Autori italian Paolo Muner zbërthen historinë e shqiptarëve të cilët janë shpërngulur në qytetin e Triestes qysh në vitin 1400, duke sjellë historinë e tyre deri në ditët e sotme. Projekti ambiciozi i nisur prej vitesh nga autori Muner përmblidhet në librin voluminoz “Shpnesa e Shcypeniis” (Shqiptarët e Triestes).Muner e ka konceptuar veprën e tij si një antologji, apo një përmbledhje artikujsh, që i bashkon e njëjta temë, shqiptarët dhe Trieste. Libri i shqipëruar nga gazetarja Albana Nexhipi është botuar në dy gjuhë, shqip dhe italisht dhe përmbledh 20 kapituj si dhe dy shtojca: e para me titullin “Triestinët në Shqipëri” dhe shtojca e dytë “Libra shqiptarë në Trieste”.
Libri i tij u prezantua më 7 maj në Pallatin e Kongreseve nga studiuesi Artan Shkreli, ndërsa Konsullata italiane e Shkodrës hapi dyert për autorin Muner dy ditë më parë.

Të pranishëm ishin pedagogë, intelektualë italianë dhe konsulli i nderit, Vito Stigliani. Përkthyesja e këtij libri Albana Nexhipi u shpreh entuziaste për praninë e saj në Shkodër, ndërsa ftoi lexuesin të shfletojnë faqet e këtij libri, i cili mbart vlera historike.
Vetë autori Paolo Muner duke vlerësuar historinë e shkodraneve foli mbi historikun e shumë bashkëkombësve tanë, të cilët kohë më parë u vendosën në Trieste. Në këtë libër zbulohen mjaft fakte, dokumente dhe fotografi, të cilat i paraqiten lexuesit për herë të parë.
Ndër kapitujt e librit vlejnë të veçohen: “Të ardhurit e parë”, “Karl Gega: inxhinieri më i madh hekurudhor evropian” “Shqiptarët dhe shqipëria në pikturat triestine”, “Aleksandër Moisiu: triestin apo durrsak”, “Nisje të rëndësishme nga porti i Triestes për Shqipëri”, “Kongresi shqiptar i Triestes, 1913”, “Nisja e princ Ëidit nga Triestja”, “Fillimet e ‘900: familjet e vjetra dhe të reja shqiptare”, etj. Shekulli
Komentet