VOAL

VOAL

Ndihmë Agim Gashit për sherimin e kancerit !

April 1, 2016

Komentet

Kuçi vendi i krojeve- Nga Sokol Demaku

Një esse nga romani ” Kuçi, fshati i kuvendeve” pak histori nga tradita shekullore e Kuçit esse dhe tregime i autorit Sokol Demaku, botua në vitin 2023

 

Një ndër regjionet më të pasura me ujë në trojet shqiptare duket se është Kuçi me rrethinën e tij. Thuhet se në këto troje ka mbi 150 burime ujore dhe del se ky fshat është ndër fshatrat më të pasur me ujë në të gjithë Shqipërinë. Këto burime janë që nga kohë të lashta, janë burime natyrore të cilat ia shtojnë hijeshinë fshatit, por edhe rrethinës,e ku edhe në ditët e sotme kanë rëndësi të madhe për banorët e këtushëm. Bazuar në këto burime këtu turizmi ka zenë vend. Është në zë në këto anë burimi ”Buronjat e Kuçit”, me rrapet shekullore, që sot i japin hijeshi këtij vendi.
Kuçi ishte dikur një fshat i madh si me tokë ashtu edhe me banorë.Sot ka pësuar ndryshime, kur është fjala për numër banorësh, pasi njerëzit kanë lënë fshatin dhe kanë shkuar drejt qytetit. Kështu ka ardhur deri tek zvoglimi i numrit të banorëve. Por jo vetëm ikja nga fshati në qytet,por edhe shpërnguljet, migrimi jashtë vendit kanë bërë të vetën, sidomos viteve të fundit,ku ky trend është shumë i theksuar edhe në këto pjesë të vendit të shqiponjave. Plaga shekullore kullon edhe në ditët e sotme edhe këtu,edhe shumë kund tjetër.
Në Kuç, bujaria, krenaria, mikpritja dhe burrëria janë një tipar i krijuar shekuj më parë dhe kanë zënë vend dhe janë kalitur në mendjen dhe shpritin e kuçjanëve, më shumë se çdo kund tjetër në trojet arbërore. Kjo është traditë e lashtë e tyre, e trashëguar dhe ruajtur me shekuj dhe do të përcillet, sigurisht edhe në gjeneratat e reja.
Të rrugëtosh nëpër këto anë është mrekullia vet, me atë natyrë magjepëse, me ata njerëz mikëpritës, me zemer të madhe dhe trima të pa shoq. Po të zuri nata dhe do të jesh mysafir në shtëpi kuçiani,aty shtrohet sofra, aty nuk mungon as rakia, as dollia dhe as kënga. Sa interesante kur bashkohen si një e vetme rakia, dollia dhe kënga. Shtrohet sofra e vertetë kuçiane, e me pas fillon kënga polifonike e kësaj ane, e cila ngrihet madhështore me epikën e saj si malet krenshnike që e rrethojnë Kuçin.
Pra, në bazë të asaj që do të dëgjosh, bindesh se Kuçi qënka vendbanim tipik lab dhe thuhet se ky fshat është vet zemra e Labërisë. E kuçjani për nga shtati nuk duket një burrë shumë i gjatë, është thatim, por është shumë i shkathët, me shumë temperament dhe shumë vital. Një karakteristikë e veçantë për Kuçianin është kënga polifonike, që eshtë aq domethenëse për ata dhe e kam degjuar të thuhet se: “Po u bënë dy kuçian bashkë ata ia fillojnë menjëherë këngës ku njeri ia merr dhe tjetri ia mban”. Kjo është kënga polifonike. Por ata janë edhe valltarë të mirë dhe me ato levizjet, rrotullimet dhe veshjet e tyre karakteristike i japin edhe me shumë vlerë asaj vallje dhe ajo bëhet më atraktive dhe e veçantë.
Që nga mesjeta Kuçi ishte një qendër e rendësishme për terë Labërinë. Zakonisht ishte e zhvilluar tregëtia dhe kjo nënkuptohet nga dyqanet e shumta që ishin, mullinjët e bluarjes, vendpunimet e shumta të leshit dhe tezgjahet e shumta.
Është ineteresante se Kuçi dhe fshatrat për rreth tij kanë trasheguar vetem vlera të larta historike, kulturore dhe inetektuale, por është karakteristike të përmenden edhe ato të së drejtës së popullit,të grumbulluara në ”Kanunin e Labërisë”. Ky ishte një sistem i normave ligjore të pashkruara e që bazën e ka nga mesjeta dhe janë përcjellur deri në kohët tona gojë më gojë, brez pas brezi. Ato i kanë rregulluar marrëdhenjet dhe veprimtaritë ekonomike, politike dhe sociale, të drejtat dhe detyrimet individuale në familje dhe shoqëri.
Kanuni i Labërisë është një sistem sanksionesh me vlera të larta morale si dhe me parime themelore juridike të mbrojtjes së nderit, burrërisë, fisnikrisë, besës, mikpritjes, bujarisë, parimit të barazisë së gjakut e të lirisë. Këto të drejta i sankisonon e drejta zakonore shqiptare. Ky Kanun është një deshmi e rrallë e kohës, kur nuk ka ekzistuar autoriteti shtetror. Kjo ishte një nevojë e kësaj popullsie të civilizuar, që jeta të mos jetë një anarki,por nën një sistem normash jetësore të caktuara me të drejta dhe detyrime. Në anën tjetër, ky dokument do të ishte një deshmi e ndërgjegjës njerëzore të kohës, në të cilën doli në dritë dhe rregulloi marrëdheniet ndërnjerëzore.
Gjatë rrjedhave të historisë do të shohim se në çdo pjesë të malësisë shqiptare do jetë dhe do ketë vepruar e drejta zakonore dhe ne mund ta quajmë ligji popullor. Përmenda edhe më lart se ishin ligje të detyrueshme dhe të zbatueshme për të gjitha bashkësitë, për të gjithë banorët, pa marrë parasysh pozitën apo hierarkinë në rendin shoqëror ekzistues. Në atë kohë këto ligje njerëzit i njihnin me emrin “Kanun”. Në leximet që bëra, gjeta mendime se “Kanuni i Labërisë” duhet të ketë një zanafillë që nga Ilirët e lashtë dhe ishte interesant, se ky “Kanun” zbatohej në të gjitha katundet e Labërisë pa dallim dhe kundërshtim
Pra është koha kur zakonet popullore u kthyen në norma juridike.
E nga shumë gojëdhëna do mësojmë se një ndër ata krijues të këtij Ligji, pra të Knaunit të Labërisë, do të ishte një Papa Xhuli i asaj kohe, i cili duhet të ketë jetuar diku nga shekulli XI. Ky paskësh qenë prift dhe do ketë jetuar, kur këto troje do të kenë qenë nën sundimin bizantin. Prifti i Zhulatit, Papa Xhuli, si duket në atë kohë do të ketë mbledhur trashgiminë e lashtë Ilire në popull, pasi këto zakone do të jenë përdorur ngahera në këto troje. Dhe në bazë të shënimeve na del se “Kanuni i Labërisë” do ketë dalë dhe hy në fuqi nga viti 1492, koha kur perandoria Otomane njihte si qender të Labësisë, Himarën.
Kuçi është një vend që mbart rrëfenjat e një jete dhe një kulturë jete në të. Ky u ka bërë ballë furtunave të fuqive të ndryshme ndër shekuj, qoftë atyre , veneciane, romake,osmane, apo edhe të të tjerëve që kanë sunduar në këto troje.
Kuçi është një vend ku zë vend dhe peshon shumë krenaria për këtë truall. Te këta njerëz fjala ka peshë dhe zë vend. Është interesante se mbetjet e së kaluarës shpeshherë zbulojnë moshën e vertetë të Kuçit dhe se ato duken të vjetra, por, në një sy tjeter, jo edhe aq të vjetra sa ato vertëtë janë. Këtu është karakteristike imagjinata shumë e pasur, gjetjet historike, realiteti bashkëkohor dhe ai mjedis natyror i kombinuar mrekullisht, dhe së bashku krijojnë një ndërthurje aq të bukur dhe interesante sa që vë në veprim imagjinatën dhe frymëzimin për të. Këto troje ishin frymëzim edhe për shumë pena të Rilindjes Kombëtare,që me mjeshtri dhe dhunti ditën,paraqitën dhe përshkruan në vargjet e tyre Kuçin dhe jetën e kuçianëve.

Skënderaj i Skënderbeut- Pjesë marrë nga romani i Sokol Demakut

 

Pjesë marrë nga romani i Sokol Demakut, “Skënderaj i Skënderbeut” botua ne vitin 2021, një histori e vertetë mbi vendbamimet e Kreshinkëve në Drenicë, ku edhe sot e kësaj dite në livdhet e fshatit Marinë të Skenderajt qendrojnë krenar tre Gurët e kreshnikëve hudhur nga bjeshka e Çyçavicë atë kohë.

Shpati

Pra, në Shpat, për të mirë ka ndryshuar shumëçka.
Labit i kujtohen të gjitha, edhe koha e krajlit, edhe koha e Shqypnisë së parë, por edhe kohët e më vona.
-Ishin kohë të vështira, ishin kohë të pa kohë për ne, – thotë Labi me krenari, – por i bëmë ballë të gjitha dhe, ja sa të fortë jemi ne shpatjanët.
-Jemi kalitur, jemi bërë më të fortë bre bir.
-Sa interesante, një kohë njeriu, sa ndryshime për të mirë! Shpatjanët dikur ishin ata të cilëve u mungonte gjithçka, por sot jo, kanë përparuar, janë me shkollë, me punë, po besa me të tana kanë shkue përpara, – murmurit në vete Labi.
-Të mbushet mendja se këta njerëz nuk kanë fare probleme, por këtu gjithçka funksionon më së miri e së mbari.
-Thue se hallet i kanë harrue këtu e një qind vjet?
-Po, po edhe Shpati po ia zë dritën dikujt. Shumë kush ia ka lakmi, po besa, edhe zili.
-He, kohë e kohë! – thotë me vete Labi,- kështu qenka jeta.
-Po mua zemra mal po më bëhet,- thotë dhe vazhdon rrëfimin e tij për Shpatin dhe shpatjanët në kohë dhe shekuj:
-Shpati qendron krenar në kodrën përbri, ku shtrihen livadhet e Mujit, kështu quhen ato livadhe, ku shpatjanët marrin dy të korra në vit. Edhe sana e tyre është bereqetli, nuk është si sana e livadheve të tjera në këto anë. Livadhet shtrihen aq sa syri nuk ta kap atë hapësirë. Në mes të tyre qëndrojnë si viganë tre gurë të mëdhenjë, tre gurë kolosalë, që sot nuk ka mundësi njeriu t`i lëvizë nga vendi, aq të mëdhenjë janë.
Në Shpat është një legjendë për këta gurë. Një legjendë shumë e vjetër, ndoshta më e vjetër se vet Shpati.
Shpati shtrihet bri rrugës, që në atë kohë lidhte Jutbinën me Junanin dhe Lugjet e Verdha. Shumë karvane kreshnikësh kanë kaluar kësaj rruge, shumë t`bëme janë bërë e që kanë lënë nam në këto anë. Flitet se një ditë paskësh kaluar këtu pari karvani i Mujit e Halilit me 30 agot e Jutbinës dhe se qenkan vendosur në livadhet e Shpatit. Aty paskan qëndruar me ditë të tëra. Kanë ngrënë e kanë pirë kreshnikët e Jutbinës, por edhe kanë bërë qejf.
Muji paska qenë në rrugë për në Lugjet e Verdha dhe më poshtë në bjeshkë e kullota të pasura, ku mijëra bagëti e qindra barinj e stane e pritnin kreshnikun. Në Lugjet e Verdha kishte berberë, kishte nallbanë, kishte saraçë, po kishte edhe rrobaqepës. Njerëzit merreshin me blegtori, por punonin dhe tokën. Kishte vreshta, bletë dhe pemë, paj syri të kënaqej nga bukuritë e Shpatit. Mendja të freskohej po të kaloje këto anë.
Këtu punohej leshi e liri.
Këtu punohej çdo gjë dhe gjithçka!
Ishte kënaqësi të jetojë njeriu në këto anë.
Nganjëherë shpatjanët i shifnin si me zili ata të Lugjeve të Verdha.
Por jeta këtu ishte një idilë, jeta ishte aq idilike sa njeriu përtonte të largohej nga këto anë, por edhe kur t`i vinte koha të vdiste, ndoshta do kërkonte ta shtynte pakëz kohën dhe ta thithte atë nektar natyre të këtyre anëve.
Shumë kush ka dëgjuar për këto troje, ka dëgjuar për agot dhe bamet e Mujit.
Kur Muji kishte qenë i ri, babai e kish dërgue rrogëtar te nji zotni dhe atë çoban lopësh.
Për gjithë ditë Muji kërkonte bjeshkët në Lugjet e Verdha, për gjithë ditë ishte ndër gurra t’u u freskue, për gjithë ditë ndër mrize tu pushue e, kështu, rrugë e as shteg pa njoftë nuk ka lanë në këto anë.
Këto livadhe ndryshe quheshin edhe Logu i Zanave.
Muji gjithmonë ua tërhiqte vëmendjen agove të mos bëjnë zhurmë se ato i shtangojnë, nëse ua prishin qetësinë. Por agot këtë këshillë të Mujit e merrnin si një shenjë frike, sepse kur dilnin në bjeshkë apo rrugës për në Jutbinë, apo Lugje të Verdha, nuk i gjente asgjë, e kjo i shtynte agot që mos t`i besojnë Mujit në fjalët e tij.
Një natë kur këta shtrojnë për të fjetë, Zanat e maleve ia marrin këngës. Agot e dëgjuan këngën, por nuk panë askund ndonjë vashë këngëtare. Pas kësaj, shohin se fjalët e Mujit ishin të vërteta, pasi Zanat mu në mes të natës ia shtrojnë këngës dhe valles në livadhet e Shpatit.
Pra, agot shohin se diçka po ndodhte pa dëshirën e tyre e, këtë, po e bënin Shtojzevallet, apo si ndryshe këtu në Shpat i thirrnin Zana të Malit.
Pra Muji ishte ai, i cili kishte lidhje me Zanat dhe nga Zanat kishte marrë fuqinë dhe të gjitha mjeshtritë luftarake që kishte.
Të nesërmen në mëngjes, Muji, si zakonisht ishte ngritur herët dhe nga çadra e tij kishte dalë i pari. Kishte shëtitur rreth e përqark livadheve dhe kishte sogjue terrenet. Diku kah dreka, ai dëshironte t`u tregojë agove të tij se, me të vërtetë Muji është ai që duhet të jetë dhe se nuk ia ka frikën askujt, madje as Ban Zadranit të madh.
Diku në kodrat mbi Shpat, ka kohë që qëndronin të shpërndarë në të katër anët disa alamet gurësh të mëdhenjë. E tani ishte koha për një gurapeshk, lojë për hedhjen e gurit.
Të gjithë do të provonin të hidhnin gurë, por jo çfarëdo gurësh, por alamet gurësh, të medhenjë.
Me siguri secili nga ata peshonte nga disa tonë. Si duket, agot nuk kanë as dëshirë, por as guxim të hynë në një lojë të tillë me Mujin. I vetmi që do provonte, do ishte Muji e agot do të ishin spektatorë të gurapeshkut në livadhet e Shpatit.
Dhe, ja, u çue në këmbë i madhi kreshnik, Muji, i cili u drejtua nga vendi ku ishin ata alamet gurësh të mëdhenjë.
Por, jo, ai u ndal.
-Ejani ju, o burra së pari e, pastaj do kem rend unë.
-Por, jo more, jo, nuk ka guxim askush nga ne. Nuk dihet, ndoshta as që mund ta luajnë gurin nga vendi e atëhere vaj halli!
Si me ia bërë?
Ku të kenë vend agot?
Ku të gjejnë vend agot?
Nuk është e lehtë!
Kreshniku i Lugjeve të Verdha Gjeto Basho Muji, me fuqinë e tij që kishte marrë nga Shtojzevallet, nga shpirtmirësia që kishte, i pari mori at alamet guri, që ndoshta peshonte kush e di sa okë dhe e hodhi nga maja e kodrës, diku kah fundi i livadhit.
Kushti ishte që secili të gjuante nga tre gurë.
Guri i dytë bëri një rrugë më të gjatë dhe zuri vend mu në skaj të livadhit.
Pritej i treti e, si thonin barinjët për rreth, “i treti, i vërteti”. Edhe ai u ngulit në barin e njomë, në një pjesë të livadhit, ku të tre gurët formuan një trekendësh, që edhe sot e kësaj ditë ndodhet në “Livadhet e Mujit”, në fund të fshatit Shpat.
Në livadhet e Shpatit gjenden këta tre gurë, si thoshte halla Hajrie: “si tri molla në rrem”. Këtu pra janë edhe sot, vetëm tre gurë, ata gurë të cilët Muji i hodhi po të thuash si një pendel dhe, agot tjerë, ishin vetëm spektatorë.
Sot njerëzit me mallëngjim pëshpërisin për ato kohëra, tregojnë ngjarje e histori të vërteta, të qeme e të paqeme për nipat e mbesat, por që janë interesante dhe zgjojnë kurreshtjen jo vetëm të fëmijëve, por edhe të rinjve dhe të rriturve.
Sot, shumë njerëz që kalojnë këtë rrugë, ndalen për të pushuar te Mrizet e Zanave, Mrize në të cilat Muji kishte pushuar bagëtinë kur ishte çoban.
Njeriu mund të shoh në lisin mijëravjeçarë ende në trupin e tij plak ndonjë patkue kali, por edhe ndonjë yzengji kali, e cila kishte ngelur si relike kohe për të dëshmuar se me të vërtetë Labi paska të drejtë me rrëfimet e tij për Shpatin dhe shpatjanët.
Njerëzit sot pinë ujë në Kroin e Akullt, në të cilin Muji me shokë kishte shuar etjen pas rrugëve të gjata kushedi sa herë. Të gjitha këto sot janë realitet, realitet i një kohe të largët, e cila na tregon se këto anë gjithmonë kanë pasur njerëz të mëdhenjë, njerëz të cilët i kanë dalë krah kësaj toke.
Eshtë kjo tokë, që edhe sot erëmon tokë arbërore, por siç duket, pasardhësit e Labit nuk janë aq të interesuar që të bëjnë më të mirën për të treguar të vërtetën për të.
Nuk është e vështirë kjo, por do punë, do zell dhe mençuri, sepse në kohën e kreshnikëve ishte një Ban, që kishte vendlindjen e tij diku atje, në Iliri, pra, ishte Bani i Zadrës, që shkurt quhej Ban Zadrani. Shumë toponime tjera, që do hasim në këngët e kënduara në lashtësi e, ndoshta, edhe nga heroi i ynë Labi, na tregojnë këto të vërteta historike, që ne duhet t`i studiojmë.
Nuk ishte vetëm Zana, për të cilën flitej dhe tregohej në kohën e kreshnikëve, por këtu kemi të bëjmë edhe me shtrirjen e trojeve Ilire, që nga veriu e deri në Jug, pra deri në Junan apo në Greqinë e sotme. Eh, Junani ishte një vend ku shumë shpesh do e shkelte Muji me 300 Agallarët e tij në kohën e kreshnikëve.
Pra ky territor, që sot është i banuar me kroatë, boshnjakë, shqiptarë dhe grekë, në kohën e kreshnikëve, konkretisht në kohën e lavdishme të Muji Bylykbashit dhe Sokol Halilit, paska qenë territor Ilir.

Kalaja e Teutës, iliro-dardane, nga e cila rrjedh emri i Tutin-it të Sanxhakut – Nga XHAFER LECI

Kalaja e Teutës, iliro-dardane,nga e cila rrjedh emri i Tutin-it të Sanxhakut. Teutin-Tutin.
E dhimbshme,në krejt Sanxhakun, nuk ka asnjë rrugë, asnjë objekt, firmë …që mban një emër me mbishkrim në gjuhën shqipe!!!
Isha i shoqëruar nga miqtë e mi, Mr. Naser Bakic -Kelmendi dhe, Safet Ašćerić , inspektor në Komunën e Tutin-it.
Ju faleminderit miqë të mi. Tutin, 29.08.2023

Florim Zeqa: Paraqes publikisht dhe zyrtarisht kandidaturen time për Kryetar të LDK-së

 

Për gazetat dhe portalet në gjuhën shqipe

 

 

-Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së

-Kryesisë Qendrore të LDK-së në Prishtinë

-Degëve dhe Nëndegëve të LDK-së në Kosovë dhe Diasporë

-Elektoratit besnik të LDK-së Rugoviane

 

Kërkesë:

 

I shtyrë nga dashuria e pafundme për vendin tim dhe dëshira e madhe për rikthimin e LDK-së në partinë e parë politike në vend, pa asnjëlloj ambicie pushteti apo privilegji politik, e paraqes publikisht dhe zyrtarisht kandidaturen time për:

 

Kryetar të LDK-së

 

 

 

Arsyetim:

 

Duke e parë katandisjen e partisë drejt greminës së pafund dhe zhgënjimin e thellë të elektoratit të LDK-së ndaj humbjeve të njëpasnjëshme në zgjedgje, unë Florim Zeqa me një veprimtari 36 vjeçare në shërbim të LDK-së, si anëtarë dhe drejtues i strukturave partiake përgjatë viteve të ’90-ta (Nënkryetar i Degës së Forumit Rinor të LDK-së në Klinë) dhe mbështetës i fuqishëm i filozofisë politike Rugoviane edhe nga largësia në emigrim, jam i gatshëm që ta marrë përgjegjësinë e drejtimit të partisë më të vjetër në vend, jo pse kam ambicie personale, por, për të ndihmuar në ngritjen dhe rikthimin e LDK-së në vendin që e meriton.

Për këtë e kam dijen dhe guximin intelektual, aftësitë unifikuese, tolerancën dhe bashkëpunimin me të gjithë që ia duan të mirën LDK-së.

Zotohem para jush se do të punoj me nder dhe përkushtim për LDK-në dhe me dashuri për vendin dhe qytetarët, duke ju garantuar që nga tani e deri në zgjedhjet eventuale të jashtëzakonshme në qershorin e këtij viti, LDK-në do ta kthejë në vendin e dytë, kurse në zgjedhjet e rregullta parlamentare pas katër viteve, LDK-në do ta bëjë ‘Zonje’ të skenës politike kosovare, duke e rikthyer aty ku na e la lideri historik Ibrahim Rugova.

Ky nuk është vetëm premtim dhe deshirë personale, por mundësi reale për të përmbushur kërkesat e elektoratit Rugovian të LDK-së.

Nuk është koha për të identifikuar shkaqe dhe pasoja që na sollën deri në këtë gjendje, e më së paku t’i permendim fajtorët, për arsye së të gjitha na janë të njohura.

Tani kemi nevojë për lidership të ri dhe unitet veprues në konsolidimin e plotë të strukturave të LDK-së përmes një procesi të brendshëm zgjedhor, të rregullt dhe demokratik.

 

Kjo që ofrojë unë nuk është rrugë e re dhe as e vjetër, por është kthim në ADN-në politike të Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila për qëllim ka rikthimin e shkëlqimit të tri shkronjave të arta-LDK.

 

Na priftë e mbara!

 

Me dashuri dhe respekt: Florim Zeqa, kandidat për Kryetar të LDK- së.

 

Orsago (TV-Itali), 02.01.2026

 

 

 

 

Biografia e kandidatit per Kryetar te LDK-se, Florim Zeqa

 

 

 

U lind me 30 gusht të vitit 1963 në Bokshiq të Klinës. Shollën fillore e kreu në Grabanicë, të mesmen në Klinë, ndërsa studimet në fakultetin Xehetaro-Metalurgjik në Mitrovicë.

 

Me 11 mars 1982, në përvjetorin e demostratave të vitit 1981, arrestohet nga forcat policore serbe në Mitrovicë.

Në fillim të vitit 1990 e fillon aktivitetin politik në Lidhjen Demokratike të Kosovës, fillimisht si anëtarë, e më pas anëtarë kryesie dhe nënkryetar i Degës së Forumit Rinor të LDK-së në Klinë.

 

Në kohën kur regjimi pushtues serb sulmoi arsimin shqip, si dhe duke i larguar nxënësit shqiptarë nga objektet shkollore, Florim Zeqa emërohet kryetar i Komisionit “Ndihmë me kuadro” për arsimin shqip në komunën e Klinës.

 

Poashtu, ishte një ndër organizatorët e protestave 1989/90. Bashkërezistues në mosndryshimin e emrave të shkolles fillore “Azem Bejta” në Grabanicë dhe të QAMO-s “Luigj Gurakuqi” ne Klinë.

 

Ishte anëtar i strukturave rezistuese, kundër pushtuesit serb, në nivel të B.L të Grabanicës.

 

Punoi si mësimdhënës në shkollën fillore “Azem Bejta” në Grabanicë.

 

Edhe në emigrim, Florim Zeqa vazhdon veprimtarinë atdhetare në organizimin e mërgatës shqiptare në Itali duke u vënë në ballë të shumë nismave e aksioneve humanitare për Kosovë, si:

 

– Iniciator i Peticionit kundër ish- ministrit të punëve të jashtme të Italisë, Lamberto Dini në prill të vitit 1998,

 

– Iniciator i parë për ndihma financiare në Kosovë,

 

– Pjesëmarrës i shumë aksioneve humanitare në ndihmë të popullatës së Kosovës gjatë luftës në Kosovë,

 

– Donator aktiv për disa vite rresht i 3 % dhe i maksi fondit fondit të Qeverisë së Republikës të Kosovës në perëndim (1000 DM),

 

Florim Zeqa ishte përfaqësues i të huajve për 8 komuna në “La Rete Interistiuzionale”, në rajonin e tij ku banon, një organizatë që merret me organizimin dhe mbarëvajtjen e nxënësve të huaj në shkollat italiane.

 

Pastaj, pjesëmarrës në shumë ekspozita multietnike, e, që Kosovën e ka përfaqësuar me dinjitet të madh me vlerat e saja etnike.

 

-Ishte iniciator për krijimin e Lidhjes së Shqiptarëve të Kosovës, e cila kishte për qëllim unifikimin e të gjithë shqiptarëve jo vetëm në provincën e Trevisos, por edhe në nivel regjional e më gjërë.

 

-Iniciativa e fundit ishte themelimi i paraleles së mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Quinto (TV-Itali).

 

Florim Zeqa në shtatorin e vitit 2024 ishte asistues në themelimin e tri prej katër Nëndegëve të LDK-së në Itali.

 

Florim Zeqa krahas aktiviteteve dhe veprimtarisë atdhetare në mërgatë, merret edhe me gazetari dhe publicistikë.

 

Deri më tani i ka mbi 3 mijë shkrime autoriale të botuara në të përditshmet tona si dhe me dhjetra shkrime në gazetat italiane.

 

Përveq gazetarisë dhe publicistikës, Florim Zeqa merret edhe me krijimtari letrare, ku deri më tani i ka 10 libra të botuar, njërin prej tyre edhe në gjuhën italiane. Një libër e ka në fazën e botimit dhe dy të tjerë në përgatitje e sipër.

VIDEO- Mitsotakis fton arvanitasit në Kryeministri dhe këndojnë shqip: Mirë se të na vijë Viti i Ri

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis mirëpriti grupin e këngëtarëve tradicionalë arvanitas në Pallatin Maximos, duke vazhduar traditat festive së bashku me vajzën e tij, Sofia.

Ceremonia u organizua të mërkurën në mëngjes (31 dhjetor) këngëtarët tradicionalë të këngëve të Vitit të Ri në Pallatin Maximos. Këngëtarët nga Shoqata arvanitaser Liosion Ilion, interpretuan këngë tradicionale për Kryeministrin.

Mes këngëve që këndojnë është dhe: “Mirë se të na vijë Viti i Ri. Mirë se të na gjejë”.

Mitsotakis ishte i shoqëruar nga vajza e tij, Sofia, shkëmbyen urime dhe dhurata me artistët, në këtë traditë të ngrohtë dhe festive të Vitit të Ri.bw

Përleshje masive mes grupeve të shqiptarëve dhe maqedonasve, 11 të arrestuar dhe disa të plagosur! Gjenden armë, drogë, shkopinj

Një përleshje e dhunshme mes dy grupeve, shqiptarëve dhe maqedonasve, ka ndodhur në Peruxhia të Italisë, duke përfunduar me disa të plagosur, 11 të arrestuar dhe 2 të tjerë të shpallur në kërkim.

 

Shkak i sherrit duket se ka qenë shkrepja e një fotoje me celular nga një prej të rinjve, që ka sjellë reagimin e grupit tjetër dhe më pas përleshjen masive, ku mes të implikuarve janë edhe disa rumunë.

Policia italiane informoi se 5 prej të dyshuarve janë persona të skeduar, me precedentë të shumtë penalë, kurse një i mitur 17-vjeçar gjithashtu është në arrati. Dy prej autorëve goditën në arrati e sipër me makinë një prej kundërshtarëve, që mori fraktura të rënda.

Ngjarja ndodhi në zonën e San Sisto mbrëmjen e së dielës, në ambientet e një bari. Të gjithë të arrestuarit, të moshës midis 19 dhe 31 vjeç, me origjinë shqiptare, rumune dhe maqedonase, u mbajtën në burgun e Capanne.

Ata janë banorë të rinj të Panicale, Piegaro, Passignano sul Trasimeno, Montegabbione dhe Tavernelle. Sipas rindërtimit të hetuesve, një grup shqiptarësh dhe një grup maqedonasish u përballën me njëri-tjetrin rreth orës 18:45, në një zonë pushimi në Sant’Andrea delle Fratte, ku ndodhet edhe një bar.

“Alarmi u dha mbrëmë nga një raport në numrin e emergjencës 112. Oficerët dhe karabinierët iu përgjigjën vendit të ngjarjes, duke gjetur një numër të madh njerëzish që po ziheshin dhunshëm. Dy të rinj arritën të shpëtonin shpejt me një makinë, por ndërsa iknin, ata goditën një nga sulmuesit. Burri besohet të jetë një burrë 27-vjeçar maqedonas, i cili më vonë u shtrua në spitalin e Perugias me fraktura të shumëfishta në gjymtyrët e poshtme dhe një prognozë 30-ditore”, informon media italiane.

Përforcimet e mbërritura në vendngjarje çuan në 11 arrestime në flagrancë. Kërkimi për dy të arratisurit është duke vazhduar. Hetimet fillestare, të kryera përmes deklaratave të dëshmitarëve dhe analizës së pamjeve të kamerave të mbikëqyrjes, kanë lejuar rindërtimin e origjinës së përleshjes.

Një grindje e shkaktuar nga çështje të parëndësishme (një foto e bërë me një telefon celular) që shpejt u përshkallëzua në një përballje të dhunshme. Karabinierët gjetën dhe sekuestruan disa shkopinj, njëri 65 centimetra i gjatë, si dhe karrige dhe tavolina të përdorura në përleshje.

Një burrë njëzet e tre vjeç shqiptar u përpoq të fshihte çelësin e ndezjes së makinës brenda një vazoje lulesh, një akt që nuk u mbeti pa u vënë re forcave të rendit, të cilat gjetën gjithashtu një dozë 0.6 gramë kokainë. Të gjithë akuzohen për sulm të rëndë. Panorama

SHQIPTARËT KREMTOJNË 113-VJETORIN E PAVARËSISË TË SHQIPËRISË – Fotoreportazh nga IDRIZ ZEQIRAJ

Moderatorja Klodjanë Shkoza-Bala prezantuese brilante

 

      Shoqata e mirënjohur që mbanë emrin e heroit të shumëdashur “Kadri Zeka”, në Kirchheim Teck, në Gjermani, kremtoi përvjetorin e 113-të të Pavarësisë të Shqipërisë  londineze dhe të ngritjes të Flamurit Kombëtar në Vlorën heroike. Shoqata është themeluar më 12 shtator 1992, në Nürtingen, me nismen e veprimtarit të hershëm, Xhafer Leci, kryetar shumëvjeçar i Aktivit të LDK-së, në Kirchheim Teck dhe delegat i Degës në Gjermani. Është një ndër Shoqatat shqiptare më jetëgjata dhe më aktivet në nivel të Gjermanisë dhe më gjerë. Kontributet e saja për Atdheun-Kosovë janë të shumta dhe të shumëllojshme, në veçanti, ato materiale, siç është begatimi i Fondit shtetëror i 3 %-shit dhe aksione tjera në vijimësi, që kalojnë 6 (gjashë) shifrorin në numra.

Organizimi i Shkollës shqipe, ruajtja e kulturës dhe traditave kombëtare, bashkëpunimi me palën vendore, afirmimi i çështjes shqiptare në Gjermani, integrimi në shoqërinë gjermane, kanë qenë pjesë e veprimtarive 33-vjeçare të Shoqatës atdhetare, simpatike humanitare, kulturore dhe artistike “Kadri Zeka”.

Përgjatë tej tri dekadave jetë të kësaj Shoqatë kanë punuar, vepruar dhe kontribuar shumë dhjetëra-qindra veprimtarë të devotshëm dhe mijëra anëtarë mërgimtarë të përkushtuar, Andaj, natyra e këtij shkrimi, nuk na mundëson t`i përmendim me emra masiv. Kufizohemi që në përfaqësim të tyre, të citojmë disa nga veprimtarët që kanë bërë emër dhe janë ende në jetë: Xhafer Leci, në prag të 80 viteve, Faredin Emërllahu, Arban Hoxha, Bedri Islami, Taxhidin Bakija…, ndërsa, tashmë, në amshim: Qemail Morina dhe Hajrullah Matoshi.

Kryesia aktuale e Shoqatës përbëhet nga Taxhidin Bakija, kryetar, Selami Morina, nënkryetar, Ramadan Zeka, sekretar, Fatmir Krasniqi, arkatar, Xhafer Leci, Kryetar Nderi, Hamza Brahimi dhe Islam Shahini, anëtarë kryesie.

I parë në foto kryetari i shoqatës Taxhidin Bakija

 

Manifestimi shënues i Shpalljes të Pavarësisë, hapet me intonimin e Hymnit Kombëtar, me dëgjim të ngritur në këmbë.

Moderatorja simpatike, Klodjanë Shkoza-Bala, gazetare, përshëndet të pranishmit, duke i falenderuar për pjesëmarrjen e tyre fisnike në festimin madhor. Dhe, i fton të pranishmit për nderimin me heshtje të Dëshmorëve, të rënë për çlirim dhe lirinë e Atdheut.

Moderatorja Klodjanë fton në skenë kryetarin e vyeshëm dhe urtak të Shoqatës, Taxhidin Bakiu, për t`i përshëndetur mysafirët e pranishëm, të cilët janë të shumtë në numër, ashtu siç meriton të nderohet Shoqata emër mirë “Kadri Zeka”. Por, ne po sjellim, në këtë shkrim, vetëm ndoca nga përfaqësuesit e zëshëm të disa Shoqatave simotra:

Fatbardha Rama, mësimdhënëse e Shkollës shqipe në Vendlingen; Kolë Merturi e Nami Ramadani, bashkëveprimtarë të Vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zeka, heronj të Kosovës; Abit Fazliu, kryetar i Shoqatës “Nëna Tereze” në Göppingen dhe Jahja Gashi, ish-kryetar dhe veprimtar i hershëm; Dr. Rexhep Shala, koordinator me palën gjermane; Nora Gashi-Abedini, kryetare, koreografe e grupit artistik, në Göppingen; Miradije Gashi, veterane e arsimit, poete, shkrimtare dhe veprimtare e hershme e çështjes kombëtare; Gjylije Lecaj, sekretare e Qendrës Kulturore Shqiptare në Stuttgart; Refki Bytyçi, kryetar dhe Sadik Zogaj, Kryetar Nderi të Shoqatës “Kosova”, në Felbach; Gjevdet Nikqi, kryetar i Shoqatës “Dardania”, në Pforzheim; Xhevdet Syla, poet, shkrimtar, ish-kryetar i Shoqatës “Pavarësia”, në Stuttgart; Nue Lekaj, zyrtar në komunën Vernau, përkrahës i aktiviteteve të Mërgatës dhe veprimtar i zellshëm e cilësor i çështjes kombëtare.

 

 Grupi i valltarëve të Shoqatës “Nëna Tereze” të Göppingenit

Grupi artistik i Shoqatës “Nëna Tereze”, i mësuar nga krye valltarja Nora Gashi, mysafirë të kësaj mbremje festive, prezantoi, mjeshtërisht dhe besnikërisht, dy valle nga trevat shqiptare, duke sjellur në skenë, për pak minuta, Atdheun në miniaturë dhe përlotur mërgimtarët e përmallur gjithmonshëm, për Vendlindjen e largët, madje shumë të largët fizikisht, por rrast afër mendjes dhe zemrës. Fëmijët provuan talentin e tyre, me recitimet e poezive të përzgjedhura enkas për festën, nga mësuesja e pasionuar për edukimin e brezit më të ri të mërgimtarëve.

  Kryetari i Nderit, Xhafer Leci, prezanton historikun e Pavarësisë të Shqipërisë

Të dashur bashkatdhetarë dhe ju mysafirë të nderuar,

Sonte jemi tubuar, për ta shënuar së bashku festën më të rëndësishme të historisë tonë kombëtare, 28 Nëntorin të vitit 1912, ditëlindjen e Pavarësisë të Shqipërisë dhe ngritjen e Flamurit Kombëtar. Kjo ditë kishte qenë ëndrra shumë shekullore e shqiptarëve, të pushtuar dhe të sunduar ndër shekuj.  Ketë shpallje e bëri publike, nga ballkoni i një shtëpie dy-kateshe, Plaku i Vlorës, Ismail Qemali së bashku me Isa Boletinin, Luigj Gurakuqin dhe shumë kombëtarë të tjerë. Më këtë rast, duke ngritur flamurin tonë kombëtar, është mposhtur flamuri osman.

Fajet tona historike:-Ideologu i pavarësisë së Shqipërisë Hasan Prishtina, deri në vitet ’60-a konsiderohej si tradhtar në tekstet e historisë së Shqipërisë, por më pas ai u rehabilitua! Më 6 dhjetor 1977 u zhvillua ceremonia e rivarrimit të eshtrave të tij në qytetin e Kukësit.

Hasan Prishtina, në vitin 1911 kishte mbajtur një fjalim mbresëlënës në Parlamentin turk. Ai mungoi në Shpalljen e Pavarësisë të Shqipërisë, më 1912, ngaqë ndodhej i burgosur në Beograd.

Në 60 vjetorin e Pavarësisë, më 1972, në pllakën përkujtimore, në Sheshin e Flamurit në Vlorë, nuk figuronte portreti i Luigj Gurakuqi, me arsyetimin se ai ka qenë i afërt dhe i dashur me klarin katolik!

Pa mëdyshje, shqiptarët janë të kamotshëm në aspiratat e tyre për liri dhe pavarësi, veçse shumë të vonuar në organizimin e duhur, për t`u përballuar me pushtuesit, të cilët e zëvendësonin njëri-tjetrin, në pushtimet e tyre të trojeve tona të lashta. Pushtuesi i parafundit ishte Perandoria Osmane. Në gjysmën e dytë të shekullit 19-të, në përballjen luftarake të vazhdueshme me Rusinë Cariste, fuqia e saj ushtarake po dobësohej, madje deri në atë shkallë, sa të quhej “i Sëmuri i Bosforit”.

Është thënë dhe përsëritur se shqiptarët janë të vonuar në histori. Përveç disa lëvizjeve lokale e fragmentare, në mbrojtje të kufijve perandorak, nga armiqtë fqinjë, serbë, malazezë, bullgarë dhe grekë, brenda të cilëve ishte Shqipëria Etnike, pra, jo vetëm ajo londineze, si dhe të disa rasteve të kundërshtive të pronarëve, bejlerë dhe agallarë, të brendshëm shqiptarë, kryesisht, zaptues të hapësirave të tokave pjellore, nuk kishte as organizime dhe aq më pak veprime domethënëse për çlirim dhe liri.

Përpjekja e parë serioze organizative shqiptare për luftë, çlirim, liri dhe pavarësi, ishte Lidhja e Prizrenit e qershorit të vitit 1878. Burrat e dheut të Etnikumit shqiptar, ishin trima të mençur, të prirë nga Abdyl Frashëri, ideolog i kësaj Lidhje, i koordinuar me udhëheqës popullor Ymer Prizrenin, vendor, Sylejman Dibra, dibran, ushtaraku Sylejman Vokshi, gjakovar, me ushtarët e tij. Qëllimi i tyre fisnik ishte organizimi i kryengritjes të parë në Veriun e Shqipërisë, respektivisht, Kosovën e sotme. Por, për shkaqe të dobësive të mobilizimit në jugun e Shqipërisë, pengesave subjektive, përvojave të pakëta, kryengritja dështoi dhe robëria vazhdoi.

Rrjedhojat: Fuqitë e Mëdha, nën presionin e Rusisë Cariste, në Kongresin e Berlinit, më 1878 injoroi kërkesën e shqiptarëve, dhe Kancelari Otto von Bismarck pretendoi se një komb shqiptar as nuk ekzistonte. Kancelari i Perandorisë Gjermane, Otto von Bismarck, mbajti marrëdhënie të ngushta me gratë, gjatë gjithë jetës së tij. Lidhja e tij me Princeshën ruse Katharina Orlov pothuajse për pak i kishte kushtuar me jetën. Shqiptarët nuk njiheshin si komb arbërorë-shqiptarë por si arnavut (Arnavudluk)

Në Konferencën e Londrës 1913 dhe të Parisit, bënë  pazare të pista me tokat shqiptare, duke shpërblyer: Serbinë, Malin e Zi, Greqinë, duke u dhënë: Hotin, Grudën, Malësinë e Madhe, Sanxhakun, Kosovën Lindore, Epirin, Iliriden!

Çuditërisht, Evropa nuk kishte ushtri në trojet shqiptare më 1878 , madje as më 1912!

Lufta kundra Osmane filloi të zgjerohej, sidomos në Veriun shqiptar. Ky organizim iu imponua shqiptarëve, nga pafuqia e “turqve të rinj”, për të mbrojtur kufijtë shqiptar, nga fqinjët lakmitarë, si: Serbia, Mali i Zi, Greqia, Bullgaria, të cilët kishin oreks të shtuar, për të pushtuar tokat shqiptare!

Shqiptarët asnjëherë nuk harrojnë ndihmat në fusha të ndryshme të vendeve mike për çlirimin e Shqipërisë dhe Kosovës, siç janë; Austria, Amerika, Gjermania e vende tjera mike të shqiptarëve.

Pa Shqipërinë e Pavarur nuk do kishim as Kosovën e Pavarur. Lavdi dhe nderim të përjetshëm për burrështetasit, nga Ismail Qemali dhe Ibrahim Rugova, me atdhetarët tjerë si dhe luftëtarët heroikë, përgjatë shekujve, të cilët i kontribuuan çlirimit, lirisë dhe shpalljes të pavarësisë të Shqipërisë londineze dhe një pjesë të Dardanisë, respektivisht, Kosovës dardane.

E gëzofshim për jetë e mot Pavarësinë e Shqipërisë!

 

Ish-kryetari i “Shoqatës “Pavarësia”, në Stuttgart, veprimtar i shquar, Xhevdet Syla, recitoi krijimin e tij poetik,”Kur koha më flet me emrin tënd, Shqipëri”.

Këngëtarët Lirije Morina e Dukagjin Kastrati, në shoqërimin e sintistit muzikor, Fatmir Jashari, kënduan, argëtuan, vallëzuan dhe gëzuan së bashku me mërgimtarët, deri në mesnatën e vonshme. Manifestimet kulturore dhe artistike në Mërgatë, për ndryshim nga rrethet familjare në Atdhe, shtrihen në tërë gjeografinë e etnikumit shqiptar.

Fotografitë janë realizuar nga mjeshtri i kamerës – Gani Kryeziu.

Moderatorja Klodjanë Shkoza-Bala, duke e mbyllur programin festiv, felenderon dhe uron me përzemërsi pjesëmarrësit: Gëzuar festat e Nëntorit të madh!

Mërgimtarët festojnë dhe vallëzojnë

FALEMINDERIT BABADIMER-KY LIBER DHURATË KA VLERË AR- Nga Sokol Demaku

Në kuadër të kremtimit të Fetsave të fund vitit Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, këtë vit ky është viti i dhjetë që në qytetin Borås të Suedisë Qendra Kulturore Shqiptare Migjeni organizon Festën madheshtore ”Babadimri nga Kosova për fëmijët shqiptar në Borås” ku Babadimir nga Kosova u sjellë dhurata fëmijëve shqiptar këtu, një tradiotë që mendojhmë se duhet vahdohet për cdo vit. Edhe këtë vit QKSH Migjeni në bashkepunim me mësuesit e Gjuhës amtare Qerime Gurguri dhje Gladila Busulla ishte kujdesur që ky manifestim të jetë sa më madheshtor dhe fëmijet shqiptar të ndihen krenar dhe të kenaqur me dhuratatë e Babadimit kosovar nën udheheqjen fantastike të së resë Ioona Jorgollari.

QKSH Migjeni kishte sigurua mbi 25 qese me dhurata në të cilatë qese kishte nga një libër për fëmijë ” KAFSHËT NË PYLL”, ”SHETITJA E GJATË” si dhe ”VULLNETI YT TË QENDROSH NË PYLL” dhuratë nga Qednra Kulturore Sqhiptare Migjeni dhe Shtëpia botuese ”Shkupi” në Shkup me të cilën QKSH Migjeni ka një bashkëpunim dhjetë vjeqar, pastaj nga një qese karamela të cilatë fëmijët i adhurojnë pa masë. Për prindër dhe të pranishëm QKSH Migjeni ishte kujdesur që të siguroj dhe ofroj kafe si dhe fryta nga më të ndryshme gjatë qendrimit në festë.

Edhe fëmijët shqiptar, nxënës të shkollave fillire në qytet kishin përgatitur njjë program solid me recitime, kengë dhe valle shqiptare por edhe këngë nga repertuari i shkollës ku ata vijojnë mesimet kushtuar festavet ë fund vitit.

Në sytë e voglushëve shihej gëzimi, ndjenja e kenaqësisë se edhe në mërgim dikush kudjeset për ta, dikush mendon se edhe këtu fëmija duhet të festojnë sikur në vendlinjde. U dëgjuan fjalë miradie nga prindër, nga të pranishëm për punën e palodhshme të QKSH Migjeni në rujtjen dhe kultivimin e gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare këtu në Veriun e largët të Europës.

Gjatë kesaj Feste madhështore u dëgjuan fjalë miradie edhe nga anëtar të Krysise së QKSH Migjeni, të cilët falenderojnë të gjithë fëmijët, prindërtit dhe të pranishmit këtu, dhe se ata janë të gatshëm që në cdo cast fëmijëve shqiptar por edhe prindërve tu ndalin ne ndihmë me cdo nevojë qe ata kanë. Dhe ishte ajo se QKSH Migjeni është në dispozicion të cdo fëmije dhe prinderi, prandaj mos na kurseni, ne jeni ketu per Ju, keni nevoje për literaturë në shqip, kerkojeni ne e kemi, keni nevojë për ndihmë me gjuhën ne kemi personelin dhe ndihmen per ju, jemi ne dispozicionin tuaj cdo here në njëzet e katër orë.

Fjalë dhe mendim i artë ishte thenja e një prindëri këtu:”FALMNDERIT BABADIMER-KY LIBER DHURATË KA VLERË ARË” dhe mendojmë edhe ne se vertetë kjo dhuratë sa do e vogël që është ka vlertë arë për ne dhe fëmijët tanë. Falmnderit të gjithëve për ketë punë kaq madheshtore.

Një falenderim i veqant ishte për Albakos nga Hässleholm si dhe për Medborgarskolan në Borås për mbeshtjen dhe ndihmen në realizimin e aktiviteteve kulturore të QKSH Migjeni.

Në Itali jetojnë 557 mijë shqiptarë të lindur në Shqipëri

 

Janë 557 mijë persona të lindur fizikisht në Shqipëri, pavarësisht se çfarë shtetësie kanë, që janë të regjistruar në Itali, për vitin 2024. Në krahasim me një vit më parë, numri i shtetasve të lindur në Shqipëri që jetojnë në Itali është rritur me rreth 20 mijë persona.

Të dhënat janë bërë të ditura nga Eurostat në publikimin për emigracionin. Të lindur në Shqipëri përbëjnë 8.3% të komunitetit të huaj në Itali.

Në vend të parë janë të lindurit në Rumani, që janë rreth 900 mijë persona, ose 13.5% e totalit.

Një pjesë e shtetasve shqiptarë të lindur në Shqipëri janë bërë tashmë shtetas italianë. E dhëna tjetër e Eurostat për personat me shtetësi shqiptare është 419 mijë, që tregon, persona të lindur në Shqipëri që nuk e kanë ndryshuar shtetësinë, Persona të lindur jashtë Shqipërisë, por me shtetësi shqiptare, Emigrantë që jetojnë jashtë dhe nuk janë natyralizuar në vendin pritës. Diferenca mes tyre është rreth 141 mijë.

Italia është shteti i vetëm që sipas Eurostat rezulton që ka shtetas shqiptarë në tabelën e Eurostat ku jepen 5 shtetet kryesore sipas shtetësisë dhe vendit të lindjes së popullsisë së huaj / të lindur jashtë vendit. Ndërkohë mungojnë të dhënat për Greqinë, ku gjithashtu ka një komunitet të lartë të shqiptarëve. Nuk ka të dhëna as për Gjermaninë, Francën e Spanjën.

Nga shtetet e tjera ku ka të dhëna, në Belgjikë ka 15.6 mijë shtetas të lindur në Shqipëri, në Suedi rreth 10.4 mijë, në Austri rreth 7 mijë, në Holandë rreth 4 mijë, në Turqi rreth 3.5 mijë.

Në Slloveni, Kosova rezulton komuniteti i katërt më i madh i të huajve, me rreth 30 mijë shtetas që kanë lindur në Kosovë.

Emigrantët në Europë

Sipas Eurostat, më 1 janar 2024, 44.7 milionë persona të lindur jashtë Bashkimit Europian jetonin në një nga vendet e BE-së, duke përfaqësuar 9.9% të popullsisë së BE-së. Ky numër është 2.3 milionë më i lartë krahasuar me një vit më parë.

Ndërkohë, 17.9 milionë persona që jetonin në një nga vendet e BE-së ishin të lindur në një vend tjetër të Bashkimit Europian, shifër që përfaqëson një rritje prej 0.2 milionë personash krahasuar me vitin e kaluar.

Në terma absolutë, numri më i lartë i individëve të lindur jashtë vendit u regjistrua në Gjermani (16.9 milionë), Francë (9.3 milionë), Spanjë (8.8 milionë) dhe Itali (6.7 milionë). Së bashku, këto katër vende përqendronin 66.6% të të gjithë popullsisë së lindur jashtë vendit që jeton në BE, ndërkohë që ato përbëjnë 57.8% të popullsisë totale të Bashkimit Europian.

Pesha relative më e lartë e popullsisë së lindur jashtë vendit ndaj popullsisë totale u regjistrua në Luksemburg, ku ajo përbënte 51.0% të popullsisë rezidente, e ndjekur nga Malta (30.8%), Qipro (26.9%), Irlanda (22.6%), Austria (22.1%), Suedia (20.6%) dhe Gjermania (20.2%).

Në të kundërt, më pak se 5% e popullsisë ishte e lindur jashtë vendit në Poloni (2.6%), Rumani (3.1%), Bullgari (3.3%) dhe Sllovaki (3.9%)./monitor/

NËNDEGA E LDK-SË NË BAVARINË E EPËRME KËRKON SHTESË TË VEND-VOTIMEVE

     Nëndega e LDK-ë në Bavarinë e Epërme, në Gjermani, mbajti mbledhjen e Kryesisë të saj. Në rendin e ditës trajtoi tri çështje:
1) Zgjedhjet e 28 dhjetorit;
2) Situata aktuale në Kosovë;
3) Të ndryshme.
     Kryetari i kësaj Nëndege Dr. Rexhep Nikçi përshëndeti të pranishmit dhe i ftoi ata për angazhim serioz, në realizimin me sukses të procesit zgjedhor të fund-dhjetorit.
     Dr. Nikçi ishte pjesë e takimit – one live -, të cilin e realizoi kryetari i LDK-së, Dr. Lumir Abdixhiku, me 58 Nëndegët e Mërgatës, me ç`rast u bëri thirrjen e çiltër anëtarësisë dhe qytetarëve të Kosovës, të bëhen pjesë e ndryshimit të madh, për ta sjellur partinë zëmadhe të Presidentit Rugova, sërishmi në pushtet.
     Kryetar Nikçi përshkroi shumëçka nga ai takim frymëzues dhe mbresëlënës, me kryetar Lumirin dhe të bashkë partiakëve, sa të çiltër, aq edhe të frytshëm.
     Kryetari, Dr. Rexhep Nikçi, me anëtarët e Kryesisë dhe veprimtarët tjerë të LDK-së, në ketë Republikë-shtet, siç konsiderohet në Gjermani Bavaria, kanë një vërejtje serioze, që përkthehet në sugjerim e lutje të madhe: Landi (Republika) e Thüringenit, që përfaqësohet nga Konsullata e Bavarisë, është 450 km. largësi. Qytetet e Landit të Bavarisë, si: Aschafenburg, Koburg, Würzburg, përkatësisht, 355, 325 dhe 280 km. Pastaj janë disa qytete, si: Passau, Lindau, Nürnberg, Salzburg dhe të tjerë qytete, që kanë një largësi nga Mynihu, ku është Konsullata rezidente e Landit të Bavarisë, nga afro 200 km. largësi. Dhe, rrugëtimi ardhje-kthim, shifra dyfishohet, respektivisht, nga 400 deri në 900 kilometra! Në këto rrethana, dështimi i votimit është i pritshëm, i zorshëm, në mos i pamundur, shfrytëzimi i së drejtës për të votuar.
     Të kërkosh një sakrificë të tillë stërmunduese nga mërgimtarët qytetarë të Kosovës, nuk na duket vendim i mençur i zyrtarëve të Kosovës, për ta ndaluar votimin jashtë përfaqësive diplomatike të Kosovës. Aq më pak, kur ka zgjidhje të gatshme dhe shumë më pak të kushtueshme.
    Ne sollem shembuj vetëm nga Gjermania. Por, po ta llogarisim zgjatimin e Italisë, nga Brindisi në Ambasadën në Romë 572 km., dhe nga Trieste në Romë 673 km., vetëm rrugëtim një drejtim. Shumëzuar me 2-in kthim, rezulton, respektivisht, me 1.144 dhe 1.346 km. Çfarëdo arsyetimi i një vendimi absurd, siç është ai i kufizimit të votimit, ngujimit vetëm në lokalet zyrtare, është barazi me zero (o)!
     Kemi bindjen se asnjëri nga ata zyrtarët, që kanë aprovuar një vendim të tillë, kurrë nuk do ta merrnin mundimin, për të bërë qindra kilometra rrugë, për ta hedhur fletë-votimin e tyre në kutinë përkatëse! Dorën në zemër, jemi skajshëm të hatëruar, për ketë shkelje flagrante të së drejtës elementare, siç është e drejta ligjore e votimit, qytetarë të devotshëm të Atdheut-Kosovë.
     Megjithatë, keni kohën, mendjen dhe nderin ta rishikoni vendimin absurd e skandaloz, siç është mohimi i të drejtës të votimit të bashkë atdhetarëve tuaj në Mërgatë. Praktika e votimit të mërgimtarëve, jashtë përfaqësive diplomatike, është e njohur në shtetet ballkanike dhe evropiane. Sigurimin e votave e bëjnë të zotët, ndërsa komisionarët, vëzhguesit e huaj, janë vetëm dekor. Prandaj, nuk ia vlen të bëhet asnjë udhëtim dhe shpenzim i kujtdo qoftë, nga Kosova apo nga diku gjetiu.
     Hiç më pak diskriminuese nuk është as kufizimi, mohimi i të drejtës për votim, për ata që kanë lënë shtetësinë e Kosovës, përdhunshëm. Dhe, për ta realizuar të drejtën e dy shtetësisë, kemi shkruar dhe ankuar deri në organet qendrore të disa shteteve të Evropës, përfshi edhe protesta. Paradoksale, por mërgimtarëve tanë u kërkohej ta hiqnin edhe shtetësinë e Serbisë, edhe pse fëmijët e tyre kurrë nuk e kishin pasur! Ata humbisnin ditë pune dhe shpenzonin mijëra euro, për avoketërit dhe burokracinë e zyrtarëve të Beogradit, sepse fëmijët shkollarë, pa shtetësinë vendore, kishin një serë kufizimesh shkollimi, më sakt, specializimi dhe punësimi.
     Kemi kërkuar që rimarrja e shtetësisë të Kosovës, të bëhet në grup, pa sorollatje dhe burokracira të panevojshme. Premtimi fillestar ishte i bujshëm, por, deri me tani nuk është realizuar! Se ku është arsyeja e këtij hezitimi, ende nuk e kemi mësuar?
     Na ishte një kohë, kur kryetarja klasike e KQZ-së, Valdete Daka, nga 174 mijë zarfe, i skarconte 72 mijë zarfe. Dhe, kur ajo e tepëroi, me provokimet e përsëritura dhe të porositura, nga shefi i saj Hashim, se, kinse, shumësia e mërgimtarëve po votojnë për një parti të preferuar, Presidentja Vjosë, me të drejtë e shkarkoi nga posti. PDK-ja edhe sot e vajton shkarkimin e saj meritor.
     Edhe në zgjedhjet e fundit KQZ-ja aktuale, edhe pse simpatike, e bëri namin, me pavlefshmërinë e fletë-votimeve. Edhe për çiftet pleq, kërkonin – e-mail – të veçantë. Kërkesat për procedurën e regjistrimit dhe të tjera, duhet të reduktohen, sepse pavlefshmëria e fletë-votimeve, e shprehur në shifra, është qesharake, madje tmerruese!
     Nëse thuhet, madje është konfirmuar se gjysma e popullsisë të Kosovës punon dhe jeton jashtë Kosovës, atëherë, pse të mos jenë votuesit e Mërgatës, të paktën, sa gjysma e votuesëve vendorë, në Kosovë?!
     Rrjedhimisht, kjo është barazi me mohim, me dashje, të së drejtës të votimit, për një pjesë të konsiderueshme të mërgimtarëve tanë. Dhe, kjo nuk nderon as qeverinë dhe as shtetin tonë demokratik. Mendoj se subjektet politike, me polarizimin artificial që manifestojnë, ligjërisht, duhet shpërfillur, aq më parë kur bëhen pengesë hiç reale, në rastin konkret, të realizimit të procesit zgjedhor.
     Ne, mërgimtarët, përcollëm me vëmendje mbledhjen e KQZ-së, ku u vendos për shtypjen e fletë-votimeve, dërgimin të gatshme në Mërgatë dhe shpenzimin shtesë prej 4 milionë euro! Mall “derzhave hesapi”, thonin pleqtë! Zhvatje e pa dhimbshme e buxhetit shtetëror! Një vendim alogjik dhe burokratik! Me të drejtë këtë vendim e quajtën të dështuar anëtari i KQZ-së, Alban Krasniqi dhe kryetari KQZ-së, Kreshnik Rodoniqi. Pra, vendimi shtesë i përgatitjes të fletë-votimeve në Kosovë, është sa burokratik, i panevojshëm aq edhe abuzues i buxhetit shtetëror.
     Ne, mërgimtarët, kemi biseduar dhe konsultuar mjaftueshëm, për ta zgjidhur njëherë e përgjithmonë, të drejtën e shfrytëzimit të votimit, duke kursyer kohë
dhe shpenzime të panevojshme.
     Shembullojmë me Gjermaninë e madhe:
     Është një ambasadë dhe 4 konsullata. Ministria përkatëse ka shtuar edhe 10 pika votuese jashtë këtyre. Për hapësirën gjeografike gjermane edhe 50 vend-votime po t`i shtonte, nuk janë të tepërta. Zhurmimi reagues i subjekteve politike, në Kosovë, nuk ka qenë fisnik, madje hiç real. Banalizimi se nuk mbahen zgjedhje në klube, shoqata, kafenera e tjera, është fyes, madje i turpshëm. Logjistika e votimit kërkon një tavolinë gjatoshe me disa karrike dhe një komodinë gjysmë të mbyllur.
     Komisioni i përbërë i nga 2 përfaqësues të subjekteve politike. Numërimi i votave bëhet në prezencë të komisionit komplet. Firmoset Proces-verbali, me nënshkrimet nga komisioni përkatës dhe përcillet në KQZ, i fotografuar. Ndërsa i gjithë materiale mbyllet në kutinë votuese dhe përcillet ngeshëm, në Komisionin Qendror Zgjedhor në Prishtinë, vetëm për verifikim dhe përputhje të numrit të votuesëve me numrin e fletë-votimeve.
     Mërgimtarët e inkuadruar në shoqërinë evropiane, e marrin shumë seriozisht çështjen zgjedhore, në përgjithësi, dhe procesin e votimit, në veçanti, madje i çfarëdo natyre qoftë. Sepse çdo tentim për manipulim është i dënueshëm dhe turpërues. Pavarësisht lëvizjeve në subjektet politike, bashkëjetesa e mërgimtarëve shtrihet në kohë prej dekadash. Andaj, përzgjedhja e komisioneve përkatëse, është sa e lehtë, aq edhe e sigurtë. Mërgata e përdorë shumë votimin e fshehtë dhe nuk njihet shitë-blerja e votës.
     Prandaj, e gjithë burokracia e vonesave të panevojshme, bartja e kushtueshme, të paktën, nga Mërgata dhe pritjet me ditë e javë, për ta shpallur rezultatin  zgjedhor, është jashtë çdo logjike normale!
      Duke praktikuar ketë mënyrë zgjedhore, mërgimtarët do ta gëzonin të drejtën e votimit, si qytetarë legjitim të Kosovës, rrjedhimisht, si pjesë integrale e Atdheut-Kosovë.
             Urojmë dhe besojmë për mirëkuptim nga organet kompetente të Republikës të Kosovës!
                                NË EMËR TË KOMISIONIT PËR INFORMIM
                                                    Idriz Zeqiraj

Mbi 95% e emigrantëve shqiptarë në Gjermani, në punë me aftësi të ulëta, më të ulëtit e Ballkanit

Emigrantët nga Ballkani janë bërë një pjesë e rëndësishme e tregut të punës në Gjermani. Sipas të dhënave nga Bruegel, një organizatë kërkimore, shqiptarët në Gjermani dominojnë në punët me aftësi të ulëta dhe të mesme dhe ndër më të ulëtit në rajonin e Ballkanit për punë të kualifikuar.

 

Shqipëria renditet ndër vendet me përqindjen më të lartë të punonjësve në profesione me aftësi të ulëta dhe të mesme, dhe ndër më të ulëtat për punë të specializuara dhe eksperte.

Sipas raportit, 40.84% e shqiptarëve në Gjermani punojnë si “helper” (ndihmës), një kategori që përfshin punë të pakualifikuara ose gjysmë-kualifikuara, si punë fizike, logjistikë, shërbime dhe industri bazë. Ky është ndër nivelet më të larta në rajon, krahasuar me Bosnjën (30.43%) dhe Serbinë (33.59%).

Një pjesë tjetër e madhe, 48.94%, janë të punësuar si punëtorë të kualifikuar, që zakonisht përfshijnë profesione teknike, mekanikë, ndërtim, instalime, punë zanatçinjsh apo role me trajnime profesionale. Edhe pse kjo kategori tregon një shkallë më të lartë të formimit profesional, sërish mbetet larg vendeve të avancuara të BE-së, ku rolet e specializuara zënë një peshë shumë më të madhe.

Në kategoritë e larta profesionale, Shqipëria qëndron ndjeshëm më poshtë se vendet e tjera. Vetëm 4.54% e shqiptarëve në Gjermani punojnë si “specialistë”, si infermierë të kualifikuar, teknikë të avancuar, profesionistë të shëndetësisë apo role që kërkojnë diploma të caktuara. Ndërkohë, vetëm 5.53% janë në kategorinë “ekspert”, e cila përfshin profesionistë me arsim të lartë universitar, inxhinierë, IT specialistë, ekspertë financiarë apo role të tjera të nivelit të lartë.

Krahasimi me vendet e tjera të Ballkanit tregon një diferencë të dukshme: Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut kanë përqindje më të larta të punonjësve të kualifikuar dhe specialistëve, ndërsa Shqipëria mbetet e fokusuar te punët me vlerë të ulët të shtuar. Ndërkohë, vendet e BE-së, veçanërisht Europa Perëndimore, kanë një strukturë krejt tjetër, me më shumë se 26% deri 30% të punonjësve të tyre në kategori specialiste ose eksperte.

Në total, 89.78% e shqiptarëve punojnë në dy kategoritë më të ulëta të aftësive — “helper” dhe “skilled worker”.

Ky profil i fuqisë punëtore shqiptare në Gjermani tregon nevojën e tregut gjerman për punëtorë në sektorë bazë dhe mungesën e një baze të gjerë profesionistësh të kualifikuar nga Shqipëria, e cila lidhet si me cilësinë e arsimit profesional, ashtu edhe me nivelin e ulët të pagave në profesione të larta në vend, që shpesh dekurajojnë ndjekjen e karrierave të specializuara.
Në terma afatgjatë, ky trend krijon sfida për tregun e punës shqiptar, duke rritur rrezikun e boshatisjes së profesioneve të kërkuara, ndërsa për Gjermaninë nënkupton vazhdimin e varësisë nga emigracioni./Monitor

Screenshot_3

 

Zhurmë zgjedhjes, heshtje varresh – Poezi nga ARIF EJUPI

Kohë dimri, zhurmë zgjedhjesh,
vetëm për punë tekash
dhe inatesh të vjetra e të reja.

.
Vërtet, dimri është stinë e rëndë.
Në dimër, përrenj e lumenj
bartën gjakun tonë.

.
Dimri stinë e zymtë,
me dhëmbë shtrigash.
Shumë prindër la pa fëmijë,
e shumë fëmijë pa prindër.

.
Ne, kokëkrisurit,
kur gjithë bota mbjell në pranverë
e korr në verë,
mbjellim dhe korrim në dimër,
nëpër dëborë e acar.

.
Inate të vjetra e të reja,
ku do të na çojnë?

ARIF EJUPI


Send this to a friend