Edhe pse Policia e Shtetit ka rrethuar godinën e News24 dhe ka penguar hyrjen e gazetarëve në ambientet e redaksisë, duke ndaluar kështu ushtrimin e punës së tyre, televizioni ka reaguar menjëherë duke nisur transmetimin live në platformën YouTube.
Ky veprim i News24 vjen si një reagim ndaj bllokimit të paligjshëm dhe një përpjekje për të garantuar të drejtën e qytetarëve shqiptarë për informacion të lirë dhe të pandërprerë.
Përmes transmetimit në YouTube, publiku mund të ndjekë në kohë reale ngjarjet dhe zhvillimet, duke dëshmuar angazhimin e medias për transparencë dhe liri pavarësisht presionit. bw