, ku zhvillohen zgjedhje të lira dhe të drejta. Por Vuçiçi ia ka mohuar popullsisë serbe të Kosovës zgjedhjet e lira dhe të drejta. Lista Serbe, është mekanizëm i Vuçiçit në Kosovë. Unë e kam kundërshtuar këtë praktikë gjithmonë. Ndërsa Vuçiçi mua më quan “llum”.”

I thamë z.Rashiq se ai është një personalitet i nderuar dhe e përgëzuam për punën që bën në kushte shumë të vështira.

Parlamenti i Kosovës ka 120 ndenjëse deputetësh. Nga këto, 100 ndejtëse i përkasin shqiptarëve që përbëjnë mbi 90 % të popullsisë dhe 20 iu përkasin pakicave, nga ku 10 ndjetëse pakicës serbe, përveç kësaj pakicat kanë të drejtën e vetos dhe çdo ndryshim kushtetues mund të bëhet kur pakicat votojnë në favor të paktën me 2/3 ( dy të tretat).

Pyetjes sonë se a e dëgjojnë zërin e përfaqësuesve të serbëve të Kosovës ndërmjetësuesit e dialogut Kosovë-Serbi dhe nëse z.Rashiq a është i ftuar nga zotërinjtë Borrel dhe Lajçak, ministri serb i pakicave përgjigjet në mënyrë mohuese.

Dhe ne si gazetarë pyesim: e si është e mundur që përfaqësuesit e serbëve në institucionet e Kosovës të mos jenë të pranishëm në dialog, të paktën me statusin e dëgjuesit! Dhe pyetja lind pyetjen.

E si është e mundur që dialogun Kosovë-Serbi e drejtojnë dy persona, nga vendet e BE-së të cilat nuk e njohin Kosovën?!

Ministri Rashiq është i habitur sesi, në gjithë këto vite, asnjë aplikim për të marrë ndihmë nga qeveria nuk është bërë nga serbët e Kosovës. Arsyeja e vetme përse nuk e bëjnë këtë, sqaron Rashiq, është se ua ndalon Beogradi. Ai dhe ministria që drejton, ndërkohë, kanë filluar të promovojnë në media dhe në takimet me qytetarët serbë të Kosovës të drejtën dhe mundësinë që kanë ata për të bërë aplikime.

Ndërsa po bëheshim gati të përshëndeteshim me ministrin Rashiq, aty ne pret një befasi e bukur pasi takohemi me mikun tonë të hershëm Tahir Shabani, një nga veprimtarët e pandalur të Diasporës Shqiptare, i cili ishte ndër të parët që ka sjellë ndihma humanatare për Shqipërinë menjëherë pas rrëzimit të diktaturës komuniste. Tahiri, Ambasador për Paqe, është President i Institutit për Bashkëpunim dhe Zhvillim (ICD) që me rastin e 15 vjetorit të pavarësisë së Kosovës ishte organizatori i një Samiti për Paqen në Kosovë.

blank

blank

 

*****

Me Ermalin

Ermali është kamarieri i restorantit të hotelit ku ne qëndrojmë dhe hamë mëngjeset. Është shtatlartë dhe, nga pamja, të jep menjëherë përshtypjen se është sportist. E flet anglishten rrjedhshëm dhe bukur, shërben në mënyrë shembullore. Është 18 vjeçar. “Jam në moshën vendimtare të një futbollisti, – na thotë, i brengosur. Në Kosovë nuk ka menaxherë futbolli.” “Si ia bëjnë të tjerët, talentet e rinj të futbollit?” “Këtu talentet e rinj ende nuk gjejnë zgjedhje,” na përgjigjet Ermali. “Do të desha të luaja me kombëtaren e Kosovës, por nuk po gjej mundësi të përfshihem”. “Do të shkoj në Gjermani.”

Ermali kërkon zgjidhje në Kosovë, por nëse nuk do të gjejë ai do t’i drejtojë sytë nga Europa që i mirëpret talentet e Kosovës!

Në Kosovë sportet lëvrohen shumë më mirë se në Shqipëri, një traditë e ruajtur me dashuri dhe përkushtim, por përse Kosova të mos ketë mundësi që talentet e reja si Ermali t’i mbajë në gjirin e saj!

Me sytë me lot i urojmë Ermalit suksese. Sukses për ne është që Ermali të gjejë mundësitë dhe lumturinë në Kosovë, ndërsa për Ermalin ndofta suksesi i tij është të luajë me skuadrat në Perëndim.
***

 

Albulena dëshiron të qëndrojë në Kosovë

 

Me Albulenën takohemi në Mitrovicë. Ajo është studente e mjekësisë viti i dytë në Universitetin e Tetovës, është poeteshë e re dhe ka plot ëndërra në sirtarët e saj. Me Albulenën folëm për Prof. Fadil Sulejmanin, themeluesin e Universitetit të Tetovës, se si Prof.Sulejmani ia doli të ndërtojë një Institucion Dijesh. Albulena e di se edhe për të Perëndimi është një mundësi e kapëshme, por Albulena do që të qëndrojë në Kosovë, në Mitrovicën e saj.

Albulena di anglisht, gjermanisht, por kur e pyetëm për serbisht, ma tundi kokën “jo” nuk di na tha. Jemi shumë dakord me mendimin e shefit të EULEX Lars-Gunar Wigemark , se gjuha shqipe dhe serbe duhet të futet si gjuhë e dytë përkatësisht në shkollat e shumicës dhe të pakicës serbe.

Kryeministri i Kosovës flet serbisht, ashtu sikur edhe Ministri i Pakicave flet shqip. Gjuha është kulturë, gjuha afron, bashkëbisedimi nuk i shërben harresës por të ardhmes.

 

Kosova me moshën e popullsisë më të re në Europë

 

Janë ndoshta ditët më të ftohta të këtij shkurti këtu në Kosovë. Por nga do që shkojmë, shohim të rinj të reja, të bukur, të bukura, më të bukur, më të bukura, vetëm të bukur, vetëm të bukura.

Janë bukuria e Republikës së Kosovës. Sekush me paraqitje të jashtme tejet moderne. A thua sapo kanë pikuar nga Nju Jorku, nga Parisi, nga Londra apo Berlini. Rrezatimi kësaj bukurie bën që gjithçka këtu në Kosovë, sa herë që ia hedh sytë, ditën apo natën, me diell a pa diell, me re apo pa re, të të duket çdo herë më e bukur. Ajo që urojmë është që brezi i ri i Kosovës të jetë sa më i dashuruar me Atdheun. Brezi i ri i Kosovës meriton jo vetëm përkushtimin e administratave të Kosovës, jo vetëm përkushtimin e Qeverisë Kurti, e cila e ka përparësi kryesore absolute në rrafshin e brendshëm brezin e ri të Kosovës, por të çdo faktori shqiptar dhe të çdo faktori miqësor ndaj shqiptarëve në Perëndim dhe kudo.

Të mos harrojmë se Kosova është shteti me popullsinë më të re në Evropë. Sipas Eurostat mosha mesatare për vitin 2020 ishte 30.5 vjeç , duke e renditur kështu Kosovën në vendin e parë në Evropë për na popullsia.

Një mrekulli e Kosovës është lindshmëria e lartë! regjimi kriminal i MIlosheviçit lindjet e larta në Kosovë i konsideronte “genocid demografik”! Merret me mend ku shkonte çmendia e një ultrashovinisti që e kalli rajonin në flakë! Paranojën e mitomanit e ka edhe ish zëdhënësi i tij, presidenti prej dhjetë vitesh i Serbisë Aleksandër Vuçiç, që nga vetë serbët konsiderohet një fatkeqësi!

Ne urojmë që lindshmëria e lartë, ky bekim ta shoqërojë Kosovën gjithmonë.

Kush lind fëmijë, do paqe dhe siguri për të ardhmen.

 

Takimi me shefin e EULEX-it Lars-Gunar Wigemark

 

Një vizitë shumë e rëndësishme ishte edhe takimi me Shefin e Misionit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) Lars-Gunar Wigemark. Fillimisht na mirëpriti zëdhënësja e EULEX-it zonja Ioanna Lachana, shefja e zyrës së shtypit dhe informimit publik, e cila na drejtoi në zyrën e z.Lars-Gunar Wigemark, i cili, kur u prezantua, na tregoi se kishte qenë gazetar. Në fakt, kush është gazetar, i tillë mbetet gjithmonë. Shefi i EULEX-it trajtoi me seriozitet dhe brengë sfidat e mëdha përballë Kosovës. EULEX filloi të veprojë në Kosovë nga viti 2008 si misioni më i madh civil i Politikës së Sigurisë dhe Mbrojtjes së Përbashkët të Bashkimit Evropian. Në përbërje ka vetëm 105 policë. Misioni i tij është të mbështesë institucionet e zgjedhura të ligjit dhe rendit në Kosovë në rrugën e tyre për funksionimin e rule of law përmes rritjes së vazhdueshme të efektivitetit, qëndrueshmërisë dhe multietnizmit, i pavarur nga ndërhyrjet politike dhe në pajtim të plotë me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe me praktikat më të mira evropiane.

Shefi i EULEX-it përmend si sfidë të madhe luftën që po bën qeveria kundër korrupsionit, i cili në Kosovë, si në vendet e tjera të rajonit, është masiv dhe sistemik. Ndër të tjera, z. Wigemark shpreh shqetësimin që brezi i ri i shqiptarëve në Kosovë nuk di serbisht dhe brezi i ri i serbëve në Kosovë nuk di shqip. Dhe shpreh mendimin për për ndikimin pozitiv që në shkollat shqipe të futet gjuha serbe dhe në shkollat serbe të futet gjuha shqipe. Na u duk një mendim shumë me vend. Në paraqitjen e gjendjes në Kosovë dhe, duke u ndalur tek incidentet në veri të vendit, edhe z. Wigemark në mënyrë implicite ndau opinionin se këto situata krijohen në mënyrë artificiale dhe të instrumentalizuar nga Beogradi. EULEX, institucionet e tjera ndërkombëtare dhe e gjithë prania ndërkombëtare e mirëkuptojnë përkushtimin dhe vendosmërinë e Qeverisë Kurti që shteti i së drejtës të veprojë në të gjithë territorin.

Por shteti i së drejtës fillon pikërisht me mbrojtjen dhe ruajtjen e sovranitetit.

Kosova është me fat, që shteti dhe demokracia e saj janë mbështetur nga Perëndimi step by step, prania e të cilit në Kosovë, duhet pranuar se i ka shërbyer paqes dhe stabilitetit.

Por formacionet e Perëndimit në Kosovë me kapacitete tejet të specializuara të rendit dhe sigurisë duhet të jenë krahu i djathtë i institucioneve të sigurisë të Kosovës që edhe pjesa në veriun e Mitrovicës prej 11 kilometra katror dhe i gjithë veriu të funksionojnë si pjesë integrale e Kosovës dhe të jetë nën mbrojtjen dhe sigurinë e institucioneve demokratike të Kosovës që serbët e Kosovës të jetojnë të lirë, me dinjitet dhe pa frikë nga Beogradi.

Nuk mund ta lemë pa e sjellë këtu pyetjen e kolegut tonë Hassan Taha Yousif nga Sudani i Jugut, që i drejtoi shefit të EULEX, z.Lars-Gunar Wigemark se përse institucionet e mbrojtjes dhe sigurisë të Perëndimit, nuk ndërhyjnë në vendet që vuajnë nga konfliktet për të vendosur shtetin e së drejtës, duke patur parasysh shumë vende në Afrikë, popujt e së cilës vuajnë nga kaosi i luftërave civile.

Kjo do të ishte pyetja kuintesenciale e gjithë takimeve tona. Se njerëzit në çdo cep të botës, pavarësisht se nga vinë, se cilës racë i takojnë, se çfarë ngjyrë e kanë lëkurën apo besimin, se çfarë gjuhe flasin, duan të jetojnë një jetë me dinjitet, në paqe, siguri dhe mundësi për të punuar.

blank

 

Ministri i Brendshëm i Republikës së Kosovës Xhelal Sveçla: Në Brezovicë, ku 70 vila të ish zyrtarëve të lartë u konfiskuan dhe pronarët e tyre u dërguan para drejtësisë

 

Tejet konkrete dhe me statistika ishte paraqitja që na bën ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla rreth sigurisë në Kosovë. Duke iu referuar situatës më të fundit në veriun e Mitrovicës, ministri na tha se këto situata i krijon Serbia nëpërmjet segmenteve kriminale të serbëve në veriun e Republikës së Kosovës. Është një grusht kriminelësh, nën urdhërin e Vuçiçit, i gatshëm të krijojë destabilizim.
Ministri Sveçla pohoi vendosmërinë e qeverisë së Republikës së Kosovës që rendi dhe ligji të veprojë në të gjithë territorin e shtetit, që shteti juridik të veprojë për çdo qytetar dhe çdo banor të Republikës së Kosovës, që demokracia të japë frytet e saj si për shumicën, edhe për të gjitha pakicat e Republikës së Kosovës.

Z. Sveçla nënvizoi gjithashtu se në veriun e Kosovës veprojnë një numër i konsiderueshëm biznesesh të sanksionuara nga SHBA, të cilat mbrohen nga Beogradi.

I pyetur nga një kolegu jonë rreth mëtimeve të Serbisë për të drejtën e saj historike në Kosovë, ministri i Brendshëm Sveçla u përgjigj se, si çdo vend në botë, edhe Kosova është e atyre që e banojnë, dmth e shqiptarëve që janë mbi 90 për qind të popullsisë, e serbëve, boshnjakëve, turqve, romëve, ashkalinjve.

Pyetjes rreth premtimit zgjedhor për të luftuar korrupsionin dhe kriminalitetin, z. Sveçla iu përgjigj me shembuj të bollshëm konkretë. Ndër të tjera, solli rastin e aferës së ndërtimeve të jashtëligjshme në Brezovicë, ku 70 vila të ish zyrtarëve të lartë u konfiskuan dhe pronarët e tyre u dërguan para drejtësisë.

Z. Sveçla gjatë gjithë kohës përsëriti qëllimin e Republikës së Kosovës për të pasur gjithnjë përparësi diskriminimin pozitiv të pakicave, pra që pakicat të kenë më shumë të drejta se shumica.

Kjo e vërtetë është e dukshme veçanërisht në raportin e shtetit të Kosovës me pakicën e tij numerikisht më të madhe, serbët. Në çdo hap, të gjitha institucionet shtetërore apo emërtimet e rrugëve, të shesheve, të shëtitoreve në Republikën e Kosovës janë në shqip dhe në serbisht. Në çdo zyrë, në çdo shkresë, krahas shqipes është serbishtja.

Ne që vimë nga Zvicra, një shtet federal me demokraci direkte dhe model i përkryer i multikulturalizmit, nuk e hasim askund këtë fenomen. Në Zvicrën gjermanofone tabelat dhe gjuha që flitet nëpër institucione janë në gjermanisht në Zvicrën gjermanofone, në atë italofone italisht dhe frankofone frëngjisht.

blank

 

Grupi ynë i gazetarëve do ta vijonte rrugëtimin në Prekaz, ndërsa ne iu nënshtruam orarit të biletave të kthimit.

Prekazi, do të jetë arsyeja për udhëtimin e rradhës drejt Kosovës, atje ku violinat e vajit nuk i rreshtin tingujt e harqeve në kujtim të atyre fëmijëve që nuk u rritën dot, për t’u bërë, të rinj, burra e gra!

Është e pamundur, në çdo vizitë, të mos jesh më i dashuruar me Kosovën, me sharmin e saj të pashterrshëm, me jetën e Kosovës, me harmoninës mes hapësirës rurale deh asaj urbane, me infrastrukturat përkatëse që dita-ditës i japin shtetit më të ri të Evropës, në të njëmbëdhjetë mijë kilometrat e tij katrorë, fizionominë e një metropoli të ri dhe unik perëndimor. Një vërejtje lidhet me qarkullimin në Prishtinë, që duhet të jetë objektiv kryesor, për ta afruar periferinë me qendrën përmes linjave të tramave dhe për të krijuar mundësi që trafiku të mos jetë gumëzhitës, as kaotik, por të gjenden mënyra në të mirë të urbanizmit, si dhe syrit e veshit të qytetarit.

Kosova na dha ndjesinë se këtu shteti i së drejtës works dhe se arsyeja themelore e kësaj është Sovrani i Kosovës, gjithnjë i gatshëm të vendosë për fatin e tij, për përsosjen e demokracisë të shtetit tëe tij, si shtet Europian në zemër të Europës, pjesë e BE-së dhe NATO-s, por sidomos një shtet paqësor.

Fotot nga Pierre-Michel Virot

Foto e kopertinës nga Anna Aznaour

blank

Zvicër, shkurt 2023

blank

NJË PËRURIM MBRESËLËNËS I LIBRIT ME POEZI” RRËNJËT E FISIT TË LASHTË” NGA AUTORI HAKI LATIFI NË DERENDINGEN TË ZVICRËS KANTONI I SOLOTHURNIT Nga Abas Fejzullahi

 

Në sallën e bashkisë së Derendingenit në Kantonin e Solothurnit më, 2023-02-18 u bë përurimi i parë i librit me poezi nga autori Haki Latifi “RËNJËT E FISIT TË LASHTË” në Zvicër, ndërsa i dyti pas përurimit të parë në Kosovë në Librarinë Altera në Prizren më 2022-12-22.

Sipas Ftesës së bër publike dhe të shpërndarë nga organizatorët: Shoqata BISHZ (Bashkimi i Intelektualëve Shqiptarë në Zvicër) dhe Shoqata SHBK” Salih Çekaj” lidhur me përurimin e librit në datën vendin dhe kohën e caktuar, bashkëatdhetarët kurbetçarë dashamirë të librit, miqë e bashkëveprimtarë të autorit, Ju përgjegjen në mënyrë të mrekullueshme Ftesës., ku me pjesëmarrëjen dhe pranin e tyre, jo vetem që nderuan autorin dhe organizatorët, por e bënë përurimin e librit vërtetë madhështor.

blank

Pjesëmarrësit e pranishëm në përurimin e librit

Znj. Diarta Latifi-Sylaj folëse dhe drejtuese e programit, lidhur me përurimin e librit në mënyrë të mrekullueshme, hapi përurimin me përshëndetje dhe falënderime të përzemërta për pjesëmarrësit në emër të organizatorëve, dhe në emërin e autorit i përshëndeti përzemërsisht të pranishmit i falënderoi për pjesëmarrëje dhe ua uroj 15 Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

blank

Diarta Latifi –Sylaj, folësja dhe drejtuesja e programit dhe Autori i librit Haki Latifi me bashkëshortën Nexhmijen

blank

Jetëshkrimi i shkurtër i autorit Haki Latifi u lexua para të pranishmëve nga drejtuesja e programit si në vijim:

Në fakt, autori i këtij libri, Haki Latifi, ka lindur më 17 qershor 1962 në Piranë të Prizrenit, nga prindërit Hyrije dhe Shefki Latifi – Krasniqi.

Rrjedh nga një familje atdhetare, e cila për shkak të bindjeve kombëtare është ndjekur dhe persekutuar në vazhdimësi që pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore.

Në vitin 1941 serbët ia vrasin xhaxhain, Latifin, ndërsa gjatë Luftës së Kosovës, në vitin 1999, bie dëshmor Skender Latifi.

Në moshën 12 vjeçe i vdes i ati dhe, me 5 vëllezërit dhe 3 motrat, mbetet nën përkujdesjen e nënës, e cila me përkushtim angazhohet për edukimin dhe shkollimin e fëmijëve të saj.

Hakiu shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen dhe studimet për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në SHLP „Xhevdet Doda” në Prizren.

Punën e arsimtarit të gjuhës shqipe e nis në Shkollën fillore të Piranës, por për shkaqe ekonomike dhe politike, në vitin 1987, emigroi në Zvicër, ku krahas punës fizike ndoqi shkollimin plotësues të gjuhës gjermane dhe gjatë viteve 1997-99, bën punë plotësuese në arsim, në Volkshochschule (Shkolla e Lartë Popullore) në Solothurn, si ligjërues i kurseve të gjuhës dhe kulturës shqiptare për të huajt.

Gjatë viteve 2001-2002 trajnohet në lëminë e sigurimeve shëndetësore dhe të jetës, në Zvicër, në Paris (Francë) dhe Barcelonë (Spanjë) ku nderohet me titullin Menaxher i Marketingut në firmën FIRST.

Në vitin 2001 ka themeluar firmën BLAD Insurance Contact GMBH, të cilën e ka drejtuar 10 vjet.

Haki Latifi ka dhënë kontribut të madh edhe si veprimtar politik, që nga lëvizjet e para demokratike: veteran i LDK-së, iniciator dhe themelues i nëndegës së LDK-së në vendlindje, Piranë (1989) dhe i Nëndegës së LDK-së në Burgdorf (kryetar i saj për 25 vite), kryetar i Degës së LDK-së në Zvicër (2007-2017) etj.

Haki Latifi me shkrime ka filluar të merret si nxënës i shkollës së mesme, në fillim me poezi, e më vonë edhe me shkrime publicistike. Shkrimet e tij janë botuar nëpër periodikun e kohës dhe janë pritur mirë nga lexuesit.

Haki Latifi është i martuar me bashkëshorten e jetës, Nexhmijen, kanë 4 fëmijë (Blerimi, Albulena, Diarta dhe Leutrimi) dhe janë gjyshër të lumtur.

Jeton dhe krijon në Zvicër

blank

Vështrimi i shkurtër vlerësues për librin në vijim nga Abas Fejzullahi:

«Pas leximit të librit: “RRËNJËT E FISIT TË LASHTË” me poezi nga autori Haki Latifi, bëra një vlerësim të shkurtër të ciln e titullova:

Një dhuratë e mirë për trashëgimin kulturore kombëtare.

Me që sot po bëhet përurimi i librit të autorit Haki Latifi “RRËNJËT E FISIT TË LASHTË” me poezi kam përzgjedhur tri thënie për librin:

Një shtëpi pa libra është si një dhomë pa dritare. (Horace Mann)

Një dhomë pa libra është si një trup pa shpirt. (Ciceroni)

Ndërsa: Robert Frost lidhur me poezinë thotë:

”Poezia është kur emocioni ka gjetur mendimin dhe mendimi ka gjetur fjalët.”

Pikërisht Haki Latifi, në librin e tij me poezi: “RRËNJËT E FISIT TË LASHTË” përmes emocioneve ka gjetur mendimin dhe mendimi ka gjetur fjalët dhe i ka renditur në fjali dhe kështu ka krijuar vargje me poezi.

Libri fillon me poezin:” Ditëlindja Ime “ që bënë pjesë në kapitullin e parë “ Ëndrrat e kaltra” kushtuar prindërve, familjarëve dhe farefisit, ku shpreh mallin dhe dashurin ndaj tyre përmes poezive.

Në kapitullin e dytë “Plisi dhe lule bozhuret” poezitë ua ka kushtuar figurave historike të cilat kanë luftuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës si: Ibrahim Rugova, Fehmi Agani, kolonel Ahmet Krasniqi, Sali Çekaj, Agim Ramadani etj.

Në kapitullin e tretë: “RRËNJËT E FISIT TË LASHTË” vërehet dashurija e autorit përmes poezive: “Vallja Opojare, Erdhi vera në Dardani, Qerrja me rrota gome “ etj, kushtuar Vendlindjes me bukuri stinore dhe natyrore, kujtime dhe krahasime për ndryshimet që kanë ndodhur në kohë dhe hapësirë.

Kurse në kapitullin e katërt:”Loti i Kurbetçarit “ përmes poezive pasqyron dhimbjen shekullore që i ka përcjellur edhe ende i përcjell kurbetçarët, shkaqet dhe arsyet e kurbetit si dhe kujdesi i kurbetçarëve për familen, vendlindjen dhe atdheun e tyre.

Në kapitullin e pestë:”Një e Vetme Zemër” poezi kushtuar ndjenjave të brendshme shpirtërore vetanake ku përmes emocioneve vie deri tek shprehja për dashuri, ndiesia dhe arsyeja për dashurinë që ndien në shpirt e në brendi.

Kapitulli i gjashtë:”Qiriu dhe errësia” autori paraqet marrëdhëniet shoqërore në rrethana të ndryshme kohore dhe të pa përshtatshme jetësore, si: skamja, mjerimi, dhuna, vuajtjet, dhimbjet dhe shkaqet e tyre etj. Kjo mund të vërehet e dëshmohet edhe në poezin me titull: “Të pastrehët janë të pa rrënjë, bien, rrokullisen, askush nuk e di se sa lëndohen”

Dhe kapitullin e shtatë përmbyllës “Stina e qerrshive”, me poezi kushtuar gjuhës, arsimit, ditëlindjeve të fëmijëve. stinëve të vitit me bukurit e tyre natyrore dhe frytore.

Libri i autorit Haki Latifi “RRËNJËT E FISIT TË LASHTË” është një dhuratë e mirë me poezi, jo vetëm për trashëgimin kulturore kombëtare, por edhe për biblieoteka vetanake shkollore dhe librari, për këtë i takon një falenderim e mirënjohje autorit dhe i prift e mbara e shëndeti me vepra të tjera.»

blank

Në vlerësimin e tij për librin, Poezia na e shfaq të bukurën e cila mund të jetë fshehur diku. Prof. Hamzë Morina,i kishte zbuluar bukuritë artistike të këtij , duke u shprehur:

 

«Këto vite me Haki Latifi’n ndanim mendimin e përbashkët për politikën e viteve të ndritura kur tërë vëmendja ishte përqendruar te Liria dhe Pavarësia e Kosovës – drejtimin e kishim të qëlluar se demokracia dhe civilizimi europian, të cilit i takonim me shekuj duhej të mbetej rrugëtimi ynë i vetëm, orientim të cilit i kishim takuar në të gjitha kohërat. Por, të zënë ngushtë nga pushtimet e shumta në Gadishullin Ilirik disa herë kishim humbur rrugën dhe kishim rënë në batakun e pistë të hapur me mjeshtri nga hienat sllave që këtë Gadishull e kishin nominuar si Gadishulli Ballkanik. Derisa herën e fundit ishin zhytur thëllë në pisllakun sllav të emërtuar komunizëm.

Kështu, fundshekullin e kaluar u detyruam të mbijetojmë në Zvicrën e shanseve të barabarta të detyruar ta lëmë vendlindjen si unë dhe Hakiu ku filluam të përhapnim idetë e Bablokut i cili kishte zgjuar nga amullia shqiptarët për t i vënë në binarët e ri e të sigurtë të botës veriatlantike. Hakiu me urtësinë, dijen e tolerancën së bashku me ne të tjerët ishte garancia që pas vetes të tërhiqnim qindra mijëra vetë dhe kjo punë për shumë dekada do të shkojë mbarë, sepse mbarë e kishte nisur Babloku me klasën intelektuale në Kosovë.

Po këto vite askujt si kishte rënë ndërmend se ky djalë i urtë (pra Hakiu), pos këtij rrugëtimi, në heshtje kishte provuar edhe pulsin e artit më fisnik. Kishte filluar të ravijëzonte, ngadalë, qetë po sigurtë të thurë edhe vargje.

As Unë që isha rritur me nektarin e këtij arti, kur fryma Rilindase ishte bërë pjesë e shpirtit tim, nuk e kisha hetuar. Kur një ditë papritmas Hakiu kishte formësuar Përmbledhjen e tij “Rrënjet e Fisit të Lashtë”, një titull sa simbolik aq edhe kuptimplotë për ecurinë e frymëzimit të tij në jetë. Njeriut të urtë dhe të kujdesshëm si Hakiut si mungonte asgjë nga kjo botë relativisht e zhvilluar në të cilën bashkë me familjen dhe ne frymonte i lirë. Por ajo që ne se kuptonim s`ka se si të mos i mungojnë rrënjët, ato rrënjë nga të cilat e kishin shkulur dhunshëm barbaritë sllave. Kur shumica u ishim nënshtruar travajeve të jetës, lakmive dhe zbavitjeve, në shpirtin e Hakiut ishte ringjallur demoni i lashtë për të kërkuar fijet e hershme të këtyre rrënjëve të fisit të tij të lashtë e fisnik.

Duke lexuar librin e tij me poezi lexuesi përballet me vargun lapidar të lirikës heroike ku renditen burra të mëdhenj si: Mbretërit ilirë, Skenderbeu deri te Ibrahim Rugova… heronjë e dëshmorë që i dhanë kuptim lirisë së Atdheut, pa të cilët sot qenja jonë do të ishte e pakuptimtë. Në këtë lirikë heroike kumbuese futën me radhë të gjithë ata që me lavdinë e pashembullt ujiten rrënjët e këtij fisi të lashtë me gjakun e tyre për lirinë e shenjtë. Por Hakiu përjetësoi në vargje edhe familjarët e dashur, prindërit, të afërmit e gjithë ata që në mënyrë sublime mbrojtën dinjitetin e familjeve dhe atdheut. Pasuroi letërsinë edhe me elegjinë e dhimbshme për bijen e tij të dashur që iku herët n`amshim që kurrë:

” Nuk mund të pajtohemi kurrë
me fatin tragjik që të ndau nga ne…” Për të cilën:
“…dhimbja nuk plaket e malli veç sa shtohet…
me zemër e me shpirt gjithmonë me ty”

Eshtë dhimbje e një shpirti krenar, vargje të skalitura me një arkitekturë të plotë sigurie që shfaq imazhe që trondisin shpirtin e prindit për krijesat më të çmuara në botë, Fëmijët e tyre që krahasohen me ëngjujt e zbritur nga qielli për të na dhënë dashuri e gëzime po njëkohësisht edhe vuajtje e dhimbje. “Se la vie” do të thoshin në frengjisht. Të gjitha këto ndjenja nga njëra poezi tek tjetra autori i gërsheton me një stil të veçantë që lexuesin e fut thellë në labirinthet e jetës dhe nxit leximin e mëtejmë dhe spontan të vargjeve, pa lënë të shkëputet nga to.

Në vargjet lapidare të Hakiut pos krahasimeve e figurave stilistike që ja shtojnë koloritin poezisë hasim edhe në simbolin, simbolet e rrënjëve të fisit tonë që forcojnë kuptimin e identitetit tonë të lashtë si Plisi e Lulebozhurja që zënë vend të merituar.

Derisa Lulë Bozhurja është:
“Përndeshë ilire e bukurisë…” që siç e përshkruan Hakiu
“Lule gjaku që rritesh në tokën tonë…
gjithandej nëpër Dardani.”

Ajo që me Simbolin e saj, ngjyrën e kuqe e gjakut, jep shumë për të aluduar në lirinë tonë. Gjak i derdhur në shumë beteja që nga lashtësia ka forcuar rrënjët e fisit tonë. Ky gjak i derdhur për liri nëpër kohë ndihmoi për ta mbrojtur tokën tonë – Atdheun dhe Plisin, simbolin e hershëm të rrënjeve tona, sepse:

“Jetonim nga djersa në këtë tokë,
me krenarinë e diellit u forcuam
dhe rrugën në udhën e gjakut i gjithë fisi
e bëri kah plisi.”

Në këtë rrugëtim, Hakiu e çartëson me vargun e tij kuptimplotë tërë mundin e shqiptarëve që nga kohërat e lashta me luftërat ilire te Skenderbeut e deri te Salih Çekaj e Agim Ramadani në Luftën e Koshares.

Edhe këtu Hakiu me vargun e tij godet rrufeshëm at farën e flliqtë kur mallkon vrasjen e A. Krasniqit:

“Kolonel, çakejtë besë s`kanë
të pabesët tinzisht të vranë,
Kjo farë e keqe e joshur nga lakmia
ta ndali hapin trimëror kah liria”…!

Por ata që ishin betuar, s`kishin kohë të mirreshin me këtë pabesi, por ju rrekën shtigjeve të lirisë për ta mundur armikun, atje ku ishte më së vështiri, ta thyenin kufirin siç bënë Agim Ramadani e Salih Çekaj:

“Salih Çekaj burrë i besës e i shpreses
komandant i guerilës së parë…
Gjaku yt amanet i bashkimit kombëtar!
Luftën e bëre sikur heronjtë epikë,
N`Koshare ku baroti dogji gurin
Me shokët e idealit mbajte lartë Flamurin.”

Motivet e poezisë së Haki Latifit janë të shumta, por dominon ndjenja e atdhedashurisë, Krenaria kombëtare dhe Lufta për liri e pavarësi.

Këto motive ndërthuren me vargje kuptimplote që shquhen për simbolin krenar të Flamurit dhe Bota shqiptare e Kosova janë gjithmonë krefjalë të stolisura e të gdhendura me mjeshtri poetike që të tëheqin dhe të fusin në botën e saj magjike të muzës e cila e ka emrin poezi.

Kur filluam ta studionim letërsinë atëbotë ishim të varfër. Kritikët e letërsisë, poezinë dhe muzikën i quanin frymëzim që shpërthen zakonisht nga shpirtërat e njerëzve me famë dhe dedikim kanë klasët e larta të shoqërisë. Janë të dyja arte fisnike që i drejtohen dhe burojnë nga shpirti dhe kur ndonjëri nga ne të varfërit përpiqeshim të thurnim vargje ata habiteshin. Si është e mundur? Kishim ardhë nga fshati dhe mezi kishim mbushur barkun me kothere buke e shkruanim poezi, kishte diçka që sipas këtyre teorive nuk shkonte! Po njëri nga profesorët e mençur që njihte në thellësi reagimet e këtij populli fisnik na tha: “Mos e shiqoni sot gjendjen sociale të këtyre fëmijëve, s`janë fajtorë! Me këtë shpirt bujar këta i përkasin racës më fisnike që për ca kohë armiqtë i përbuzën dhe varfëruan, po shpirti i tyre fisnik jeton në brendsinë e thellë të rrënjëve të tyre, në mos etërit, gjyshërit i kishin me siguri fisnikë… nga aty buron forca e këtij shpirti që din të heshtë kur duhet, e të shpërthejë me vrull nëpër kohë kur kërkohet, pa humbur asgjë nga origjina”. Këtë do të dëshmojë edhe vargu i Haki Latifit në Përmbledhjen e librit me poezi “Rrënjët e fisit të lashtë” i ndarë në shtatë cikle. Dhe ata që kanë pasion kur fillojnë ta lexojnë e kanë të vështirë të shkëputen, pasi në secilin cikël gjen vargje si margaritarë që s`të lënë të ndërpresësh leximin.

Duke ngarendur nëpër këto cikle të librit unë për një moment ndala dhe mbeta pa fjalë. Ndër faqe të librit takova poezinë për mikun tim Samidinin, të afërmin e Hakiut që iku në atëbotë dhe menjiherë mendja ime u kthy në rotrespektivë.

Mu shpalosën kujtimet si një shirit filmi, Samidini dhe Normalja e Gjimnazi i Prizrenit të vitit 1968 të kur filluam të shkruanim poezi dhe të ja lexonim njëri tjetrit. Mu kujtua më vonë edhe takimi i tij në Krushë te Ukshin Hoti dhe vargjet e Hakiut në libër më bllokuan. Një ndjenjë e përzier dhimbje e krenarie më pushtoi dhe mbylla sytë. Në këtë moshë të shtyrë mbeta i habitur. Samidini mu shfaq i madh aq sa ishte me trup e me mendje. Mu duk se më akuzoi: “Ti më mësove të shkruaj dhe më fute në botën e magjisë së shkrimit, ku je që s`të ndihet zëri?” Kjo tashmë mu duk si buqimë, ishte një amanet i hershëm në ato orët letrare kur ishim betuar njëri tjetrit se do ta ngrejmë zërin edhe kundrejtë atij Tasiqit gjugj nga Krusha e vogël që shkruante dhe na i lexonte para sysh vargjet për “Gjarpërin e shtëpisë”, një figurë që s`ishim në gjendje ta deshifronim në atë kohë.

Nga Helmi i këtij gjarpëri e pësuam këtë fundshekull që iku dhe pak mësuam, droj se do të harrojmë dhe sërish gjarpërinjtë në gji do t i mbajmë si dikur.
Me këtë rast një amanet miqtë e mi, lexoni që mendja mos tu ndryshkët. Përqafoni dijen dhe librat nëse doni tu ikni lajthitjeve e kurtheve. Ruajuni lakmive dhe përqafimeve me gjarpërinjtë.
Samidinit lavdi, e Hakiut suksese në jetë e veprimtari!

Njeriu e ndien veten mirë kur ka përrreth njerëz të mirë e të ditur. Unë isha i privilegjuar që kisha rastin të takohem me Hakiun në veprimtarinë politike, pa qenë politikanë, po që politika na ishte imponuar. Tashti pranë librave ndjehemi më të qetë. Pra gjejmë kohë edhe për qetësi shpirtërore si kjo sot pranë librave dhe dijes.

Nuk është dhunti të flasësh, por të dish të dëgjosh, ky është nivel i lartë i kulturës që treguat edhe ju sot. Një falenderim për ndëgjesën!»

blank

Z.Saim Tahiraj, kryetar i SHBK” Salih Çekaj” në Zvicër në emër të Shoqatës dhe anëtarësisë e në bashkëpunim e veprim të përbashkët me Shoqatën BISHZ, bashkëorganizatorë të këtij përurimi i përshëndeti pjesëmarrësit dhe i falënderoi ata për pjesëmarrje në përurimin e librit me poezi të autorit Haki Latifi:” Rrënjët e fisit të lashtë” , Z. Saim Tahiraj, nga familjarët e autorit, në shenjë falënderimi për ndihmesën dhe organizimin e përurimit të librit.u nderua me një buqetë lulesh në shenjë mirënjohje dhe falënderimi.

blank

Krijuesi i artit figurativ por edhe i poezive Z. Vesel Xhaferi në foto bashkë me autorin e librit lexoi poezitë e zgjedhura nga libri: “DITËLINDJA IME “ dhe “ LAMTUMIRË PRESIDENT”ndërsa veprimtari z. Adem Sadriaj  poezitë ”Lule Bozhurja” Plisi” ndërsa poezinë:”MJALTI I MJALTIT TË SHPIRTIT” e e lexoi nipi i autorit LUNDRIMI, shoqëruar me pikën muzikore nga bilbili i Kosovës Naxhmije Pagarusha.

blank

 

«Të nderuar pjesmarrës; Miq të dashur, të afërm dhe dashamirë të librit!

Sot nuk e kam të lehtë të flasë para jush sepse, çaste të tilla nuk janë të shpeshta sidomos për një krijues që jeton në mërgim.

Takimi i sotëm me ju, është përjetim dhe ushqim shpirtëror për mua si një autor i ri, ku në të cilën një pjesë të jetës time e kam kaluar këtu në Zvicër.

Jam shumë i lumtur që jam pranë jush për promovimin e librit tim, organizuar nga «Shoqata Bashkimi i Intelektualëve Shqiptar në Zvicër » dhe Shoqata Humanitare Kulturore, «Sali Çekaj» në

Zvicër dhe natyrisht më gëzon fakti për nderimin që ma keni bërë me përurimin e librit tim. Ndaj ju falënderoj shumë!

Libri im derdhur në vargje, „RRËNJET E FISIT TË LASHTË“, është libri im i parë me poezi, botuar nga Shtëpia Botuese „Fidani“ në Prizren, për çka iu jam mirënjohës pafund; Redaktorit, Skender Zogaj, për redaktimin dhe parathënien profesionale të vlerësimit. Në veçanti, për inkurajimin dhe dashurinë të pafund që tregon për krijmtarinë time.

Po ashtu, falenderoj nga zemra lektorin, z. Musa Bushrani dhe z.Berat Batiu për konsultimet dhe përgatitjen teknike, si dhe mbesën time Dafina Latifi për ballinën e librit.

Pas përurimit të parë të suksesshëm në Kosovë, sot është përurimi i dytë i këti libri këtu në Zvicër, në të cilën i falenderoj përzemërsisht kumtesat vlerësuese të përgaditura nga veprimtarët dhe krijuesit që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër z.Abas Fejzullahi dhe z. Hamzë Morina, për kohën dhe nderimin që ma bënë sot.

Falenderoj miqtë e mi krijues dhe veprimtar; z. Vesel Xhaferi dhe Adem Sadrija për deklamimin e poezive të mia.

Pas këtyre vlerësimeve m‘u duk se i harrova mendimet e mia përsonale ndër vite. Edhe unë kam qenë i vogël, kam qenë fëmijë, jam rrëzuar, jam çuar, jam rritur, jetoj, punoj dhe udhëtoj gjithandej…Por, po ta shikosh në vetvete, i përgjasoj asgjë më tepër sesa një grusht dhe ose një vazo me lule që përcillet nga dhoma në dhomë dhe endet poshtë e lartë, por është një vazo që nuk i harron rrënjët, nuk e harron tokën të cilën është mbjellë dhe e ka detyrën për të prodhuar frytin e saj që janë lulet. Në vetvete ne jemi një llambë nga këto llambat, ku drita nuk është e saj, drita vjen nga tjetër kush, pra shpirti që kemi ne është drita e që i japim të shohin të tjerët. Dhe nëse llamba digjet, drita se ka fajin, por është llamba që nuk ndriqoj gjatë jetës.

Natyrisht se, ky libër i ri është një kapitull i ri në jetën time letrare dhe pres me padurim vlerësimet e lexuesve. Sepse, krijuesi është një qenje ku mendjen e vet e shpërndan në mijëra mendje siç janë lexuesit.

Dihet se, mbretëria e ëndrrave është mbretëri letrare ku s’ kanë pushtet të pushtetshmit e ku ëndrrat e njerëzve të lirë gjunjëzojnë edhe perandorët.

Ju faleminderit që keni gjetë kohë për të më nderuar me pjesëmarrjen t’uaj.

Në emrin tim dhe të familjës sime ju falenderoj përzemërsisht, me dëshirën dhe lutjen e madhe për ju!

Ju uroj shëndet dhe ju kthefsha në gëzime!»

blank

Autorit nderohet me buqeten me lule dhe nga pamja tjeter rradha për t’i nënshkruar librat

blank

 

blank

Shoqatat “BISH në Zvicër & Shoqata Humanitare Kulturore “Salih Çekaj” ju ftojnë në promovimin e librit “Rrënjët e fisit të lashtë” të Haki Latifit

Shoqata “Bashkimi i Intelektualëve Shqiptarë në Zvicër dhe Shoqata Humanitare Kulturore “Salih Çekaj” po në Zvicër –

Ju ftojnë në përurimin e vëllimit poetik.

“Rrënjët e fisit të lashtë”

të autorit Haki Latifi.

Data 18 shkurt 2023

Ora:16:00

Gemeindesaal 43,

552 Derendigen/SO

 

blank

 

 

 

 

 

blank

Mes emrave të njohur të muzikës botërore, Gjon’s tears shkëlqen në spektaklin në akull “Art on Ice” në Zyrih

Këngëtari shqiptaro-zviceran, Gjon Muharremaj, i njohur në skenën artistike si “Gjon’s tears”me zërin unik dhe të veçantë i ka lënë të gjithë të impresionuar me performancën e mbrëmshme në spektaklin në akull “Art on Ice” në Zyrih.

Gjon’s Tears ka hapur këtë ngjarje të madhe artistike në akull “Art on Ice” që rikthehet pas dy vjetë pauze në Zyrih, më 2 dhe 3 shkurt 2023, shkruan albinfo.ch.

 

“Ishte një nder i jashtëzakonshëm dhe jam i lumtur që jam rikthyer në këtë spektakël. Rrallëherë ka një skenë të bërë nga akulli”, ka thënë Gjon’s tears.

Patinatorët më të mirë në akull në botë kanë performuar për dy ditë me radhë në Zyrih me hitet e këngëtarëve Melanie C, Rag’n’Bone Man, Elle dhe Gjon’s Tears.

 

Ndër të tjera eksluzivisht nga Franca janë paraqitur edhe kampionet olimpike të kërcimit në akull, 5 herë kampione bote dhe 5 herë kampione evropiane Gabriella Papadakis & Guillaume Cizeron.

 

Publiku është impresionuar edhe me paraqitjen e Melanie Chisholm, e njohur edhe si Melanie C ose e njohur edhe si Sporty Spice, një këngëtare e suksesshme ndërkombëtare që pati një ndikim të jashtëzakonshëm në muzikë dhe kulturën pop si pjesë e grupit ikonik të vajzave «Spice Girls». Ajo ka shitur mbi 100 milionë disqe. Me “Spice Girls”, ajo publikoi dy albume të njëpasnjëshme. Në vitin 1999 u publikua albumi i saj i parë solo “Northern Star”, i cili mori disa çmime ndërkombëtare duke shitur mbi 4 milionë kopje në mbarë botën.

Spektakli “Art on Ice” do të vazhdojë me shfaqjet në Friburg më 7 shkurt dhe 11, 12 shkurt në Davos të Zvicrës

 

Sponzor i kësaj ngjarje ne mesin e kompanive të njohura si Peugeut dhe AXA është smzh, njëra ndër kompanitë lidere në fushën e shërbimeve financiare në Zvicër.bw

blank

VEPRIMTARIA BAMIRËSE KULTURORE DHE ATDHETARE E SHOQATËS” SALIH ÇEKAJ” NË ZVICËR Përgatitur nga Abas Fejzullahi

blank

Në shenjë nderimi dhe përkujtimi të merituar, të dy figurave me rëndësi historike për Kosovën në veçanti dhe shqiptarin në përgjithësi nga ana e kurbetçarëve në Zvicër, për veprimtarinë e tyre atdhetare kushtuar lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, me rastin e 17 vjetorit të kalimit në përjetësi të kryetarit të parë dhe historik të Kosovës dr. Ibrahim Rugova (1945-12-02 – 2006-01-21) dhe rënies heroike të heroit kombëtar Salih Çekaj në betejen e Kosharës ( 1956 -06-22 – 1999-04-10) SHBK ”SALIH ÇEKAJ” në Zvicër, në bashkëpunim me Muzeun Kombëtar të Kosovës në Zofingen të Zvicrës, hapen ekspozitën lëvizëse më 2023-01-21 dhe 22 me titull: “ Veprimtaria atdhetare e heroit të kombit Salih Çekaj “përgatitur nga bashkautorët: Ma. Besnik Rraci dhe Dr. Sadik Krasniqi.

Folësi për paraqitjen dhe drejtimin e programit organizativ me rastin e hapjes së ekspozitës. Z. Qamil Çekaj, në orën 11:00 bëri njoftimin për përmbajtjen e programit për të pranishmit dhe i përshëndeti përzemërsisht për pjesëmarrjen e tyre, tue i njoftuar edhe me organizatorët e këtij organizimi dhe tue ua dhënë fjalën me rradhë sipas programit organizatorëve lidhur me këtë organizim kulturor.

blank

“ E nderuara familje Çeku !

Të nderuar bashkautorë të kësaj Ekspozita, Zotrinjë Sadik Krasniqi dhe Besnik Rraci.
Të nderuar të pranishëm!

Jam shumë i nderuar që në emër të kryesisë së SHBK “ SALIH ÇEKAJ” në Zvicër t’ju përshëndes dhe të ju falënderoj për pjesëmarrje. Përshëndetje për shoqatën “Nëna Terezë” dhe nëndegët e LDK-së: Olten, Burgdorf, Wolen- Bremgarten, Willsau, Zurich dhe Zofingen. Këto nëndegë i falënderojmë për kontributin financiar në realizimin e kësaj Ekspozite ! Shumë autorë librash, qofshin ata shkrimtarë apo historianë, shkruan për LDK-së dhe Presidentin Rugova si prietar i proqeseve politike që nga vitet e 1990-ta, pothuajse pjesa dërmuese e tyre e paraqesin LDK-së si një lëvizje paqësore dhe presidentin Rugova si Gandin e Ballkanit.

Të gjithë këta studiues dhe hulumtues u moren vetëm me njëren anë të medaljes, atë të rezistencës paqësore, ndërsa shumë pak prej tyre për mos me thënë asnjë, u moren me anën tjetër të medaljes. atë të rezistencës së armatosur. Rezistenca e armatosur ishte po aq e rëndësishme sa edhe rezistenca paqësore dhe asnjëra nuk mund të qëndroj ndaras nga tjetra sepse i takojnë dhe përbëjnë të njejtën medalje. Kjo është filozofia politike komplete e LDK-së dhe Presidentit Rugova, kombinimi i rezistencës paqësore me atë të armatosur.

E kush më mirë se heroi ynë kombëtar Salih Çekaj personifikon këtë lëvizje politike? Ai me veprimtarin e tij shumëdimensionale zbatoj në përpikmëri atë filozofi politike dhe është kudërshtimi më i mirë dhe me bazë ndaj propogandës LPK-iste se LDK-së dhe Presidenti Rugova ishin kundër luftës. Salih Çekun e kemi: si jurist të zotin, si politikan dhe veprimtar të fuqishëm në LDK-së, si komandant i njësitit gueril të Deçanit dhe kordinator me njësitetë tjera guerile dhe politikës që truri i kësaj lëvizje politike ishte prof. Fehmi Agani dhe së fundi komandant dhe bashkideator i luftës së hapur në Kosovë.

Me këtë Ekspozitë, autorët Krasniqi dhe Rraci në mënyren më autentike dhe profesionale e paraqesin saktë dhe fuqishëm figuren e heoit Salih Çekaj në këto përmasa. Përmes figurës së Salih Çekut në mënyrën e përkryer (perfekte) paraqesin anën tjetër të medaljes, ate të rezistencës së armatosur duke ja dhuruar vizitorëve medajlen komplte. Kjo bëhet për herë të parë nga një institucion prestigjioz shtetëror Muzeu Kombëtar i Kosovës dhe meriten kryesore për këtë e kanë bashkautorët e kësaj Ekspozita z. Besnik Rraci dhe z. Sadik Krasniqi. Në emër të SHBK” SALIH ÇEKAJ” në Zvicër ju përgëzoj për punën tuaj serioze, të përkushtuar dhe shumë profesionale. Ju falënderoj për bashkëpunimin e sinqert dhe korrekt me shoqatën tonë. Ju urojm edhe shumë suksese tjera.

blank

 

Dr. Sadik Krasniqi, përshëndeti dhe falënderoi pjesmarrësit e pranishëm, SHBK “Salih Çekaj“ në Zvicër dhe kryetarin e saj Z. Saim Tahiraj në veçanti për përpjekjet dhe bashkëpunimin e tij në vazhdimsi për ndihmesën materiale të projekteve të drejtimit të historisë të Muzeut Kombëtar të Kosovës për figuratë më me rëndësi historike të rrjedhave dhe ngjarjeve të Kosovës nënë drejtimin e kryetarit të parë dhe historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugovës dhe bashkëpunëtorit të tij të ngushtë si në drejtimin politik dhe në veçanti të atij ushtarak të heroit të kombit Salih Çekaj, që sot keni rastin për të parë Ekspozitën e titulluar :

„ VEPRIMTARIA ATDHETARE E HEROIT TË KOMBIT SALIH ÇEKAJ „ me rreth 300 fotografi, dokumente e dëshmi tjera përcjellëse nga shtypi dhe arkivi historik. që paraqesin jetën dhe veprimtarin e heroit në kohë dhe hapësirë, si intelektual, jurist, politikan, veprimtar dhe në veçanti si ushtarak e strateg i luftës guerile i njohur edhe me emrin “ VETERANI“ për bashkëpunëtorët e tij dhe bashkëluftëtarët.

Pa ndihmen materiale të kurbetçarëve e në veçanti të SHBK „Salih Çekaj“ në Zvicër, ky projekt s’kishte me u jetësuar, andaj edhe u jemi mirënjohës dhe u falënderojm përzemërsisht në emrin Muzeut Kombëtarë të Kosovës.

blank

blank

 

Më datën 21 nistor (janar) 2023 SHBK ”Salih Çekaj” në Zvicër në Klubin “Dardania” Bleiche Areal nr.16 4800 Zofingen në Zvicër,SHBK” Salih Çekaj” në Zvicër ka bërë organizimin kulturore në bashkëpunim me Muzeun Kombëtarë të Kosovës, që në ora 11:00, me hapjen e ekspozitës lëvizëse me titull: ”Veprimtaria Atdhetare e Heroit Sali Çekaj ” e të njejtin titull e mban edhe libri jetëshkrimor nga bashkautorët: Ma.Besnik Rraci dhe Dr.Sadik Krasniqi. Botues: Muzeu Kombëtar i Kosovës. Prishtinë, 2022

 

Me rastin e këtij organizimi kulturor në kurbet, mu dha mundësia të bëjë një vështrim vlerësues të shkurtër për librin në emrin e Shoqatës: BISHZ (Bashkimi i Intelektualëve Shqiptarë në Zvicër).

blank

VLERËSIM PËR LIBRIN
“Veprimtaria Atdhetare e Heroit Salih Çekaj”
Bashkautorë: Ma.Besnik Rraci & Dr.Sadik Krasniqi

Libri jetëshkrimor kushtuar heroit kombëtar Salih Çekaj, është punuar me përkushtim e profesionalizëm nga bashkautorët: Ma.Besnik Rraci & Dr.Sadik Krasniqi në 156 faqe.

Fillon me parathënien e mbarshtruar rrjedhshëm, shtjelluar e përpunuar me kujdes dhe përmbledhur në dymbëdhjetë kapituj, plotësuar me rreth 300 fotografi, si dëshmi për veprimtarinë atdhetare të heroit kombëtar Salih Çekaj.

S’thuhet kot mes tjerash se: “…një fotografi flet më shumë se 1000 fjalë ” ku s’bashku me dokumentet arkivore, shtypin e kohës, xhirimet filmike, bashkëbisedimet me familjarët, bashkëveprimtarët dhe bashkëluftëtarët si dhe hulumtimet e bëra në kohë dhe hapësirë nga bashkautorët e librit, paraqesin jetëshkrimin në mënyrë të rrjedhshëm të heroit Salih Çekaj tue përfshi histrorikun e trungut familjar, e në veçanti jetëshkrimin në të gjitha periudhat jetësore të herot që nga lindja me 1956-06-22 deri në rënien heroike gjatë luftimeve në Kosharë, më 1999-04-19 për lirinë dhe pavarësin e Kosovës.

Megjithate, veprimtaria atdhetare, intelektuale dhe profesionale në hollësi e thellësi e heroit të kombit Salih Çekaj, është një gurrë e pa shterrshme për të hulumtuar të dhëna e dëshmi shtesë për studiuesit e ri, libri i bashkautorëve në fjalë do jetë bazë shumë e mirë për punënën e tyre hulumtuese kërkimore dhe shkencore në këtë drejtim.

Fillimi i librit me thënien:“Ne nuk kemi pushkë për shqiptarët, atë e drejtojmë vetëm ndaj armiqëve të kombit” …

Kjo thënie është shumë domethënëse për veprimtarinë atdhetare të Salih Çekajt, pasi që plotësisht përputhet me jetën dhe veprën e tij atdhetare.

Nëse me kujdes shtjellohet dhe përpunohet kjo thënie, mund të shkruhen disa vëllime librash, për të pasqyruar të vërtetën me të dhëna e dëshmi, të cilat në kohë dhe hapësirë janë fshehur e tjetersuar me qëllime të caktuar nga pushtuesi shekullor dhe bashkëpunëtorët e tij në kohë dhe hapësirë.

Studiuesit e ndërgjegjshëm e të përgjegjshëm bazuar në këtë thënie mund të nisin hulumtimin dhe përpunimin e materialeve me të dhëna e dëshmi në mënyrë profesionale e shkencore që do të ndriçoheshin shumë ngjarje me rëndësi ende të pa ndriçuara apo edhe të penguara për t’u ndriquar nga ata të cilët janë shërbyer me veprimet e tyre të territ e tmerrit, me prita e ndërskamca, shpifje dhe trillime si nga ana e pushtuesëve e për fatin e keq të kombit edhe nga bahkëpunëtorët, lakmiçrë e karrjerist vendor në kohë dhe hapësirë, ku ka çfarë të hulumtohet, studiohet dhe të shkruhet Historia me të dhëna e dëshmi për të vërtetën dhe për brezin e ri…!

Nëse libri: ”Veprimtaria Atdhetare e Heroit Sali Çekaj ” nga bashkautorët: Ma.Besnik Rraci & Dr.Sadik Krasniqi, lexohet nga lexuesit me mendje në sy e shohin vetëm pamjen e jashtme , kurse ata që e lexojnë me sy në mendje e shohin realitetin.

Ma.Besnik Rraci & Dr.Sadik Krasniqi me librin: ”Veprimtaria Atdhetare e Heroit Sali Çekaj” e cila është me rëndësi të veçantë sa dokumentare dhe historike është edhe një dhuratë me vlerë për trashëgimin kulturore kombëtare për Muzeun dhe Bibleotekën kombëtare të Kosovës në veçanti dhe për lexuesit në përgjithësi. Autorëve ju përket një falënderim për këtë dhuratë të çmuar dhe Ju, prift e mbara e shëndeti në krijimtarin e tyre letrare dhe shkencore.

Abas Fejzullahu, kryetar i BISHZ 2023-01-21 Zofingen – Zvicër

blank

“ Fjala e mbajtur e Ma. Besnik Rraci përfaqësues i Muzeut Kombëtar të Kosovës me rastin e hapjes së Ekspozitës në Zofingen të Zvicërs , me rastin e hapjes së Ekspozitës më 2023-01-21 kushtuar Heroit të Kombit Salih Çekaj.

“Të nderuar zonja dhe zotërinj, e nderuara dhe shumë e respektuara, familja Çekaj, i nderuari kryetar i shoqatës “Salih Çekaj” dhe bashkëluftëtar i heroit Salih Çekaj z. Saim Tahiraj. Të nderuar përfaqësues të Ministrisë së Mbrojjtjes së Kosovës, përfaqësues të brigadës 138, “Agim Raamadani”, të nderuar përfaqësues dhe anëtarë të shoqatës “Salih Çekaj” në Zvicër dhe Gjermani, të nderuar përfaqësues nga jeta politike , publike dhe kulturore. Të nderuar pjesëmarrës, të nderuar zonja dhe zotrinj.

Më lejoni që së pari të elaboroj shkurtimisht ecurinë e këtij projekti në përgjithësi, në cilësinë e bashkautorit të ekspozitës me titull:” Veprimtaria Atdhetare e Heroit të Kombit Salih Çekaj”, me bashkautorë: PhD. Besnik Rraci dhe dr. Sadik Krasniqi.

Muzeu Kombëtar i Kosovës, përkatësisht Sektori i Historisë, në vazhdën e aktiviteteve projektuese, trajton figurat të rëndësishme historike në aspektin historiko-muzeor, të cilët në faza të ndryshme kanë dhënë kontributin dhe kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në shërbim të çështjes kombëtare në përgjithësi, dhe çlirimit të Kosovës në veçanti. Në këtë kuadër , para disa viteve kemi vlerësuar dhe kemi planifikuar që t’a prpmovojmë në dimensionin ekspozicional dhe muzeor , figuren emadhe të historisë më të re të Kosovës Heroin e Kombit , Salih Çekaj. Në këtë kontekst, me iniciativën e shoqatave humanitare simotra , Salih Çekaj” me seli në Zvicër dhe Gjermani, të cilat e kanë financuar këtë projekt. Ndërkaq Muzeu Kombëtar i Kosovës , përkatësisht Sektori i Historisë, dhe ne si bashkautorë në pikëpamje profesionale, kemi realizuar projektin në fjalë.

Në vlerësimin tonë si bashkautorë, kemi paraparë që projekti t’ i ket ë tri faza të realizimit të tij, fazës së parë i ka paraprirë hulumtime të materialeve në teren,si: hulumtime në Kosovë dhe jashtë vendit, në Shqipëri, Gjermani, Zvicër,etj. dhe kështu duke na mundësuar të kemi një fond me koleksione të pasura muzeore që pasqyrojnë në mënyrë fakto-grafike veprimtarinë atdhetare të heroit të kombit “Salih Çekaj” dhe periudhës së tij.

Mbi këtë bazë është realizuat ekspozita statike me tirill: “Veprimtaria Atdhetare e Heroit të Kombit Salih Çekaj” e cila është hapur zyrtarisht me 17 shkurt 2021 , për nder të 13 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës .

Në këtë kontekst, në kuadër të kalendarit të përbashkët kulturor në mes të republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, përkatësisht, Muzeut Historik Kombëtar dhe Muzeut Kombëtar të Kosovës , është hapur më 05.10.2022, ekspozita lëvizëse me të njëjtin titull: e cila ka qëndruar e hapur për vizitor deri më 16 tetor , 2022.

Ndërsa, në bashkëpunim me shoqatën “Salih Çekaj”, me seli në Zvicër, sot po e hapim këtu këtë ekspozitë( jo rastësisht me këtë datë) me 21 janar 2023, pikërisht me rastin e 17 vjetorit të vdekjes së presidentit Historik të Kosovës. Dr. Ibrahim Rugova, me të cilin, heroi Salih Çekaj kishte bashkëpunuar aq shumë në shërbim të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, deri në rënien e tij.

Mendojm që këto dy figura të ndritura të kombit tonë, padyshim janë nder personalitetet më të shquara të historisë më të re të Kosovës. Për të cilët sektori i historisë në Muzeun Kombëtar të Kosovës ju ka dhënë prioritet të veçantë, fillimisht duke i realizuar ekspozitat statike dhe disa ekspozita tjera lëvizëse në disa qendra të rajonit dhe të Evropës, me qëllim të afirmimit dhe promovimit të kontributit atdhetar të këtyre dy figurave para emigracionit shqiptarë në diasporë në veçanti dhe opinionit evropian në përgjithësi, që rezulton dhe me përmbylljen e fazës së dytë. Ndërsa sa i përket fazës së tretë dhe të fundit të këtij projekti, sot po përmbyllim me publikimin dhe promovimin e librit (katalogu) monografik, i cili për herë të parë do të promovohet këtu në Zofingen të Zvicrës. Përveç materialeve të prezentuar në ekspozitë, libri në fjalë do të përmbledhë tërë materien e aktiviteteve politike, intelektuale, patriotike dhe ushtarake të heroit Salih çekaj, siç jan: gjenealogjia familjare, formimi i personalitetit të tij, intelektual, politik dhe ushtarak, aktivitetet e tij të viteve të 90-ta, kontributi i tij profesional në harmonizimin në pikëpamje juridike, statutin e komunës së Deçanit në përputhje me kushtetuten e Kaçaniku, aktiviteti i tij politik në diasporë, përkatësisht në Shtutgard të Gjermanisë, kontributi i tij në përgatitjet e formacioneve të para ushtarake në kampin Surrel në Shqipëri, gjatë periudhës kohore tetor –dhjetor 1991, pjesëmarrja e tij dhe grupit të tij gueril me atentate të ndryshme ndaj stacioneve policore dhe postblloqeve të policisë serbe, të kryera ndërmjet viteve 1991-97, organizimi dhe pjesëmarrja e tij aktive prej eprori të lartë të UÇK-së, në rrafshin e Dukagjinit , gjatë viteve 1998-99, e deri te akti më sublim i rënies së tij heroike në betejën e lavdishme të Kosharës, më 19. Prill 1999.

Në këtë ekspozitë do të prezentohen këto materiale ekspozuese, si:

1.Rreth 300 fotografi të ndryshme

2.Disa objekte tredimensionale , uniformat personale civile dhe ushtarake të Sali Çekut

3.Shtypi i kohës, etj.

Duke mos dashur të zgjatë më shumë, dhe duke ju falënderuar për këtë pjesëmarrëje( masive), do ju lë ekskluzivitetin juve, që ju vet të shihni ekzpoziten, dhe të vlerësoni atë, pse jo edhe t’na jepni ndonjë vërejtje ose kririkë konstruktive.
Ju faleminderit ! “

blank

blank

blank

Granit Xhaka është futbollisti zviceran i vitit 2022

VOAL- Granit Xhaka është futbollisti zviceran i vitit 2022. 30-vjeçari nga Arsenali, i vetmi lojtar së bashku me Bréel Embolo dhe Remo Freuler që kanë luajtur në të 13 ndeshjet e luajtura vitin e kaluar nga kombëtarja, ka marrë çmimin si pjesë e zviceranëve. Nata e futbollit në Bernë. Njohja në fushën e femrave i takoi 32-vjeçares nga PSG Ramona Bachmann.

Bianconero Ousmane Doumbia, ndër kandidatët për lojtarin më të mirë të Superligës, nuk arriti të rrëmbejë çmimin e fituar nga Fabian Rieder i Young Boys, i zgjedhur edhe si lojtari më i mirë i ri. Lojtarja më e mirë e Superligës së Femrave është Fabienne Humm (Zyrih), ndërsa ajo e Challenge League është Brighton Labeau (Lozanë).

Fituesit

Futbollisti Zviceran i Vitit: Granit Xhaka (Arsenal)

Futbollistja zvicerane e vitit: Ramona Bachmann (PSG)

Të rinjtë më të mirë: Fabian Rieder (Young Boys)

Lojtari më i mirë i Superligës: Fabian Rieder (Young Boys)

Lojtarja më e mirë e Superligës: Fabienne Humm (Zyrih)

Lojtarja më e mirë e Challenge League: Brighton Labeau (Lozanë)

blank

SHOQATA “SALI ÇEKAJ” NË ZVICËR FESTON -DARKËN E LAMËS- Nga IDRIZ ZEQIRAJ

Pamje e pjesëshme nga salla, në – Darkën e Lamës – në Zvicër
 
 
 
            –  Përvijim historik i Shoqatave shqiptare në Diasporë –
     Tradita e Shoqatave dhe klubeve shqiptare në Mërgatë, zë fill qysh në nismën e dytë të shekullit 19-të. Rumania, Bullgaria, Egjypti, Turqija, Krimeja e Ukrainës, më vonë edhe Amerika, ishin shtetet ku shqiptarët kurbetçarë themeluan shoqëritë e tyre kulturore e politike, për t`u vënë në shërbim të Atdheut, Shqipërisë. Mërgimtarët e parë ishin, kryesisht, nga zonat jugore, që nga Korça e deri në Gjirokastër.
     Në nismën e shekullit 20-të, shoqëritë shqiptare po politizoheshin gjithnjë e me shumë. Bërja e Shqipërisë të lirë dhe të pavarur, ishin ëndrra shumë-shekullore e shqiptarëve. Pas bërjes të “Shqipërisë londineze”, me coptimin e dhimbshëm, duke mbetur më shumë se gjysma e territorit shqiptar, jashtë kufijve natyral të Shqipërisë Etnike. Përpjekja e shqiptarëve vazhdoi betejën, për bashkimin e trojeve shqiptare.
    Në vitet `40-a, murtaja komuniste, e kryesuar nga krimineli, filosllavi, Enver Hoxha, me këlyshërinë bastarde të tij, ushtruan dhunë e terror në Shqipërinë londineze. Njëjtë vepruan edhe kriminelët komnistë, Tito-Rankoviç, në Jugosllavinë e re. Greqia, me qëllim të boshatisjes të shqiptarëve, nga trojet e tyre në Çamëri, shënoi masakrën e radhës, ndaj shqiptarëve, duke i vrarë dhe përzënë, dhunshëm, nga shteti helen. Në vitet `90-a, tashmë, në kohën e pas epokës së errët të komunizmit, me fitoren e pluralizmit politik, filloi emigrimi, pothuaj se, masiv të shqiptarëve, duke “vershuar” Evropën, e deri në Australinë e largët, tej oqeanike.
Shoqatat dhe klubët shqiptare, u shumëzuan gjeometrikisht, sepse prurjet në Mërgatë ishin numerike. Motivi politik u zvetnua dhe organizimet në Mërgatë, tashmë, janë të karakterit kulturor dhe humanitar. Megjithatë, politikanët e gjithë spektrit politik të Kosovës, së fundi, janë “përmallur” për Mërgatën dhe kanë shpeshtuar vizitat!
          Bashkëpunimi i Shoqatave emnake, “Sali Çekaj” në Gjermani dhe Zvicër
     Ndër Shoqatat më të zëshme, të epokës plurale, demokratike, shquhen dy Shoqatat me të njëjtin emër, të heroit Sali Çekaj, në Gjermani dhe Zvicër. Veçojmë këto dyja, pa anashkaluar edhe veprimtaritë e klubeve dhe të shoqatave simotra shqiptare, anekënd botës. Nëse klubet dhe shoqatat tjera kufizohen, identifikohen me emrin e qytetit, ku ato themelohen, Shoqata “Sali Çekaj”, në Gjermani dhe Zvicër, pa e përmendur vend-themelimin ku e kanë selinë, quhen Shoqata “Sali Çekaj” në Gjermani apo Zvicër. Sepse shtrirja e tyre i kalon jo vetëm qytetet, ku janë themelar, por edhe shtetet.
     Dhe, kjo ka ndodhur për dy arsye: Shoqatat në fjalë u themeluan në vitet 2008 dhe 2010, përkatësisht, në Gjermani dhe Zvicër.
E para, për shumë vite janë drejtuar nga dy bashkëluftëtarët e Heroit “Sali Çekaj”, në Gjermani nga Osman Ferizi dhe në Zvicër nga Saim Tahiraj.
E dyta, duke qenë veprimtarë të dëshmuar, ndjenjën e përgjegjësisë e kanë të zhvilluar në masën e duhur. Andaj, “trimi i mirë, me shokë shumë”, patën mirëkuptim me kryesitë e tyre dhe veprimtarët mërgimtarë, të qyteteve ku u themeluan, duke e shtrirë ndikimin në landët dhe kantonët e tyre, për të kaluar edhe në Landët dhe Kantonët e Gjermanisë dhe Zvicrës dhe më tej me shokë, miq e dashamirë, përtej kufijve shtetërorë.
     Kjo shtrirje në anëtarësi ka edhe një arsye shtesë: Veprimtaria e heroit Sali Çekaj nismon në Kosovë, vazhdon në Mërgatë, për t`u kthyer sërishmi në Luftën e Kosovës. Më parë kishte bërë emër me organizimin e Grupit të Djemëve të Armatosur të Deçanit. Grupi në fjalë i bëri aksionet e para të armatosura, kundër pushtuesit serbo-sllavë. Si jurist i diplomuar, së bashku me bashkëvendorin e tij, Zymer Lulaj, gjithashtu jurist i diplomuar dhe profesionistë të tjerë të jurisprudencës, ishin të parët që vunë në jetë, në komunën e Deçanit, aktin themeltar të Kosovës, Kushtetutën e Kaçanikut.
     Vërtet, u zgjata shumë me historikun e përbashkët të këtyre dy Shoqatave emnake. Por, së bashku, Shoqata “Sali Çekaj” në Zvicër dhe Gjermani, kanë realizuar disa projekte monumentale, siç është Kompleksi Momerial “Dr. Ibrahim Rugova”, Kulla dhe Shtatorja, në vendin e origjinës të Presidentit, në fshatin Malaj të Rugovës. Memoriali ka kushtuar 150 euro dhe është ndërtuar me kontributin e Shoqatave “Sali Çekaj”, në Zvicër e Gjermani si dhe Shoqata “Rugova”, me qendër në Amerikë. Kontribute kanë dhënë edhe individë nga shtete tjera, por, gjithnjë, përmes këtyre shoqatave. Ndërsa, përmendja e Gjermanisë, para Zvicrës, në fillim, shpjegohet me parësinë e themelimit, me dy vjetë diferencë.
         “Darka e Lamës”, traditë e heshme ilire, e ripërtrirë nga Presidenti Rugova
     Motivi i këtij shkrimi është organizimi i “Darkës së Lamës. Edhe në shënimin e kësaj feste tradicionale shqiptare, që daton nga ilirët e hershëm, por të ripërtrirë në epokën e Presidentit Rugova, me nismën e Tij, këto dy Shoqata nderojnë njëra-tjetrën, me pjesëmarrje reciproke nga kryesitë e tyre.
     Pauzimi dy vjeçarë i shënimit të – Darkës së Lamës -, u kushtëzua nga Pandemia. Këtë vit filloi normaliteti. Një sallë e madhe, e mbushur me mërgimtarë dhe familjet e tyre. Pra, një mbremje familjare kolektive, me çmallje, si në një Kosovë në miniaturë. Një kryesi numerike, me emra veprimtarësh të dëshmuar, garancia e suksesit është e parathënë: Xhemajl Haxhiu – kryetar, Qamil Qekaj-sekretar, Lush Mulaj-arkatar, Muhamet Krasniqi-zëvendës arkatar, Muhamet Lekaj, Muhamet Hasanaj, Miftar Kryeziu, Metë Shala, Mahmut Gashi, Mahir Tolaj, Naim Hasanmetaj, Isa Lokaj, Hamëz Fejza, Hamdi Rrustemaj, Halil Shabanaj, Gëzim Hadërgjonaj, Fadil Tolaj, Dinë Gashi, Besim Lokaj, Bashkim Nitaj, Nezir Alimusaj, Asmon Krasniqi, Mustafë Ramosaj.
     Shumësia prodhon cilësinë. Angazhimi i shumë veprimtarëve, lehtëson në kryerjen e punëve të shumëta që ka Shoqata. Aq më parë një shoqatë pretenduese për parësi, në mesin e shoqatave dhe klubeve konkurrente. Emërtesa, veç kulturore, edhe humanitare, presupozon angazhime në kontribute, së pari, ndihmë Atdheut-Kosovë, por, edhe përtej, në pjesët e Etnikumit shqiptar.
blank
Sofra e shtruar me pije dhe këngë, burrat shoqërojnë vëllezërit këngëtarë  – Alimusaj
     Në një atmosferë festive, shënimin e “Darkës së Lamës” e hapi sekretari i Shoqatës, Qamil Qeku, me lutjen e Presidentit Rugova, dedikuar, pikërisht, kësaj feste, e cila daton qysh prej Ilirëve Dardan, dikur në shekullin e V-të, para Krishtit:
     Të faleminderit, o Zot,
      për të mirat që na i fale
      në tokën tonë Kosovë
      Dardaninë Antike në këtë mot.
      Të lutem o Zot,
       të na falësh të mira
       edhe më shumë
       në tokën tonë Kosovë
       Dardaninë Antike
       në tjetrin mot, o Zot.
      Festa e -Darkës së Lamës-, e ripëtrirë nga Presidenti Rugova, është gjithmonë aktuale dhe të pranishmëve u mbetet t`ia bëjnë “Aminin!”
     Moderatori Qekaj, ftoi në foltore kryetarin Xhemajl Haxhiun, i cili, duke uruar mirëseardhje, përshëndeti mysafirët dhe të gjithë të pranishmit. Me emër përshëndeti ushtarakët: Xhavit Sadriu, atashe ushtarak në Berlin, pastaj për Evropën; Skënder Budakovën, Zymer Tahiraj, Islam Sadiku; gazetarin, analistin, publicistin, Florim Zeqa, i ardhur enkas nga Italia; mysafirët nga Shoqata “Sali Çekaj”, Gjermani: Gazmend Dashi-kryetar; Shemsi Haziri-udhëheqës atistik i Shoqatë; Osman Ferizi- kryetar i Degës të LDK-së, për Gjermani; reporterin e luftës, Maxhun Smajli, zëdhënës i Nëndegës “Bajern i Epërm”, Idriz Zeqiraj, zëdhënës i Degës të LDK-së në Gjermani.
 
          Raporti i arkatarit Lush Mulaj i begatshëm dhe domëthënës
     Arkatari Mulaj, pas përshëndetjes, drejtuar të pranishmëve në sallë, përkujtoi anëtarët e devotshëm të Shoqatës, të cilët, ndërkohë, kanë kaluar në amëshim:
1.) Baci Kadri Lokaj

2.) Demë Mulaj

3.) Musa Limani

4.) Ali Gashi

5.) Butrint Gashi

     Një simbolikë e harmonishme, e gjetur. Në – Darkën e Lamës -, vëmendje mori raporti financiar dy vjeçarë, përkatësisht, për vitin 2020-2021. Kjo shtyrje u kushtëzua nga Pandemia. Ndërkohë, raporti për vitin 2022, ende nuk ishte i kompletuar, andaj u la për një takim tjetër me anëtarësinë e Shoqatës.
     Veprimtari veteranë, njëherësh, arkatar i Shoqatës, Lush Mulaj, me punën e tij, na kujtoi një porosi të Dr. Ibrahim Rugovës: “Mos hidhni pare në kapuç!” Kjo porosi u dha në një kohë zezonë, në nismë të viteve `90-a, kur Millosheviqi kishtë shtrirë zullumin anepërtej Kosovës, duke larguar nga puna, në përmasën masive, shqiptarët e Kosovës. Duke shfrytëzuar këtë gjendje mjerane, Dr. Rugova, me shokë, hapi Fondin Shtetëror, të shprehur në 3 %-in. Ndërsa LPK-ja vilte “para në kapuç”, me një pako kartoni, të vënë mbi tavolinë, me shënimin – ndihmë për Kosovën -, pa emër dhe pa shifër monedhash! Abuzimi ishte i parathënë. Dhe, Dr. Rugova e denoncoi hilenë, andaj dha porosinë sintezë: “Mos hidhni pare në kapuç”, të cilën LPK-ja nuk ia fali kurrë, sepse ia pakësoi “taxhinë!”
     Arkatari Lush Mulaj paraqiti para anëtarësisë, simpatizantëve dhe të pranishmëve të tjerë, një raport të detajuar, qofshin kontribuesit me 5.000 apo ata me 100 euro, sipas mundësive të dhuruesëve. Kolegjialiteti i vendimeve në Shoqatë ka funksionuar, mrekullisht, mirë. Çdo anëtar i Shoqatës ka të drejtë të propozojë raste akute për ndihmë, duke dhënë arsyetimin bindës e meritor.
     Arkatari Mulaj ka bërë një raport të shkëlqyer, transparent e profesional, të detajuar. Por, për publikun jashtë Shoqatës, do ta zbatojmë një këshillë të etërve tanë: “Kur të falish diçka të varfërit, as dora e majtë, të mos e di atë që falë dora e djathtë!” Pra, të ndihmohet në heshtje e pa shumë fjalë, sepse falja fletë vet. Megjithatë, do të sjellim  vetëm disa nga destinacionet ndihmëtare, që ka dhënë Shoqata simpatike e zëmadhe, me emrin emlematik, Sali Çekaj, me një veprimtari politike e ushtarake, në shtrirje në kohë prej tri dekadash radhazi, deri në aktin sublim, rënien heroike, në luftim e sipër.
     Gama e veprimtarive kulturore, politike dhe humanitare e Shoqatës “Sali Çekaj”, në Zvicër, është shumëdimensionale. Kërkesat numerike për ndihmë vijnë nga të sëmurët rëndë, me trajtim të kushtueshëm, në klinikat e huaja, brenda apo jashtë Kosovës. Pajisjet e ndryshme mjekësore dhe invalidore, të cilat nuk arrijnë t`i përballojnë familjet e deri ke shtretërit e spitaleve. Ndërkohë, paguhen miliona euro në muaj, për shumë mijëra “veteranë” të rrejshëm, të imponuar nga komandantët mujëshorë, për interesa materiale dhe klientelëel elektorale. Do të mjaftonin këta miliona të abuzuar, kriminalisht, për të investuar më shëndetësi, duke e liruar humanitetin, për qëllime të ndihmave private, duke e zgjidhur përkujdesjen shtetërore.
     Shoqata ka një përkujdesje të veçantë e parësore, për luftëtarët e lirisë, në nevojë. Oficeri Xajë Çelaj, nga Tropoja, dy herë i plagosur në Luftën e Kosharës, bëhet me banesë në Kosovë, ku ka zgjedhur të jetojë. Participimi financiar i Shoqatës ishte i gatshëm. Ndërtimi i një shtëpie në Bupq, kushtoi 34.830 euro. Këtij projekti i është bashkangjitur edhe Shoqata “Mentori dhe Agimi” nga fshati Pobergj i Deçanit. Thonë se inderuari të nderon. Kryesia e Shoqatës autorizoi djalin nga Labëria, tashmë, pothuajse, i kosovarizuar, Marin Memaj, gazetar hulumtues, por me prirje edhe historian, për t`ia dorëzuar çilësat e shtëpisë, njeriut, që u bë me shtëpi të re. Njëjtë u veprua edhe me autorizimin e ish-luftëtarëve, Bekë Osmanaj dhe Bashkim Nitaj, të cilët i dorëzuan një invalidi karrocë elektronike. Shoqata është përkujdesur edhe për shërimin e fëmijëve me leukimi. Ka shfrytëzuar “Vitrat” dhe “Kurbanët” e besimtarëve, enkas për fëmijtë e sëmurë.
     Humanisti Asmon Krasniqi i Firmës “Rehabilitacion Sistem AG”, ka dhënë 40.000 Franga ndihma për Shqipërinë, shpenzimet e transportit i ka përballuar Shoqata “Sali Çekaj”. Njëherësh, ka ndihmuar edhe 12 familje në Durrës, që kanë pësuar nga termeti. Donacionin për Spitalin e Pejës, me vlerë 150.000 euro, në bashkëpunim me Shoqatën Kulturore e Sportive “Liria”, në Vaxjo të Suedisë, duke realizuar transportin.
     Dy Shoqatat emnake, e Zvicrës dhe e Gjermanisë, kontribuan për projektin Muzeor, kushtuar Sali Çekaj, përkatësisht, me 18.975 euro. Me rastin e 30 vjetorit të Referendumit të Pavarësisë të Kosovës, dy Shoqatat në fjalë, sponzorizuan ngritjen e flamurit të Kosovës dhe fotografinë e Sali Çekaj në Capitoll HILL, në Washington D.C. Kjo u realizua me ndërmjetësimin e kuadrit Faton Bislimi, praktikant pranë zyrës së presidentit Biden, të cilit i shprehën falenderim për nismën e bërë dhe të realizuar suksesshëm.
     Bilanci i kontributeve nga anëtarësia dhe simpatizantëve të Shoqatës Kulturore Humanitare “Sali Çekaj”, për vitin 2020, kap shifrën e 98.957 Franga dhe 177.000 Euro. Ndërsa për vitin 2021 është 94.280 Franga; 4.820 Euro dhe 5.000 Dollarë. Këtu nuk janë përfshirë donacionet e Firmave dhe as dhurimet individuale, në mënyrën e drejtëpërdrejtë.
     Kryesia e Shoqatës, përgjatë pushimeve verore në Atdhe, organizon, me anëtarësinë e saj, vizita në disa Komplekse Memoriale të Dëshmorëve në Kosovë; Shtatorët e Presidentit Rugova në Prishtinë dhe Istog si dhe në vendet turistike në Rugovë dhe gjetkë.
     Kryesia e Shoqatës për aktivistët e dalluar të saj, ndau – Mirënjohje -: Nazmi Motina, G. Hoti, Nexhat Lokaj, Zeqir Fadil Tolaj, Sadri Gashi … (uroj të mos kemi harruar të tjerë.) Për shefin e Klubit të Shoqatës, Hamdi Rrustemaj, më thanë fjalë të mira, për ndihmën e dhënë Shoqatës, por, nuk mësova nëse e shpërblyen me -Mirënjohje-? Ndërsa, miku im, Fadil Tolaj, i shquar në luftë dhe në paqe.
     Organizatori kishte planifikuar për fjalë rasti dy nga mysafirët e pranishëm: Florim Zeqen nga Italia dhe Idriz Zeqiraj nga Gjermania, të cilët përshëndetën, falenderuan për ftesën dhe uruan anëtarët e Shoqatës dhe të pranishmit në sallë, për festën tradicionale, – Darkën e Lamës. Më këtë rast, mysafiri Zeqiraj, ia dhuroi kryetarit të Shoqatës, Xhemajl Haxhiut, disa ekzemplarë të revistës “Marshi i Mërgimtarit”, me botues reporterin e luftës, Maxhun Smajli. Kjo emërtesë simbolozon marshimin, me këmbë, nga Fulda e Gjermanisë, në Kosharën e Kosovës, për 78 ditë radhazi, për aq ditë sa kishin zgjatur bombardimet e NATO-Paktit, mbi caqet ushtarake serbo-sllave. Vlen të theksohet se kjo është e vetmja revistë shqiptare, që botohet në Kosovë dhe Mërgatë.
blank

Në foto nga e majta: Idriz Zeqiraj, Have Nikçi-Bicaj, Naim Bicaj

     Have Nikçi-Bicaj, veprimtare e Shoqatës, ka siguruar e dhuruar shtretër për spitalin e Pejës, me vlerë 40.000 Franga, ndërsa shpenzimet për transportin i ka mbuluar Shoqata. Përkrah bashkëshorti i saj, veprimtari Naim Bicaj, ish-nxënësi im në vitet `60-a, më vonë, ish-i burgosuri politik, pinjoll i Familjes Bicaj, nga Vrella e Istogut, gjyshi i tij Tahir Alia Bicaj, me të vëllanë Smajlin, organizuan mbrojtjen e Sanxhakut shqiptar, në Luftën e Dytë Botërore, duke dërguar luftëtarë, për komandantët e Podgurit, Mulla Zekë Bërdynaj; bajraktarit të Radavcit, Kurt Abazi; Bajram Gashit të Uçës të Istogut. Për rrjedhojë, pas luftës, vuajtën burgun sketerrë të Golji Otokut. Qifti Bicaj, Hava me Naimin, me lindjen e vonuar të djalit të tyre bukurosh, Hekuranit, “i gëzoi edhe zogjtë e malit!” Asaj mbremje, Naimi u dekorua me – Mirënjohje -, për veprimtari aktive në Shoqatë.
     Njeriu i letrave, poeti dhe aktori veprimtar, i kudondodhur, Mentor Thaçi, u paraqit me Monologun, kushtuar – Darkës së Lamës -, i cili u pëlqye shumë nga të pranishmit:
    Nderim Presidentit Rugova, qe ripërtriu Traditën ilire
Në Lamën time, kohë e mot t`gjatë
O Hyji im, Rugovë, po shtroj darkë sublime,
për familjarë, për popull mbarë, për Komb të ndarë
njerëz gjaku, rreth oxhaku pranë,
po edhe me gjanë tanë, përanë!
Paj, qe tremijë vjetë, shtroj darkën në kasollën time
dhe n`kullën motake,
plot tremijë në shpi për fëmijë,
për vllazën e miq,
dhe tremijë tjera, kur n`ktë Europë t`lashhtë
s`pat njeri përveç njerëve t`mi!
Heu Zot i madh ty falë t`kjofshim,
por fort paska reshë e mbara në Shpi të Heroit Sali Çekaj
në Tërvezen e nipit të Marash Palit,
kënkan shtu të mirat e të mbarat me bollëk,
shtime t`mbara t`shendosha,
rritje e ngritje,
veç Zoti e bekoftë me t`mirë!
blank
Sofra e begatë me gatime të traditës, nga nuset e anëtarësisë të Shoqatës/ Foto: Vesel Xhaferi
 
      Vëllezërit binjakë këngëtarë, Sami e Avni Alimusaj, me reportuarin e begatë dhe të larmshëm, të muzikës autoktone, krijuan atmosferë festive. Vallja kolektive, e preferuar nga mërgimtarët, vazhdoi deri në orët e vona të natës.
blank

Në Kampionatin drithërues “Qatar 2022”, mbretëruan argjentinasit e udhëhequr nga Messi – Analizë nga Alketa Zejnullahu*

 

Nga 20 nëntori deri natën e mbrëmshme të 18 dhjetorit u zhvillua Kampionati Botëror në futboll, “Qatar 2022”. Yllin e tretë në fanellat e tyre e fituan argjentinasit pasi mposhtën në finale Francën, pas ekzekutimit të penalltive. Ata janë fitues edhe të dy botërorëve tjerë (1978, 1986).

Kupa e Botës FIFA 2022 në Katar ka gjithsej 32 skuadra kombëtare, të ndara nga grupi A deri në atë H, nga katër ekipe në secilin grup.

Në “Grupin A” ishin Katari, Ekuadori, Holanda dhe Senegali. Holandezët ishin favorit për kryesimin e Grupit dhe e mbyllën në vendin e parë, megjithëse jo aq komod sa menduan të gjithë. Senegali kapërceu humbjen 2-0 ndaj Holandës për të fituar kundër Katarit dhe Ekuadorit për të dalë i dyti në Grup. Katari shënoi histori, duke u bërë vendi i parë pritës që nuk fitoi asnjë ndeshje të vetme në Kupën e Botës.

Pjesë e “Grupit B” ishin Anglia, Shtetet e Bashkara të Amerikës, Uellsi dhe Irani. Me përjashtim të barazimit pa gola ndaj ShBA-së, Anglia e justifikoi statusin e saj si favorit duke dominuar ndeshjet kundër Iranit dhe Uellsit. Ndërkohë që kishte shumë optimizëm për ShBA-në në këtë Botëror, kishte ende dyshime nëse ata mund të kalonin fazën e grupeve. Megjithatë, amerikanët befasuan shumë me soliditetin e tyre, duke pësuar vetëm një gol në 3 ndeshje. Irani dhe Uellsi nuk e kaluan grupin.

Bashkë me kampionët botëror në “Grupin C” ishin Arabia Saudite, Polonia dhe Meksika. Argjentina u rikthye në lojën e tyre pas humbjes së befasishme kundër Arabisë Saudite në rundin e parë, për të fituar kundër Meksikës dhe Polonisë. Polonia mezi ia doli të kalonte në raundin tjetër të lojërave, me rekordin e saj të shkëlqyer disiplinor dhe mbrojtjen e fortë që i dhanë një avantazh ndaj meksikanëve. Meksika vuajti shanset që nuk shfrytëzoi në ndeshjen e tyre të fundit. Ndërsa Arabia Saudite nuk mundi të bënte më shumë se fitoren e papritur në ndeshjën hapjëse s kundër favoritëve Argjentinës.

Nënkampionët botëror ishin në “Grupin D” së bashku me Australinë, Tunizinë dhe Danimarkën. Franca u kualifikua për në raundin e 16-të, duke u ulur në majën e grupit. Skuadra franceze ishte në gjendje të fitonte dy ndeshjet e para, por humbën kundër Tunizisë. Australia i befasoi të gjithë teksa kaloi në fazën e eliminimit. Danimarka dhe Tunizia nuk arritën të kalonin përtej grupit.
Japonia, Gjermania, Spanja dhe Kosta Rika bënin pjesë në “Grupin E”. Japonia doli të ishte një befasi që përfundon në samitin e atij që ishte një grup i vështirë për ekipin aziatik. Ata ishin favoritët më të pakët për të fituar grupin, duke u komplotuar me ish-kampionët Spanjën dhe Gjermaninë në “Grupin E”. Japonezët prodhuan dy përmbysje masive, duke mundur Spanjën dhe Gjermaninë, për të siguruar vendin e parë. Pasi mposhti Kosta Rikën 7-0, dukej se Spanja do të vuloste vendin e parë në grup, por një barazim kundër Gjermanisë dhe një përmbysje tronditëse kundër Japonisë në ndeshjen e tyre të fundit, bëri që spanjollët të rrëshqasin në pozitën e dytë në grup me një gol diferencë më të mirë se gjermanët, që i lanë këta të fundit bashkë me Kosta Rikën jashtë fazës tjetër.
Befasia më e këndshme e këtij botërori Maroko e ndante “Grupin F” me Kroacinë, Kanadanë dhe Belgjikën. Pas barazimit pa gola me Kroacinë dhe fitoreve kundër Belgjikës e Kanadasë, ata kaluan në fazën tjetër bashkë me finalistët e Kupës së Botës të vitit 2018, kroatët. Belgët e tejvlerësuar dhe kanadezët nuk kaluan tutje.

Vendin e parë të “Grupit G” e fituan brazilianët me dy fitore të ngushta ndaj fqinjëve verior të Kosovës dhe Zvicrës, por pësuan një disfatë shokuese nga Kameruni në ditën e fundit. Përveç humbjes ndaj Brazilit, Zvicra ishte e fortë dhe mundi Kamerunin dhe ekipin tjetër për të arritur vendin e dytë, duke i lënë jashtë raundit tjetër këto dy të fundit.

“Grupin H” e kryesori Portugalia e cila pas fitores ndaj Uruguait dhe Ganës, befasisht u mposhtën nga Korea Jugore. Vendin e dytë e morën Korea e Jugut kurse dy të fundit në grup mbetën talentet e mëdha uruguaiane dhe luftëtarët ganez.

Pas rundit të 1/16, në çerek-finale arritën Holanda pas fitores ndaj ShBA-së, Argjentina triumfoi kundër Australisë, kroatët fituan kundër Japonisë, Brazili mposhti Korenë Jugore, Anglia lehtësisht fitoi ndaj Senegalit, Polonia u mposht nga Franca, Maroku, atraktivja e festivalit, e mposhti Spanjën dhe Portugalia Zvicrën.

Në çerek-finale Argjentina e mposhti Holandën pas penalltive, kroatët fituan kundër brazilianëve duke kaluar për herë të dytë rresht në gjysmë-finale të Kampionatit Botëror, Franca mposhti anglezët dhe Maroku e vazhdoi befasinë duke fituar ndeshjen kundër Portugalisë dhe kaloi tutje.

Argjentina fitoi kundër Kroacisë dhe kaloi në finale, kurse Franca e mposhti Marokun.

Vendin e tretë e fitoi Kroacia në këtë botëror kurse Argjentina mposhti francezët në finalen dramatike për të shtuar në sirtarin e saj trofeun e tretë të Kampionit Botëror.

Katari ishte vendi i parë në Lindjen e Mesme dhe shteti i parë musliman që e mirëpriti Kupën e Botës FIFA 2022. Hapja e këtij kampionati ishte me ajete Kuranore dhe jo me këngë e muzikë siç ishin KB tjerë. Këta realizuan turneun më kompakt, duke i lejuar tifozët të ndjekin më shumë se një lojë në ditë, pasi tetë stadiumet ku u zhvilluan ndeshjet, nuk ishin larg nga njëra-tjera. Katari gjithashtu e realizoi herën e parë që një KB u mbajt në dimër. Si vendi pritës, ekipi kombëtar i futbollit i Katarit, u kualifikua automatikisht për KB, për herë të parë në histori të tyre. Sidoqoftë, Katari është vendi i parë që humbet një ndeshje hapëse në një Kupë Bote. Ky shtet ndaloi edhe pijet alkoolike nëpër stadiume, meqë si shtet musliman nuk i konsumojnë ato e gjithashtu u ndaloi lojtarëve të mbajnë shiritat e kapitenëve me ngjyrat e ylberit që simbolozojnë shenjën identifikuese të komunitetit LGBTI.

Në secilën ndeshje pati më së shumti në histori të futbollit minuta shtesë, secili minut i humbur gjatë ndeshjës u kompenzua më pas.

Një fakt interesant është se që nga KB 1998 në secilën finale më pas ekziston një futbollist i Interit dhe një i Bayernit.

Edhe pse Rusia ishte vendi pritës i Kupës së Botës në vitin 2018, ajo është ndaluar nga FIFA të marrë pjesë këtë herë për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Ndeshja e cila emocionoi më së shumti shqipëtarët është ajo mes Zvicres dhe fqinjëve verior të shtetit tonë. Prijësi i zvicëranëve ishte futbollisti me prejardhje nga Kosova, Granit Xhaka kurse aty bëjnë pjesë edhe Xherdan Shaqiri që shënoi gol në atë ndeshje si dhe i riu Ardon Jashari. Ekipi kundërshtar tërë kohën ishte i frustuar me kapitenin Xhaka i cili në fund pati një ‘përshendetje’ të bukur për ta.

blank

Marokenët e morën zemrën e të gjithëve me lojën e bukur që shfaqnin. Pas secilës ndeshje i gjithë ekipi, që i takojnë fesë muslimane, festonin bashkë në mënyrën e tyre.

blank

Brazilianët pas çdo goli që e realizonin e festonin me “Kërcimin e pëllumbave”, ky ishte një festim i kulturës së Brazilit. Bashkë me ekipin njëjtë kërcente edhe tashmë ish-trajneri i tyre, Tite.

blank

Në këtë KB potencialisht disa nga yjet më të mëdhenj botëror që për vite e vite lanë shenja të mëdha në futboll, si Lionel Messi, Cristiano Ronaldo, Neymar, Di Maria, Hugo Lloris e shumë të tjerë e zhvilluan turneun e fundit të tyre në këtë kompeticion.

Me yjet e rinjë si Kylian Mbappe që tanimë është golashënuesi më i mirë i Katar 2022 por edhe i të gjithë kampionatëve botërore, Enzo Fernandez që u shpall lojtari më i mirë i ri i KB 2022, dyshja spanjolle Pedri e Gavi, anglezi Bellingham si dhe lojtarët njomak tjerë, do të fillojë një epokë e re të sportit më të popullarizuar në botë, futbollit.

*Alketa Zejnullahu, studente e vitit të tretë në Media dhe Komunikim në UBT


Send this to a friend