Një ditë pas protestës masive para Ministrisë së Arsimit, sot të rinjtë janë mobilizuar sërish.
Gjimnazi “Partizani” në Tiranë ka bojkotuar plotësisht procesin mësimor, ndërsa raportohet se edhe pjesa më e madhe e studentëve u janë bashkuar bojkotit.
Po ashtu studentët kanë paralajmëruar protestë, në orën 14:00, përpara Ministrisë së Arsimit, por mesa duket tubimi ka nisur para këtij orari.
Studentët kishin paralajmëruar përmes rrjeteve sociale për të protestuar ditën e stome.
Të rinjtë janë grumbulluar në grupe dhe më pas kanë nisur marshimet nëpër rrugët e Tiranës. Panorama