Sot në mëngjes në Tiranë u nda nga jeta gazetari dhe shkrimtari Bedri Alimehmeti, Mjeshtër i Madh:
Lindi në vitin 1945 në Tiranë. Ka botuar ndër të tjerë «Tirana e përgjakur», për ekzekutimet pa gjyq që u bënë në Tiranë në muajt tetor-nëntor të vitit 1944; «Tirana e përgjakur: poemë dhimbjeje për ata që nuk duhet të ishin vrarë. Masakra e terrorit komunist në Tiranë, 28 tetor 1944–16 nëntor 1944» (Tiranë, 2001); «Skënder Halili: vezullimi i një ylli» (Tiranë, 2008), «Shyqyri Rreli: një jetë për futbollin shqiptar» (Tiranë, 2010),
Lajmin e bëri të ditur e bija, gazetarja e njohur Alba Kepi:
Do doja që kjo ditë mos të vinte kurrë, u luta, shpresova shumë.
Me dhimbje ju informoj se babai ynë i shtrenjtë, Bedri Alimehmeti ndërroi jetë këtë mëngjes.
Miq e të njohur që dëshërojnë t’i japin lamtumirën e fundit, e t’i bashkohen dhimbjes sonë, pritja nis sot më ora 10.30 pranë Funeral Home Herry, përballë shkollës Harry Fultz.