– Hello Mr. Shkurti!
– Hello… excuse me, me çin po flas? – u hutova unë.
– Si po të shkojnë angazhimet?
– Po… mirë… ça të them unë?
– Je përzgjedhur për të vizituar SHBA. Është një program që quhet “programi i vizitorëve nga vendet e huaja”. Kemi menduar t’ju përfshijmë në këtë program.
– Uau! Shumë falemnderit që më zgjodhët mua. Po… ça duhet të bëj unë?
– Po ja… të na thoni ndonjë përshtypje pozitive për qeverinë.
– Epo… ç’është e vërteta… Rama ka punuar shumë. Dhe vendi ynë ka bërë progres të paparë drejt Europ… më falni! Drejt perspektivës Euroatlantike…
– Po për kryetarin e bashkisë së Tiranës?
– Lali është një koqe!
– Çfarë?!
– … është një koqeçelik, siç ka thënë vetë. Dhe kjo vjen për shkak të konsolidimit të pozitave të shëndosha, arritur me punë e këmbëngulje dhe vetmohim heroik.
– Besoj vlerësim pozitiv keni edhe për zotin Basha…
– Luli është një shtrateg. Më kujton moton e Muhamed Aliut: “Kërce si flutur, picko si bletë”. Nga fitorja në fitore Basha po kërcen i sigurt drejt pushtetit….
– Ha ha ha!
Altini , Altini jam!