Shkrimtari dhe studiuesi i letërsisë për fëmijë Mr.Ymer Elshani, në jetë dhe në mesin e nxënësve ishte modest, i dashur për nxënësit dhe njerëzit e tij. Shkrimtarin për fëmijë Ymer Elshani e kishim nip të hereoit të kombit Fazli Graiçevci dhe të fshatit tim(Sankoc).
Dhe në takimet tona Ymeri në shenjë respekti me thërriste “Dajko” që për mua kishte një rëndësi të veçantë në jetë! Kohë e rëndë në Drenicë. Forcat serbe dhe regjimi i Beogradit na kish rrethekuar me makinerinë ushtarake dhe policore. Në këto orë të rënda të këmbës së shkinisë, na duhet mbijetesa kolektive kombëtare e popullit tonë.
Në lokalet e Gjimnazit “Skenderbeu” ishte organizuar një takim letrar ku kishiun ardhur nga Prishtina njerëzit e let rave (krises) të njohur që lexuan para dashamirëve të letërsisë krijimet e veta.
Edhe Ymer Elshani u prezentua me një buqëtë të krijimtarisë së tij leerare. Pati duartrokitje për mesazhet poetike të artiest, ndonëse arti di të shemb të keqën dhe orët vrastare të hasmit! Dhe pas përfundimit të këtij takimi letrar, me Ymer Elshanin marrim udhë kah qendra e Gllogocit. Përgjatë udhës biseda nuk kish të ndalur për gjendjene rëndë të krijuar nga regjimi serb. Ymeri fliste i qetë dhe me argumente hidhte dritë se çfarë do të bënë populli shqiptar dhe Kosova për të mbijetuar e për të shpëtuar në substancë nga asgjësimi serb…!
Në hapat e fundit në këtë udhë, shkrimtari dhe nipi i fshatit tim Ymer Elshani thoshte: Dajko, do të vrasin tërë inteligjencën shqiptare të Kosovës! Serbia tash e një shekull i ka bërë gati plumbat për ne dhe për disa çaste sytë i shkuan kah nënqielli i Drenicës. Dhe,për çudinë dhe si thuhet ia pati ndier zemra shkrimtarit për fëmijë Ymer Elshani, ai u vra me anëtarët e familjes në masakren e Poklekut më 19 Prill 1999!
Komentet