Vdekja e Fatos Nanos nxjer ne pah nje te vertet te madhe
Jetojme ne koh hipokritesh te peshtir mbushur me frymor qe mezi presin te vdesesh qe te shkruajne dy fjale te “ mira” me mendimin se te gjith mund te harrojne çfar kan thene per te ndjerin sa ishte gjalle
Si njerez te gjith jemi te perkohshem ne kete bote dhe kur ikim nuk ka mē asnje vler se çfar thon apo çfar shkruajne ata qe te kane shar e urryer sa je gjalle
NGUSHELLIME FEMIJEVE DHE FAMILJES
Se ne politik dhe ne ato nivele qe ka qen i ndjeri Fatos Nano nuk ka patur kurre as miq e as shok veç servil dhe interesaxhinj pushteti
Fatos Nano ne 35 vite ishte i vetmi politikan qe u rikthye fuqishem ne majen e politikes pas burgut fale sherbimeve te huaja qe organizuan revolucionin e armatosur komunisto- ordiner te vitit 1997 dhe me premtimin se do kthente 100% leket e firmave piramidale
Fatos Nano iku nga politika para 20 vitesh ne vitin 2005 pasi humbi zgjedhjet ne moshen 53 vjeçare si asnje tjeter ne keto 35 vite dhe prej 20 vitesh ka jetuar jeten e tij private siç ka dashur jasht kamerave dhe protagonizmit
Ajo qe me ben pershtypje eshte modeli i histeris kolektive virtuale per te shkruar kur largohet nga jeta nje person publik i kujdo fushe
Me poshte po ripublikoj postimin tim te bere koh me pare kur u nda nga jeta i ndjeri Ismail Kadare
Me habit shume kjo hipokrizia e statusve ne fb per çdo person publik qe largohet nga kjo jete
Deri tek ngushellimi i Familjes te afermeve apo Miqve eshte njerzore dhe sevap nese ke mundesi ti hedhesh nje dore dhe kujdo te ndjeri qe ke njohur sa ishte gjalle
Por kur shoh “ romane” me fjale prekese e mburrje aq te shumta sa do habitej edhe vete i ndjeri nga njerez qe nuk kane asnje njohje, asnje lidhje apo asnje lloj kontakti me çdo te ndjere qe iken nga kjo bote, vetem per te treguar se eshte ne pjac, me vjen sinqerisht peshtire
Ne kete bote te gjithe jemi kalimtare dhe emri rron me shume se sa kufoma qofte per mire e qofte per keq
Sejcili nga ne e ka ne fatin e tij te lere emer te mire ose jo ne kete jete kalimtare, dhe askush tjeter me çfardo lloj postimi real apo hipokrit nuk mund tja zmadhoj apo zvogeloj emrin askujt te ndjeri qe iken nga kjo bote
Kush mendon se “ zmadhon” emrin e tij me postime servile, hipokrite apo elozhe e sharje ose fyrje ndaj kujdo qe largohet nga kjo bote, e ka te kote ,sepse emrin e mire apo te keq ne kete bote kalimtare cilido nga ne e krijon gjate jetes se tij me sjelljen, shpirtin dhe zemren me te cilen prezantohet gjate jetes ne kete shoqeri ku jetojme
Modeli qe te shajme, te urrejme, te xhelozojme e te kemi inat sa je gjalle, e pastaj nuk leme gje pa shkruar me mburrje, elozhe e lavderime kur vdes, nuk besoj kurre qe eshte model i njerezve me karakter e dinjitet, por nje hipokrizi e peshtire
Rrespekte per cilindo qe mirkupton keto fjale te mia dhe shume faleminderit per kedo qe nuk eshte