VOAL – LARONXE, FRANCË – Një fshat i qetë në Francën lindore është strehë e një shtëpie të pazakonshme të gjelbër.
Fermerët në Laronxe, nga 100 kilometër nga Strasburgu, po kultivojnë bimë në një mënyrë jokonvencionale në mënyrë që pastaj ‘të mjelin’ prej tyre molekula që mund të përdoren në mjekësi, kozmetikë dhe agrokimikate.
Disa kompani të mëdha, përfshirë grupin gjerman të kimikateve BASF dhe firmën e famshme të kozmetikabe Chanel, kanë krijuar partneritet me Plant Advances Technologies (PAT) me shpresë të kenë privilegj për të furnizuar me të ashtuquajturat biomolekula të nxjerra nëpërmjet përdorimit të teknikave të posaçme.
Fima 10 vjeçare franceze kultivon rreth 100 specie çdo vit. Ato rriten me metoda të veçanta që ua lejojnë rrënjëve të tyre të ndërveprojnë me ushqyes të ndryshëm të cilët nxitin rritjen e bimëve.
Komentet