Një libër i rrallë me plotë trishtime
“”Unë Bija e Atdheut “e autores Amina Nuraj
Nën patron atin e Lidhjes Demokratike të Malit të Zi dhe Këshillit kombëtar të shqiptarëve ,në Galerinë e qendrës kulturore në Ulqin me mode rimin e shkëlqyer nga znj. Ardita Rama drejtoreshë e bibliotekës u përurua libri i shkrimtares nga Pazari i ri i zn. Amina Nuraj “Unë bija e atdheut”.
Moderatorja në fillim të këtij manifestimi kulturor përshëndeti të gjithë të pranishmit në këtë eveniment kulturor e në veçanti Kryetarin e Lidhjes Demokratike për Malin e Zi zt. Saubih Mehmetin, Kryetarin e Këshillit kombëtar të shqiptareve në Malin e Zi zt.Faik Nika, Konsullin e Republikës të Kosovës në Malin e Zi si dhe mysafirët tjerë të ardhur nga mërgata,Kosova ,Shqipëria, Kraja,Sanxhaku..!
Në vazhdim fjalën ja kaloi regeruesot të librit pishtarit të arsimit shkrimtarit dhe poetit zt. Ali Gjeçbritaj , i cili kishte bërë një analizë të thukët për këtë mbrëmje letrare duke theksuar se ky libër ngërthen në vehte ngjarje të vërteta tejët tronditese nga një shtypje e egër qe u behët shwiptarëve të pa mbrojtur në Ssnxhak dhe në Pazarine ri, ku znj. Nuraj me tërë forcën e shpirtit dhe britmat e zërit të saj vjen nga hapësira si zë i vetmuar por me një këmbëngulësi të pa parë titanike .
Kjo klithmë zëri vjen në ruajtjen e çenjës identitetit kombëtar shqiptar. Duke bërë një rezistencë stoike e cila venë në rrezik vëthen e saj rrethin e ngushte familjar dhe shumë shqiptar në Sanxhak e me rrethin qe mendojnë si kjo. Në Pazarin e ri dhe në Sanxhak ,qe një shekull e në vazhdimësi zhvillohet një gjenocid një aparteid i pa parë nga regjimi fashizoid i Serbisë. Te cilën nuk e dinë askush, me përjashtim të atyre shqiptarëve qe jetojnë stjr dhe qe nuk kanë guxim të deklarohen shqiptar e qe jetojnë si në Geto në Pazarin e ri e në Sanxhak me rrethinë. Referuesi Ali Gjeçbritaj,në vazhdim të rezymesë referimit mbi librin në fjalë tha ky libër nuk është i dobishëm vetëm të lexohet por të studiohet me përpi kmeri të mësohet më shumë për fatin e shqiptarëve atje të cilët sipas autores se librit bëjnë një rezistencë të heshtur ngërthyer nga ankthi e friga.Libri “Unë bija e atdheut “përmban gjithsejte 191 faqe i cili është edhe libër autobiografik por ka edhe një histori të dhimbshme familjare i ilustrua edhe me shumë fotografi përsonazhesh.
Autorja e librit është e lindur me 25 prill 1997 në Pazarin e ri dhe rrjedhë nga një familje me tradita të forta shqiptare. Nga libri siç pohon referuesi Ali Gjeçbritaj ,mësova se si ruhët më fanatizëm identiteti kombëtar me çka e përgëzoi autoren në fjalë për bujarin dhe trimërinë e saj. Dhe krejt në fund të fjalës se tij tha lus lexuesin e mirëfillte qe ta lexon me përkushtim në mënyrë qe të vjelë nga ky libër edhe shumë gjera interesante qe nuk i thashë unë.
Në vazhdim drejtoresha e bibliotekës së Ulqinit znj. Ardita Rama, pra të pranishmit lexojë një tregim nga shumë tregime qe përmbante libri me titull :Mësuesi me sy të shtrembër, i cili ishte shumë interesant dhe ngërthente ne vetvete një ngjarje rren qethëse të vet autores e cila tregon identitetin e vet dhe të Flamurit shqiptar. Gjatë këtij leximi rren qethës shumë pati emocioe çka nuk na munguan as lotët nëpër faqe.
Qe të ndyshohët sado kjo atmosferë e rendë rren qethëse u ftua poeti shkrimtari nga Kosova-Gjermania Neki Lulaj, me një Poezi, i cili në fillim të fjalës se tij tha :”Përgëzoj autoren e librit znj. Amina Nuraj një herët Kryetare e këshillit kombëtar në Sanxhak , duke u shprehur se ky libër po Përurohet në muajin nëntor, në Nëntorin e 117 -të te Kongresit të Manastirit në 113 vjetorin e Shpalljes se Mëvetësisë se Shqipërisë dhe pakë muaj më vonë në 18 vjetorin e Pavarësisë të Kosovës, andaj qëndro krenare dhe e pa thyeshme”. Pastaj lexoi Poezinë : Më shumë se një lutje ,e cila nga të pranishmit u mirëprit me duartrokitje fren etike.
Në vazhdim të përurimit u shfaq një Dokumentar autor Marin Mema ‘gjiruar në pjesët e banuara me shqiptar në Pazarin e ri dhe në Sanxhak me rrethinë me fjalime të ndryshme dhe intervista. Ku mes tjerash një shqiptar thot mos na harroni dhe çdo iniciativë a nismë qe mirët nga Kosova ose Shqipëria duhet përshëndet duhet bëjnë më shumë për ne Prishtina dhe Tirana, nëse na ka harruar Zoti këto dy qendra nuk është dashtë të na harrojnë.
E një qytetar tjetër shqiptar shprehët kështu:
“Ëj mos na harroni
Se ne jemi djegur
Për Shqipëri…
Pas këtij Dokumentari sa interesant aq edhe nostalgjik ,fjala ju dha autores së librit : Amina Nuraj, „Unë bija e atdheut“ , e cila më shumë emocione evokoj kujtimet dhe përjetimet e saja rrënqethese dhe të ndryshme e mes tjerash ajo tha ” Në moshën 11 vjeçare për herë të parë kur kam vizituar Mitrovicën dhe jam befasuar me mikpritjen qe kam përjetuar në atje ,sepse ne rrethin ku jetoja për shqiparët më kanë thënë krejt diçka tjetër „Duke i klasifituar si njerëz te egër qe jetojnë nëpër pemë“ dhe qe nga ai moment në botë time shpirtërore lindi një Diell i vonuar,nga ajo vizitë tek unë çdo gjë ka ndryshuar qe nga ai moment unë kam gjykuar dhe menduar dhe kënduar vetëm shqip këtë punë e bejë edhe sotë e gjithë jetën.”
Kur jam shprehë në shkollë Mësuasi na tha të gjithë nxënesit le ta prekin flamurin e tyre e une u përgjegja se Flamuri me Shqiponjë është i imi. Nga ai moment unë kam patur shumë probleme edhe më mësuesin në klasë edhe me bashkëmoshataret në shkollë, isha e përbuzur.
Mësuesi me tha ne e kemi flamurin e Serbisë kure unë i thash jo Unë jam shqiptare kam flamurin me shqiponjë!.Punët u thelluan aq shumë dhe kështu kjo ngjarje mori përmasa të mdha .Drejtor ati i shkollës me bëri verejtje mue dhe u bëri vërejtje edhe prindërve te mi. Familja fillimisht nuk me ka përkrahur. Në moshën 16 vjeçare jam arrestuar nga milicija serbe për një poezi qe ja kam kushtua Adem Jasharit ,të cilët më kërcënonin duke me thënë:“ Kush të paguan ty?“ Angazhimin tim nuk e kam ndalë në asnjë moment dhe atë nuk do ta ndalë kurrë !.Nëpër breza dhe faqet e historisë ne shqipttarët ne Sanxhak,kemi qenë familje e përndjekur te torturuar dhe persekutuar.
Rinia e Sanxhakut është e ndrydhur si Misri nën Mokrën e mullirit ,ose si kokrrat e ullirit kur lëshojnë lëng.
Tani më rinia e Sanxhakut dhe Pazarit te ri është edhe duke u vetëdijesuar dhe të gjithë bashkë duhet dalë me çdo çmim nga kjo gjendje e rendë e këtij gjenocidi dhe ketyre ndrydhjeve shpirtërore. E besoni ne vuajmë më shumë se Çamët e çmerisë. Ju lutëm juve , mësoni për Historinë e Sanxhakut do të tmerroheni se, nëpër çfarë katrahurash kalon populli shqiptar. Ta dini edhe këtë ,se në Sanxhak janë asimiluar 380 mijë shqiptar. Dhimbja është e madhe e ne nuk do të ndalemi kurrë në kërkim të drejtave tona dhe te drejtat tona të vendosën aty ku e kane vendin. Pas 100 vitesh e kam hapur Këshillin kombëtar shqiptar në Sanxhak Kryetare e keti asosacioni jam unë,tha në fund të fjalës përmbyllëse znj. Amina Nuraj.

Ne foto ::Ardita Rama,Amina Nuraj dhe Ali Gjeçbritaj.

Ne foto Neki Lulaj dhe Amina Nuraj

Ne foto Neki Lulaj duke recituar,Ardita Rama Amina Nura dhe Ali Gjeçbritj

Shkrimtari Neki Lulaj dhe Kryetari i LD.për Mal të Zi zt.Saubih Mehmeti.














Si mundet qe lufta e Trojes te titullohet me nje ignorace te tille. I keshilloj Eleni Kocaqit qe te shtrohet e te lexoje me shume libra e te shohi me shume muze dhe, vetem pas kesaj, te mund te thote ndonje mendim te saj. Keto qe shkruan jane totalisht fushes se historise, por vetem diletantizem i pa shjoq.
Historia shkruhet me fakte e jo ne menyre ‘futja kot’. Gjoja per patriotizem. Si mund te quhet shkencetare nje njeri qe ja fut kot dhe gjoja po ndryshon historine vetem ne menyre deshirore e pa fakte.
Ke pyeten Greket, kur reklamuan luften e trojes, si te tyren? Pastaj ne ate kohe s’ kemi Greker , por Helene. Pse beni sikur nuk dini se Iliret dhe Helenet ishin dy deget e nje trungu(Pellazget)Ja pra qe lufta e trojes u be midis dy fiseve. Ja pra qe Eleni nuk merret me te thenat e Grekerve , qe ne ate periudhe nuk figuronin, por te zot per te pervehtesuar historine e tjetrit. Vime me vone, kush qene herojt qe cliruan Heladen, ne 1821shin, kush krijoj shtetin e Helades, dhe kush e moli. Natyrisht mashtruesit e te gjitha kohrave, Greket. Ne veri Serbet e ardhur nga Uralet, nejug Greket, jo vetem qe krijuan shtete ne tokat tona Ilirike, por edhe sot pangopesia e tyre i shtyne te na zvogelojne edhe me shume. Ne veri kufijt tane i kemi mbi Nish, e Serbet kerkojne Mitrvicen. Ne Jug kufijt i kemi deri ne More(Peloponez) dhe Greket duan kufijt ne Shkumbin. Ec Helene, jeni ne rrugen e duhur.