VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Mustafa – Ja çka bisedova me Vuçiçin dhe Gruevskin

By | May 28, 2015

Komentet

Jusuf Buxhovi: Ibrahim Rugova, Rilindasi i fundit. Është koha të flitet për Unionin e dy shteteve shqiptare – Intervistoi Taulant Dedja

Jusuf Buxhovi për mua është një emër i ngulitur në mendje qysh nga mosha 7 vjeçare. Më kujtohet që pas një udhëtimi në Prishtinë në vitin 1972, im atë solli me vete një sasi të konsiderueshme librash (botime te “Rilindja”) që ia kishin dhuruar atje, mes të cilave edhe vëllimin me tregime “Cirku” të Jusuf Buxhovit (është pikërisht libri i parë që kam lexuar prej tij). Edhe pse i vogël, leximin e kisha ushqim të përditshëm dhe përmes atyre librave (gjysëm të ndaluar do të thoja) munda asokohe të krijoj perceptimet e para për krijuesit e Kosovës, Qosen, Shkrelin, Podrimjen, Vincën, Anton Pashkun e të tjerë. Ishte një letërsi krejt ndryshe nga ajo që na servirte Tirana zyrtare… Me pas kujtoj që kam lexuar plot endje “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit”, botuar nga “Naim Frashëri… Ndaj dhe nuk e fsheh që bashkëbisedimi sot me Jusuf Buxhovin është një kënaqësi krejt e veçantë për mua. Shkrimtari, publicisti dhe historiani i mirënjohur sjell në Flasshqip një rrëfim të përkorë, por njëherazi të drejtpërdrejtë e plot mesazhe që nënkuptohen mes radhëve. Rrëfimi që nis qysh nga fëmijëria në Rekën e Keqe, rinia dhe formësimi së brendshmi i identitetit shqiptar, vizitat dhe mbresat nga Shqipëria e kohës komuniste, vazhdon me ngjarjet e vrullshme, që zanafillën e kanë në vitin 1989 kur u themelua LDK. Ato zhvillime më pas do sillnin një lëvizje të pandalshme e cila do të kurorëzohej me çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës. Në kjo periudhë historike e pazakontë, Buxhovi vlerëson rolin e Ibrahim Rugovës, i cili në sytë e tij mbetet Rilindasi i fundit. Për ata që nuk e dinë, Jusuf Buxhovi  është dhe autor i libretit të operas së parë kosovare “Goca e Kaçanikut”, kompozim i Rauf Dhomit, shfaqur për herë të parë në Tiranë në vitin 1979. Në korpusin e pasur të veprave të tij spikasin edhe ato me karakter historik ku veçohet “Historia e Kosovës” në disa vëllime, “Maqedonia nga antikiteti deri te koha jonë”, që u botua vjet si dhe publikimi i ditëve të fundit “Dardania-antika, mesjeta”. Në librin e tij të fundit, me kurajo intelektuale e argumenta të bazuara në dokumente historike, autori demaskon si mit te rremë, mitin “Kosova djepi i Serbisë”. Historiografia shqiptare, insiston ai, “duhet të lirohet nga diktati i gënjeshtrave serbe rreth Mesjetës dhe shqiptarëve, pastaj të rishikojë edhe ndërlidhjen me Pellazgët dhe të rikthejë Maqedoninë në kuadër të botës ilire, ku edhe e ka vendin. Ka edhe çështje të tjera ku mund të veprohet, por ajo që është vitale për ne është ridefinimi i Antikitetit dhe Mesjetës”. Në bashkëbisedim jemi ndalur pak edhe tek politika e ditës në Tiranë e Prishtinë për të cilën nuk mungon kritika e ashpër nga shkrimtari i mirenjohur. Dhe më në fund, për Jusuf Buxhovin, SHBA mbetet aleati ekzistencial i shqiptarëve dhe tashmë është koha që të mendohet për opsionin e krijimit të Unionit të dy shteteve shqiptarë brenda kuadrit të hapësirës së BE…

Flasshqip: Duke ju falenderuar së pari që pranuat ftësën për këtë bashkëbisedim, nëse kthehemi pas në kohë, si e kujtoni fëmijërinë dhe rininë tuaj?

Jusuf Buxhovi: Ruaj imazhin e një kohe virgjër, të dashur dhe të papërsëritshme në Dukagjin dhe veçmas në pjesën e Rekës së Keqe, që mbetet në kujtesë të përhershme… Këto pamje, janë të shkapërderdhura në veprën time letrare… Vitet e rinisë, për mua,  po ashtu, ishin vite të arta, prej nga, nga bota e përfytyrimeve hyhet në realitetet jetësore…

Flasshqip: Kur e keni ndjerë për herë të parë që vokacioni juaj do të ishte arti i të shkruarit?

Jusuf Buxhovi:  Këtë e kam ndjerë si fëmijë, pikërisht në ambientin e Rekës së Keqe, si gjakim për të dalë jashtë saj, jashtë horizontit që në lindje përfundonte te maja e Pashtrikut dhe në perëndim te maja e Shkëlzenit. Vjershat për fëmijë dhe më vonë ato për të rritur, ishin një lirim, një bredhje imagjinative drejt hapësirave, që nuk ua dija kufirin, por dëshiroja të ishin të tilla, të pafundta..

Flasshqip: Çdo të thoshte të ishe shqiptar, por edhe krijues, në Jugosllavi në periudhën para vitit 1990?

Jusuf Buxhovi: Ishin dy ndjesi që ndërruan njëra tjetrën. E para, lidhej me fëmijërinë dhe rininë, deri në vitin 1966, kur duhej të fshihje identitetin tënd dhe të përkufizojë veten me gjendjen e “pakicës”, pra të atij që për t’u bërë pjesë e “shumicës”, duhej të hiqje dorë nga vetja, të tjetërsoheshe. E dyta ndjesi, lidhej me atë nga viti 1966 e këndej, kur ndjenja e “pakicës” zëvendësohet me atë të “kombësisë”, që për kundërpeshë kishte formulën e “barazisë”, gjë që krijonte mundësi, që me anën e emancipimit, arsimimit, kulturës, për të qenë pjesë e qenies tënde. Ishte pra ky një kapërcim, kur barazia hapte dimensione të reja  për pozicionim në jetën shoqërore dhe politike edhe me identitet kombëtar…

Flasshqip: Cili është imazhi që kishit asokohe për Shqipërinë e regjimit të Enver Hoxhës, për artin, letërsinë dhe krijuesit e asaj periudhe?

Jusuf Buxhovi: Kishte dy imazhe për Shqipërinë. I pari, kishte të bëjë me shtetin amë, me diçka që mbante gjallë ndjenjën e të qenit shqiptar dhe pjesë e një historie të përbashkët, që ishte ndarë dhunshëm, por herdo kur duhej të bashkohej. Imazhi i dytë, kishte të bënte me krijimtarinë artistike në përgjithësi, veçmas muzika, me të cilën komunikohej nëpërmes valëve të Radio Tiranë e më vonë edhe të Televizionit Shqiptar (ndonëse me pengesa), ku përthithej ndjenja e të qenit shqiptar, jashtë kundrimeve ideologjike. Më vonë, në vitet e shtatëdhjeta, këtë ndjenjë filloi  ta plotësojë edhe letërsia si dhe bashkëpunimi kulturor midis Kosovës dhe Shqipërisë që u vendos nga viti 1972 e këndej deri në vitin 1981. Edhe pse kjo letërsi dhe arti në përgjithësi që vinte nga Shqipëria ishte socrealist, kjo nuk pengonte gjithaq që ato të pranoheshin nga shtresat e gjera. Megjithatë, në letërsi, socrealizmi, pati ndikim të vogël (te krijuesit mediokër), ngaqë shkrimtarët në Kosovë ishin pjesë e një arti të lirë, që asokohe në Jugosllavi kultivohej. Në këtë aspekt, për shumë nga  krijuesit tonë, letërsia që krijohej në Beograd, Zagreb, Lubjanë dhe gjetiu ishte model.

Flasshqip: Kur e keni vizituar për herë të parë Shqipërinë dhe cili ka qenë libri i parë i juaji i botuar në Tiranë?

Jusuf Buxhovi: Për herë të parë, Shqipërinë e kam vizituar në vitin 1970, si gazetar i Rilindjes, me detyrën që ta përcjell Festivalin e Këngës në Radiotelevizionin Shqiptar. Herën e dytë, e kam vizituar Shqipërinë në vitin 1979, si mysafir i Teatrit të Operas dhe Baletit, me rastin e shfaqjes së operës “Goca e Kaçaniku”, si autor i libretit. Asokohe isha korrespodent i Rilindjes nga Boni. Libri im i parë, romani “Shënimet e Gjon Nikollë  Kazazit” i botuar në Prishtinë në vitin 1982, u botua në Shqipëri, në vitin 1985, në një tirazh prej 15 mijë ekzemplarësh. Krahas kësaj, romani u dramatizua nga Alfred Kanini (Qyteti i dënuar me vdekje) dhe për një kohë të gjatë nga Radio Tirana u luajt si radiodramë.

Flasshqip: Nga shkrimtarët shqiptarë të traditës cilët do të citonit si më të preferuarit për ju dhe cili është vendi që ka sot sipas jush letërsia shqipe në hapësirën ballkanike por edhe më gjerë, atë europiane?

Jusuf Buxhovi: Për mua Naimi dhe Fishta mbetën në maja. Ndërsa, rreth vendit që ka letërsia shqipe në kuadër të asaj ballkanike, nuk mund të them tjetër, pos që, me disa vepra të rëndësishme, ruan atë koloritin dhe veçoritë që të tjerët i shohin si botë ballkanike, ku përthyhen mentalitetet midis qytetërimeve të ndryshme dhe kryqëzohen religjionet dhe ideologjitë me pasoja të shumta tragjike…

Flasshqip: Në vitin 1990 filloi një lëvizje nën drejtimin e intelektualëve në Kosovë, lëvizje që kulmoi më themelimin e LDK, e që më pas vijoi për vite me radhë deri në realizimin e lirisë dhe pavarësimit të Kosovës. Cilat ishin sipas jush, momentet kyçe të asaj dekade të papërsëritshme për nga intensiteti dhe personazhet më të spikatura?

Jusuf Buxhovi: Ajo që ndodhi nga fundi i viteve tetëdhjetë dhe fillimi i viteve nëntëdhjetë në Jugosllavi dhe në veçanti në Kosovë, ishte pjesë e një procesi historik ndër më të rëndësishmit, i mundësuar nga rrethanat e rënies së sistemit komunist dhe shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, që Kosovën e solli në binarët e shkëputjes nga Serbia, tek protektorati ndërkombëtar dhe së fundi te pavarësia që u shpall më 17 Shkurt 2008. Në këtë proces, intelektualët e Kosovës luajtën rol historik, meqë morën përsipër organizimin politik mbi platformën për liri, demokraci, barazi dhe përkatësi perëndimore, platformë kjo që nën drejtimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës nga themelimi i saj më 23 Dhjetor 1989, politikisht u përkthye në lëvizjen që vuri në binarët historikë dy proceset vendimtare: rrënimin e komunizmit dhe shkëputjen nga Serbia, si parakushte të këtij ndryshimi të madh. Personazhe të këtij ndryshimi, ishin pjesa më e madhe e intelektualëve të Kosovës që me themelimin e LDK-së vunë në veprim këtë proces historik, ndër të cilët gjithsesi, duhet dalluar lideri i saj, dr. Ibrahim Rugova, që barti mbi vete drejtimin e kësaj kthese të madhe historike. Në këtë aspekt, si kryetar i parë i Republikës së Kosovës, i zgjedhur në vitin 1992 dhe i rizgjedhur në vitin 2002, dr Rugova ruan epitetin e  rilindasit të fundi.

Flasshqip: Le të ndalemi pak tek botimet tuaja me karakter historik, ku do të veçonim librin në disa volume të titulluar “Kosova” si dhe botimin më të fundit, “Dardania – Antika, Mesjeta”. Çfarë ju motivoi më shumë për t’i shkruar ato? Po reagimet e mediave serbe si i gjykoni?

Jusuf Buxhovi: Krahas publicistikës si gazetar i Rilindjes për shumë vite i akredituar në Gjermani si korrespodent i saj i përhershëm ku edhe në vitin 2008 kam përfunduar karrierën aktive,  jam marrë edhe me historiografi, ngaqë kam kryer studimet pasuniversitare në katedrën e historisë, ku  në vitin 1979, me temën “Lidhja Shqiptare e Prizrenit në dokumentet gjermane” kam marrë gradën magjistër i shkencës. Ndërsa në vitin 1980 kam marrë edhe temën e doktoraturës “Kongresi i Berlinit 1878 dhe Lidhja Shqiptare e Prizrenit 1878-1881”, që për arsye të rrethanave që sollën ngjarjet e vitit 1981, kur u rrënuan të gjitha institucionet kombëtare në Prishtinë, nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës, Universiteti i Kosovës dhe institutet shkencore, u desh që ta kryej jashtë këtij zotimi dhe ta botoj në vitin 2012. Pra, si historian, që për vite të tëra ka kaluar nëpër arkivat gjermane, krahas këtyre botimeve, pashë të udhës që hartoj edhe historinë e Kosovës në tetë vëllime midis  viteve 2012-2018. Kjo vepër u përkthye në anglisht në SHBA dhe si e tillë trajtohet edhe si referencë literature për Europën Juglindore në universitetet amerikane. Dy viteve të fundit, vazhdova që ta elaboroj punë e filluar në “Kosova” në tetë vëllime, veçmas antikitetin dhe mesjetën si çështje të pandriçuara si duhet nga historiografia jonë institucionale në Tiranë dhe Prishtinë nga kornizat ideologjike ose edhe nga ndikimi i historiografisë serbe, që ka ushtruar në të në të kaluarën, duke ia imponuar kundrimin hegjemonist, veçmas rreth mesjetës, ku Kosova shihet “djep i shtetit mesjetar serb”, gjë që është një falsifikim historik ndër më të rëndët, por që ka pirë ujë ngaqë nuk është kundërshtuar nga historiografia institucionale shqiptare. Kundër këtyre pikëpamjeve ngrihen dy nga veprat e mia të fundit: “Maqedonia nga antikiteti deri te koha jonë” , që doli vjet dhe “Dardania – antika, mesjeta”, që sapo u botua.

Libri i parë, ka për qëllim që të përmirësojë gabimin e rëndë të historiografisë shqiptare që e ka përjashtuar Maqedoninë nga bota ilire, duke ua lënë grekëve, gjë që nuk është e vërtetë. Ndërsa, libri i dytë, ka për qëllim që të rivlerësojë rolin e Dardanëve dhe të mbretërisë së Dardanisë në historiografinë shqiptare, me theks të veçantë te kundërvënia ndaj qëndrimeve që vijnë nga historiografia serbe se Kosova historikisht është “themel i shtetit mesjetar serb” e me këtë “edhe qendër shpirtërore serbe”. Këtë qëndrim historiografia serbe e ndërton duke u mbështetur te Rasha dhe dinastia Nemanjane, që janë tribalë, por që ata i konvertojnë në serbë. Në shtojcën e librit, kam sjellë autorët bizantinë nga Hakokondili e deri te Kantakuzeni të cilët Rashën dhe Nemanjajt i shohin si tribalë dhe Tribali, pra pjesë të botës ilire-dardane. Kam sjellë edhe dokumente të tjera që vërtetojnë këtë tezë, gjë që historiografinë institucionale shqiptare në Tiranë dhe Prishtinë e vë para përgjegjësisë ta rishqyrtojë dhe ridefinojë rolin e Rashës dhe Nemanjajve në përputhje me dokumentet meritore mesjetare dhe jo siç e ka paraqitur historiografia hegjemoniste serbe e shekullit të kaluar, e cila, me këtë përvetësim, është dashtë t’ia krijojë platformën politike shtetit serb të pranuar në vitin 1878 në Kongresin e Berlinit jashtë etnisë historike. Natyrisht që ka patur reagime të shumta nga Beogradi dhe vazhdojnë edhe këto ditë, ngaqë e dinë se po del në pah gënjeshtra e tyre, që nuk mund të fshihet më, veçmas pas botimit të këtyre veprave në anglisht që pritet të dalin nga shtypi në fund të këtij viti.

Flasshqip: Çfarë mendoni se duhet të rishikojë historiografia zyrtare e Tiranës në lidhje me historinë e kombit shqiptar në Ballkan?

Jusuf Buxhovi: Historiografia shqiptare duhet të lirohet nga diktati i gënjeshtrave serbe rreth Mesjetës dhe shqiptarëve, pastaj të rishikojë edhe ndërlidhjen me Pellazgët dhe të rikthejë Maqedoninë në kuadër të botës ilire, ku edhe e ka vendin. Ka edhe çështje të tjera ku mund të veprohet, por ajo që është vitale për ne është ridefinimi i Antikitetit dhe Mesjetës.

Flasshqip: Si e vlerësoni sot pozitën e shqiptarëve në Ballkan?

Jusuf Buxhovi: Është njëra ndër pozitat më të volitshme historike deri më tash. Dy shtete shqiptare dhe një etni në Maqedoni që ka rastin e mirë të pozicionohet  si shtetformuese.

Flasshqip: Le të ndalemi një moment tek politika e Tiranës dhe Prishtinës zyrtare, veçanërisht në dy vitet e fundit. A e meritojnë shqiptarët qeverisjen që kanë?

Jusuf Buxhovi: Klasa politike në Tiranë dhe në Prishtinë  gjatë dy viteve të fundit, politikisht është treguar shumë e papërgjegjshme. Ka dështuar nga aspekti diplomatik që të shfrytëzojë pozitën e krijuar në fillim të viteve të nëntëdhjetë për t’u pozicionuar si faktor i rëndësishëm rajonal dhe po ashtu, ka dështuar në planin e brendshëm të ndërtojë një shoqëri të lirë dhe demokratike. Në vend të këtyre realiteteve kemi oligarkë të fuqishëm, të lidhur me krimin e organizuar, me çka shtetet shqiptare kanë filluar të humbin imazhin në planin ndërkombëtar deri aty sa të shihen edhe si probleme rajonale!

Flasshqip: Tani i vjen radha një subjekti shumë të mediatizuar së fundmi. Zhvillimet në marrëdhëniet Kosovë-Serbi nën influencën e administratës së Presidentit Trump dhe veçanërisht marrëveshja e firmosur në zyrën ovale të Shtëpisë së Bardhë, mes presidentit të Serbisë dhe kryeministrit të Kosovës…

Jusuf Buxhovi: Në Uashington nuk ka patur marrëveshje siç po thuhet, pos një zotimi të qeverisë së Kosovës se do t’u përmbahet atyre në raport me SHBA dhe Serbinë. Sidoqoftë, takimi i Uashingtonit është i rëndësishëm, meqë frenoi degradimin ndërkombëtar të Kosovës si dhe ftohjen e raporteve me SHBA, aleatin tonë ekzistencial. Sa i përket raporteve me Serbinë, ato duhet të normalizohen, por vetëm mbi bazën e respektimit të sovranitetit shtetëror dhe assesi me pazare të ndryshme siç ishin ato që pamë gjatë dy viteve të fundit midis Thaçit dhe Vuçiçit e të  përkrahura edhe nga Rama.

Flasshqip: Në mbyllje të këtij bashkëbisedimi një temë shekullore… Ju personalisht a e shikoni të realizueshme idenë e bashkimit kombëtar të shqiptarëve në Ballkan?

Jusuf Buxhovi: Bashkimi kombëtar është ideologji e shekullit të kaluar. Ajo ka dalë nga opsioni diplomatik dhe politik nga çasti që janë marrë vendimet në Konferencën e Ambasadorëve në Londër. Tash, mund të bisedohet dhe duhet të bisedohet për opsionin e unionit të dy shteteve shqiptare në kuadër të çatisë evropiane në përputhje me vullnetin demokratik të të dy vendeve si dhe në harmoni të plotë me Perëndimin. Çdo hapje ndryshe e kësaj çështje do të dëmtonte dy shtetet shqiptare dhe do t’i shkonte për shtat Beogradit dhe planeve të Serbisë për hegjemonizëm në rajon.

Flasshqip: Ju faleminderit dhe suksese të mëtejshme në krijimtarinë tuaj!

U MBAJT ME SUKSES MITINGU I 56 I POEZISË NË GJAKOVË

VOAL – Klubi Letrar “Gjon Nikollë Kazazi”, Gjakovë, me kryetar z. Muharrem Kurti, mbajti me sukses online Mitingun e 56 të Poezisë, veprimtaria më prestigjioze e këtij lloji në mbarë hapësirën shqiptare dhe një ndër më prestigjiozet në rajon.

Tema e debateve sivjet ishte “Letërsia e të rinjve dhe problematikat e sotme”.

Dita qëndrore e Mitingut u mbajt dje, 25 shtator, e premte, nga ora 19.00 deri në orën 21.00.

Në orën qendrore, pjesëmarrësit i lexuan drejtpërdrejt online poezitë e tyre dhe u ndoqën me videozoom nga publiku.

Mitingu i 56 i Poezisë shpalli fituesit e sivjetëm:

  1. Për librin më të mirë poetik të botuar midis dy mitingjeve u shpall fitues Agron Tufa
  2. Për veprën më të mirë të botuar midis  dy mintingjeve u shpall fitues Jeton Kelmendi
  3. Për romanin më të mirë të botuar midis dy mitinjgjeve u shpallën fitues Besnik Mustafaj për “Dëmtuar gjatë rrugës” dhe Ibrahim Kadriu për “Ata të dy të burgjeve”
  4. Për veprën jetësore u vlerësua poeti Tahir Bezhani

Uk Lushi: Nëse EULEX & forcat e jashtme sillen si okupatore, populli i Kosovës mund të detyrohet të veprojë!

 

Voal.ch – Pas arrestimeve dje në Prishtinë me urdhër të Prokurorisë Speciale me seli në Hagë të Hysni Gucatit, kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së dhe zëvendësit Nasim Haradinaj,   ka reaguar  në rrjetin social me një status nga SHBA Uk Lushi  duke pretenduar se “EULEX është sjellë si forcat serbo-jugosllave”. 

Uk Lushi bashkë me EULEX apostrofon edhe “forcat e jashtme”, kur dihet se në Kosovë  si “forcë e jashtme” është vetëm KFOR-i, dmth NATO, që mbron sovranitetin territorial të Kosovës!

Sipas Uk Lushit populli i Kosovës të ngrihet kundër atyre që i çliruan! Diçka që nuk ka gjasa të ndodhë !

Ja si shkruan tekstualisht në rrjetin social:

“Nëse Eulex dhe forcat e jashtme sillen si okupatore, populli i Kosovës mund të detyrohet të veprojë.

Presidenti Hashim Thaçi ka gabuar që ka vazhduar mandatin e Eulexit.

Udhëheqësit e Kosovës, Thaçi, Hoti dhe Osmani, bashkë me Kuvendin, e kanë detyrë shtetërore të mbrojnë shtetasit e Kosovës kur arrestohen arbitrarisht dhe pa praninë e forcave vendase.

Nëse liderët e Kosovës nuk reagojnë për mbrojtje të të drejtave dhe dinjitetit qytetar të shtetasve duhet konsideruar rrëzimi i tyre.

Eulex sot është sjellë si forcat serbo-jugosllave në kohën e pushtimit, me spektakël të turpshëm dhe me përdorim të dhunës ekcesive.”

 

Specialja nxjerr të hënën Salih Mustafën para Gjykatës, e akuzon për vrasje dhe krime lufte të tjera

Dhomat e Specializuara njoftojnë se i akuzuari i parë, Salih Mustafa, do të paraqitet para gjykatës të hënën.

Më 28 shtator në orën 15, në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë do të mbahet paraqitja e parë e Salih Mustafës.

Njoftimi i plotë i Dhomave të Specializuara:

SEANCË PUBLIKE: PARAQITJA E PARË E SALIH MUSTAFËS NË ÇËSHTJEN PROKURORI I SPECIALIZUAR KUNDËR SALIH MUSTAFËS

Të hënën, më 28 shtator në orën 15, në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë do të mbahet paraqitja e parë e Salih Mustafës.

Aktakuza kundër Salih Mustafës u konfirmua më 12 qershor 2020. Ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 24 shtator dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, më të njëjtën ditë. Aktakuza e ngarkon Salih Mustafën me përgjegjësi penale individuale për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, që janë krime lufte sipas të drejtës ndërkombëtare. Aktakuza publike e redaktuar mund të lexohet këtu. Paraqitja e parë e Salih Mustafës do të mbahet në seancë publike e cila mund të përcillet përmes transmetimit në Internet, me një vonesë të shkurtër në https://www.scp-ks.org/sq/transmetim“.

Seanca mund të përcillet edhe nga galeria publike e sallës së gjyqit brenda mjediseve të Dhomave të Specializuara të Kosovës. Gjithashtu, DHSK-ja ka një qendër të posaçme për median nga e cila gazetarët mund të punojnë dhe përcjellin seancat me një vonesë të shkurtër. Për shkak të masave për të parandaluar përhapjen e Kovid-19, numri i ulëseve në galerinë publike dhe në qendrën për median do të jetë shumë I kufizuar dhe regjistrimi paraprak është i nevojshëm. Për regjistrimin paraprak, ju lutemi të dërgoni një mesazh elektronik në public@scp-ks.org deri në orën 12 në mesditë më 27 shtator. Në mesazh duhet të shënoni emrin dhe mbiemrin, datën e lindjes, shtetësinë, numrin e pasaportës/letërnjoftimit, përkatësinë tuaj (p.sh, person privat, diplomat i akredituar, OJQ/shoqëria civile) dhe të dhëna të tjera relevante. Gazetarët duhet të japin edhe emrin e organit të medias, vendin ku janë të bazuar, si edhe një skanim të kartelës së shtypit. Do t’ju informojnë sa më shpejt nëse ka ulëse të lira. Kërkojmë mirëkuptimi tuaj duke mbajtur parasysh kufizimet e imponuara prej masave për shëndetin publik në përgjigje të KOVID-19. Më shumë të dhëna për vizitë në DHSK, ndër të cilat edhe të dhëna për masat në lidhje me KOVID-19, mund të gjeni këtu.

Gjykata Speciale publikon aktakuzën kundër Salih Mustafës

Dhomat e Specializuara me seli në Hagë, kanë bërë të ditura të enjten detajet e aktakuzës kundër Salih Mustafës, i cili po të njëjtën ditë është arrestuar me urdhër të këtij trupi.

Ky njëherësh është arrestimi i parë që bën Prokuroria Speciale në Kosovë.

Mustafa akuzohet për “ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, si krime lufte të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jondërkombëtar në Kosovë, ose në lidhje me atë konflikt”.

Teksa është bërë e ditur se Mustafa është dërguar në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, kjo Gjykatë ka thënë se ai aktakuza pretendon se “afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave”.

Në aktakuzë përmendet po ashtu se prej periudhës 19 prill të vitit 1999 e deri në fund të atij muaji, në atë vendndodhje është vrarë një i ndaluar.

Në komunikatë është thënë edhe se gjykatësi i procedurës paraprake e ka konfirmuar aktakuzën kundër Mustafës më 12 qershor të këtij viti, mirëpo në përputhje me rregullën 88(2) të Rregullores së Procedurës dhe të Provave para Dhomave të Specializuara të Kosovës, aktakuza e konfirmuar nuk është bërë publike në atë kohë.

Salih Mustafa, në kohën e fundit, ka qenë zyrtar i lartë në Drejtorinë e Inteligjencës dhe Sigurisë në Ministrinë e Mbrojtjes.

Ai njihet si njëri prej themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në zonën e Llapit. Në kohën kur Forcat e Sigurisë së Kosovës njiheshin si Trupa Mbrojtëse të Kosovës, Mustafa ka shërbyer atëbotë si shef i departamentit informativ.

Dhomat e Specializuara edhe Zyra e Prokurorit të Specializuar apo siç njihen në Kosovë edhe si Gjykata Speciale, u themeluan pesë vjet më parë nga Kuvendi i Kosovës për të hetuar krimet e pretenduara kundër njerëzimit, krimet e luftës dhe vepra të tjera penale në lidhje me pretendimet e përfshira në Raportin e Këshillit të Evropës të vitit 2011. Deri tani, Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim me qindra ish-pjesëtarë të UÇK-së, qoftë si dëshmitarë apo si të dyshuar. rel

Shqipëri: Rreth 24 mijë shqiptarë nën 34 vjeç kanë aplikuar për azil 20 muajt e fundit, 29% e tyre janë më pak se 14 vjeç

Nga janari i vitit 2019 deri në gusht të 2020-s kanë aplikuar për azil në një nga shtetet e Bashkimit Europian dhe të tjera rreth 30.5 mijë shqiptarë, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat dhe të përpunuara nga Monitor.

Pjesa më e madhe e atyre që po ikin janë të rinj. Të dhënat e Eurostat bëjnë të ditur se 23.8 mijë persona, ose 78% e totalit të aplikimeve për këtë periudhë ishin deri në 34 vjeç.

15.3 mijë persona, ishin të grupmoshës 18-34 vjeç.

Shumë e lartë është ikja e minorenëve. Në periudhën janar 2019-gusht 2020 ka pasur 6,895 aplikime për azil nga minorenët më pak se 17 vjeç, që përbën rreth 29% të aplikimeve nën 34 vjeç, ose 23% të totalit.

Të dhënat e detajuara të Eurostat tregojnë se Franca është destinacioni më i preferuar për minorenët nën 14 vjeç, me 3,460 aplikime për periudhën në fjalë, ose 50% e gjithë kërkesave nga minorenët. Franca njihet si një shtet social, sidomos për minorenët, çka i nxit prindërit që të rrezikojnë të lënë fëmijët në kampe me shpresë se ata do të sigurojnë një të ardhme më të mirë. Preferenca tjetër është Gjermania (1,145 aplikime), më pas Greqia (695), Mbretëria e Bashkuar (525) dhe Italia (310)- (shih grafikun: Aplikimet për azil nga Shqipëria, nën 14 vjeç, janar 2019-gusht 2020).

Kanë aplikuar për azil edhe 1,615 persona të moshës 17-18 vjeç.

Në total për periudhën janar 2019-gusht 2020, shteti me aplikimet më të mëdha nga azilkërkuesit shqiptarë mbetet Franca, me 40% të totalit. Franca është bërë vitet e fundit tërheqëse për shqiptarët për shkak të politikave sociale në lidhje me trajtimin e çështjeve, duke ofruar disa shkallë deri në vendimin final, ka trajtime më të mira në qendrat e pritjes, nuk ka kthime me forcë.

Shteti i dytë është Mbretëria e Bashkuar, me 18.4% të totalit të aplikimeve, e ndjekur nga Greqia (1.7%). Gjermania që ishte deri para disa vitesh si destinacion i preferuar për azilantët tani është në vend të katërt, për shkak të politikave më pak sociale dhe dëbimeve me forcë. Pas Gjermanisë vjen Italia, me 6% (shiko grafikun: Aplikimet për azil nga Shqipëria, totali, janar 2019-gusht 2020).

Mbi 60% e aplikimeve në total në vendet e BE+ në 20 muajt e fundit janë bërë nga meshkujt, sipas të dhënave të Eurostat.

Fjala e Presidentit Meta në sesionin e 75-të të OKB: Me ndërmjetesimin e BE-së, Kosova dhe Serbia të arrijnë marrëveshjen për njohje reciproke

Presidenti Ilir Meta ka mbajtur një konferencë në debatin e përgjithshëm të sesionit të 75-të në OKB.

Mes shumë temave kombëtare dhe ndërkombëtare, Meta ceku dhe integrimin europian të Shqipërisë në BE.

Meta siguron se Shqipëria vijon të jetë në të njëjtën linjë me politikën e jashtme të Unionit në rajon. Ai gjithashtu theksoi se duhen përmbushur standarded e kërkuara para Konferencës së Parë Ndërqeveritare.

Po ashtu ai kërkon një bashkërendim përpjekjesh në nivelin kombëtar, të udhëhequra nga vendosmëria për të realizuar objektivat.

Meta thotë se objektivi më i rëndësishëm strategjik i Shqipërisë mbetet ende anëtarësimi në BE.

 

FJALA E PLOTË NGA ILIR META

Fjala e Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Sh. T. Z. Ilir Meta
në Organizatën e Kombeve të Bashkuara

24 shtator 2020

“E ardhmja që duam, Kombet e Bashkuara që na nevojiten: duke ripohuar angazhimin tonë të përbashkët ndaj multilateralizmit – përballja me COVID-19 përmes veprimit tonë të efektshëm shumëpalësh.”

Zoti President i Asamblesë së Përgjithshme!
Zoti Sekretar i Përgjithshëm!
Të nderuar delegatë!

Ju lutem më lejoni ta nis fjalën me urimet e ngrohta për Shkëlqesinë e Tij, Ambasadorin e Turqisë, Volkan Bozkir për zgjedhjen e tij në detyrën prestigjioze të Presidentit të Asamblesë së Përgjithshme!

Zoti President, Shqipëria është e nderuar të shërbejë nën udhëheqjen tuaj si Zëvendëspresident i sesionit të 75-të të Asamblesë së Përgjithshme, duke përfaqësuar Grupin e Evropës Lindore.

Përgjatë këtij sesioni historik ju mund të mbështeteni plotësisht në bashkëpunimin dhe partneritetin tonë.

Zoti President,

Kemi pasur shumë arsye për të qenë krenarë gjatë 75 viteve të ekzistencës së Kombeve të Bashkuara. Si rezultat i bashkëpunimit global në kuadrin e OKB-së, ia kemi dalë mbanë të parandalojmë shpërthime të mëdha ushtarake dhe të pakësojmë vuajtjet njerëzore.

75-vjetori i Kombeve të Bashkuara shënon një moment historik dhe duhet të shërbejë si një kohë reflektimi se si të forcojmë OKB-në dhe ta bëjmë atë edhe më të efektshme në përballjen dhe zgjidhjen e sfidave të paprecedenta globale, me të cilat përballen sot shoqëritë tona.

Zoti President,
Pandemia Covid-19 ka zhytur botën në një krizë të thellë shëndetësore dhe ekonomike. Pasojat e saj socialo-ekonomike me siguri që do të vazhdojnë edhe për shumë vite të tjera, me pasoja të paparashikueshme për paqen dhe sigurinë globale.

Kriza aktuale kërcënon të ngadalësojë, madje edhe ta kthejë pas përparimin e shënuar nga Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm.

Bëhet fjalë për rrezikun që iu kanoset sigurisë ushqimore, çrrënjosjes së varfërisë, zhvillimit ekonomik, ndryshimit të klimës dhe barazisë gjinore, duke përkeqësuar dobësitë ekzistuese dhe duke rritur pabarazitë që ekzistojnë në dhe midis vendeve të ndryshme.

Mënyra se si do të reagojmë dhe do të përgjigjemi ne do të përcaktojë se sa shpejt do të rimëkëmbet bota, si dhe do të formësojë aftësinë tonë për të arritur dhe përmbushur Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe për të menaxhuar sfida të tjera globale.

Përgjigja globale ndaj pandemisë së koronavirusit e ka vënë në provë multilateralizmin si dhe ka ekspozuar kufizimet e institucioneve ekzistuese ndërkombëtare. Ajo ka nxjerrë në pah gjithashtu edhe pasojat alarmuese të bashkëpunimit jofunksional botëror.

Pandemia ka theksuar nevojën e njerëzimit për një sistem më të fortë multilateral, bazuar në parimet dhe idealet e mishëruara në Kartën e OKB dhe të drejtën ndërkombëtare.

Kombet e Bashkuara duhet të jenë në qendër të një multilateralizmi gjithëpërfshirës dhe të efektshëm, ku organizatat ndërkombëtare, institucionet financiare, shoqëria civile, bashkësia e sipërmarrjes dhe grupet e tjera të interesit, të veprojnë përmes lidhjeve më të ngushta institucionale.

Ne mbështesim fuqimisht në këtë drejtim vizionin dhe axhendën ambicioze të reformave të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së. Shqipëria është e bindur se një Organizatë e reformuar e Kombeve të Bashkuara do të ofrojë një qasje më të integruar dhe gjithëpërshirëse për të realizuar Axhendën 2030 dhe për të qenë të sigurt se askush nuk do të mbetet pas.

Të nderuar delegatë,

Në këto momente kritike ne duhet t’iu përgjigjemi frikës dhe shpresave të njerëzve, të cilëve iu shërbejmë.

Me qëllim që të zbusim kurbën e pandemisë dhe të parandalojmë një krizë ekonomike globale, duhet të reagojmë në mënyrë kolektive në frymën e bashkimit e të solidaritetit.

Do të dëshiroja të shfrytëzoj këtë rast që të përgëzoja Kombet e Bashkuara për mobilizimin e mbështetjes me pajisje mbrojtëse dhe pajisje të tjera mjekësore në më shumë se 130 vende, si dhe për përpjekjet e vazhdueshme për të përshpejtuar kërkimin, gjetjen dhe prodhimin e një vaksine, e cila duhet të jetë e përballueshme financiarisht dhe në dispozicion të gjithë njerëzve në mbarë globin.

Zoti President,

2019 ishte një vit i vështirë për Shqipërinë, sepse u goditëm nga dy tërmete të fuqishme, që shkaktuan më shumë se 50 të vdekur dhe një miliard dollarë amerikanë dëme.

U jemi mirënjohës atyre kombeve mike që na ndihmuan në kohën kur kishim aq shumë nevojë, dhe që na ofruan mbështetje financiare dhe materiale gjatë përpjekjeve tona të vazhdueshme të rindërtimit.

Ne jemi gjithashtu mirënjohës për mbështetjen që kemi marrë nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, që provoi se ishte një partnere e vërtetë.

Agjencitë e saj u angazhuan qysh nga dita e parë. Ekspertët e shpëtimit dhe të ndihmës iu futën punës menjëherë, duke mbështetur autoritetet tona, së bashku me partnerë nga Evropa dhe vende të tjera.

Më pas u përballëm me goditjen e COVID-19. Organizata Botërore e Shëndetësisë na është gjendur në krah në çdo hap të rrugës dhe veprimeve që ndërmorëm për ta përballuar këtë pandemi. OKB-ja ka hartuar gjithashtu një plan të përgjigjes socialo-ekonomike për të garantuar një veprim të koordinuar në të gjithë hapësirën e saj dhe një mbështetje të efektshme ndaj masave në rang kombëtar.

Shqipëria po punon fort për të arritur synimin global të Kombeve të Bashkuara për të ulur emetimet e gazrave dhe efektin serë me 45% në dekadën e ardhshme, si dhe për të mundësuar zero emetime deri në vitin 2050, në përputhje me Marrëveshjen e Parisit të vitit 2016.

Për më tepër, ne kemi miratuar Strategjinë për Ndryshimin e Klimës si dhe Planin e Veprimit për Zbutjen e emetimeve të gazrave dhe të efektit serë.

Ndërsa Shqipëria po përpiqet të përdorë plotësisht gjithë potencialin e saj ekonomik, ne i kemi përputhur përparësitë dhe objektivat tona kombëtare me Axhendën e Zhvillimit të Qëndrueshëm 2030, si dhe me Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim.

Objektiva shumë të rëndësishme të kësaj Strategjie janë mbrojtja e bashkësive rome dhe egjiptiane, e personave me aftësi të kufizuara dhe grupe të tjera potencialisht të të pambrojtura dhe të margjinalizuara.

Kemi shënuar përparim edhe në drejtim të barazisë gjinore, me rritjen dita-ditës të numrit të grave që punojnë në institucionet shtetërore si dhe në administratën publike.

Zoti President,

Ne duhet t’u kushtojmë vëmendje të veçantë nevojave të grupeve më të rrezikuara, veçanërisht atyre të të rinjve. Efektet ekonomike që rezultojnë nga pandemia do të çojnë në rritjen e numrit të të rinjve të papunë, duke i shtyrë ata të largohen nga vendi i tyre i origjinës.

Padyshim që ky është një kërcënim global, që prek veçanërisht vendet me ekonomi të dobëta.

Të nderuar delegatë,

Kryesia e Radhës së OSBE-së nga Shqipëria në vitin 2020 është një tregues i prekshëm i angazhimit tonë të palëkundur për të promovuar paqen dhe sigurinë ndërkombëtare përmes dialogut dhe bashkëpunimit shumëpalësh, në një kohë kur po përjetojmë rritjen e tensioneve dhe polarizimit.

Në cilësinë e saj si Kryetare e Radhës së OSBE-së, Shqipëria ka mbështetur fuqimisht thirrjen e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për një armëpushim global.

Me qëllim vijimin e angazhimit aktiv në dobi të stabilitetit dhe të sigurisë, Shqipëria ka paraqitur kandidaturën e saj për t’u zgjedhur si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për mandatin 2022-2023.

Shqipëria beson fort se multilateralizmi është thelbësor për trajtimin e sfidave globale. Ne do të ofrojmë një kontribut proaktiv për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare përmes përvojës sonë rajonale, si një faktor kryesor paqeje, stabiliteti dhe sigurie.

Do të ushtrojmë një qasje aktive, konstruktive dhe të matur, si dhe do të veprojmë me përgjegjësi për të forcuar multilateralizmin përmes partneriteteve dhe bashkëpunimit.

Shfrytëzoj këtë rast për t’u bërë thirrje të gjitha shteteve të nderuara të Asamblesë së Përgjithshme që të mbështesin kandidaturën e Shqipërisë për në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për vitet 2022-2023.

Zoti President,

Në zhvillimet e sotme të ndërlikuara dhe të ndërlidhura globale, vende modeste si Shqipëria nuk priten të konkurrojnë me ekonomitë dhe pasuritë e tyre materiale.

Ato mund të kontribuojnë duke e pasuruar botën me gjithçka që kanë më të çmuar: me identitetin, historinë, kulturën, traditat dhe vlerat e tyre.

Njëra prej traditave që vlerësojmë dhe çmojmë më tepër është harmonia e rrallë ndërfetare që mbizotëron në Shqipëri.

Megjithëse shqiptarët tradicionalisht u përkasin besimeve të ndryshme fetare, ata kanë jetuar paqësisht krah për krah me njëri tjetrin që nga kohë që nuk mbahen mend. Kur vizitoi Shqipërinë në vitin 2014, Papa Françesku e cilësoi atë si “vëllazëria fetare”.

Në bashkëpunim me Departamentin e Shtetit të SHBA-së ne organizuam vjet në Shqipëri një konferencë rajonale, me temë “Feja si instrument për paqen”, me synimin për ta çuar përpara lirinë e fesë si një çështje themelore e të drejtave të njeriut.

Kjo trashëgimi e çmuar e tolerancës ndërfetare dhe kulturore përcakton se cilët jemi ne si komb. Historia e jashtëzakonshme se si shqiptarët rrezikuan jetën e tyre për të mbrojtur dhe shpëtuar hebrenjtë gjatë Holokaustit është një tregues dhe shprehje e jashtëzakonshme e frymës sonë të tolerancës, dhembshurisë dhe respektit ndaj të tjerëve.

Shqipëria është krenare që i ofron botës mbarë një mesazh të bashkëjetesës dhe dialogut midis feve të ndryshme.

Është një mesazh që mund të shërbejë si një antidot i fuqishëm kundër rritjes së intolerancës dhe ekstremizmit të dhunshëm që minojnë paqen dhe sigurinë.

Të nderuar delegatë,

Anëtarësimi në Bashkimin Evropian vazhdon të jetë objektivi më i rëndësishëm strategjik i Shqipërisë.

Në fillim të këtij viti mirëpritëm vendimin politik të Këshillit të BE-së për të çelur negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë.

Jemi plotësisht të vetëdijshëm se na duhet të përmbushim standardet e kërkuara para se të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare.

Ky proces kërkon një bashkërendim përpjekjesh në nivelin kombëtar, të udhëhequra me vendosmëri nga qeveria, që do të na çojë drejt reformave të mirëfillta dhe të qëndrueshme.

Ky angazhim i ripërtërirë pritet të prodhojë rezultate konkrete në përmbushjen e standardeve kryesore që lidhen me funksionimin demokratik dhe me sundimin e ligjit, të cilat duhet të pasqyrojnë konsensusin politik ndërpartiak dhe t’i shërbejnë njëkohësisht stabilitetit të përgjithshëm të vendit tonë.

Ne ua kemi shprehur mirënjohjen tonë të sinqertë institucioneve evropiane dhe vendeve anëtare për ndihmesën që na dhanë për t’u rimëkëmbur nga tërmeti që na goditi si dhe nga pasojat e pandemisë COVID-19.

Shqipëria vazhdon të jetë plotësisht në një linjë me politikën e jashtme të BE-së në rajon, duke u krenuar me aleancën tonë të fuqishme evropiane dhe euro-atlantike të vlerave të përbashkëta.

Zoti President,

Shqipëria është mëse e vetëdijshme edhe për detyrimet e saj si një anëtare e përgjegjshme e bashkësisë ndërkombëtare.

Gjatë përpjekjeve të vazhdueshme për t’i shërbyer paqes dhe sigurisë, Shqipëria ka kontribuar me trupa ushtarake, nën drejtimin e OKB-së, BE-së dhe të NATO-s, në operacione të ndryshme paqeruajtëse në Sudanin e Jugut, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Mali dhe Afganistan.

Qëllimi dhe interesi ynë kryesor janë të sigurojmë paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm në rajonin tonë të Ballkanit Perëndimor.

Rajoni ynë ka një histori tragjike diktaturash, shtypjesh të popujve dhe konfliktesh ushtarake. Pavarësisht trashëgimisë së vështirë që ende e përndjek rajonin tonë, gjatë dy dekadave të fundit është shënuar një përparim i rëndësishëm, kryesisht falë ciklit të reformave të ndërmarra në kuadër të proceseve të zgjerimit të NATO-s dhe të Bashkimit Evropian.

Inkurajojmë dhe mirëpresim faktin se faktori shqiptar vazhdon të mbështesë kursin evropian dhe euro-atlantik në të gjithë rajonin, duke forcuar në të njëjtën kohë bashkëpunimin rajonal dhe pronësinë në hartimin dhe realizimin e projekteve ambicioze.

Ne e mirëpresim marrëveshjen për normalizimin ekonomik të arritur midis Kosovës dhe Serbisë, e cila u ndërmjetësua dhe u garantua nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Mbetemi shpresëplotë se kjo marrëveshje do të injektojë një dinamizëm të ri në marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë.

Me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, të dyja vendet duhet ta shfrytëzojnë këtë mundësi për të arritur një marrëveshje përfundimtare dhe ligjërisht të detyrueshme të njohjes reciproke si dhe të normalizimit të plotë të marrëdhënieve mes tyre.

Shqipëria beson fort se Republika e Kosovës është një eksportuese e sigurisë dhe stabilitetit në Ballkan.

Kosova ka ngritur në këmbë një kornizë të fortë kushtetuese dhe ligjore që siguron mbrojtjen e papërjetuar më parë të të drejtave të pakicave dhe të trashëgimisë së tyre kulturore. Kjo është plotësisht në përputhje, madje edhe e tejkalon kuadrin ligjor përkatës evropian për sa i përket mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

Sot Kosova është anëtare e shumë organizatave ndërkombëtare dhe nismave rajonale.

Anëtarësimi i Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare, përfshirë këtu Kombet e Bashkuara, do të sillte përfitime jo vetëm për Kosovën, por edhe për mbarë bashkësinë ndërkombëtare.

Në përfundim Zoti President, do të dëshiroja të ripohoja edhe një herë mbështetjen e përkushtuar të Shqipërisë për një rend të mirëbazuar në rregulla, të reformuar dhe ripërtërirë, me Organizatën e Kombeve e Bashkuara në qendër të tij. Ne, shtetet anëtare, duhet të përmbushim pjesën që na takon dhe të luajmë rolin tonë për zbatimin, respektimin dhe forcimin e sistemit shumëpalësh në mënyrë që të përfitojmë nga ai.

Ju faleminderit për vëmendjen tuaj!

Gjykata Speciale bën arrestimin e parë

Salih Mustafa, ish- shef i inteligjencës së FSK-së dhe ish-eprori i UÇK-së në zonën Operative të Llapit,  i cili e ka drejtuar njësitit të quajtur BIA, është i arrestuari i parë i Speciales.

Ai është arrestuar mëngjesin e sotëm në shtëpinë e tij, nga Eulexi.

Familjarët e kanë konfirmuar për Gazetën Insajderi se Mustafa, sipas deklaratave të zyrtarëve të EULEX-it, është nisur në drejtim të Hagës.

Mustafa ishte intervistuar nga prokurorët e Dhomave të Specializuara, në nëntor të vitit të kaluar, në cilësinë e të dyshuarit për krime lufte.

BE për drogërat: Trafiku në rritje, treg rekord 30 miliardë €. Ballkani rruga kryesore. Krimi po minon shoqërinë dhe demokracinë

Këtë vit trafiku i drogërave të forta ka pësuar rritje. Kjo ishtje gjetja e raportit të Bashkimit Europian për vitin 2020. Sipas të dhënave të përpiluara problemi i kokainës në Evropë po përkeqësohet. Komisionerja e BE për Çështjet e Brendshme, Ylva Johansson, tha se droga në Europë është bërë mjaft shqetësuese, dhe kap një një treg prej 30 miliardë eurosh.

Fitimet qarkullojnë në banka dhe grupet e krimit të organizuar po fuqizohen duke blerë njerëz, fuqi, e duke bërë që krimi i organizuar të minojë shoqërinë dhe demokracinë. Sipas komisioneres rruga e Ballkanit është furnizuesja kryesore e heroinës në BE, dhe përdorimi i drogërave po rritet eksponencialisht, vit pas viti.

“Aty ku ka drogë, shpesh ka edhe armë, krim dhe vrasje. Aty ku ka trafikantë droge, ka edhe krim të organizuar. 5 mijë grupe të krimit të organizuar janë aktive në Evropë. Më shumë se 1/3 merren me drogë. Tregtia e drogës mbështet krimin e organizuar me 30 miliardë euro në vit. Tregtia e jashtëligjshme e drogës është tregu më i madh kriminal në Bashkimin Evropian.’

Në raport thuhet se në vitin 2018 sasia e kokainës së sekuestruar në Bashkimin Evropian arriti nivelet më të larta të regjistruara ndonjëherë, me më shumë se 110 000 konfiskime të raportuara, që arrinin në 181 ton. Sasia e kokainës së kapur tejkaloi rekordin e mëparshëm, nga 2017, me më shumë se 42 tonë.
Drejtori i Qendrës Evropiane të Monitorimit për Drogat dhe Varësinë nga Droga Alexis Goosdeel i druhet rënies ekonomike pasi sipas tij do të sjellë përfshirjen e shumë njërëzve në aktivitetin e drogës.

‘Duhet të jemi të kujdesshëm me çfarë ndodh në muajt në vijim. Të gjithë presin një rënie të thellë ekonomike që mund të rrisë cenueshmërinë e disa grupeve të popullatës që janë vulnerabël. Gjithashtu ka rrezik për shkak të situatës. Mund të kemi përfshirjen e më shumë njerëzve në aktivitete të lidhura drejtpërdrejt ose jo me drogën”.

Raporti vëren gjithashtu se pandemia e koronavirusit ka ndikuar edhe në aspektin e trafikut dhe marrjes se drogës. Raporti tregon se izolimi i ka bërë më krijues trafikantët me mënyrën si ata furnizojnë përdoruesit, ndërsa të varurit kanë pasur vështirësi në marrjen e trajtimeve për lënien e drogës.

(Video) Nuk ka asnjë reagim nga Akademitë shqiptare ndaj fyerjeve që Beogradi bën ndaj shkrimtarit e historianit të shquar Jusuf Buxhovi për veprën “Dardania – antika, mesjeta”.

Dëgjoni si vjell vrerë me fyerje dhe sharje Beogradi kundër shkrimtarit dhe historianit të shquar shqiptar Jusuf Buxhovi, për veprën e tij “Dardania – antika, mesjeta”,
ndërkohë nuk ka asnjë reagim nga Akademitë shqiptare!
Autori i “Dardanisë” fyhet nga Beogradi: “shiftar i çmendur”!
Vazhdojnë reagimet e ashpra, kresisht me fyerje nga më të rëndat,
nga Beogradi pas botimit të librit “Dardania – antika, mesjeta”.
Ato janë edhe të kuptueshme, ngaqë, me argumente të pamohueshme, demistifikohen gënjeshtrat e tyre që janë përhapur prej më shumë se një shekull!
Këto reagime, përkujtojnë fushatën që pat filluar Beogradi dhe disa “historianë” nga Kosova pas botimit të “Kosovës” në tre vëllime ku u vunë në pah mashtrimet e historiografisë serbe rreth të ashtuquajturit shtet mesjetar serb, që demantohet nga shumë burime bizantine…
Këtë herë, në mungesë të reagimeve shkecore, autori i “Dardanisë” quhet “shiftat i çmendur”!

Prokuroria e Specializuar: OVL e UÇK-së, e përfshirë në aktivitete që minojnë administrimin e drejtësisë

Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë tha se disa aktivitete në të cilat është përfshirë Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës “kanë për qëllim të minojnë administrimin e drejtësisë në mënyrë të duhur“.

Tri herë këtë muaj, OVL e UÇK-së ka thënë se ka pranuar disa dokumente, që pretendon se kanë të bëjnë me Gjykatën Speciale për krime lufte në Kosovë.

Përmbajtja e këtyre dokumentave nuk është e qartë dhe nuk dihet nëse ato janë origjinale.

Identiteti i personit, i cili, sipas OVL-së, ka dërguar në këtë organizatë “mijëra dosje me dëshmi dhe emra dëshmitarësh”, vazhdon të jetë anonim.

Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, ndërkohë, i ka nisur hetimet për “rrjedhjen” e këtyre dokumenteve të pretenduara konfidenciale.

Në një deklaratë për media, të lëshuar të martën nga zëdhënësi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Christopher Bennett, thuhet se kjo zyrë “është e angazhuar për të hetuar dhe ndjekur penalisht me forcë individë që kryejnë krime të tilla, që përfshijnë publikimin e identitetit të individëve që mund të thirren para gjykatës apo të ndonjë informacioni që mund të çojë në identifikimin e tyre“.

“Gjatë kësaj kohe unë kam vënë re gjithashtu profesionalizmin e lavdërueshëm dhe integritetin etik të gazetarëve të Kosovës dhe komentatorëve të tjerë publikë, shumë prej të cilëve kanë folur qartë se si aktivitetet e tilla minojnë sundimin e ligjit dhe kursin e drejtësisë“, tha Bennett.

Dhomat e Veçanta – apo, siç njihen në Kosovë, Gjykata Speciale – merren me hetimin e krimeve të supozuara të luftës të pjesëtarëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Selia e Gjykatës Speciale është në Hagë.

Deri tani, ajo ka ftuar për intervistim qindra ish-pjesëtarë të UÇK-së, qoftë si dëshmitarë apo si të dyshuar.

Në muajin korrik, në Hagë është intervistuar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Paraprakisht, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar se, në prill, ka paraqitur një aktakuzë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit kundër Thaçit, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe disa të tjerëve, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë.

Gjyqtari ka gjashtë muaj kohë, nga prilli, për të konfirmuar ose hedhur poshtë aktakuzën.

Prokuroria ka paraqitur aktakuza për shqyrtim edhe në muajin shkurt. rel

Top Channel publikon aktakuzën e Hagës – bashkë me Thaçin, Veselin, Selimin, Krasniqin e Sylën ka të akuzuar të tjerë

Mediumi shqiptar Top Channel gjatë ditës së sotme ka publikuar pjesë nga propozim aktakuza që Prokurori Special  ka ngritur ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe disa prej anëtarëve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

Ky medium pretendon se posedon dosjen e plotë me mbishkrimin kofidencial, e cila ka mbi 260 faqe.

Gjatë ditës së sotme përveç Thaçit e Veselit në propozim aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale u përmendën edhe tre emra të tjerë, ai i Azem Sylës, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimi.

Kjo u bë e ditur përmes një dosje që OVL-UÇK ka pranuar, e treta me radhë brenda disa ditësh.

Rrjedhja e propozim aktakuzës së Speciales ndaj ish-krerëve të UÇK-së,  bëri që hetuesit e Hagës të shkelin sërish në zyrat e OVL-UÇK për të konfiskuar materialin e pranuar.

Kujtojmë se më 24 qershor të këtij viti, Zyra e Prokurorit të Specializuar  i ka paraqitur Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) aktakuzë në të cilën presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentari Kadri Veseli dhe persona të tjerë akuzohen “për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte, ndër të cilat vrasje të paligjshme, zhdukje të detyruar të personave, përndjekje dhe tortura”.

Dokumenti edhe më tutje vazhdon të jetë konfidencial.

Artikullin e plotë të Top Channel mund ta lexoni KËTU.


Send this to a friend