Pavarësisht së çfarë ndodhë në PD apo jashtë saj shqiptarët nuk duhet të harrojnë që Edi Rama dhe banda qeverisëse janë në drejtim të vendit pa legjitimitetin e VOTËS së lirë.
Ata janë aty pa votë të lirë të qytetarit të lirë që në 2017-en kur blenë dhe tjetërsuan votat dhe aneksuan PD-në si Rusia Krimene.
Shqiptarët duhet të gjejnë mënyrën për t’i larguar një ditë e më parë!
Çdo ditë që qëndron Rama në uzurpim të qeverisë e Veliaj të bashkisë:
…do të thotë qindra të rinj të larguar çdo ditë,
…do të thotë miliona euro borxh më shumë për këta që janë sot e për ata që do lindin nesër,
…do të thotë pasiguri e vendit tuaj të punës dhe shtëpisë tuaj,
…do të thotë shitje dhe përvetësim e atyre pasurive publike që akoma kanë ngelur,
…do të thotë një Tiranë e shkatërruar, do të thotë trashëgimi kulturore e zhdukur!
…do të thotë një Shqipëri më e vogël dhe më e pashpresë!
…do të thotë avancim i Vuçiçit dhe Serbisë përmes Ballkanit të Hapur drejt pikave strategjike arbnore për të cilat ata kanë luftuar tash e 150 vjet
…do të thotë avancim dominimit të ekonomisë dhe tregut shqiptar nga ai serb dhe falimentim i mëtejshëm i prodhuesit dhe prodhimit vendas…
…lista vazhdon..!
Nevoja për DEPATRONAZHIMIN e zgjedhëzve dhe dërgimi i autorëve të kësaj skeme prapa hekurave duhet të jetë hapi i parë i drejtësisë se kjo ka deformuar dhe kapur të gjithë sistemin.
Hapi i parë i çlirimit të PD-së ka filluar, ka rënë fasada por sa kohë që llumbravat llomotisin ‘iku Basha, të ikë edhe Berisha’ e selia e PD-së është bunker i blinduar shumë pak ose asgjë nuk është arritur!
Më shpejt, më qartë e bëni gjënë e duhur!
Mos përsërisni gabimet e mëparshme!
Me apo pa Sali Berishën në drejtimin e saj Partia Demokratike duhet se s’bën të ndryshojë e reformohet rrënjësisht. Sidoqoftë roli i tij për të bashkuar copat e vlefshme të shkapërderdhura të saj është i pazëvendësueshëm jo vetëm për përvojën SHTETARE e politike të tij por edhe si zëri më i besueshëm për votuesin në bazë.
Demokratët duan KATARSIS dhe pastrim të plotë të PD-së proces ky që do nxisë procese të ngjashme në partitë e tjera banda!
PD duhet të hapë një debat të mirëfilltë në popull si ASNJËHERË tjetër e duhet ti hapë vend vlerave që janë propaganduar që në vitin 1991 por nuk ka ndodhur asnjëherë!
PD duhet të përqafojë pa asnjë mëdyshje vlerat e djathta të familjes, drejtësisë së pavarur, pronës private të mbrojtur me ligj dhe tregut të lirë.
PD duhet të vetëpastrohet përmes proceseve dhe debatit transparent nga abuzuesit e pushtetit të saj ndër vite. Kjo është jetike për të ngjallur besim dhe shpresë edhe përtej votuesit të djathtë.
PD duhet ti pastrohet nga ish-bashkëpunëtorët e sigurimit famëkeq të shtetit dhe nuk duhet të hezitoje jo vetëm të largojë nga radhët e veta njerëzit e Soros por ta ketë si pikë fondamentale të programit të saj bërjen të paligjshme dhe largimin e organizatave të tij nga Shqiperia si vetmja mundësi shpëtimi i vendit nga zhbërja.
Duhet të artikulohet QARTË synimi për zgjedhje të parakohshme jo vetëm të atyre të përgjithshme por edhe të pushtetit lokal që po rrenon financat dhe asetet publike.
Koha nuk pret…
Komentet