Opozita ka nisur mosbindjen civile duke bllokuar akset kryesore të hyrjes në kryeqytet. Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi, i cili ndodhet në krye të protestës te Sheshi Ëillson u ka bërë thirrje policisë së shtetit që të mos provokojë qytetarët.
“Policia është për të respektuar Kushtetutën dhe ligjin. Protestat nuk bëhen në shtëpi, bëhen në rrugë. Protesta është me leje, ju jeni oficerë me përvojë dhe e dini. Qytetarët protestojnë për varfërinë, protestojnë edhe për policët. Policia ka detyrë të garantojë protestën dhe mos zbatojë urdhërat e krimit të organizuar. Krimi i organizuar nuk do që ne të protestojmë për pagat e tyre, nuk do që ne të protesojmë kundër emërimeve me urdhëra të krimit. Policia është për të mbrojtur qytetarët, jo për t’i dhunuar ata”,- tha Bardhi. sn