Autori i (mender me thanë) romanit propagandistik “Mërgata e qyqeve” në 2 vëllime, Nasho Jorgaqi, libër të cilin e ka ribotuar disa herë, edhe tani, dhe për të cilin këmbëngul në intervistën tek gazeta “Nata”, se gjoja ka vlera letrare, – ky Nasho Jorgaq, studiuesi, profesori, shkrimtari, kritiku, kandidati për zv/ministër me 1997 – ka qenë spiun! Ndoshta spiuni më i vjetër e më jetëgjatë i Sigurimit të shtetit komunist. Një spiun, bashkëpunëtor i neveritshëm i Sigurimit. Një spiun veteran. Një spiun kan-kar i Sigurimit, Kadri Hazbiut , Ramiz Alisë dhe KQ të PPSH. Me veprën e tij ai mbetet një sigurims trushpëlarës, të cilit edhe sot e kësaj dite nuk i është fikur urrejta për ata që diktatura i quante “armiq të popullit”. Pseudonimi i Nasho Jorgaqit ka qenë “Dragoi”. Dëmi, kuptohet, ka qenë shumë i madh, ka marrë më qafë shumë njerëz, jo vetëm me spiunimet e para në Institutin e Lartë Pedagogjik “Aleksandër Xhuvani”, por më vonë, me radhë, me shkrimtarë shqiptarë të Shqipërisë dhe sidomos të Kosovës. Nasho Jorgaqi sponsorizohej fuqishëm nga regjimi diktatorial si agjent edhe për diasporën. Meqenëse një katastrofe të tillë personaliteti aq katran, sa ç’është shkarrashkruesi Nasho Jorgaqi “Dragoi”, nuk di nga t’ia nisësh, po mjaftohemi vetëm me një këshillë për të: “Meqë partia ta botoi në qindramijëra kopje paçavuren tënde propagandistike mbi “zbulues” krejtësisht të dështuar si megallomanët qesharakë Isuf Mullahi e Hasan Luçi, meqë e ke nxirë letrën me dialogje të gatshme përgjimesh, tani ke rastin të shkruash romanin tënd të jetës, jo më me spiunë të dështuar, por me një spiun tejet të sukseshëm, siç ke qenë vetë”.
Dhe diçka: ti qe i ke quajtur mërgimtarët politikë antikomunistë “qyqe”, ty pra, nuk të shkon gjithë ai pseudonim i fryrë “Dragoi”. Sepse ti je një orl, thjesht orl, që ushqehet me kërma e coftina.
P.S: Rezervoj, pas kësaj një neveri, që do ta afishoj publikisht për ata miq me dy fytyra që i qasen, bashkëpunojnë dhe dalin foto me këtë varrmihës të kulturës.
Në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Shqipërisë fshihet folea e spiunëve greko-serb kundër kombit shqiptar. Sa Nasho Jorgaqa janë në Kosovë e Shqipëri, janë shumë që çmendin lirinë. Hiq më mirë s´është as Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Agron Tufa të lumtë! Publikimi i spiunëve në gjithë kombin duhet të publikohen!
Neki Lulaj ,
u stepa pa frymë kur lexova këtë publikin te guximshëm me plotë fakte dhe argumente nga Agron Tufa ,për spiunin Nasho Jorgaqin.Menjëherë shkova ne biblotekën time dhe hapa librat e Nasho Jorgaqit mbi jetën e Fan Nolit,botuar nga Shtëpia e Librit Ombra GVG Kulla 4 Ap 2 Tiranë me befasojnë vlerësimet tejët te çmueshme te këtyre intelektualve prof, Arben Puto,Atë Artur Lionini prof Dhimitër Shuturiqi,prof Agim Vinca Dr. Robert C. Austin për Nasho Jorgaqin .libra të cilat mi dhuroi një miku im ne Masaquesa te SHBA para katër vitesh.Nga spiunet e kombit duhët distancuar publikisht .
Se mendoj se feja është besim kurse kombi është geni ADN-ja gjaku dhe ofshama .