I lindur në një familje të shquar, të pasur dhe me tradita të njohura kulturore dhe qytetare, Platoni tërë jetën dhe personalitetin e tij ia ka kushtuar një qëllimi ose ideali; të ndihmojë njerëzit të arrijnë atë gjendje që ai e quajti: eudamonia (εδαιμονία). Eudaimonia është një fjalë greke, tepër e veçantë dhe interesante , por shumë e vështirë për t´u përkthyer ose deshifruar. Sidomos në çëshjet dhe aspektët e njohura intelektuale, profesionale, karieriste, martesore, familjare dhe të tjera.
Se këndejmi, Platoni duke u shprehur se jeta, bota, profesioni, kariera ose opinioni ynë shpeshherë shkojnë keq ose fare bosh për faktin se ne kurrë ose asnjëhrë nuk i japim kohë dhe hapësirë të mjaftueshme vetvetës sonë për të menduar, reflektuar, studiuar, gjykuar, analizuar dhe logjikuar me kujdes të mjaftueshëm optimal ose maksimal për planet ose ambiciet tona. Kështu ne përfundojmë duke i pranuar dhe përqafuar vlerat e gabuara, karrierën e gabuar, artin e gabuar, marrëdhëniet e gabuara, politikën e gabuar, miqtë ose aleatët e gabuar, konceptët ose idealet e gabuara, ideologjinë ose kauzalitetin e gabuar dhe kështu me radhë. Ai gjithashtu vuri në dukje se shumë prej ideve tona janë të nxjerrura ose huazuara nga konteksti i atyre “ideve” ose “teorive” që i mendon turma, apo nga ajo që grekët e lashtë e quajtën “doxa”, dhe ne do e quajmë “gjykim i shëndoshë”. Ndaj, edhe gjykimi i shëndoshë dhe racional, sot sikur janë “bërë shoshë” prej gabimeve, paragjykimeve, totemëve, fetishëve, fobive, paranojave dhe bestytnive të ndryshme paranormale, imagjinare, fiktive ose instiktive. Idetë popullore për martesèn, dashurinë, familjen, shtetin, pushtetin, famën, karierën, profesionin, paratë, edukatën, kulturën, moralin apo mirësinë, thjeshtë nuk i qëndrojnë arsyetimit. Njerëzit ose politikanët e sotèm, udhëhiqen pothuajse nga instinktet, ndjenjat, emocionet ose pasionet e tyre. Duke u hedhur shpesh në vendime ose reagime mbi bazën e asgjësë për asgjë. Platoni do e quante zvarritje të rrezikshme tè tufès ose turmès pas një grupi kuajsh të egër me sytë të lidhur (mbyllur). Ndonëse, të gjitha mendimët, veprimët ose reagimet tona individuale dhe kolektive, duhet t’ua nështrojmë logjikës dhe arsyes tonë dhe jo ndjenjave (ndijimeve), emocionëve, instiktëve ose pasionëve tona .Esenca (substanca) ose thelbi i filozofisë përmblidhet nën komandën: “Njeri, njihe dhe pranoje vetvetën tënde ashtu siç je! Duke punuar, vepruar, reaguar ose logjikuar me më shumë mençuri, maturi dhe urtësi optimale ose maksimale. Dhe, jo me ndjenja, emocione, instikte ose pasione.
Platoni, gjithashtu ishte njëri prej ekspertëve ose teoricintëve më të spikatur dhe narrativ të marëdhënieve ose raportëve. Qofshin ato martesore, familjare, politike, ushtarake, shoqërore, qytetare dhe të tjera. Në librin e tij “Simpoziumi”, ai tregon historinë dhe mesazhin e një darke ose banketi (kokteli) të shtruar nga Agathoni, një poet i pashëm dhe intelektual i lartë grek i asaj kohe, i cili i fton një grup shokësh ose miqshë të zgjedhur të elitës së atëhershme intelektuale dhe kulturore për të folur ose debatuar mbi dashurinë, martesën, familjen, famën, karierën, profesionin, paratë ose pasurinë etj….Me ç’rast, duke ngrënë dhe pirë, si dhe duke folur ose debatuar, misafirët e lartë në tryezë, kanë mendime, koncepte, definicione ose pikëpamje të ndryshme mbi dashurinë, martesën, familjen, shtetin, pushtetin, politikën, famën, pasurinë, karierën, profesionin dhe kështu me radhë. Agatria,Thesalonikia, Olimpia, Euridikia dhe të tjera, asokohe ishin femra ose gra të shquara për nga bukuria, sharmi, eleganca, performansa, rezonansa, viskoziteti dhe delikatesa e tyre ekskluzive dhe ekzotike. Platoni i jep mikut të tij të vjetër Sokratit, një nga personazhet kryesore në të gjithë librat ose veprat e tij – teorinë më të dobishme dhe interesante, duke u shprehur se:” Kur ju bini në dashuri, ajo që ndodh në të vërtetë me ju, është ajo se ju shihni tek një person tjetër ato vlera dhe cilësi të mira që nuk i keni vetë. Mund të jetë qetësia, kur jeni tè shqetësuar, mund të jetë vetëdisiplinimi, kur ju jeni të shpërqëndruar, indisponuar ose indisiplinuar, apo mund të jetë elokuenca, kur e keni gjuhën e lidhur etj.”, thekson Platoni, duke menduar në Soktatin, për të shtuar në vazhdim se:”duke u afruar ose bashkuar me një person ose personalitet të njohur ose të veçantë, ju mund të bëheni paksa të ngjashëm me të. Dhe ai ose ajo, mund t’ju ndihmojnë drejtë rritjes, përmbushjes ose plotësimit të personalitetit tuaj.
Dashuria, profesioni dhe kariera: Dashuria është në thelb një lloj edukimi ku ju nuk mund të doni vërtetë dikë, në qoftë se nuk pranoni të përmirësoheni, edukoheni ose emancipoheni paksa prej saj ose prej tij. Në dashuri duhet t’jenë dy njerëz, të cilët duhet të përpiqen të rriten së bashku, duke e ndihmuar, stimuluar dhe inkurajuar njeri tjetrin për t’u përmirësuar ose transformuar vazhdimisht dhe pozitivisht. Me fjalë tjera, e bukura, e dashura dhe e mençura, na i zbusin dhe edukojnë mendjet, zemrat dhe shpirtërat. Kjo do thotë se ju duhet patjetër të bëheni bashkë me personin (qoftë ai ose ajo) i cili mban çelësin e zhvillimit dhe personalitetit tuaj. Domethënë vlerat, virtytet dhe atributet që ju nuk i keni. Kjo (ndofta?) tingëllon krejtësisht e çuditshme ose paradoksale për kohën ose botèn e sotme, kur kemi tendencë për të interpretuar dashurinë si gjetjen ose zbukimin e dikujt i cili ose e cila, ashtu siç është, na duket i/e përsosur. Në nxehtësinë e debatit, të dashuruarit shpeshherë i thonë njëri-tjetrit: “Po të më doje, nuk do përpiqëshe të më ndryshoje!” Platoni mendonte diametralisht të kundërtën. Ai dëshironte që ne të hyjmë në marrëdhënie në një mënyrë sa më pak krenare ose “luftarake” me njeri tjetrin. Ne duhet të pranojmë se nuk jemi të plotë ose komplet, dhe duhet të lejojmë dashurinë të na mësojë gjëra të reja. Një marrëdhënie e mirë, nuk do të thotë që nuk e duam personin tjetër ashtu si është. Jo. Por, kjo do të thotë që ne duhet të përkushtohemi vazhdimisht për t’i shndërruar në një version ose model sa më të mirë vetvetën ose personalitetin tonè, si dhe të durojmë “stuhitë” e pashmangshme që sjell kjo gjë ose ky ndryshim. Nga ana tjetër, ne nuk duhet t’iu rezistojmë përpjekjeve tona reciproke për të ndryshuar, transformusar, plotësuar ose përmirësuar njeri tjetrin. Prandaj, Platoni deshironte t’u jepte shtetit dhe shoqërise njerëz, kuadro, heronj ose lider të rinj, duke zëvendësuar kulturën e deriatëhershme, me njerëz idealisht të urtë, të mençur dhe përparimtar, të cilët ai i quajti mbrojtës (gardian) dhe model për zhvillimin dhe përparimin e të gjithëve. Këta njerëz do duhej të dalloheshin nga shërbimi publik që ofrojnè, nga modestia dhe zakonet e thjeshta. Ata pra qè nuk pëlqejnë të jenë gjithëmonë në pushtet si dhe në qëndër të vemendjes. Ata do ishin njerëzit më të nderuar dhe admiruar në shoqëri.
Bukuria: Të gjithëve na pëlqejnë gjërat e bukura. Por ne priremi të mendojmë se ka një mister në pushtetin që ato kanë mbi ne dhe në një plan më të gjerë, nuk i quajmë tejet të rëndësishme. Platoni thoshte se ka me të vërtetë shumë rëndësi se çfarë lloji shtëpie, gruaje apo faltoreje, poçesh apo skulpturash keni përreth vetes. Askush para Platonit s’e kishte bërë pyetjen kyçe: Pse i pëlqejmë ne gjërat e bukura? Ai gjeti një arsye interesante, duke pohuar se ne shohim tek ato një pjesë të ‘mirësisë’ tonè objektive dhe subjektive. Ka shumë gjëra të mira që aspirojmë të jemi: të famshëm, të bukur, të ngritur, harmonikë, të ekuilibruar, paqësorë, të fortë, dinjitozë etj. Këto janë cilësi të njerëzve. Por, nga ana tjetër, ato janë edhe cilësi objektive, edhe cilësi subjektive. Ne prekemi dhe emocionohemi shumë kur hasim në elemente objektive, vlera dhe cilësi të ndryshme subjektive për të cilat kemi nevojë, por që na kanë munguar aq shumë . Gjërat ose objektet e bukura kanë një funksion vërtetë të rëndësishëm tek ne. Ato na ftojnë të ecim (levizim) dhe zhvillohemi në drejtimin e tyre, për t’u bërë të bukur si ato. Bukuria mund të na ndihmojë edhe në artet ose profesionet tjera. Por, edhe shëmtia gjithashtu është një problem serioz, për arsye se na vë përpara karakteristikave dhe sprovave të rrezikshme dhe të dëmshme. Na inkurajon që të jemi si ajo: të ashpër, kaotikë, të stuhishëm, iracional, infantil, patologjik etj. Dhe kjo na e bën akoma më të vështirë që të bëhemi të mençur, të butë, të qetë dhe racional. Platoni i shihte artin, kulturèn, arsimin dhe shkencèn si terapi. Èshtë detyrë e poetëve, piktorëve, pedagogëve, intelektualëve, filozofëve, producentëve televizivë ose moderatorëve që t’iu ndihmojnë tè tjerëve të jetojmë me mirë. Në të kundërten, nëse artistët ose kulturologët nuk mund t’i ndihmojnë tè tjerët të jetojmë mirë, ata ose ato, për fat të keq, mund t’u japin më shumë stimuj, nxitje, kurajo apo cilësi joshëse pikëpamjeve, qëndrimeve dhe ideve të dëmshme, iracionale dhe negative. Vetëm fakti që je artist ose kulturolog, nuk garanton që fuqia e artit ose talentit tënd, do përdoren me mençuri dhe fisnikèri. Kjo zatën qe arsyeja themelore pse (përse) Platoni besonte se krijuesit, artistèt dhe politikanët, duhet të punojnë nën komandën e filozofëve ose pedagogëve, nga të cilët duhet të pajisën me edukatë, kulturë, arsimim, vlera dhe cilësi tjera bindëse ose popullore ku arti, kultura dhe profesionalizmi, do duhej të ishin një lloj propagande ose agjitaciini për lartësimin e të mirès ose racionales.
Familja, shteti dhe shoqëria: Siç dihet, Platoni shpenzoi shumë kohë duke menduar, studuar dhe analizuar se si shteti, pushteti (qeveria) dhe shoqëria duhet të jenë ideale. Ai ndofta ishte edhe mendimtari i parë utopik i kësaj bote.
Në këtë drejtim, ai ishte i frymëzuar nga rivali i madh i Athinës siç ishte Sparta. Sparta (Arta) ishte një qytet-shtet me aftësinë e njohur për të nxjerrur strateg, komandant, luftëtarë ose lider të shquar dhe të mëdhenj. Çdo gjë që bënin spartanët: si i rrisnin dhe edukonin fëmijët, si e organizonin ekonominë, shtetin dhe familjen e tyre, si kryenin marrëdhënie seksuale, çfarë hanin dhe pinin ata etj.. ia përshtasnin një qëllimi të vetëm. Dhe, Sparta ishte jashtëzakonisht e suksesshme nga pikëpamja ushtarake dhe politike, për dallim të Athinës, Kretës, Mikenës, Korintit, Tebës dhe shtetëve tjera. Sidomos në aspektin familjarë, farefisnor (gjenealogjik) ose biogjenetik, ku ruhej dhe respektohej vëllau, motra, babai, nëna, gjaku, farefisi dhe familja si shtet në miniaturë. Dhe, kjo deri në masën e vetflijimit dhe sakrificës më sublime.
Liria e tepruar ose anarkia: Platoni ishte i shqetësuar për llojin e gabuar të lirisë: Athina ishte e lirë për të gjithë. Edhe për opinionbërësit, edhe për opininshitësit me të çmendur të cilët me dogmat, demagogjitë dhe hipokrizitë e tyre demonike ose satanike, zatën e thithën optimizkin ose entuziazmmin e masës dhe çuan Athinën drejt një qeverisjeje katastrofike si dhe në luftëra të gabuara ose fatale kundër Spartës e cila nuk kishte luftëtar, strateg ose komandant tè shitur ose mèrcenarè si Athina etj., tè cilèt si “kolonè e pestè” nè kohè lufte, u bèn bashk me armikun kundèr njerèzve, popullit dhe shtetit tè vet.
Edukata, kultura dhe arsimimi më i mirë: Platoni besonte me pasion në arsimim, por donte të rifokusonte edhe kurrikulën. Gjëja kryesore që ne duhet të mësojmë është jo vetëm matematika, drejtshkrimi, retorika ose oratoria, por se si të jemi të mirë. Ndaj, ne kemi nevojë për të mësuar për kurajon, vetëkontrollin, arsyen, morakin, ndèrgjegjèn, pavarësinë dhe qetësinë. Për të vënë në praktikë teorinë e tij, Platoni e ngriti ose themeloi një Shkollë të quajtur Akademia e Athinës e cila lulëzoi dhe shkëqeu për më shumë se 4OO vjet. Aty mësuan dhe studiuan edhe Aristoteli, Aleksandri (Leka) i Madh etj. Athinasit shkonin atje për të mësuar dhe kuptuar asgjë më pak pos asaj si të jetonin dhe të vdisnin si njerëz tè mirë. Është interesante dhe jo pak e trishtueshme se si institucionet shkencore, kulturore ose akademike në Kosovë ose Shqipèri, e kanè nxjerrur jashtë ligjit këtë ambicie shkencore dhe humaniste. Nëse një student do shfaqej sot në Universitetin e Prishtinës ose Tiranës fhe do kërkonte të mësonte se si të jetojë dhe punojè mè mirè, profesorët e shitur tek liderët politik, do i thërrisnin policinè ose punonjësit e çmendisë.
Fëmijë, prindër dhe pedagog mè të mirë: Familjet si zakonisht bëjnë më të mirën e tyre. Dhe, ndonjëherë edhe fëmijët qëllojnë me fat kur prindërit e tyre janë të ekuilibruar, mësimdhënës të mirë, të pjekur, formuar, të mençur dhe emancipuar. Por , gjithashtu ndodh shpesh që prindërit transmetojnë konfuzionet dhe dështimet e tyre, tek fëmijët e vet. Platoni mendonte se mirërritja ose edukimi i fëmijëve ishte një nga aftësitë më të vështira dhe më të nevojshme. Ai ishte shumë në favor të fëmijëve të cilët do duhej frenuar nga mjedisi i gabuar shtëpiak, shoqërorë ose familjar. Ai propozoi që shumë fëmijë në fakt, do të ishte më mirë të merrnin vizionin e tyre për jetën, jo nga prindërit e tyre, por nga pedagog ose kujdestarë të mençur, të paguar nga shteti. Ai propozoi që një përqindje e madhe e brezit të ardhshëm të rritej dhe edukohej nga njerëz më të kualifikuar se sa prindërit e tyre.
Komentet