Mbrëmë ka ndërruar jetë aktori shqiptar Sefedin Nuredini.
Sefedin Nuredini ishte një nga aktorët shumë të suksesshëm, i cili me rolet e tij të shkëlqyera depërtoi në shumë skena ndërkombëtare, shkruan zhurnal.mk. Ishte aktori i qindra shfaqjeve dhe filmave shqip poashtu dhe regjisor i shumë filmave dhe shfaqjeve në teatër.
Mbledhja komemorative për të ndjerin do të mbahet sot në Teatrin e Komedisë në ora 12:00, ndërsa varrimi do të bëhet në Varrezat e Butelit, Shkup në ora 14:00.
RAMIZ KELMENDI-INTELEKTUAL SPECIFIK DHE “SHKËNDIJA” (BeÇBaKoShB-a)
(-“Besëlidhja për Çlirimin dhe Ribashkimin Kombëtar të Shqiptarëve të Ballkanit”)
– Njeri,gazetar-publicist,prozator-romansier,personalitet universal…
Pas shkuarjes në amshim të ca nga personalitet më të njohura dhe më të lidhura,për të cilët kemi shkruar më shumë artikuj,por edhe art.-komente deri në rreth 30 faqe tekste studioze shkencore-publicistike-zhurnalistike,duke filluar që më parë,në ndërkohë dhe më të fundit,që nga sekretari gjeneral dhe traineri shumëvjeçarë i Federates Sportive të Shenjëtarise së Kosoves,ushtrues dhe pjesëmarrës sui generis i UÇK-se,sidomos në Krahinën e Llapit,Sulejman Ramadanit,i mirënjohur edhe me nofkat autoritative si Sulë Kërçova dhe Sylë Kosova,duke i ushtruar edhe gjeneralët e luftës dhe shndërruar edhe vetë në hero kombëtar,më parë edhe më pas,(ri)kujtuam: Mentor Allajbegun,Teki Dervishin,Isa Bajçinen,Hajriz Demakun,Fitim Domin(i mirënjohur si “Mixha Ramë”),Mahmut Hysen,Ramadan Polluzhën,Ibrahim Kelmendin,Agim Ramadanin,Fatmira Çelikun, …,deri te kater akademiket:Esat Stavileci,Pajazit Nushi,Mark Krasniqi,Hazir Shala,Zef Mirdita,Fisnik Maraku,sidhe më të rinjtë tjerë:Almir Aliu, Arbënor e Astrit Dehari…,më në fund edhe Ramiz Kelmendi,me dëshirë që të jetë i fundit (sic?!).
Pas (ri)botimit në dhjetra media të shkruara dhe elektronike,si artikuj dhe art.-komente,kryesisht nga aspekti shkencor-publicistik-zhurnalistik,në mënyrë tejet specifike,duke ua lere vendin gazetarëve të rregulltë,botuam për raste tejet specifike nga aspekti sui generis,si preokupime,me rëndësi jetësore,duke e lidhur gati kryekeput me çeshtjen shuëe specifike të angazhimeve jetësore për çështjen shumë të koklavitur,shumë të vështirë dhe me aspirata,dëshira,përkushtime dhe realizime deri në rastin më të mundshëm profesional…
Kështu do të veprojmë edhe në rastin konkret rreth kalimit në amshim të njeriut patriot,gazetarit-publicist,shkrimtarit-romansier e prozator,përkthues,redaktor e udhëheqës i më shume gazetave dhe revistave,njeri ndër pajtimarët më të shquar të gjaqeve,deri te organzimi dhe realizimi i gazetarisë së pavarur etj.,etj.
1. Njohja dhe përceptimet qysh në moshët më të hershme
edhe nga të gjitha llojet e organizatave të shkrimtarëve,deri te pavarërimi dhe emri final i Lidhjes së Shkrimtarëve,kur edhe e vërejti depatin e autorit,sidhe rëndomë, krahas leximeve,por edhe recitimit të poezive në Kosovë,në të gjitha trojet shqiptare dhe deri në botën e jashme,duke përfshirë edhe Amerikën Kryemike të të gjithë shqiptarëve…
2. Nje rastin konkret,pasi e kishim filluar orvajtjen për aplikimin e gjuhës letrare shqipe, fillimisht në Shkup,në Prishtine hëpërhë orvajtje për “hasjen e sharrës në goxhkë”,kur pas diskutimit për këtë “risi” gjithëkombëtare shqiptare,mu në tubimin e rregullt vjetor të shkrimtarëve,kur si bashkëkryesues me kryetarin Esad Mekuli,por edhe komandues,me Filipoviçin në kryesi të punës,por kryekomandant, po nga kryesia reagoi ashpër Sinan Hasan(o-vici),duke u kërcnuar deri në arrestim,pse(s’)duhet të kemi urgjentisht nj[ gjuhë të përbashkët letrare shqiptare,po të mos reagonte me mençurinë dhe pjekurinë e njohur prafeiisonale,Prof.Anton Çetta etj:,me sentencën e tij të njohur dhe sterotipe “…ky djaloshi ndofta e tha si ashpër,por një ditë edhe në Prishtine e Kosovë,duhet të kemi një gjuhë të unifikar shqipe”,rast të cilin edhe tani me i ndjeri,Ramiz Kelmendi e mirëpriti me entuziasëm, duke më mbetur,me shumë kujdes,por edhe me respekt për tërë jetën!
3. Pas orvajtjeve të para në Shkup (sic?!),qysh si nxënës-normalist,tentimit që nga vendlinja e në më shumë kryeqendra të shteteve fantome,buke përfshirë edhe QytetZiun,famëkeq,pikërisht,ditën e premte,më 25 Nëntor 1960,për t’i pritur një ditë kremtimet jubiliare të 28 Nëntorit në kontinuitet, pikërisht më 1-vjetorin e parë të saj,më 25.11.1961,pasi,pas sukseseve briliante gjithëkombëtare shqiptare,me qendër fillestare dhe me iniciativën në lokalet më prestigjioze në Zagrebiensis Universitas Studiorum,pasi me angazhime titanike e patëm pagëzuar formalisht si Shoqatë Letrare,me emrin simpolik dhe të bujkur “Shkëndija”(në shumës-sic?!),pra “formalisht”dhe përkohësisht,realisht dhe filozofikisht edhe më mirë e më drejtë:”Besëlidhja për Çlirimin dhe (Ri)bashkimin Kombëtar të Shqiptarëve të Ballkanit” (shkurtimisht:”BeShBaKoshB-a”-“sic?!),për të vepruar me vend dhe me mend ,por edhe evituar me plotë sukses pengesat, asgjësimin e saj dhe veprimtarisë filozofike për të vepruar,rëndomë,ne sistemin e “dyshit”, duke i ikur me sa fuqi dhe filozofi,”treshit” të keqnjohur komunist dhe antishqiptar!
4. Kur pas një pune shumë të frytëshme dhe me shumë sfida,pengesa,peripeci dhe përndjekje të pjesës dërrmuese të shqiptarëve,kinse në emer të “Shkëndijave”,kur për merita të jashtëzakonshme në ato momente të vështira dhe dramatike,por edhe heroike,pas një aktiviteti mase titanik njëvjecar “Shkëndijasit” e meritonin ta bëjnë edhe nje sfiedë të madhe hitorike,kinse në emër të tyre,u përcaktuam për një solucion filozofik dhe “Shkëndijasit” u pajtuan unanimisht,që,me rastin e aktivitetit aq të bujshëm,kinse të Shoqates Letrare”,u përcaktuam për zgjedhjen e Esad Mekulit për kryetar nderi të saj (sic),në të cilën ai personalisht,duket,se nuk pati kurrajo,si i përndjekur sui generis,dërgoi në ato kohë të vëshitira,si përfaqsues legjitim dhe reprezentativ,në emër të shkrimtarëve (sic?!),Ramiz Kelmendin,duke menduar se është më pak i ndjekur,por më shumë i guximshëm (sic?!), me pretekst se Esadi ishte”tejet i zënë”dhe nuk erdhi personalisht (sic?)…
5…Ishte pra njëvjetori aq i frytshëm,aq heroik dhe historik i përvjetorit të parë,me 25.Nnntor 1961,kur pas themelimit aq të suksesshëm,me aq sfida,të paptritura dhe rreziqe,pas referatit,kinse “letrar”(vetëm 5 vetë,nga një vjershë,pra simbolikisht dhe filozofikisht-sic?!),pra formalisht,u shndërrua në patriotik dhe pritej që Ramiz Kelmeni ta përcjellte këtë tubim historik në emër të Esad Mekulit..,për shkak të respektit të jashtëzakonshëm…
6… Kur pritej që të fillonte prozimi i parapërgaditur edhe për shkaqe të modestisë së kryethemeluesit dhe kryeautorit të parë,nga ana e masës së pacaktuar,i habitur nga suksesi,por edhe euforizmi i madh,para se ta bënte dikush nga masa propozimin,siç e parapërgaditëm,qofëe edhe formalisht me rastin e emërtimit para një viti(pra me 25.Nentor 1960),me pretekst histotrik të 28 Nëntorit me program të rregulltë jubiliar,por edhe sfidues-sic?!),fillimisht si “Shkëndija” (lexo sërish “BeÇBaKoShBa” historike),Ramiz Kelmeni,duke qenë i përcjellur dhe habitur, duket nga një “gezatere”,me ose pa thojza,kroate,a ndofta edhe serbe(nëse ajo është gjallë mund të identifikohet,ndofta edhe nga ish-“Shkëndijasit” e shumtë të tjerë të kohës-sic?!),si rrallëherë,pra e “huaj”,Ramizi u “falenderua”në emër Esad Mekulit, shkrimtarëve dhe “Jetës së Re”,duke e pasur me dije,por pajtuar unanimisht,u falencferua ne emer te Esadit,duke u habitur të gjithë,por edhe sfiduar gjendjen aq delikate…
7. Këtë mrekulli të shekullit,në vend të lapsusit,në vend që ta “propozonte”, dikush tjeter ose edhe i orgonizuar nga njëri ndër patriotet më të devotshem,si psh.Dr.Lush Daka,si patriot i madh dhe shkrimtar-romansier i parë shqitar në ish-Jugoviq,edhe me romanin”Këtheu Manushe”,(ribotuar edhe në Flaka”, “Zëfi”…etj.,në atë kohë,e jo kinse i pari,pra shumë më vonë,kinse ai farë ”shkrimtari”,falsifikator(Sinan H.),i përgatitur,përmirësuar dhe ndrequr,nga Esadi,Vehap Shita etj.,siç shkruan edhe në njërën nga veprat e tij shkrimari etj.Halil Kajtazi,se”romansieri i parë shqipar në ish-Jugosllavi,sikurse edhe i së paku dy romaneve tjera,mëvonë,është Dr. Lusha Daka e jo…”, për të vazhduar me evokimet…e “Shkëndijasëve(BeÇBaBoShB-a),ndofta edhe Zef Mirdita,sekretari gjeneral me metita të veçanta,ose,më pas edhe kryetari në vitin tjetet të aktivitetit,me vone Rektor i Universitetit Historik,gjate Luftës së UÇK-se,Ejup Statovci,duke i ikur deri në pakufi, që mos ta bente si propozim provokativ,i “mirënjohuri” kalonel,me vonë gjeneral katastrofda-B.T.,duke mos e merituar t’i theksohet as edhe emri i plotë,sado me prapashtesë të huaj(sic?!),autori sfidoi,duke e propozuar urgjentisht personalisht dhe pritur me duartrokijte frenetiek dhe me ovacione masën e bjerë,duke u entuziamuar, por edhe trishtuar edhe vetë propozuesi i emrit të Esad Mekulit,Ramiz Kelmendi,i cili u “detyrua” të shkonte urgjentisht me “gazeteren” e paftuar,por të imponuar(sic?!) të “Shkëndijave”,me shpejësinë më të madhe,e beri personalisht autori,dhe “habia”u përmirësua me shpejtësinë më të madhe,por Ramizi,duket i përcjellur nga “gazetarja”,me ose pa thojza,e bëri personalisht dhe masa u ngrit në këmb me duatrokitje spontane frenetike me ovacone, sikurse edhe herët tjera!
8.Ramizi ishte i paradestinuar që të “ikte’si rrufeja,duke mbetur edhe “gazetarja” me “gishta në gojë”,për të na përcjellur deri në fund,edhepse,supozojmë edhe sot(sic?!),se nuk e njihte gjunën shqipe,por mund ta kuptonte qëllim ndikush edhe mund të ia përkthenet me automatzëm,ose sqaruar më pas (sic?!),që, te mos e percjellte ecurinë e tubimit deri në fund dhe përfunduar tubimi me suksesin e duhur që me kohë dhe detura e “Shkëndijasve” u realizzua me suksesin e pritur,pra Ramizii përcjellur këmba-kembes dhe në kontinuitet,duke pasur kujdesin më të madh,por edhe trishtimin,për çka, Esadi nuk “guxoi” të vinte as edhe pas ca javëve,viteve…,as edhe kurre,(sic?!),por vetem dikur me vonë me presion “zyrtar”,të imponuar nga Prishtina dhe QytetZiu dekada me radhë me presione zyrtare,i detyruar që në vend të falendermit edhe personalisht për atë respekt historik(sic?!),pas atij në emer te Ramiz Kelmendit,.,u “detytrua”,bile mendo ti (sic?!)i “kritikonte “Shkendihasit” heroik,edhe ne emër dhe në prani edhe të Hasan(-o-viçit-mendo ti),me “reagimin se:”Çka dëshirojnë ata të “Shoqates”…” (sic?!)të kallin në tërë Kosoven e Metohine (sic?!)”,por kur njëri nga funkcionret e tanishëm,iu drejtua personalisht kryetarit të LS të Kroacisë, Stanko Pedecit,atdhetar i devotshëm dhe mik e idhtar i shqiptareve dhe personalisht të Kryetarit të Pare Historik të “Shkëndijasëve” (lexo: “BeÇBakoShB-a”sic?!)duke iu thënëbile edhe kërfcnuar,që te gjitheve dhe mbetur me goje hapur (shpresojme se është ende gjallë(sic?!),bile në gjuhën populloren kroate:”Kaj?! Kaj?!Zakaj?!”(Çka?! Çka?! Për çka?!”),duke u habitur,trishtuar dhe shtuar: …“Shkëndija” është krenatia jonë dhe shqiptare” (kroati tha:”allkanska” e jo “shiptarska”-sic?!),në mesin e rreth 50 klubeve,shoqatave dhe asociacioaneve tjera dhe me të mburet e tërë bota?!…”,përfundoi kroati zëmadh dhe shqitarucave të Prishtinës etj.iu dha një mat të ftohtë histork!…
9… Pra,…Esadi,Sinan(o-viçI),e tere UDB-ja mbeti me gizhtat në gojë,ndërsa njeri nder kashkepunëtorët tanë më të devotshëm,me të cilin në mes të Prishtines u takuam këto ditë dhe e lamë një takim pë evokime sa më të shpejta për këto dhe raste të tjera autentike,me fjalët e sakta të Esadit, pranishëm si rastëssisht,duket,në atë takim tejet “zyrtar” shqiptaro-kroat(sic?!) etj.,duke përfëshireë po atë ditë edhe plotësime nga Ramiz Kelmendi,siç e planifikuam (sic?!)por kalimi në amshim e pamundësoi,për ta konkretizuar,pa te…por vetëm me mikun tonë të vjeter:GJ.G.(për tu identifikuar një dite me lejen e tij-sic?)…
10. Rreth pernjekjeve,kujdesit dhe ikjen se me te keqes,me shumë sfida dhe suksese të Ramiz Kelmendit,qoftë duke u “solidarizuar”,kinse me dhjetra “shqiptarica”,bile edhe studentë(sic”),njëra edhe shumë e njohurf (mund edhe ëe identifikonet me emër dhe mbiemër të plotë,nëse do të pajtohej ajo personalisht(sic?!],të cilën edhe e njihnim bashkekarrisht me Ramizin,pra për kinse “dashuriçka”me publike,pa neve bashkërisht (sic?),sikurse edhe duket po atë ditë edhe me dikend rreth grindjes së madhe me një udbovac kinse “shqiptar”,ta konkretizojmë,sepse e dinë që të gjthjë edhe publikisht,si “gazetar” dhe “redaktor”,bile bashkpunetor tejet sekret i UDB-së,i njohud nga të gjithe(sic?!),Adem G.(lexo:Hajvani?!)..,të cilin e zbuluam edhe personalisht, ndërsa Ramizi në një takim rasti në praninë e tij,kur u ndoz salla pse u shkrua për peripecitë e tij dhe ëe popullit në “Rilindje”,se në Shkup më nuk guxonte aq edhe shumë i përndjekuri nga Dibra e Madhe,si gazetor shumëvjeçarë”,ai iu atribua këtij të fundit,por Ramizi e zbuti gjendjen e acaruar,duke u kërcënuar,ose edhe sfiduar:”Mos më detytroni ta thirrë Xhevdet Hamzën)…(pra “Ministrin” e Policie së Kosovës”(sic?!), kur ishte duke u kallë Redaksia e Botimeve të “Rilindjes: flakë e zjarr!…
9… Ramiz Kelmendi e “zbuti” situaten deri ne evitimin e gjakaderdhjes me sfiden e madhe krijuese universale dhe autoritative deri ne nivelin me te larte profesional (sic?!)j…
11. Ne nderkohe,kur erdhi radha e pajtimit të gjaqeve,Ramiz Kelmendi,krahas Prof.Anton Çettës me shokët e shumëe,ishte në radhët e para të angazhimeve permanente
në kohët më të vështira të pajtimit të gjaqeve,e cila,në radhë të parë,kishte kararaker kombëtar histotik…
12. Edhe nje detaj nga Shkupi,konkretisht Tetova: Kur gjatë okupimit dhe dëbimit të mbi gjysmëmilionësh qytetarë nga gjithë Shqiptarët(krahas po aq nga Shqipëriza Jonë e Dashur etj.),mu në mes të Tetovës,në ato ditë te kobeshme,do të mbetet për jetë fjalimi (edhepse e pranoi edhe këto dite, se ka ditur të shkruaj,por edhe jo edhe të flasë si orator(sic?!),duke na emocionuar personasht me mijëra shqiptarë në Tetove etj,duke thenë edhe:”…Une jam shkolluar kryesisht që nga fillorja e deri në Universitet në atë gjuhë të huaj armike,por,q nga DITA E SOTME, B E T O H E M PËR FALËN E NDERIT SHQIPTAR, SE KURRË MË NË JETË AS EDHE NJË FAJALË TË VETME,NUK DO TË FLAS NË ATË GJUHË ARMIQËSORE?!)”…
13.….Duke qene i orientuar me kohe,si idhtar i zjarrtë edhe i Ramiz Kelmenin,për aplimimin e gjulës letrare shqipe të unifikuar,pas mos përmbajtjes së të birit të tij,Migjenin,në letrarishten e onifikuar shqiptare,me emrin e shkimtarit të madh dhe adhurues i flaket qysh në ato kohë të vështira i letrarishes,duke mos ia imponiar,besojmë, birit të tij,“kosavarishten” e tij tejet diskuta,bile edhe të vetme në tërë botëmn shqitare(sic?!),më hollësisht,me ndonje rast tjetër,më të përshtatshëm dhe më dinamik!…
14. Për Ramiz Kelmenin ka edhe momente tjera edhe nga përjetimet, bisedat,evokimet dhe hollësitë e kryeautorit,të cilat edhe në mënyrë më konkrete,nëse arrim në kohë,mund të elaborohet si pjesë e veprës monumontale dhe të plotë rreth të 30 personaliteteve më të njohura,krahas rreth 100 veprave të botuara dhe në përgatitjen definitive (sic?!)për të cilët kemi (ri)botuar edhe këto vitet e fundit,me deshirë që të mos kemi rast dhe nevojë të shkruajmë për raste të tilla dhe të ngjajshme tragjike!…
Me dhembje të thellë për personalitetin polietrik dhe madh shqiptar,Ramiz Kelmenin,duke e përkujtuar dhe mos harruar për jetë të jetëve!
SALI RAMADANI-USKANA
(ish-Kërçova aq e dashur edhe për Ramiz Kelmenin e paharrrueshëm…
& Kabineti:Koautore Eksperte Profesioniste…
Df.Gjen.Akad.Prof.Dr.Ribash Shqipta-KIMRIA-S.Dafaziasha-I.Pellazgia-I.Saliu-R.Shabani-R.Abazi-I.Piashuku…
………………….
PS:Lexoni,përktheni dhe përcjellni në të gjitha mediat e shkruara dhe elektronike shqiptare dhe botërore,për shkak të pengesave të 33 shteteve mafioze,ndër të cilat,sidomos,FYROM-i sllavo-m.dhe shqiptarucat mjerana në zhbërje e sipër.
SI DUHET TË ZGJIDHET PROBLEMI I ÇAMËVE DHE ÇAMËRISË?
(-…Arvanitase-ArbëroreShqipëriare)
E kemi(ri)botuar edhe në ca raste të tjera se si duhet të zgjidhen problemet më kruciale.me të cilat është ballafaquar,ballafaqohet dhe do të ballafaqohet:Populli dhe Kombi Shqiptar i ndarë në gjashtë shtete,në dy me shumicë absolute shqitare (në Shqipërizën Tonë të Dashur dhe në Republikën e Kosovës Martire) e treta nën okupimin e FYROM-it sllavo-m.,poashtu,realisht,me shumicë shqiptare,por ende të pa verifikuar nga shumica e shteteve të rruzullit tokësor nën Mal të Zi,Kosovën Linfore (me Preshevë,Medvegje dhe Bujanoc),të okupuar nga shumica shqiptare nën QyteZi,me Çamëri-Arbëri(Shqipëri)të dëbuara,asimiluara,poashtu me rreth gjysmë përbërjeje numerike shqiptare,duke mos e harruar në këtë kontekst edhe Mërgatën dhe Diasporën shumëmilionëshe shqiptare,duke filluar që ga Turqia,Italia (me Kalabri e Dsiqeli,Dshtet e Bashkuara Ametrikane,me Kanada,Saustralinë e Latrgët,por edhe Afrika dhe Azia,të cilat do të ishin rreth 50 milionë,dhe të cilët me më shumë,ose më pak e ndien veten si shqiptarë,por edhe rreth po aq te asimiluar më shumëose më pak,se paku me dell,me rrënjë,me gjen shqiptarësh!
Duke e shqyrtuar në këtë kontekst dhe me këtë rast çështjen Çame-Arvanitase (Arbëtore-Shqiptare),duke u përcaktuar para ca viteve bashkërisht,sidomos në një tubim shkencor dhe letrar në Prishtinë dhe Prizren, me sivëllezërit tanë të atyre trevave,sidomos me njërin nga miqtë e mijë sivëllezër,momentish me punë në Gjermani dhe me prejardhje nga Greqia,me të cilin i kemi zhvilkluar ca korresondenca vëllazërore pas takimit shkencor dhe letrar para ca viteve në dy qendrat e theksuara më parë,u patëm dakorduar bashkërisht që ta hekim nga fjalori i shqipes termin joadekuat”arvanitas,duke u përcaktuar për atë, fillimisht:”arbëror” dhe definitivisht “shqiptar”,pra të kombinuar:”Çamë-Arbëror(shqiptar).
Edhe më konkretisht:
Si të zjhidhet çështja shumë delikate,shumë sensibile,shumë e nfieshme Çame-Arbërore(Shqiptare)?
Mund të ketë edhe qëndrime dhe obervime për nyensa edhe ngamë të ndryshmet, por,nga aspekti i mirëfilltë shkencor,në esencë duket të ekzistojë vetëm një parim themelor edhe për zgjidhjen shumë të vështirë çame-arbërore(shqiptare).
1 Çështja çame -arbërore(shqiptare)edhe injoranti më fanatik duhet ta kuptojë se kjo është e pazgjidhur!
2. Do të ishte parësore që çështja çame-arbërore(shqiptare)të zgjidhet,mundësisht,por jo edhe me çdo kusht,në baza paqësore.
3. Shqiptarët kurrë në historinë njerëzore nuk kanë qenë agresivë,por vetëm në mbrojyje,bile të domosdoshme,pasi në kontinuitet kanë qenë,janë dhe do të mbeten paqësorë deri në instancën e fundit,sepse,ata,i kanë dashur,I duan dhe do t’i duan fëmijët e tyre,si sytë e ballit!
4. Definitivisht,sikrse çështja gjithëkimbëtare shqiptare në përgjithësi,në këtë kontekst edhe ajo Çame-arbërore(shqiptare),deri në instancën e fundit,duhet t’i përdorin të gjitha forcat mendore,profesinale dhe logjike,fillimisht,në baza paqësore,por në rast nevoje edhe të gatshëm për t ëgjitha sfidat e mudëshme,që në rastin e fundit të jenë të gatshëm dhe të veprojnë unanimisht,sikurse edhe gjatë gjithë historisë së tyre të lavdishme, duke mos i dhënë as edhe rastin e fundit kurfarë agresori eventual,duke i përdorur të gjitha forcat kadrovuke dhe materiale,me mençuri dhe shpejtësi marramendëse, duke mos i marrë asnjë agresori eventual,as edhe shansën minimale për fitore,por për të asgjësuar shpejtë,energjikisht dhe me gjakftohtësi e mençuri deri në zgjidhjen e plotë,pa u shërbyer me mjete të palejushme dhe të pajustifikueshme,duke filluar,por jo edhe keqpërdorur metodat e ndryshme të luftës eventuale…
5. Mirëpo,sa iu takon problemeve konkrete:për zgjidhjen e të gjitha atyre do të ishte e logjikshme që të përdoren të gjitha mjetet paqësore deri në inskcën e fudit,sepse rreth gjysmma e çanëve-arbërorëve(shqiptarëve),së bashku me të Greqisë,seri në Atinë dhe jashtë saj,janë dell i pa ndarë i Kombit Shqiptar,pa marrë parasysh se ku kanë jetuar,ku jetojnë dhe ku do të jetojnë në të rruzullin tokësor(sic?!).
6. Më problematike edhe sot e kësaj dite është shumëndiskutabile zgjidhae e çështjes shqitare nën Serbi,por edhe këtu shpresa duhet të “vdesë” e fundit dhe me ndihmën e faktorit më paqdashës ndërkombëtar,me presione dhe angazhime të jashtëzakonshme morale dhe materiale,me presione të fuqishme dhe permanente.duke i përdorur të gjitha metodat deri në nivelni më të lartë shkencor,logjika e fortë presupozon:”Edhe nën serbi,çështja mund dhe duhet të zgjidhet në baza paqësore” (sic?!).
Me respekt për shqiparët-atdhetarët! Vdekje nga Zori për antishqiptarët,mercenarët dhe tradhtarët!
SALI RAMADANI-USKSANA
(ish-Kërçova, ende e mjerë,e sakatuar,e tradhtuatr,por me shpresa për ringjallje!……
&Kabineti:Koautorë-Ekspertë Profesionistë…
Df.Gjen.Akad.Ribash Shqipta-KIMRIA-S.Dafaziasha-i.Pellazgia-I.Saliu-H.Shabani-R.Sbazi-I.Piashuku…
…………………
PS: Lexoni,përkthenii dhe veproni, si dhe rëndomë…
Foto/ Rikthehen parullat “Vdekje Shqiptarëve” në Shkup
Kreu i kësaj komune ku ndodhi ky gjest antishqiptar, nuk ka denjuar që të japë ndonjë deklaratë për këtë çështje.
Janë rikthyer në Maqedoninë e Veriut parullat antishqiptare, që shpërthejnë herë pas here si kërpudhat pas çdo shiu politik ose elektoral.
Në një stacion autobusi në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut-Shkup, përkatësisht atë pranë konviktit “Goce Dellçev”, është gjetur nga një shqiptar një parullë e shkruar me të bardhë: “Smrtza shqiptari-Vdekje shqiptarëve”.
Është Ylli Pacuku, një aktivist i shoqërisë civile në Shkup, i cili, pasi ka mësuar se kishte disa ditë kjo parullë, ka shkuar vetë dhe ka fshirë frazën që nxit urrejtje.
Pacuku, ka shkruar në faqen e tij në rrjetet sociale se ishte lajmëruar nga disa bashkëveprimtarë të tij për parullën, për të cilën nuk e ka çarë kokën askush nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut.
“Ky mbishkrim me urrejtje te stacioni i autobusit para konviktit Goce Delçev ka qenë disa ditë duke qarkulluar nëpër rrjete sociale. Prisja ta pastronin, por meqë qëndroi ende, thjesht e pastrova vet.
Nuk është asgjë e madhe, thjesht nuk dua të kaloj çdo ditë në një vend ku edhe vetë kam pritur autobus më herët dhe të shoh fjalë që s’kanë vend në një hapësirë studentore, e as në këtë qytet.
E sa u përket atyre që i shkruajnë këto… ndoshta është koha të investojnë më shumë te mendja sesa te markerat”, shkruan Ylli Pacuku, postimi i të cilit është ndarë edhe nga Bujar Osmani nënkryetar i BDI-së dhe ish-ministër i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut.
Zona, ku është shkruar parulla, është një territor ku shqiptarët janë goxha të paktë në numër. Lagja Taslixhe ku ndodhet konvikti me emrin e heroit të rilindjes kombëtare bullgare, ndodhet në komunën e Karposhit. E cila është pjesë e bashkisë se madhe të Shkupit. E ndodhur në një nga periferitë e “qeta” të kryeqytetit, kjo zonë me një popullsi deri në 60 mijë vetë, pra me një dendësi të madhe, ka rreth 84% maqedonas, ndërkohë që shqiptarët nuk i kapin as 4% të popullsisë. Karposhi ka gjithashtu serbë, që janë gati sa shqiptarët përkatësisht rreth 4% dhe një numër të vogël romësh.
Kjo komunë periferike drejtohet nga Sotir Lukrovski, një nacionalist maqedonas i VRMO-DPMNE e kryeministrit Mickovsi, i cili në faqen zyrtare të institucionit nuk ka denjuar të vendosë gjuhën shqipe, çka është e detyruar me ligj.
Kreu i kësaj komune ku ndodhi ky gjest antishqiptar, nuk ka denjuar që të japë ndonjë deklaratë për këtë çështje./ Pamfleti
Plot 65 nga 81 vendet e kryetarëve të komunave në Maqedoninë e Veriut përfunduan në duart e VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-it.
Këtu hyn edhe partneri i tretë qeveritar, ZNAM, që mbetet në krye të pushtetit lokal në komunën më të madhe të vendit, Kumanovë.
Kjo do të thotë se partnerët qeveritarë, përveçse kanë pushtetin qendror, gjatë katër vjetëve të ardhshëm do të qeverisin edhe në nivel lokal në mbi 80% të komunave dhe qyteteve të vendit.
“Këto ishin zgjedhje lokale dhe ndoshta u fokusuan te problemet lokale, por duket qartë se me këtë pushtet, gjithçka do të jetë në duart e VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-it – nga kanalizimi deri tek integrimi evropian. Mendoj se pasi të kalojë kjo eufori, ata do të përballen me presione të drejtpërdrejta, sepse gjithçka duhet të zgjidhet prej tyre”, thotë për Radion Evropa e Lirë gazetari dhe analisti politik, Nazim Rashidi.
Ai thekson se partitë nuk duhet ta shohin këtë vetëm si “rezultat të mirë për to”, por duhet të mendojnë edhe për përgjegjësitë shtesë.
“Tani, gjithçka do të varet nga veprimet e tyre”, thotë Rashidi.
Nga 65 vendet e kryetarëve të komunave të fituara nga këto dy parti, 55 i takojnë VMRO-DPMNE-së, ndërsa 10 VLEN-it.
Dominimi është parë tashmë, por a është nxjerrë mësimi?
Edhe pse zgjedhjet lokale e rritën dominimin e një partie në politikën maqedonase, ky nuk është ndonjë ndryshim i paparë më herët, thotë analisti dhe drejtori i Qendrës maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Aleksandar Kërzhalovski.
VMRO-DPMNE, krahasuar me zgjedhjet e mëparshme kur kishte 42 kryetarë komunash, tani ka edhe 13 më shumë.
Kërzhalovski kujton se edhe para dy cikleve zgjedhore, vendi kishte një përvojë të ngjashme.
Në vitin 2017, partia atëherë në pushtet, LSDM, fitoi 57 kryetarë komunash, ndërsa VMRO-DPMNE vetëm pesë.
“Gjërat ndryshojnë, veçanërisht te ne shumë më shpejt sesa mendojnë të gjithë. Prandaj, besoj se ky mësim është nxjerrë dhe tani do të veprohet më me kujdes”, thotë Kërzhalovski për Radion Evropa e Lirë.
Kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, pas shpalljes së fitores së thellë në rundin e dytë, paralajmëroi për kujdes.
“Çdo zgjedhje është një mesazh, dhe këto zgjedhje janë mesazh edhe për ne: të mos e teprojmë me fitoren, por të veprojmë me përgjegjësinë që na dhanë qytetarët dhe ta justifikojmë atë. Të ndryshojmë dhe të përmirësohemi”, tha Mickoski natën e 2 nëntorit.
Kreu i LSDM-së, Hristijan Mickoski, gjatë adresimit pas rundit të dytë të zgjedhjeve lokale. 2 nëntor 2025.
Si të “kthehen” LSDM-ja dhe BDI-ja?
Ndërsa partitë në pushtet tani e kanë fuqinë dhe përgjegjësinë në të gjitha nivelet, opozita – Lidhja Social-Demokrate e Maqedonisë dhe Bashkimi Demokratik për Integrim – duhet ta kthejë vëmendjen te vetja për t’u rikthyer si aktorë politikë pas humbjes në zgjedhjet lokale.
“Sigurisht, edhe ata vetë duhet të bëjnë diçka për t’u rikthyer në një situatë konkurruese… Ndoshta një rishqyrtim i të gjithave që ndodhën në periudhën e kaluar – nga Marrëveshja e Prespës, Marrëveshja me Bullgarinë dhe propozimi francez – për të parë se sa ndikuan në këtë rezultat të zgjedhjeve lokale, por edhe në ato parlamentare, vitin e kaluar”, thotë Kërzhalovski, duke aluduar te LSDM-ja.
Por, edhe BDI-ja, sipas tij, është parti socialdemokrate sipas ideologjisë së saj, ndaj të dyja partitë duhet të rishikojnë nëse dhe si duan të rikthehen te socialdemokracia.
“Sigurisht, duhet të dëgjojnë zërin e qytetarëve dhe ta reflektojnë atë në strukturat e tyre partiake, të kenë hapje dhe demokraci të brendshme”, sipas Kërzhalovskit.
Rashidi, nga ana tjetër, vë në dukje se të dyja partitë janë në pozita të ndryshme, por rezultatet janë një sinjal alarmi për secilën – jo vetëm për vendimet kadrovike, por edhe për politikat që ndjekin, duke marrë parasysh ndryshimet e gjeneratave në skenë.
Socialdemokratët, siç thotë ai, ndoshta janë në një konsolidim të caktuar, pasi vetë theksojnë se kanë drejtues relativisht të rinj. Por, pavarësisht nga kjo, ata duhet të përballen me rezultatet dhe të shohin se ku kanë gabuar.
“Për BDI-në, ky duhet të jetë një moment i vërtetë për një analizë serioze”, thotë Rashidi.
Liderët e LSDM-së dhe BDI-së, Venko Filipçe dhe Ali Ahmeti, paralajmëruan ndryshime kadrovike.
Filipçe, edhe pas rundit të dytë të zgjedhjeve lokale, ku partia e tij fitoi vetëm në gjashtë komuna, ishte i qartë se nuk do të japë dorëheqje, por theksoi se rezultatet janë një mesazh për drejtimin në të cilin do të lëvizë partia.
Kreu i LSDM-së, Venko Filipçe, gjatë fushtës për zgjedhjet lokale.
Në mesin e socialdemokratëve, dorëheqje ka dhënë tashmë një nga nënkryetarët, Ana Çupecska, ndërsa më parë u tërhoq edhe Gjorgji Galetanovski nga pozita e kreut të organizatës së qytetit të Shkupit, ku partia nuk arriti të hynte as në rundin e dytë në garën për kryetar të kryeqytetit.
Në BDI, aktualisht, nuk ka dorëheqje.
Ahmeti, në fjalimin e tij, theksoi se rezultatet janë një thirrje për forcimin e partisë.
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, gjatë adresimit pas përfundimit të rundit të dytë të zgjedhjeve lokale. 2 nëntor 2025.
BDI, që në këto zgjedhje udhëhoqi koalicionin Aleanca Kombëtare për Integrim, fitoi vetëm katër kryetarë komunash.
Zgjedhjet lokale më 19 tetor dhe rundi i dytë më 2 nëntor ishin të tetat pas pavarësisë së Maqedonisë së Veriut, më 1991.
Ato u mbajtën më pak se dy vjet pas zgjedhjeve parlamentare, në të cilat VMRO-DPMNE-ja, pas shtatë vjetësh në opozitë, u rikthye në pushtet qendror, duke bërë koalicion me VLEN-in dhe ZNAM-in dhe duke çuar në opozitë LSDM-në, por edhe BDI-në, që ishte në pushtet rreth dy dekada.
Pas 16 vitesh nën drejtimin kualicionit të shqiptarëve AKI, Kërçova kthehet sërish në duart e VMRO-DPMNE-së.
Kandidati i kësaj partie, Aleksandar Jovanovski, ka fituar në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, duke mposhtur Fatmir Deharin, kandidatin e Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) dhe kryetarin aktual të komunës.
Sipas rezultateve të para jozyrtare, Jovanovski ka siguruar një epërsi prej rreth 2.000 votash, duke arritur kështu një fitore të thellë që shënon një ndryshim historik në balancat politike të kësaj komune.
Në zgjedhjet e kaluara, në vitin 2021, Dehari kishte mposhtur pikërisht Jovanovskin, duke e ruajtur atëherë Kërçovën në duart e shqiptarëve. Por këtë herë, përmbysja e rezultatit reflekton një mobilizim të madh të elektoratit maqedonas dhe një pjesëmarrje më të ulët të votuesve shqiptarë, përfshirë edhe ata nga diaspora.
Burime nga terreni theksojnë se pjesa më e madhe e votave vendimtare për Jovanovskin erdhën nga vendbanimet maqedonase të komunës, ndërsa votat shqiptare nuk arritën të balancojnë diferencën.
Fitorja e Aleksandar Jovanovskit shënon fundin e një periudhe 16-vjeçare të drejtimit shqiptar në Kërçovë, që filloi me udhëheqjen e Fatmir Deharit dhe vazhdoi me mbështetjen e elektoratit shqiptar në zgjedhje të njëpasnjëshme.
Kështu, në katër vitet e ardhshme, Komuna e Kërçovës do të udhëhiqet nga një kuadër i VMRO-DPMNE-së, ndërsa rezultati pritet të ndikojë ndjeshëm në raportet politike mes komuniteteve dhe partive kryesore në vend.bw
Publikohen rezultatet fillestare nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut (KSHZ), pas numërimit të pjesës dërrmuese të votave, në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.
Kandidatët e VMRO-DPMNE-së kryesojnë në 21 komuna.
Koalicioni shqiptar në qeveri, VLEN ka fituar katër komuna. Partia opozitare, LSDM 3, dhe koalicioni shqiptar në opozitë, Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) kryeson në një komunë. Një kandidat i pavarur i mbështetur nga VLEN kryeson në Strugë.
VMRO-DPMNE kryeson në qytetin e Shkupit, Aerodrom, Vallandovë, Vinicë, Debarcë, Demir Kapi, Dojran, Dollneni, Karposh, Kërçovë, Konçe, Koçan, Lozovë, Makedonski Brod, Negotinë, Mogillë, Probishtip, Rankovcë, Rosoman, Çeshinovë-Obleshevë dhe Çuçer Sandevë.
Koalicioni VLEN kryeson në Tetovë, Bogovinë, Dollnen dhe Dibër, ndërsa, kandidatët e LSDM-së kryesojnë në Makedonska Kamenicë, Zërnovcë dhe Qendër.
Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) kryeson në Studeniçan, ndërsa kandidati i pavarur Mendi Qyra në Strugë.
Komunat e fituara nga VLEN
Tetovë – Bilall Kasami
Strugë – Mendi Qyra (Kandidat i pavarur i mbështetur nga VLEN)
Dibër – Fisnik Mela
Dollnen – Blerim Isljami
Komunë e fituara nga AKI
Studeniçan – Ejup Abazi
Ndërkohë, shqiptarët kanë humbur pas 16 vitesh Komunën e Kërçovës. Pas numërimit të votave, fitues rezultoi kandidati i VMRO-DPMNE, Aleksandar Jovanovski përballë Fatmir Deharit të Aleancës Kombëtarë për Integrim.
Në raundin e parë, në Kërçovë kandiduan tre kandidatë shqiptarë. Kjo solli edhe përçarjen e votës shqiptare atje, duke bërë që drejtimin e komunës tanimë ta marrin maqedonasit.
Gjithashtu, edhe në komunën e Bërvenicës humbi kandidati shqiptar i mbështetur i propozuar nga VLEN, por që në raundin e dytë Haqim Ramadani u braktis nga koalicioni i tij dhe u mbështet nga AKI por kjo nuk mjaftoi. Komuna u fitua nga kandidati i VMRO, Jovica Ilievski me rreth 150 vota diferencë.
Votimi në raundin e dytë u zhvillua në 32 komuna të Maqedonisë së Veriut dhe në Qytetin e Shkupit.bw
Qytetarët në Maqedoninë e Veriut votuan më 2 nëntor në rundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar komune në 33 komuna, përfshirë kryeqytetin, Shkupin.
Kur janë numëruar mbi 85 për qind të votave, partia në pushtet, VMRO-DPMNE, është duke kryesuar në 19 nga 33 komunat ku u mbajt balotazhi i zgjedhjeve lokale, sipas të dhënave nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.
Ndër vendet ku po kryeson kjo parti është kryeqyteti Shkup, por edhe Kërçova dhe Koçani, si dhe komunat e kryeqytetit, Karposh dhe Aerodrom.
Ndërkohë, partneri i tij në qeveri, koalicioni shqiptar VLEN, kryeson në pesë komuna: Bogovinë, Brvenicë, Dibër, Dollneni dhe Tetovë.
Kandidatët nga LSDM-ja opozitare kryesojnë në Qendër të Shkupit, si dhe në Krushevë, Zërnovc dhe Makedonska Kamenicë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në vend tha se dalja në zgjedhje ishte rreth 45 për qind.
Mbi një milion qytetarë kishin të drejtë vote.
Votimet, që u hapën në orën 7:00 dhe u mbyllën me kohë në orën 19:00, u mbajtën në mënyrë paqësore pa ndonjë incident, thanë autoritetet maqedonase.
Në Qytetin e Shkupit, garuan kandidatë nga partia në pushtet VMRO-DPMNE dhe e Majta.
Një total prej 474.000 qytetarësh të Shkupit me të drejtë vote më 2 nëntor patën të drejtë të vendosin duke rrethuar numrin në fletëvotim se kush do ta pasojë kryetaren e tanishme, Danela Arsovska, një kandidate e pavarur e mbështetur më parë nga VMRO-DPMNE.
Kryetari i Kisella Vodës nga VMRO-DPMNE, Orce Gjorgievski, garoi gjithashtu për kryetar të kryeqytetit, ndërsa kundërshtari i tij ishte ish-deputeti i së majtës, Amar Meçinoviq.
Diferenca midis dy kandidatëve në rundin e parë ishte 61.000 vota. Gjorgievski fitoi 91.000 vota, ndërsa kundërshtari i tij fitoi 30.000 vota.
Në 16 komuna, votuesit zgjodhën midis kandidatëve nga VMRO-DPMNE në pushtet dhe Lidhja Social Demokratike e Maqedonisë (SDSM) në opozitë.
Këto ishin përplasjet më të shumta politike në rundin e dytë dhe do t’u japin një përgjigje kapaciteteve të LSDM-së opozitare, e cila i fitoi vetëm tri komuna në rundin e parë, krahasuar me 33 që i fitoi VMRO-DPMNE-në në pushtet. Këto janë 16 komuna në pjesët qendrore dhe lindore të vendit.
Komunat e Shkupit, Qendra dhe Karposhi, por edhe Kërçova, Tetova dhe Struga, si dhe Koçani, ishin pjesë e komunave që analistët politikë i shihnin si interesante për t’u monitoruar dhe ku votuesit e kandidatëve që nuk arritën në rundin e dytë mund të jenë vendimtarë për atë se kush fiton.
Tragjedia në Koçan, ku një zjarr në klubin e natës Puls në mars vrau 63 persona dhe plagosi më shumë se 200 të tjerë, e përqendroi vëmendjen e publikut në qytet gjatë zgjedhjeve lokale.
Në rundin e dytë, Koçani votoi për të zgjedhur midis kryetarit të përkohshëm dhe kandidatit të pavarur Venko Krstevski dhe Vlatko Grozdanov të VMRO-DPMNE. Grozdanov fitoi rreth 2.200 vota më shumë se Krstevski në rundin e parë më 19 tetor.
Në rundin e parë të këtyre zgjedhjeve 44 komuna i zgjodhën kryetarët e tyre.
Shkëndija e Haraçinës mundi minimalisht skuadrën e Pobedës me shifrat 1-0, në sfidën e ligës së dytë të Maqedonisë së Veriut. Ndeshja e mbajtur në Prilep nuk u zhvillua aspak në kushte normale, pasi gjatë gjithë kohës pati thirrje anti-shqiptare nga tifozët vendas.
Madje, edhe gjatë transmetimit live, ato dëgjohen pas golit të skuadrës shqiptare. “Dhoma gazi për shqiptarët”, apo edhe “vritini shqiptarët”, ishin disa nga thirrjet.
Tashmë pritet një vendim nga organet kompetente për këto episode të turpshme, edhe pse shpeshherë për raste të tilla në Maqedoni kanë zgjedhur heshtjen.
Shkëndija e Haraçinës fitoi 1-0 ndaj Pobedës, në takimin që shkoi për llogaritë të ligës së dytë maqedonase. Përtej rezultatit në Prilep, nuk munguan thirrjet antishqiptare, dhe sulmet nga tifozët vendas.
Ka qenë vetë skuadra shqiptare e Shkëndijës që nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, i ka cilësuar ato skena si skandaloze.
“Skenat që u panë sot në stadiumin e Prilepit nuk i ngjajnë aspak futbollit dhe frymës sportive që ky sport duhet të përfaqësojë. Ajo çfarë ndodhi në tribuna dhe rreth fushës nuk janë pamje që duhet të shfaqen në një ndeshje futbolli. Fyerjet racore, provokimet dhe sjelljet e shëmtuara nuk e ndihmojnë sportin – përkundrazi, ato e dëmtojnë imazhin e futbollit, klubit dhe vetë garës. Si klub, ne i dënojmë ashpër këto veprime të turpshme që cenojnë dinjitetin dhe sigurinë e lojtarëve dhe tifozëve tanë. Ne kërkojmë nga Federata të ndërmarrë masat e duhura dhe të japë dënimet e merituara për organizatorët e kësaj ndeshjeje, në mënyrë që ngjarje të tilla të mos përsëriten më. Futbolli është lojë që bashkon – jo që ndan”, thuhet në reagimin e KF Shkëndija Haraçinë. bw
Partia në pushtet, VMRO-DPMNE, shpalli fitore bindëse pas rundit të parë të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut, më 19 tetor.
Partia do të ketë kryetarë komunash në 30 nga gjithsej 80 komuna, dhe pret që në rundin e dytë të fitojë edhe në rreth 20 të tjera, përfshirë edhe qytetin e Shkupit, ku kandidati i saj, Orce Gjorgjievski, është në epërsi të madhe.
“Premtuam fitore, kemi fitore”, deklaroi kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.
Ai tha se është i kënaqur, pasi numri i përgjithshëm i votave të fituara është më i madh se në zgjedhjet parlamentare dhe ato lokale të mëparshme.
Mickoski gjithashtu konfirmoi se nuk ka ndërmend të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, pavarësisht insistimit të opozitës nga BDI, dhe theksoi se “politikat e etnocentrizmit janë mposhtur.”
Opozitarja LSDM pësoi edhe një humbje pas zgjedhjeve të vitit të kaluar – atyre parlamentare dhe presidenciale.
Megjithatë, partia vlerësoi se rezultati nuk është i keq, pasi këtë herë ka fituar më shumë vota në disa komuna dhe theksoi se ka pasur “shkelje të shumta” gjatë procesit të votimit.
LSDM do të ketë kryetarë komunash në Kriva Pallankë, Bogdanc dhe Krivogashtan, ndërsa pret të kalojë në rundin e dytë në rreth njëzet komuna të tjera.
“Kjo është dëshmi për konsolidimin brenda partisë që ka filluar dhe do ta vazhdojmë,” deklaroi lideri i LSDM-së, Venko Filipçe, i cili tha se nuk ka ndërmend të japë dorëheqje pas këtyre rezultateve zgjedhore.
Mbështetës të VLEN-it duke festuar në Çair.
VLEN fitoi në Çair dhe Tetovë, ndërsa BDI në Gostivar
Në bllokun politik shqiptar, kandidati i VLEN, Izet Mexhiti, fitoi bindshëm në komunën kyç – Çair, ndërsa Bilal Kasami në Tetovë. Në rundin e parë, koalicioni fitoi edhe në katër komuna të tjera.
Për Mexhitin, ky do të jetë mandati i tij i katërt si kryetar komune, dhe ai do të duhet të lërë postin aktual të ministrit pasi mundi ish-ministrin e BDI-së, Bujar Osmanin, i cili ia uroi fitoren.
Anëtarë dhe simpatizantë të VLEN-it e festuan, siç thanë ata, “fitoren bindëse në Çair dhe Tetovë” pranë monumentit të Skënderbeut në Çarshinë e Vjetër.
Koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), e udhëhequr nga BDI, fitoi zgjedhjet për kryetarë komunash në Gostivar, Likovë, Çashkë dhe Plasnicë që në rundin e parë – njoftoi nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi.
Ai tha se, në nivel kombëtar, “AKI është fituese absolute me mbi 20.000 vota epërsi, dhe me votat që ende po përpunohen, kjo diferencë mund të jetë edhe më e madhe.”
Dita e zgjedhjeve kaloi e qetë dhe pa shkelje të mëdha. Pritshmëritë e qytetarëve janë të ngjashme – një jetë më e mirë në komuna më funksionale.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftoi se deri në orën 18:30 pjesëmarrja e votuesve ishte 46,48 për qind, çka është afër nivelit të rundit të parë të zgjedhjeve të mëparshme, kur kishte arritur 51,44 për qind.
Sipas listës zgjedhore, të drejtë vote kishin 1.832.415 qytetarë.
Për 81 poste të kryetarëve të komunave garuan 309 kandidatë, ndërsa për vendet në këshillat komunalë konkurruan mbi 10.490 kandidatë nga gjithsej 576 lista.
Një veçori e këtyre zgjedhjeve është se meshkujt dominojnë në garën për kryetar komune – 277 kandidatë ose 89,64%, ndërsa gratë janë vetëm 32, që përfaqëson 10,36% të numrit të përgjithshëm.
Buxheti i përgjithshëm që shteti ndau për organizimin e këtyre zgjedhjeve lokale është 9 milionë e 760 mijë euro, nga të cilat dy të tretat janë mjete të destinuara për mediat dhe reklamat politike të paguara.
Rundi i dytë i zgjedhjeve është caktuar për 2 nëntor.
Në këto zgjedhje do të marrin pjesë 22 parti dhe 19 koalicione.
MAQEDONIA E VERIUT- Maqedonia e Veriut do të votojë sot për të zgjedhur 80 kryetarë dhe këshilltarë komunash. Në këto zgjedhje do të marrin pjesë 22 parti dhe 19 koalicione. Ndërsa 119 grupe votuesish janë kandidatë të pavarur.
Rreth 1,832,415 votues, priten të votojnë në në 3,474 qendra votimi në vend. Ata do të votojnë për 309 kandidatë për kryetar komune dhe 576 lista kandidatësh për anëtarë të këshillave komunale. Votimi do të fillojë në orën 7 të mëngjesit dhe do të përfundoj në orën 7 të mbrëmjes. Ndërsa zgjdhjet do të moniotorohen 807 vendas dhe 644 vëzhgues ndërkombëtarë, pra në totoal do të monitorohen nga 1,451 vëzhgues.
Votuesit do të identifikohen me një kartë identiteti ose pasaportë. Votimi do të realizohet në mënyrë të fshehtë. Është bërë me dije se votimi në grup familjarë apo prania me armë apo mjete të tjera të dyshuara, do të ndalohet rreptësisht nga policia./Dosja.al
Vetëm një vit e gjysmë pas zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale në Maqedoninë e Veriut, vendi po përgatitet për një votim të ri më 19 tetor: rundin e parë të zgjedhjeve lokale. Qytetarët do të votojnë për kryetarët e komunave dhe anëtarët e këshillave komunalë në të gjitha 80 komunat dhe në kryeqytet, Shkup.
Sipas sondazheve, rezultati në shumicën e komunave me popullatë shumicë maqedonase është kryesisht i parashikueshëm. Megjithatë, rezultatet mbeten të paqarta në disa komuna ku votuesit shqiptarë përbëjnë shumicën.
Por, pikëpyetja kryesore që u ngrit gjatë fushatës është: Çfarë ndodh pas zgjedhjeve? A mund të tronditë rezultati brenda bllokut politik shqiptar koalicionin qeverisës dhe të çojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, ndoshta qysh në pranverën e vitit 2026?
Nëse zgjedhjet e parakohshme do të jenë të mundshme, kjo do të varet gjithashtu nga fakti nëse, pas zgjedhjeve lokale, do të ndërmerren hapa për t’i zhbllokuar bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian – çështje për të cilën zyrtarët e lartë të Qeverisë kanë dërguar sinjale.
VMRO-DPMNE, partia në pushtet dhe favoritja kryesore
Partia më e madhe në koalicionin qeverisës, VMRO-DPMNE e krahut të djathtë, e cila i fitoi zgjedhjet e vitit të kaluar, është gjithashtu në krye të garës për zgjedhjet lokale të kësaj fundjave.
Opozita, Lidhja Socialdemokrate (LSDM), vazhdon të përballen me krizë të brendshme pas disfatës së rëndë në zgjedhjet parlamentare të majit 2024.
Megjithëse opozita këmbëngul se popullariteti i VMRO-DPMNE po bie, sondazhet tregojnë se partia mban një epërsi të konsiderueshme. Këtë e pasqyron edhe sondazhi më i fundit i opinionit publik i publikuar nga transmetuesi publik MRTV më 13 tetor, i realizuar nga Instituti për Kërkime Politike (IPIS) përmes një ankete telefonike me 1.122 të anketuar dhe me një marzh gabimi ±3 për qind.
Sipas rezultateve, VMRO-DPMNE do të merrte rreth 26.7 për qind të votave, partia më e madhe opozitare LSDM 11.1 për qind, më pas koalicioni shqiptar Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) i udhëhequr nga BDI-ja me 9.9 për qind, dhe në fund koalicioni VLEN, partner qeveritar i VMRO-DPMNE-së, me 7.5 për qind.
Sondazhi tregoi gjithashtu një përqindje të lartë të votuesve të pavendosur: 10 për qind, ndërsa 12.4 për qind e të anketuarve nuk pranuan të thoshin se për kë do të votonin.
A janë të mundshme zgjedhjet e parakohshme parlamentare?
Garat më të ngushta pritet të jenë në komunat ku partitë shqiptare po konkurrojnë për pushtet.
Në rreth 15 nga 81 komunat, shqiptarët janë shumicë. Një betejë e fortë pritet midis koalicionit qeveritar shqiptar VLEN dhe koalicionit opozitar Aleanca Kombëtare për Integrim, i udhëhequr nga BDI-ja.
BDI-ja, e cila kaloi në opozitë pas më shumë se dy dekadash në pushtet pas zgjedhjeve të vitit 2024, sfidon legjitimitetin e VLEN-it për të përfaqësuar qytetarët shqiptarë dhe kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare, veçanërisht nëse fiton në më shumë komuna.
Analistët politikë të intervistuar nga Radio Evropa e Lirë (REL) janë të ndarë në mendime nëse kjo do ta destabilizojë koalicionin qeverisës dhe nëse zgjedhjet lokale mund të hapin rrugën për zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Megjithatë, gjatë fushatës, qytetarët dëgjuan po aq retorikë në nivel kombëtar sa edhe diskutime për çështje lokale.
“Partitë do ta matin mbështetjen e tyre përmes numrit total të votave që do t’i marrin listat e këshilltarëve, gjë që është tregues i mbështetjes në nivel nacional. Për më tepër, rezultatet në bllokun politik shqiptar mund të ndikojnë në klimën e përgjithshme politike”, tha për REL-in eksperti i komunikimit Petar Arsovski.
Krahas BDI-së, edhe LSDM-ja po përgatitet për zgjedhje të parakohshme.
Nga ana tjetër, kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ndonëse nuk e përjashton plotësisht mundësinë, përgjithësisht e refuzon idenë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Analisti dhe drejtori i IPIS-it, Vladimir Bozhinovski, pajtohet me këtë, duke thënë se nuk pret zgjedhje të parakohshme.
“Për të ndodhur zgjedhjet e parakohshme parlamentare, Qeveria duhet t’i dëshirojë ato. Si mund të mbahen zgjedhje nëse Qeveria është kundër? Parlamenti duhet të shpërndahet, dhe Qeveria aktualisht ka shumicën prej 78 nga 120 deputetë”, tha Bozhinovski për REL-in.
Anëtarësimi në BE pas zgjedhjeve, test për Qeverinë
Sinjalet politike tregojnë se pas zgjedhjeve lokale, fokusi mund të zhvendoset drejt procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Maqedonia e Veriut mbetet e bllokuar për shkak të mosmarrëveshjes me Bullgarinë, dhe për të hapur kapitujt negociuese, duhet ta përfshijë pakicën bullgare në Kushtetutën e vet.
Kjo është një nga arsyet pse Bozhinovski nuk pret zgjedhje të parakohshme.
“Nëse thirren zgjedhje të parakohshme parlamentare, gjithçka vonohet, përfshirë anëtarësimin në BE dhe çështjet e politikës së jashtme. Unë pres disa iniciativa për zgjidhjen e çështjeve të BE-së pas zgjedhjeve”, theksoi ai.
Gjatë kësaj fushate, opozita LSDM paraqiti një rezolutë në Parlament për të përcaktuar hapat e ardhshëm të vendit drejt BE-së dhe për të vendosur “vija të kuqe” mbi shkallën e lëshimeve ndaj Bullgarisë.
Kryeministri Mickoski deklaroi se pret “lëvizje” në lidhje me garancitë nga BE-ja pas festave të Vitit të Ri. Qeveria kërkon garanci nga BE-ja se ndryshimet kushtetuese do të jenë kërkesa e fundit nga Bullgaria.
Tri ditë para zgjedhjeve, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, vizitoi shkurtimisht Shkupin, duke dërguar këtë mesazh për liderët maqedonas: “Duhet ta bëni ndryshimin e dakordësuar kushtetues. Tani topi është në fushën tuaj. BE-ja është gati”, shkroi ajo në platformën X.
Ndikimi rus në zgjedhje
Derisa anëtarësimi në BE mbetet prioritet strategjik për Maqedoninë e Veriut, vendi është gjithashtu i ekspozuar ndaj ndikimit rus, megjithëse në shkallë të kufizuar.
Kjo shihet në retorikën dhe veprimet e disa figurave politike margjinale, të cilat publikisht mbështesin interesat ruse dhe kundërshtojnë integrimin euroatlantik.
Shembulli më i njohur është partia proruse Maqedonia e Bashkuar, e cila haptazi bën thirrje për thellimin e marrëdhënieve me Rusinë dhe kundërshton integrimin në BE dhe NATO.
Despina Kovaçevska nga Fondacioni Metamorphosis, që mbikëqyr mediat gjatë fushatës, vëren ndikim rus në mesazhet e disa kandidatëve dhe madje edhe te disa figura fetare.
“Ata përhapin të njëjtin narrativ që vjen nga Kremlini, se vendet humbasin sovranitetin e tyre duke iu bashkuar BE-së. Kjo narrativë identifikohet nga EUvsDisinfo si taktika kryesore e dezinformimit e përdorur nga ndikimi i huaj keqdashës”, shpjegoi Kovaçevska.
Në raportin e parë të përkohshëm, misioni vëzhgues i zgjedhjeve i OSBE/ODIHR shprehu shqetësim për cenueshmërinë ndaj dezinformimit, duke përmendur shkallën e ulët të edukimit mediatik në vend.
“Për disa aktorë, mundësia për manipulim të informacionit nga jashtë gjatë procesit zgjedhor ishte gjithashtu shqetësuese”, thuhet në raportin e OSBE/ODIHR.
Mbi 300 kandidatë për kryetarë komunash
Zgjedhjet lokale të 19 tetorit do të jenë të tetat që nga pavarësia e Maqedonisë së Veriut në vitin 1991.
Rreth 1.8 milion qytetarë kanë të drejtë vote.
Për 80 komuna plus qytetin e Shkupit, janë paraqitur 309 kandidatë, si nga partitë politike ashtu edhe nga lista të pavarura – shumica dërrmuese burra, vetëm 10 për qind gra.
Në rundin e parë duhet të zgjidhen të gjithë anëtarët e këshillave komunale.
Për t’u zgjedhur kryetar komune në rundin e parë, kandidati duhet t’i marrë mbi 50 për qind të votave.
Nëse asnjë kandidat nuk e arrin këtë, rundi i dytë do të mbahet më 2 nëntor, mes dy kandidatëve me më së shumti vota nga rundi i parë.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, 15 tetor 2025, Shkup.
Radio Evropa e Lirë
Maqedonia e Veriut duhet t’i bëjë ndryshimet e nevojshme kushtetuese për ta vazhduar rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian (BE), tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pas një takimi me udhëheqësit maqedonas në Shkup të mërkurën në mbrëmje.
Von der Leyen shkroi në X se BE-ja e mbështet “plotësisht” rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit.
“Mund të mbështeteni tek ne. Hapi tjetër dhe i vetëm para fillimit të negociatave është i qartë. Ju duhet ta bëni ndryshimin e dakordësuar kushtetues. Topi është në fushën tuaj. BE-ja është gati”, shkroi ajo.
Maqedonia e Veriut ka ngelur mbrapa në rrugën drejt BE-së dhe e mori një goditje në fund të vitit 2024 kur blloku e hapi kapitullin e parë në negociatat për anëtarësim me Shqipërinë, duke e shkëputur Shkupin nga paketa e përbashkët me Tiranën.
Arsyeja e ngecjes së Maqedonisë së Veriut është se ajo nuk e ka përmbushur kushtin e vendosur nga Bullgaria: përfshirjen e pakicës bullgare në preambulën e Kushtetutës së vendit.
Ky kusht ishte futur në kornizën negociuese që Parlamenti maqedonas votoi në korrik të vitit 2022, propozim që njihet edhe si “propozimi francez”. Opozita, që atëbotë udhëhiqej nga VMRO-DPME, ishte kundër ndryshimeve kushtetuese.
Qeveria e udhëhequr nga kryeministri Hristijan Mickoski tha në një njoftim se bisedimet mes tij dhe shefes së KE-së u përqendruan në perspektivën evropiane, përparimin e proceseve të reformave, bashkëpunimin ekonomik, sigurinë energjetike dhe transformimin digjital.
“Kryeministri Mickoski theksoi vendosmërinë e Qeverisë për të përshpejtuar integrimin evropian të vendit përmes rezultateve konkrete dhe përmbushjes së standardeve evropiane. Ai theksoi se vendi pret një angazhim të qartë dhe konkret nga Bashkimi Evropian, si konfirmim i perspektivës evropiane dhe mbështetje për qytetarët që kanë mbetur të përkushtuar ndaj vlerave evropiane për dekada të tëra”, tha Qeveria maqedonase.
Zyrtarë të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut kanë thënë se do të ndërmerren hapa në lidhje me përpjekjet e vendit për anëtarësim në BE, por vetëm pas zgjedhjeve lokale të 19 tetorit.
Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, tha ditë më parë se “ka vendosmëri serioze midis kryeministrit dhe Qeverisë për të ndërmarrë hapa konkretë për të kapërcyer mosmarrëveshjen me Bullgarinë menjëherë pas zgjedhjeve”.
Presidentja e vendit Gordana Silanovska-Davkova tha kohë më parë se për tani për tani shteti nuk ka komunikim zyrtar me autoritetet në Sofje, për shkak të periudhës parazgjedhore, por ka njëfarë komunikimi në margjina.
Von der Leyen u takua edhe me shefin e diplomacisë maqedonase, Timço Mucunski, dhe me kryetarin e Parlamentit, Afrim Gashi.
Ajo pritet të takohet edhe me Silanovska-Davkovën.
Von der Leyen udhëtoi për në Maqedoni si pjesë e turit të saj në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut janë shfaqur shenja të ndikimit rus përmes retorikës dhe veprimeve të disa politikanëve. Edhe pse të gjithë ata kanë mbështetje të vogël, kjo tregon se Moska ka përfaqësues ideologjikë dhe politikë në skenën lokale maqedonase dhe sinjalizon përpjekje për të ndryshuar narrativin politik, veçanërisht në lidhje me integrimet euroatlantike, thonë disa analistë.
Shembulli më konkret është partia që hapur ka dalë si subjekt prorus, Maqedonia e Bashkuar, e cila udhëhiqet nga Janko Baçev, që publikisht mbështet thellimin e lidhjeve me Rusinë dhe refuzimin e integrimeve euroatlantike.
Retorikë proruse nga partitë e vogla
Kandidati i kësaj partie për kryetar të Shkupit, Zoran Jovanovski, ka paralajmëruar për lidhje të ngushta të Shkupit me Moskën dhe ka pretenduar se ka krijuar kontakte me të paktën 15 biznesmenë rusë dhe investitorë nga Kina dhe Bjellorusia, të cilët do të investonin në infrastrukturë dhe turizëm.
“Për të gjitha këto do të më ndihmojnë kontaktet me ambasadat ruse dhe kineze në Shkup, të cilat më ftojnë rregullisht në të gjitha pritjet dhe ngjarjet e tyre që organizohen në vend”, është cituar të ketë thënë Jovanovski në portalin National.mk, ku shpesh publikohen deklarata dhe informacione të partisë Maqedonia e Bashkuar.
Jovanovski ka përmendur planet për zhvillimin e asaj që e quan miqësi maqedono‑sllavo‑lindore dhe rritjen e turizmit nga vizitorë rusë, bjellorusë dhe ukrainas, si dhe ngritjen e një shtatoreje për konsullin rus Aleksandar Arkadjevich Rostkovski, i cili vdiq më 1903.
Së voni, ai ka deklaruar se shpreson që me ndihmën e presidentit amerikan, Donald Trump, do të përfundojë lufta në Ukrainë dhe Moska të arrijë qëllimet e saj gjeopolitike.
Maqedonia e Bashkuar, e emëruar sipas shembullit të partisë së presidentit rus, Vladimir Putin, Rusia e Bashkuar, kurrë nuk ka fituar ulëse në Parlament dhe as nuk ka marrë pjesë në pushtetin lokal. Në zgjedhjet lokale të 19 tetorit ajo garon me kandidatë për kryetarë komunash dhe këshilltarë komunalë në 29 nga 80 komunat.
Me një drejtim ideologjik të ngjashëm vepron edhe partia joparlamentare Rodina, e cila për herë të parë mori pjesë në zgjedhjet lokale në vitin 2021. Edhe këtë vit, kjo parti ka kandidatë për kryetarë komunash dhe këshilltarë komunalë, nën moton “Mendo planetarisht, vepro tradicionalisht”.
Kandidati kryesor i listës së këshilltarëve komunalë të partisë Rodina, Zoran Jovançev, ka paralajmëruar se “nëse ndiqni një komedian, do t’ju ndodhin tragjedi kombëtare si në Ukrainë”, referencë për Volodymyr Zelenskyn i cili ishte komedian para se të bëhej president i Ukrainës.
Edhe pse zakonisht të padukshme për publikun, këto parti marrin një hapësirë modeste mediatike gjatë fushatave zgjedhore. Sipas një analize të fondacionit Metamorphosis, ndikimi i tyre te publiku mbetet i kufizuar, por jo pa rreziqe.
Të padukshme, por me rreziqe
Despina Kovaçevska nga fondacioni Metamorphosis tha se gjatë monitorimit të mediave në fushatën zgjedhore është vërejtur prania e ndikimit rus jo vetëm në mesazhet e kandidatëve, por edhe të disa përfaqësuesve të kishës.
“Ata ilustrojnë të njëjtën linjë të narrativit të Kremlinit për humbjen e sovranitetit të shteteve nëse i bashkohen Bashkimit Evropian – një narrativ që është evidentuar nga EUvsDisinfo si një nga taktikat kyç dezinformuese mbi të cilat bazohet ndikimi i huaj malinj”, shpjegoi Kovaçevska.
Sipas raportit të parë të misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR, ndër çështjet që dominojnë në fushatë janë edhe debatet për reformat e nevojshme për përparim në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.
Vëzhguesit e huaj kanë shprehur shqetësime për nivelin e ulët të edukimit medial, që mund ta bëjë publikun më të ndjeshëm ndaj dezinformatave të shpërndara në rrjetet sociale gjatë fushatës zgjedhore.
“Për disa aktorë, manipulimi i mundshëm i informacionit nga jashtë gjatë procesit zgjedhor po ashtu paraqet arsye për shqetësim”, u tha në raportin e publikuar më 3 tetor.
Nga ana tjetër, analisti politik Xhelal Neziri tha se nuk beson se këta narrativë mund të ndryshojnë opinionin e publikut sa i përket zgjedhjeve lokale.
“Për shkak të natyrës së vetë zgjedhjeve, që janë lokale, është e vështirë që këto tema dhe ndikime të kenë efekt. Nuk besoj se ato mund ta riformësojnë opinionin publik në atë mënyrë që t’u përshtatet agjendave të tyre”, shpjegoi Neziri.
Ndërkohë, mbështetja për integrimin evropian në Maqedoninë e Veriut mbetet e lartë. Sipas hulumtimit të fundit të kryer nga Instituti për Kërkime Politike, 61 për qind e qytetarëve do t’i përgjigjeshin pozitivisht pyetjes në një referendum nëse shteti duhet të anëtarësohet në BE.
Apasiev me fjalim në Moskë në Ditën e Fitores
Partia e vetme parlamentare që shfaq afërsi ndaj Moskës është E Majta, udhëheqësi i së cilës, Dimitar Apasiev, mori pjesë në Paradën Ushtarake në Moskë në shënimin e Ditës së Fitores me ftesën e kryetarit të Partisë Komuniste të Federatës Ruse, Gennady Zyuganov.
Udhëheqësi i partisë E Majta, Dimitar Apasiev, gjatë fjalimit në Rusi më 9 maj 2025.
Siç njoftoi partia e tij në atë kohë, Apasiev mbajti një fjalim në Parkun e Fitores në Moskë, ku theksoi se E Majta lufton kundër revizionizmit historik dhe mbron vlerat e luftës antifashiste.
“Megjithatë, E Majta i përmbahet çështje lokale në këto zgjedhje”, theksoi drejtori ekzekutiv i organizatës joqeveritare Eurothink, Dimitar Nikollovski.
Kovaçevska shtoi se E Majta është “e njohur për euroskepticizmin e saj dhe për disa takime me përfaqësues të Ambasadës ruse”.
Gjatë fushatës për këto zgjedhje, Apasiev publikisht u ankua se partia ishte diskriminuar në ndarjen e buxhetit për reklama politike dhe paralajmëroi se do të inicionte procedurë ligjore pranë Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Edhe pse E Majta ka më shumë se pesë deputetë dhe një grup parlamentar në Kuvendin maqedonas, Kodi Zgjedhor nuk e përfshin atë në kategorinë e partive që kanë të drejtë të marrin fonde shtetërore për reklama politike të paguara.
“Për këtë diskriminim politik do të diskutohet edhe në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg. Por, më besoni, padrejtësia do të shkaktojë një efekt bumerang. Populli sheh dhe me intuitë solidarizohet me atë që i bëhet e padrejtë”, deklaroi Apasiev.
Ministër prorus në Qeverinë maqedonase
Në Shkup, zëvendëskryeministri Ivan Stoillkoviq, kreu i Partisë Demokratike të Serbëve dhe partner koalicioni i VMRO-DPMNE-së, vendosi lule para monumentit “9 Maji” së bashku me ambasadorin rus në Maqedoninë e Veriut, Sergey Bazdnikin.
Ambasadori rus në Shkup, Sergey Bazdnikin, dhe zëvendësministri Ivan Stoillkoviq, duke vendosur lule para monumentit “9 Maji”.
Stoillkoviq është i njohur për raportet e tij të ngushta me Moskën dhe pjesëmarrjen në forume ruse të sigurisë, ku ka afirmuar angazhimin e tij për thellimin e bashkëpunimit dypalësh.
Vitin e kaluar ai e përshkroi pjesëmarrjen në forumin rus të sigurisë si një “përvojë të çmuar” dhe “njohuri të reja”, duke shtuar se mban marrëdhënie të mira me partnerët rusë përmes kanaleve zyrtare dhe jozyrtare.
Këtë vit, ai merr pjesë në zgjedhjet lokale si bartës i listës së këshilltarëve komunalë në Kumanovë me moton: “Kush nuk e do vëllain, do ta ketë një të huaj për zot”.
Ambasadori rus Bazdnikin dhe Stoillkoviq marrin pjesë në një ngjarje të organizuar për shënimin e Ditës së Fitores më 9 maj.
Vetëm disa muaj më vonë, më 12 gusht, një delegacion i LSDM-së opozitare në Manastir festoi për miqësinë me Rusinë dhe vendosi lule para përmendores “Kryqi Rus”, në nder të konsullit rus Aleksandar A. Rostkovski.
Delegacioni u udhëhoq nga kandidati opozitar për kryetar komune, Metodija Kunovski.
Delegacioni i LSDM-së, i udhëhequr nga Metodija Kunovski, duke vendosur lule para përmendores “Kryqi Rus”, në nder të konsullit rus Aleksandar A. Rostkovski.
Neziri: Ndikimi rus përmes “fuqisë së butë” po përgatit terrenin për zgjedhjet parlamentare
Analisti politik dhe kryetari i Institutit për Media dhe Demokraci, Xhelal Neziri, vlerësoi se aktivitetet aktuale të subjekteve proruse kanë ndikim të kufizuar në zgjedhjet lokale, por shërbejnë si përgatitje për veprime të ardhshme politike në nivel kombëtar.
“Nëse shohim se si po zhvillohet debati dhe si disa subjekte politike po marrin hov tek ne, mendoj se aty mund të kërkohen ato lidhje, qofshin logjistike, ideologjike apo financiare, që i kanë me Rusinë, Kinën dhe vende të tjera që janë në anën e kundërt të orientimit tonë strategjik. Mendoj se kjo prani e padukshme e ndikimit rus është e pranishme edhe në këto zgjedhje”, tha ai.
Sipas tij, qëllimi nuk janë këto zgjedhje lokale, por ato parlamentare. Prandaj, sipas Nezirit, fushata e disa partive për zgjedhjet lokale shpesh lihet në hije nga temat gjeopolitike që nuk janë me interes për qytetarët, por u shërbejnë agjendave të aktorëve të jashtën. Sipas tij, në këto zgjedhje vërehet tendenca që fushata të lihet në hije nga temat kombëtare.
Kovaçevska vlerësoi se këta narrativë jo vetëm që kanë tendencë ta paraqesin Rusinë si një alternativë të mundshme, por edhe e thellojnë polarizimin mes qytetarëve dhe në të njëjtën kohë e shpërqendrojnë vëmendjen nga problemet thelbësore që duhet të zgjidhen në mënyrë që vendi të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian.
Sali Ramadani-Uskana
&Kabineti…
RAMIZ KELMENDI-INTELEKTUAL SPECIFIK DHE “SHKËNDIJA” (BeÇBaKoShB-a)
(-“Besëlidhja për Çlirimin dhe Ribashkimin Kombëtar të Shqiptarëve të Ballkanit”)
– Njeri,gazetar-publicist,prozator-romansier,personalitet universal…
Pas shkuarjes në amshim të ca nga personalitet më të njohura dhe më të lidhura,për të cilët kemi shkruar më shumë artikuj,por edhe art.-komente deri në rreth 30 faqe tekste studioze shkencore-publicistike-zhurnalistike,duke filluar që më parë,në ndërkohë dhe më të fundit,që nga sekretari gjeneral dhe traineri shumëvjeçarë i Federates Sportive të Shenjëtarise së Kosoves,ushtrues dhe pjesëmarrës sui generis i UÇK-se,sidomos në Krahinën e Llapit,Sulejman Ramadanit,i mirënjohur edhe me nofkat autoritative si Sulë Kërçova dhe Sylë Kosova,duke i ushtruar edhe gjeneralët e luftës dhe shndërruar edhe vetë në hero kombëtar,më parë edhe më pas,(ri)kujtuam: Mentor Allajbegun,Teki Dervishin,Isa Bajçinen,Hajriz Demakun,Fitim Domin(i mirënjohur si “Mixha Ramë”),Mahmut Hysen,Ramadan Polluzhën,Ibrahim Kelmendin,Agim Ramadanin,Fatmira Çelikun, …,deri te kater akademiket:Esat Stavileci,Pajazit Nushi,Mark Krasniqi,Hazir Shala,Zef Mirdita,Fisnik Maraku,sidhe më të rinjtë tjerë:Almir Aliu, Arbënor e Astrit Dehari…,më në fund edhe Ramiz Kelmendi,me dëshirë që të jetë i fundit (sic?!).
Pas (ri)botimit në dhjetra media të shkruara dhe elektronike,si artikuj dhe art.-komente,kryesisht nga aspekti shkencor-publicistik-zhurnalistik,në mënyrë tejet specifike,duke ua lere vendin gazetarëve të rregulltë,botuam për raste tejet specifike nga aspekti sui generis,si preokupime,me rëndësi jetësore,duke e lidhur gati kryekeput me çeshtjen shuëe specifike të angazhimeve jetësore për çështjen shumë të koklavitur,shumë të vështirë dhe me aspirata,dëshira,përkushtime dhe realizime deri në rastin më të mundshëm profesional…
Kështu do të veprojmë edhe në rastin konkret rreth kalimit në amshim të njeriut patriot,gazetarit-publicist,shkrimtarit-romansier e prozator,përkthues,redaktor e udhëheqës i më shume gazetave dhe revistave,njeri ndër pajtimarët më të shquar të gjaqeve,deri te organzimi dhe realizimi i gazetarisë së pavarur etj.,etj.
1. Njohja dhe përceptimet qysh në moshët më të hershme
edhe nga të gjitha llojet e organizatave të shkrimtarëve,deri te pavarërimi dhe emri final i Lidhjes së Shkrimtarëve,kur edhe e vërejti depatin e autorit,sidhe rëndomë, krahas leximeve,por edhe recitimit të poezive në Kosovë,në të gjitha trojet shqiptare dhe deri në botën e jashme,duke përfshirë edhe Amerikën Kryemike të të gjithë shqiptarëve…
2. Nje rastin konkret,pasi e kishim filluar orvajtjen për aplikimin e gjuhës letrare shqipe, fillimisht në Shkup,në Prishtine hëpërhë orvajtje për “hasjen e sharrës në goxhkë”,kur pas diskutimit për këtë “risi” gjithëkombëtare shqiptare,mu në tubimin e rregullt vjetor të shkrimtarëve,kur si bashkëkryesues me kryetarin Esad Mekuli,por edhe komandues,me Filipoviçin në kryesi të punës,por kryekomandant, po nga kryesia reagoi ashpër Sinan Hasan(o-vici),duke u kërcnuar deri në arrestim,pse(s’)duhet të kemi urgjentisht nj[ gjuhë të përbashkët letrare shqiptare,po të mos reagonte me mençurinë dhe pjekurinë e njohur prafeiisonale,Prof.Anton Çetta etj:,me sentencën e tij të njohur dhe sterotipe “…ky djaloshi ndofta e tha si ashpër,por një ditë edhe në Prishtine e Kosovë,duhet të kemi një gjuhë të unifikar shqipe”,rast të cilin edhe tani me i ndjeri,Ramiz Kelmendi e mirëpriti me entuziasëm, duke më mbetur,me shumë kujdes,por edhe me respekt për tërë jetën!
3. Pas orvajtjeve të para në Shkup (sic?!),qysh si nxënës-normalist,tentimit që nga vendlinja e në më shumë kryeqendra të shteteve fantome,buke përfshirë edhe QytetZiun,famëkeq,pikërisht,ditën e premte,më 25 Nëntor 1960,për t’i pritur një ditë kremtimet jubiliare të 28 Nëntorit në kontinuitet, pikërisht më 1-vjetorin e parë të saj,më 25.11.1961,pasi,pas sukseseve briliante gjithëkombëtare shqiptare,me qendër fillestare dhe me iniciativën në lokalet më prestigjioze në Zagrebiensis Universitas Studiorum,pasi me angazhime titanike e patëm pagëzuar formalisht si Shoqatë Letrare,me emrin simpolik dhe të bujkur “Shkëndija”(në shumës-sic?!),pra “formalisht”dhe përkohësisht,realisht dhe filozofikisht edhe më mirë e më drejtë:”Besëlidhja për Çlirimin dhe (Ri)bashkimin Kombëtar të Shqiptarëve të Ballkanit” (shkurtimisht:”BeShBaKoshB-a”-“sic?!),për të vepruar me vend dhe me mend ,por edhe evituar me plotë sukses pengesat, asgjësimin e saj dhe veprimtarisë filozofike për të vepruar,rëndomë,ne sistemin e “dyshit”, duke i ikur me sa fuqi dhe filozofi,”treshit” të keqnjohur komunist dhe antishqiptar!
4. Kur pas një pune shumë të frytëshme dhe me shumë sfida,pengesa,peripeci dhe përndjekje të pjesës dërrmuese të shqiptarëve,kinse në emer të “Shkëndijave”,kur për merita të jashtëzakonshme në ato momente të vështira dhe dramatike,por edhe heroike,pas një aktiviteti mase titanik njëvjecar “Shkëndijasit” e meritonin ta bëjnë edhe nje sfiedë të madhe hitorike,kinse në emër të tyre,u përcaktuam për një solucion filozofik dhe “Shkëndijasit” u pajtuan unanimisht,që,me rastin e aktivitetit aq të bujshëm,kinse të Shoqates Letrare”,u përcaktuam për zgjedhjen e Esad Mekulit për kryetar nderi të saj (sic),në të cilën ai personalisht,duket,se nuk pati kurrajo,si i përndjekur sui generis,dërgoi në ato kohë të vëshitira,si përfaqsues legjitim dhe reprezentativ,në emër të shkrimtarëve (sic?!),Ramiz Kelmendin,duke menduar se është më pak i ndjekur,por më shumë i guximshëm (sic?!), me pretekst se Esadi ishte”tejet i zënë”dhe nuk erdhi personalisht (sic?)…
5…Ishte pra njëvjetori aq i frytshëm,aq heroik dhe historik i përvjetorit të parë,me 25.Nnntor 1961,kur pas themelimit aq të suksesshëm,me aq sfida,të paptritura dhe rreziqe,pas referatit,kinse “letrar”(vetëm 5 vetë,nga një vjershë,pra simbolikisht dhe filozofikisht-sic?!),pra formalisht,u shndërrua në patriotik dhe pritej që Ramiz Kelmeni ta përcjellte këtë tubim historik në emër të Esad Mekulit..,për shkak të respektit të jashtëzakonshëm…
6… Kur pritej që të fillonte prozimi i parapërgaditur edhe për shkaqe të modestisë së kryethemeluesit dhe kryeautorit të parë,nga ana e masës së pacaktuar,i habitur nga suksesi,por edhe euforizmi i madh,para se ta bënte dikush nga masa propozimin,siç e parapërgaditëm,qofëe edhe formalisht me rastin e emërtimit para një viti(pra me 25.Nentor 1960),me pretekst histotrik të 28 Nëntorit me program të rregulltë jubiliar,por edhe sfidues-sic?!),fillimisht si “Shkëndija” (lexo sërish “BeÇBaKoShBa” historike),Ramiz Kelmeni,duke qenë i përcjellur dhe habitur, duket nga një “gezatere”,me ose pa thojza,kroate,a ndofta edhe serbe(nëse ajo është gjallë mund të identifikohet,ndofta edhe nga ish-“Shkëndijasit” e shumtë të tjerë të kohës-sic?!),si rrallëherë,pra e “huaj”,Ramizi u “falenderua”në emër Esad Mekulit, shkrimtarëve dhe “Jetës së Re”,duke e pasur me dije,por pajtuar unanimisht,u falencferua ne emer te Esadit,duke u habitur të gjithë,por edhe sfiduar gjendjen aq delikate…
7. Këtë mrekulli të shekullit,në vend të lapsusit,në vend që ta “propozonte”, dikush tjeter ose edhe i orgonizuar nga njëri ndër patriotet më të devotshem,si psh.Dr.Lush Daka,si patriot i madh dhe shkrimtar-romansier i parë shqitar në ish-Jugoviq,edhe me romanin”Këtheu Manushe”,(ribotuar edhe në Flaka”, “Zëfi”…etj.,në atë kohë,e jo kinse i pari,pra shumë më vonë,kinse ai farë ”shkrimtari”,falsifikator(Sinan H.),i përgatitur,përmirësuar dhe ndrequr,nga Esadi,Vehap Shita etj.,siç shkruan edhe në njërën nga veprat e tij shkrimari etj.Halil Kajtazi,se”romansieri i parë shqipar në ish-Jugosllavi,sikurse edhe i së paku dy romaneve tjera,mëvonë,është Dr. Lusha Daka e jo…”, për të vazhduar me evokimet…e “Shkëndijasëve(BeÇBaBoShB-a),ndofta edhe Zef Mirdita,sekretari gjeneral me metita të veçanta,ose,më pas edhe kryetari në vitin tjetet të aktivitetit,me vone Rektor i Universitetit Historik,gjate Luftës së UÇK-se,Ejup Statovci,duke i ikur deri në pakufi, që mos ta bente si propozim provokativ,i “mirënjohuri” kalonel,me vonë gjeneral katastrofda-B.T.,duke mos e merituar t’i theksohet as edhe emri i plotë,sado me prapashtesë të huaj(sic?!),autori sfidoi,duke e propozuar urgjentisht personalisht dhe pritur me duartrokijte frenetiek dhe me ovacione masën e bjerë,duke u entuziamuar, por edhe trishtuar edhe vetë propozuesi i emrit të Esad Mekulit,Ramiz Kelmendi,i cili u “detyrua” të shkonte urgjentisht me “gazeteren” e paftuar,por të imponuar(sic?!) të “Shkëndijave”,me shpejësinë më të madhe,e beri personalisht autori,dhe “habia”u përmirësua me shpejtësinë më të madhe,por Ramizi,duket i përcjellur nga “gazetarja”,me ose pa thojza,e bëri personalisht dhe masa u ngrit në këmb me duatrokitje spontane frenetike me ovacone, sikurse edhe herët tjera!
8.Ramizi ishte i paradestinuar që të “ikte’si rrufeja,duke mbetur edhe “gazetarja” me “gishta në gojë”,për të na përcjellur deri në fund,edhepse,supozojmë edhe sot(sic?!),se nuk e njihte gjunën shqipe,por mund ta kuptonte qëllim ndikush edhe mund të ia përkthenet me automatzëm,ose sqaruar më pas (sic?!),që, te mos e percjellte ecurinë e tubimit deri në fund dhe përfunduar tubimi me suksesin e duhur që me kohë dhe detura e “Shkëndijasve” u realizzua me suksesin e pritur,pra Ramizii përcjellur këmba-kembes dhe në kontinuitet,duke pasur kujdesin më të madh,por edhe trishtimin,për çka, Esadi nuk “guxoi” të vinte as edhe pas ca javëve,viteve…,as edhe kurre,(sic?!),por vetem dikur me vonë me presion “zyrtar”,të imponuar nga Prishtina dhe QytetZiu dekada me radhë me presione zyrtare,i detyruar që në vend të falendermit edhe personalisht për atë respekt historik(sic?!),pas atij në emer te Ramiz Kelmendit,.,u “detytrua”,bile mendo ti (sic?!)i “kritikonte “Shkendihasit” heroik,edhe ne emër dhe në prani edhe të Hasan(-o-viçit-mendo ti),me “reagimin se:”Çka dëshirojnë ata të “Shoqates”…” (sic?!)të kallin në tërë Kosoven e Metohine (sic?!)”,por kur njëri nga funkcionret e tanishëm,iu drejtua personalisht kryetarit të LS të Kroacisë, Stanko Pedecit,atdhetar i devotshëm dhe mik e idhtar i shqiptareve dhe personalisht të Kryetarit të Pare Historik të “Shkëndijasëve” (lexo: “BeÇBakoShB-a”sic?!)duke iu thënëbile edhe kërfcnuar,që te gjitheve dhe mbetur me goje hapur (shpresojme se është ende gjallë(sic?!),bile në gjuhën populloren kroate:”Kaj?! Kaj?!Zakaj?!”(Çka?! Çka?! Për çka?!”),duke u habitur,trishtuar dhe shtuar: …“Shkëndija” është krenatia jonë dhe shqiptare” (kroati tha:”allkanska” e jo “shiptarska”-sic?!),në mesin e rreth 50 klubeve,shoqatave dhe asociacioaneve tjera dhe me të mburet e tërë bota?!…”,përfundoi kroati zëmadh dhe shqitarucave të Prishtinës etj.iu dha një mat të ftohtë histork!…
9… Pra,…Esadi,Sinan(o-viçI),e tere UDB-ja mbeti me gizhtat në gojë,ndërsa njeri nder kashkepunëtorët tanë më të devotshëm,me të cilin në mes të Prishtines u takuam këto ditë dhe e lamë një takim pë evokime sa më të shpejta për këto dhe raste të tjera autentike,me fjalët e sakta të Esadit, pranishëm si rastëssisht,duket,në atë takim tejet “zyrtar” shqiptaro-kroat(sic?!) etj.,duke përfëshireë po atë ditë edhe plotësime nga Ramiz Kelmendi,siç e planifikuam (sic?!)por kalimi në amshim e pamundësoi,për ta konkretizuar,pa te…por vetëm me mikun tonë të vjeter:GJ.G.(për tu identifikuar një dite me lejen e tij-sic?)…
10. Rreth pernjekjeve,kujdesit dhe ikjen se me te keqes,me shumë sfida dhe suksese të Ramiz Kelmendit,qoftë duke u “solidarizuar”,kinse me dhjetra “shqiptarica”,bile edhe studentë(sic”),njëra edhe shumë e njohurf (mund edhe ëe identifikonet me emër dhe mbiemër të plotë,nëse do të pajtohej ajo personalisht(sic?!],të cilën edhe e njihnim bashkekarrisht me Ramizin,pra për kinse “dashuriçka”me publike,pa neve bashkërisht (sic?),sikurse edhe duket po atë ditë edhe me dikend rreth grindjes së madhe me një udbovac kinse “shqiptar”,ta konkretizojmë,sepse e dinë që të gjthjë edhe publikisht,si “gazetar” dhe “redaktor”,bile bashkpunetor tejet sekret i UDB-së,i njohud nga të gjithe(sic?!),Adem G.(lexo:Hajvani?!)..,të cilin e zbuluam edhe personalisht, ndërsa Ramizi në një takim rasti në praninë e tij,kur u ndoz salla pse u shkrua për peripecitë e tij dhe ëe popullit në “Rilindje”,se në Shkup më nuk guxonte aq edhe shumë i përndjekuri nga Dibra e Madhe,si gazetor shumëvjeçarë”,ai iu atribua këtij të fundit,por Ramizi e zbuti gjendjen e acaruar,duke u kërcënuar,ose edhe sfiduar:”Mos më detytroni ta thirrë Xhevdet Hamzën)…(pra “Ministrin” e Policie së Kosovës”(sic?!), kur ishte duke u kallë Redaksia e Botimeve të “Rilindjes: flakë e zjarr!…
9… Ramiz Kelmendi e “zbuti” situaten deri ne evitimin e gjakaderdhjes me sfiden e madhe krijuese universale dhe autoritative deri ne nivelin me te larte profesional (sic?!)j…
11. Ne nderkohe,kur erdhi radha e pajtimit të gjaqeve,Ramiz Kelmendi,krahas Prof.Anton Çettës me shokët e shumëe,ishte në radhët e para të angazhimeve permanente
në kohët më të vështira të pajtimit të gjaqeve,e cila,në radhë të parë,kishte kararaker kombëtar histotik…
12. Edhe nje detaj nga Shkupi,konkretisht Tetova: Kur gjatë okupimit dhe dëbimit të mbi gjysmëmilionësh qytetarë nga gjithë Shqiptarët(krahas po aq nga Shqipëriza Jonë e Dashur etj.),mu në mes të Tetovës,në ato ditë te kobeshme,do të mbetet për jetë fjalimi (edhepse e pranoi edhe këto dite, se ka ditur të shkruaj,por edhe jo edhe të flasë si orator(sic?!),duke na emocionuar personasht me mijëra shqiptarë në Tetove etj,duke thenë edhe:”…Une jam shkolluar kryesisht që nga fillorja e deri në Universitet në atë gjuhë të huaj armike,por,q nga DITA E SOTME, B E T O H E M PËR FALËN E NDERIT SHQIPTAR, SE KURRË MË NË JETË AS EDHE NJË FAJALË TË VETME,NUK DO TË FLAS NË ATË GJUHË ARMIQËSORE?!)”…
13.….Duke qene i orientuar me kohe,si idhtar i zjarrtë edhe i Ramiz Kelmenin,për aplimimin e gjulës letrare shqipe të unifikuar,pas mos përmbajtjes së të birit të tij,Migjenin,në letrarishten e onifikuar shqiptare,me emrin e shkimtarit të madh dhe adhurues i flaket qysh në ato kohë të vështira i letrarishes,duke mos ia imponiar,besojmë, birit të tij,“kosavarishten” e tij tejet diskuta,bile edhe të vetme në tërë botëmn shqitare(sic?!),më hollësisht,me ndonje rast tjetër,më të përshtatshëm dhe më dinamik!…
14. Për Ramiz Kelmenin ka edhe momente tjera edhe nga përjetimet, bisedat,evokimet dhe hollësitë e kryeautorit,të cilat edhe në mënyrë më konkrete,nëse arrim në kohë,mund të elaborohet si pjesë e veprës monumontale dhe të plotë rreth të 30 personaliteteve më të njohura,krahas rreth 100 veprave të botuara dhe në përgatitjen definitive (sic?!)për të cilët kemi (ri)botuar edhe këto vitet e fundit,me deshirë që të mos kemi rast dhe nevojë të shkruajmë për raste të tilla dhe të ngjajshme tragjike!…
Me dhembje të thellë për personalitetin polietrik dhe madh shqiptar,Ramiz Kelmenin,duke e përkujtuar dhe mos harruar për jetë të jetëve!
SALI RAMADANI-USKANA
(ish-Kërçova aq e dashur edhe për Ramiz Kelmenin e paharrrueshëm…
& Kabineti:Koautore Eksperte Profesioniste…
Df.Gjen.Akad.Prof.Dr.Ribash Shqipta-KIMRIA-S.Dafaziasha-I.Pellazgia-I.Saliu-R.Shabani-R.Abazi-I.Piashuku…
………………….
PS:Lexoni,përktheni dhe përcjellni në të gjitha mediat e shkruara dhe elektronike shqiptare dhe botërore,për shkak të pengesave të 33 shteteve mafioze,ndër të cilat,sidomos,FYROM-i sllavo-m.dhe shqiptarucat mjerana në zhbërje e sipër.
………………………………………………………………………………………………………