Djemt si vajza flokët i lanë të gjata,
vajzat si djem flokët i shkurtojnë.
Pleqët si të rij ftyrën e rruejnë,
të rijt si pleq mjekrrat i leshojnë.
Sfidon natyrën njeriu i lirë,
gërsheton stinët,pozat shumfishon.
Por ç‘e do, viti me borë përfundon
si për nordikun bjond dhe për berberin e zi.
A thue ndokujt ky vit i mjafton
a po te gjith jemi viktimat e tij?!
.
Rrëshen-Mirditë,1972.
.
P.S. Poezitë e krijuesit,studiuesit dhe desidentit Ymer Adem Llugaliu, të lëna në dorëshkrim përherë të parë i boton në vazhdime Voal.ch