1 Nanë virgjineshë, ti bija e tand bir,
mbi çdo krijesë e prunjtë e madhështore
nga këshilli i amshuem cak i vendosun mirë,
4 ti je ajo, që natyrën njerzore
e ngrite aq, sa vetë Krijuesi unjí
me u ba krijesë e saj s’e pat për kore.
7 Në parzëm tand dash’nia u përtri,
nëpër ngrohtësi të paqes së amshueshme,
e kështu aty kjo lule pati mbí.
10 Pishtar mesdite je, në botë t’ këtushme,
i dashunisë, e poshtë për njerzt e shkretë
ti shpresë je e gurrë e pashterrueshme.
13O Zojë, kaq je e madhe e vlerë ke vetë,
sa kush don hir edhe te ti s’vrapon
dëshira e tij don t’fluturojë pa fletë.
16 Me mirsinë tande ti jo veç ndihmon
atë që të lyp, por shpesh ndër të veshtira
pa t’u drejtue endè në ndihmë i shkon.
19N’ty dhimbsunija dhe në ty mëshira,
n’ty bujarija, asht bashkue te ti
e të gjitha krijesavet e mira.
Parajsa XXXIII, 1-21
Komentet