VOAL

VOAL

Murray i jep tatëpjetën Gjokoviqit

August 17, 2015

Komentet

“Futbolli si mesazh për paqen”, Ronaldo me dhuratë speciale për Presidentin Donald Trump

Cristiano Ronaldo i ka dhuruar një fanellë të firmosur Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. CR7 nuk ka hezituar të bëjë edhe një mesazh të veçantë për paqen.

António Costa, president i Këshillit Evropian, ia dorëzoi dhuratën Trumpit në Kanada. “Për Presidentin Donald Trump, të luash për paqe! Si ekip!” – shkruajti Costa në rrjetin social.

António ndau foto të Presidentit Trump dhe fanellës, së bashku me një pamje nga afër të mesazhit të Cristianos.

Kjo nuk është hera e parë që ylli portugez i futbollit dërgon mesazhe të tilla, pasi diçka të tillë e kemi hasur edhe më parë.

Ronaldo mbetet një nga njerëzit më me ndikim në botën e futbollit, pavarësisht viteve që kalojnë.bw

Buffon konfirmon se Gennaro Gattuso do të jetë trajneri i Italisë

 

Objektivi është i qartë: t’i kthejmë Azzurrët në Kupën e Botës.

 

VOAL- Duke folur për Rai, Gianluigi Buffon konfirmoi se Gennaro Gattuso do të jetë trajneri i ri i Italisë. “Po presim detajet përfundimtare, por në fund mendoj se bëmë zgjedhjen më të mirë”, shpjegoi kreu i delegacionit të Azzurrëve në periferi të ndeshjes U21 në Kampionatin Evropian. Ish-lojtari i Sionit dhe Kampioni i Botës i vitit 2006 do të ketë për detyrë të udhëheqë ekipin kombëtar në ndeshjet e mbetura kualifikuese, me objektivin e qartë të rikthimit në Kupën e Botës pas një mungese 12-vjeçare. RSI

Rënie drastike në FIFA, Sylvinho rikthen Shqipërinë në pikën zero

Me Sylvinho-n në stol, Shqipëria u kualifikua me spektakël në “Euro2024”, por që nga ai moment fantastik, kuqezinjtë kanë humbur shumë nga shkëlqimi që i dhuroi braziliani. Nga një bekim për vendin tonë, pas më shumë se dy vitesh, Shqipëria rikthehet në pikën zero, rikthehet në të kaluarën ku e kishim shumë të vështirë të “thyenin” ekipe si Letonia, rikthehen sërish dyshimet e forta mbi mënyrën se si po menaxhohet një grup me shumë cilësi.

Në momentin kur Sylvinho zbarkoi në Tiranë gjeti një përfaqësuese të përçarë, në proces tranzicioni, afroi në përfaqësuese element si Jasir Asani, Mitaj, Daku etj, arriti t’i marrë më të mirën lojtarëve si Asllani, Bajrami etj, por sot historia është ndryshe. Pas “Euro2024”, të gjithë prisnin një ekip më të pjekur, më të fortë, por ndodhi krejtësisht e kundërta, Shqipëria nisi një rënie të lirë, ku fillimisht ra në Ligën C në Ligën e Kombeve, ndërsa po vijon me një fushatë kualifikuesesh në Botëror aspak pozitive, ku në 4 ndeshjet e para ka marrë vetëm 5 pikë. Shumë zhgënjyese 2 barazimet e fundit, kundër Serbisë dhe Letonisë, që vendosin menjëherë në pikëpyetje të fortë këtë rrugëtim, për të mos thënë që tani duhet më shumë se një mrekulli.

Kjo paraqitje e dobët e Shqipëria pritet të reflektohet edhe në renditjen mujore të FIFA, ku Shqipëria humbet edhe dy pozicione të tjera, për tu renditur në vendin e 68-të. Edhe në renditjen e FIFA, Sylvinho rikthehet në pikën zero, aty ku e gjeti Shqipërinë, ndërsa maksimumi në drejtimin e tij ka qenë vendi i 59-të.

Nga tifozët tek opinioni sportiv, kritikat ndaj Sylvinho-s kanë “vërshuar lumë”, ndërsa e fortë ishte edhe analiza e ish trajnerit të Kombëtares, Astrit Hafizi në “Panorama Sport”:

 

Panorama Sport
Panorama Sport

“Sylvinho justifikohet. Me Manaj bëri karshillëk, gaboi edhe në mesfushë”, është titulli kryesor në të përditshmen më të madhe sportive në vend, ku intervistën e plotë mund ta lexoni në versionin print.bw

“Kemi urdhër t’ju kontrollojmë imtësisht”, Tifozat Kuq e Zi prezent në Riga: Koha e maskarenjve, Atdheu mbetet i Shqiptarëve

Sa vjen e bëhen më të mëdha problemet e Tifozëve Kuq e Zi me Federatën Shqiptare të Futbollit. Së fundmi, tifo-grupi kuqezi ishte prezent në Riga për ndeshjen me Letoninë, ndërsa ankohen se FSHF-ja ka kërkuar nga zyrtarët e stadiumit në Letoni që të bëjnë kontrolle të detajuara ndaj tifozëve.

Postimi:

Manovrat penguese të FSHF-së vazhduan edhe dje në Riga. Në hyrje të stadiumit, djemtë tanë u përballën me kontrolle të papara më parë në një transfertë. Steward-ët na thanë hapur: “Kemi urdhër nga federata juaj t’ju kontrollojmë hollësisht”. Me këtë rast, na ndaluan të gjitha banderolat dhe parullat që kishim me vete, edhe pse përmbanin vetëm shkrimet e zakonshme “Tifozat Kuq e Zi” dhe “TKZ on Tour”. Ato me mesazhe, sigurisht që i futëm brenda.
Kjo ishte tentativa e dytë: e para erdhi kur nuk na ndanë fare biletat që, sipas rregullores, u takojnë tifozëve vizitorë. Donin t’i linin karriget bosh për të thënë se “s’kishim tifoza”. E dimë mirë me kë kemi punë – me miqtë e shkijeve. Por le ta mbajnë mend: koha mund të jetë e maskarenjve, po Atdheu mbetet i Shqiptarëve.
Shihemi përsëri së shpejti.
Tifoza Kuq e Zi
O sa mirë me qenë Shqiptar!

Img 8681 419x600

 

Triumfi historik – Portugalia fiton për herë të dytë Nations League, Spanja mposhtet në ‘ruletën’ e penalltive

Portugalia është shpallur kampione e UEFA Nations League 2025, pasi mposhti me penallti Spanjën në një finale të zjarrtë dhe plot emocion të zhvilluar në Allianz Arena të Mynihut. Në një duel mes dy prej përfaqësueseve më cilësore të futbollit europian, ekipi i drejtuar nga Roberto Martínez tregoi pjekuri, qartësi taktike dhe shpirt gare për të ngjitur sërish majat e kontinentit.

Gjithçka u vendos në goditjet e penalltive (koha e rregullt përfundoi 2-2), ku portugezët u shfaqën të gjithë të saktë, ndërsa për spanjollët gaboi Alvaro Morata në serinë e katërt, duke e bërë të pavlefshme ekzekutimin pestë për ‘La Rojan’

Protagonistët e finales ishin të shumtë, por nderin e golit vendimtar, atë të barazimit 2-2, e mori Cristiano Ronaldo.

Me këtë sukses, Portugalia fiton titullin e dytë në UEFA Nations League, pas triumfit të parë historik në vitin 2019. Kjo fitore jo vetëm e ngre në piedestal ekipin e Roberto Martínez, por gjithashtu konfirmon se Portugalia është një forcë e madhe në arenën ndërkombëtare një skuadër që di të rinovohet, të përtërihet dhe të fitojë, por gjithmonë me Criastiano Ronaldon në fushë. Një tjetër natë magjike për një kombëtare që di të ëndërrojë… dhe të fitojë.

Golat

Zhbllokohet pa u mbushur minuta e 21-të e finales së Nations League mes Spanjës dhe Portugalisë. Pas një kundërsulmi të shpejtë të spanjollëve. Zubimendi thjesht shty topin drejt rrjetës, pasi topi i mbeti para këmbëve me pak fat, 1-0 për ‘La Rojan”.

Portugali – Spanjë 0-1

Zgjat shumë pak epërsia e Spanjës, pasi Nuno Mendes realizoi për portugezët.Portugali – Spanjë 1-1

Tjetër gol në ‘Allianz Arena’ të Mynihut: Oyarzabal përmbyll me gol një aksion të shpejtë të spanjollëve, 1-2

Portugali – Spanjë 1-2

Vjen goli i 138 me kombëtaren luzitane për Cristiano Ronaldo: krosim nga  majta e sulmit me CR7 që bën atë që di të bëjë më mirë, të dërgojë topin në rrjetë, 2-2

Portugali – Spanjë 2-2

Mbyllet pa fitues koha e rregullt, shkon në shtesë finalja e Nations League mes Portugalisë dhe Spanjës.

Rezultati me Serbinë, ish-kapiteni i Kombëtares i zhgënjyer: Ndeshje të tilla luhen për t’i fituar me çdo kusht

Shqipëria barazoi dje pa gola kundër Serbisë. Ndeshja ishte e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026.

Mërgim Mavraj ka reaguar pas takimit emocionues dje. Ish-kapiteni i Kombëtares shfaqi hapur zhgënjimin e tij.

“Ndeshje të tilla luhen për t’i fituar me çdo kusht, jo thjesht për të mos humbur. Faleminderit. Natën e mirë”, shkruan ish-mbrojtësi.

 

Mavraj luajti për 50 ndeshje me kuqezinjtë. Gjatë asaj kohe shënoi edhe tre gola.

Screenshot 2025-06-08 092718

PANORAMASPORT.AL


Ish-kapiteni – ‘Çuna, lufta ka mbaruar! Luani futboll’, mesazhi domethënës i Mërgim Mavrajt para Shqipëri–Serbi

 

Në një ndeshje ku emocionet tejkalojnë sportin, ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj, ka zgjedhur fjalë të thjeshta, por me peshë të madhe:

“Çuna, lufta ka mbaruar! Luani futboll.”

Në prag të sfidës së madhe kundër Serbisë, që luhet sot, në orën 20:45 në “Arenën Kombëtare”, Mavraj u ka bërë thirrje lojtarëve të fokusohen vetëm te loja, duke mos lejuar që historia, politika apo tensionet të ndikojnë në atë që ndodh në fushë.

Me origjinë nga Kosova dhe një prej figurave më të dashura për tifozët kuqezi, Mavraj ka përcjellë edhe një mesazh personal për lojtarët që vijnë nga trojet shqiptare:

“Kosova është jona, përgjithmonë!”

Ai e di mirë çfarë do të thotë të mbash peshën e një ndeshjeje të tillë mbi supe, ka qenë aty, në fushë, kur përballjet me Serbinë ishin më shumë se sport. Por këtë herë, Mërgimi kërkon qetësi dhe pjekuri: të mbyllen hesapet me top, me lojë, me dinjitet. Sepse sot nuk luhet vetëm për tri pikë, por për një mesazh: se Shqipëria di të jetë e fortë edhe në futboll. sn

Image

Ndeshja në Air Albania – ‘AP’ për Shqipëri–Serbi: Përballje që nuk është veç për tri pikë

Agjencia amerikane e lajmeve, “Associated Press”, i ka kushtuar një artikull të gjatë ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila do të luhet nesër, e shtunë, në Tiranë në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

“AP” shkruan se përballja në Tiranë nuk ka të bëjë vetëm me tri pikë, pasi jehona e përballjeve të mëparshme është e pamundur të injorohet, dhe ballafaqim i cili është thellësisht i rrënjosur në identitet kombëtare, të cilat “organizatorët po përpiqen me çdo kusht t’i lënë mënjanë”.

Përballja Shqipëri – Serbi, sipas “AP”-së, është një nga rivalitetet më të ngarkuara politikisht dhe emocionalisht në futbollin evropian, e mbështetur në tensione të thella historike dhe etnike, veçanërisht ato që lidhen me luftën e Kosovës dhe historinë më të gjerë të Ballkanit.

“Associated Press” e kujtoi edhe ndeshjen e tetorit të vitit 2014 në Beograd, e cila u ndërpre kur droni me flamurin “Autochthonous”, fluturoi mbi qiellin e Beogradit, i cili më pas shkaktoi përleshje të madhe në fushë.

“Shqipërisë iu dha fitorja 3-0 pas një vendimi që theksonte se loja nuk mund të vazhdonte për shkak të atmosferës armiqësore në stadium. Kjo fitore siguroi kualifikimin e Shqipërisë në Kampionatin Evropian 2016 — hera e parë në histori për kombëtaren shqiptare”.

“Edhe përpara ndeshjes, ajo përballje ishte cilësuar me rrezik të lartë. Kosova, e cila ka një popullatë me shumicë shqiptare, shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008 — një akt që Serbia nuk e njeh. Futbolli, shpesh pasqyrë e nacionalizmit dhe politikës, pasqyroi këtë ndarje të thellë”.

“Serbia dhe Shqipëria vazhdojnë të kenë mosmarrëveshje për statusin e Kosovës tashmë të pavarur, dhe rivaliteti midis tifozëve mbetet i zjarrtë”.

“Pothuajse gjysma e skuadrës shqiptare përbëhet nga lojtarë me origjinë shqiptare nga Kosova, Maqedonia e Veriut apo Serbia jugore”.

“Për lojtarët, kjo është një ndeshje e mbuluar nga hija e historisë, politikës dhe krenarisë kombëtare — një kujtesë se nganjëherë sporti nuk është thjesht një lojë”, shkroi “AP”.

Në lidhje me ndeshjen ka folur edhe mbrojtësi Elseid Hysaj, i cili ishte pjesë e ndeshjes së tetorit të vitit 2014, ku tha se kaosi “nuk duhet të përsëritet”.

“Duhet të jemi të qetë dhe të vetëdijshëm se jemi futbollistë. Jemi këtu për të kënaqur tifozët dhe për të dhënë më të mirën për fitoren”, tha Hysaj për “AP”.

Për përballjen, pashmangshëm ka folur edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili edhe një herë u bëri thirrje shqiptarëve që ndeshjen ndaj Serbisë ta shohin si një ngjarje sportive, ku “ekipi merr mbështetje dhe energji pozitive nga tifozët për ta arritur qëllimin”.

“Lojtarët nuk bartin barrën e historisë apo të tensioneve politike. Ata konkurrojnë në fushë për të fituar, për të dhënë më të mirën për fanellën që përfaqësojnë dhe, mbi të gjitha, për të ndërtuar ura respekti përmes lojës”, tha Duka për “AP”.

“Associated Press” përmendi edhe deklaratën e siç e quajtën ata, “presidentit populist” të Serbisë, Alleksandar Vuçic, i cili sipas tyre, ka shtuar tensionin duke i thënë trajnerit të Serbisë, Dragan Stojkovic, në një tubim të madh të mbështetësve të tij, se Serbia “duhet të fitojë.”

“Shkoni atje dhe mundini”, i tha Vuçici Piksit, nofka e trajnerit të Serbisë, i cili ishte në turmë, shkruan “AP”.

Ndërsa, sipas “AP”-së, Stojkovic dhe disa lojtarë kanë tentuar të zbusin tensionet, duke thënë se kjo është vetëm një ndeshje tjetër.

“Të gjithë thonë se ndeshja e parë është shumë e rëndësishme. Jemi shumë të përqendruar për ta nisur ashtu siç duam dhe do të përgatitemi të luajmë sa më mirë që mundemi, me gjithë respektin për Shqipërinë”. sn

VIDEO/ Kosova përmbys Armeninë, spektakël golash në stadiumin “Fadil Vokrri”

Kosova ka mposhtur Armeninë me rezultatin 5-2. Ndeshja ishte miqësore dhe luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Rezultati i pjesës së parë i buzëqeshi miqve, që shënuan dy gola. Dellova ishte ai që barazoi përkohësis

Pjesa e dytë foli vetëm për “dardanët”, që tundën rrjetën katër herë. Vojvoda, Emërllahu dhe dopieta e Albion Rrahmanit vulosën ndeshjen.

Kujtojmë se në këtë ndeshje ishte gjyqtar kryesor Juxhin Xhaja. Në këtë takim u akordua një penallti në favor të vendësve.

 

 

GOLAT SIPAS RADHËS

Goli i parë i Armenisë: (VIDEO)

Goli i Dellovës: (VIDEO)

Goli i dytë i Armenisë: (VIDEO)

Goli i Vojvodës: (VIDEO)

Goli i Emërllahut: (VIDEO)

Goli i parë i Rrahmanit: (VIDEO)

Goli i dytë i Rrahmanit: (VIDEO)

(BalkanWeb

Ndeshja – ‘Independent’: Shqipëria kundër Serbisë, një përballje me tensione politike. Vuçiç i hedh benzinë zjarrit

INDEPENDENT

Zhurma e turmës apo emocionet e lojës janë tipike për futbollin ndërkombëtar. Por kur Shqipëria dhe Serbia të përballen të shtunën në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës 2026, energjia do të jetë ndryshe.

Ndeshja në Tiranë nuk ka të bëjë vetëm me tre pikët, pasi jehona e përballjeve të kaluara është e pamundur të shpërfillet. Është një përplasje thellësisht e rrënjosur në identitetet kombëtare, që organizatorët po përpiqen me forcë ta mbajnë jashtë fushës.

Kjo është një nga rivalitetet më të ngarkuara politikisht dhe emocionalisht në futbollin europian, e lidhur me tensione të thella historike dhe etnike, veçanërisht në lidhje me konfliktin e Kosovës dhe historinë më të gjerë të Ballkanit.

Serbia dhe Shqipëria ndodhen në të njëjtin grup kualifikues europian — së bashku me Anglinë, Letoninë dhe Andorrën.

Hera e fundit që u përballën në tokën shqiptare ishte në vitin 2015, kur Serbia fitoi 2-0, edhe pse tifozët serbë ishin të ndaluar të merrnin pjesë në ndeshje.

Përplasja në Beograd më 2014 ende e freskët në kujtesë

Një ndeshje mes ekipeve në Beograd në vitin 2014 u braktis kur një dron, që mbante një flamur shqiptar, shkaktoi një përleshje të madhe. Shqipërisë iu dha fitorja 3-0 pasi u vendos që ndeshja nuk mund të vazhdonte për shkak të mjedisit armiqësor në stadium. Kjo fitore vulosi kualifikimin historik të Shqipërisë në Kampionatin Europian 2016 — për herë të parë në histori.

Ajo ndeshje konsiderohej tashmë me rrezik të lartë. Kosova, me shumicë shqiptare, shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008 — një lëvizje që Serbia nuk e njeh. Futbolli, shpesh pasqyrë e nacionalizmit dhe politikës, pasqyroi thellësisht këtë ndarje.

Teksa Tirana përgatitet për përballjen më të fundit, kujtimet e asaj nate — dhe ethet nacionaliste që ajo ngjalli — qëndrojnë të pranishme nën sipërfaqe.

Marrëdhëniet e tensionuara të Serbisë me Kosovën

Serbia dhe Shqipëria mbeten në kundërshti për statusin e Kosovës, tashmë shtet i pavarur, dhe rivaliteti mes tifozëve është ende shumë i ashpër.

Pothuajse gjysma e skuadrës shqiptare përbëhet nga lojtarë me origjinë shqiptare nga Kosova, Maqedonia e Veriut ose jugu i Serbisë.

Për lojtarët, kjo është një përballje e mbuluar nga historia, politika dhe krenaria kombëtare — një kujtesë se nganjëherë sporti nuk është thjesht një lojë.

Mbrojtësi shqiptar Elseid Hysaj, i cili ishte pjesë e ndeshjes së vitit 2014, tha se kaosi “nuk duhet të përsëritet.”

“Duhet të jemi të qetë dhe të vetëdijshëm që jemi futbollistë,” tha ai. “Jemi këtu për të kënaqur tifozët dhe për të dhënë më të mirën për fitoren”.

Organizatorët u kujtojnë tifozëve se është një lojë

Armand Duka, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, u bëri thirrje shqiptarëve ta shohin ndeshjen si një ngjarje sportive “ku ekipi merr mbështetje dhe energji pozitive nga tifozët për të arritur qëllimin.”

“Duam të japim mesazhin: ta jetojmë si një festë sportive,” tha Duka për Associated Press.

Do të ketë prani të shtuar të policisë, mbyllje rrugësh dhe kontrolle për tifozët që hyjnë në stadium. Tifozët serbë nuk do të lejohen, gjë që “do të kontribuojë për një ambient më të qetë,” shtoi Duka.

Të dy palët kanë ndërmarrë hapa për të ndërtuar një marrëdhënie më të mirë. Shqipëria dhe Serbia do të bashkë-organizojnë Kampionatin Europian për 21-vjeçarë në vitin 2027, në një projekt që synon të kapërcejë tensionet politike.

“Lojtarët nuk mbajnë mbi supe barrën e historisë apo të tensioneve politike,” tha Duka. “Ata garojnë në fushë për të fituar, për të dhënë më të mirën për fanellën që përfaqësojnë dhe, mbi të gjitha, për të ndërtuar një urë respekti përmes lojës”.

Nacionalistët dhe tifozët e futbollit në përplasje

Megjithëse tensionet politike janë zbutur disi vitet e fundit, nacionalistët dhe tifozët e futbollit nga të dyja palët janë thellësisht në kundërshti. Si Shqipëria, ashtu edhe Serbia kanë marrë sanksione nga organizata europiane e futbollit për shkak të incidenteve me ngarkesë politike që kanë përfshirë tifozët.

Megjithatë, presidenti populist i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, së fundmi i hodhi benzinë zjarrit, duke i thënë trajnerit të Serbisë, Dragan Stojkoviç, gjatë një tubimi të madh me mbështetësit e tij, se Serbia duhet të fitojë.

“Shko atje dhe mundi ata,” i tha Vuçiç Stojkoviçit, i cili ishte në mesin e turmës.

Stojkoviçi dhe disa lojtarë kanë përpjekur të qetësojnë tensionet, duke thënë se është thjesht një ndeshje tjetër.

“Të gjithë thonë se ndeshja e parë është shumë e rëndësishme,” tha Stojkoviç për ndeshjen hapëse të Serbisë në Grupin K. “Jemi shumë të fokusuar që të fillojmë siç duam dhe do të përgatitemi të luajmë më mirë që të mundemi në këtë aspekt, me gjithë respektin për Shqipërinë”.

Tifozët Kuq e Zi nuk do të jenë në stadium ndaj Serbisë, ja se ku do ta mbështesin kombëtaren

Grupimi më i madh i tifozëve të Kombëtares shqiptare, “Tifozat Kuq e Zi”, kanë bërë një reagim në rrjetet sociale në lidhje me ndeshjen Shqipëri-Serbi.

Ata deklarojnë se edhe pse nuk do të jenë në “Arena Kombëtare” do të mblidhen tek Lulishte Vëllezërit Frashëri përballë Piramidës për të ndjekur ndeshjen me një ekran të madh të vendosur nga vetë ata.

REAGIMI

Tifozat Kuq e Zi nuk ndalen.

Pavarësisht se nuk do të jemi në stadium më 7 qershor, kur Shqipëria do të përballet me shkijet, ne do të jemi aty pranë.

Prej orës 19:00 mblidhemi tek Lulishte Vëllezërit Frashëri përballë Piramidës për të ndjekur ndeshjen me një ekran të madh të vendosur nga ne.

Për ne nuk ka rëndësi prezenca në stadium, por do të jemi aty për Kombin, duke kënduar të gjithë krah njëri-tjetrit, në një ditë që shpresojmë të kthehet në festë.

Largim i sigurt nga Çelsi, Brojën e kërkon një ndër klubet më të famshëm në botë

Sëlltik po monitoron situatën e Armando Brojës. Sulmuesi i Kombëtares është rikthyer sërish të jetë në qendër të merkatos së verës, pasi largimi i tij nga Çelsi raportohet i sigurt.

Sëlltik kërkon të përforcohet në sulm dhe 23-vjeçari shfaqet si alternativë. Një ndër klubet më të famshëm në botë është në gjurmët e tij, pas sezonit ku mbizotëruan dëmtimet.

Broja ishte i huazuar tek Evertoni. Kartonin e tij ndërkohë e zotëron Çelsi deri në vitin 2028.

Mbetet për t’u parë nëse do të jetë sërish huazim, apo këtë herë do të aplikohet transferim i përhershëm. Broja ndërkohë është tërësisht i rikuperuar nga dëmtimet.

Emra të tjerë të përmendur më parë për sulmuesin shqiptar janë Milani, Ajaksi, PSV dhe Lajpcig. Kështu janë disa vende ku shfaqet interes për të. Panorama

 


Send this to a friend