Ismet TAHIRAJ
Si t’i njohë tinguj
E fyjëve pranverë
Që m’i djegë buz’t
E më përzihet vrer.
Si t’ia shoh ballin
Që rrezja i shkrep,
Këmish’ të bardhë
E jelek më kok’rra ar
I’a ngjesh shtatin
Si dragoj në shpellë
Të I’a ndijë melodinë
Kavallit të frashërit të zi,
Këtë mes ditë
Që peshë zemra më rri.
Ai ishte I urtë
Ishte I qet’
Kurrr nuk mërolej
Veç të ishte askët.
Pranvera erdhi
Ai nuk u kthy’
Italianët e mësuan
Të shkruaj më makinë
Rrëfime e histori
Dhe nana I dha
Ushtrisë të kombit,
I Shte sekretar I ngushtë
I Mehmet Gradicë
Bac’ Shaban Polluzhës
Llafe bënte
Pak niste bidesa
Angelezve e italianëve
Meszhe të koduara
U jepte , që bota I merrte.
Ehhh ku ta kam djalin
Mehmetin tim,
Ishte skifter më krah
Engjëll shpirtin tim….
Më ai s’u kthye
At’dheu i ka punët e mëdha
Unë për atdhe kam vesh çefin
Nanë ,nana ime
Bëhu e urtë,
Ballin lidhe
Më mahramë të bardhë
Mahramë pa as një rrudh’.
Të kuqët e malit
Më gjakun tim
Kanë lu’
Aty të lumi
Në Skënaraj
N’ balt’
Na kanë sharru.
Ne jemi neone
Që zdrisim fushat ,
Nan’ merri ngryk
Shkrepa e aratë e bukës.
Do të vij dita
Veç durim,
Balli im
Do të shëndrrisë
Bustin veç shkëlqim
Nanë jehona e fyjëve
Do t’I rritë fëmijët
Pa as një jetim
Shallin e bardh’
Pa as një rrudh’ ball…
SYRIGANA
Syrigana * ka hijeshi
Si secili vend
Syrin pa e tremb.
Kodrat e gjata
I mba mbi shpatulla,
Kalanë e ilirëve
Diell midis blirëve.
Kopshtet më pemë,
Ujin që nuk shteroj
Aratë si fusha të Nilit
Në valle vashat
Si luledielli.
Por , veçse
S’ka gjumë rehat,
Karpatianët
Po kthehën në fshat.
Syrigana ,sheh
Plotë mëri,
Shkuan pleqtë
Kthehuni RINI….