Mirëmëngjesi, qen (qenër), mirupafshim
ju këlyshë dhe ju zagarë,
dhuratë misterioze e natyrës
për ne bastardët! Pse?
Ju shoqërues magjepsës të udhëtimit tonë
që na shikoni me sy të shqyer!
Të bukur si pyjet dhe si era
që enden lart e poshtë nëpër shtëpi
ashtu sikurse lumenjtë, shkëmbinjtë,
apo retë e dashuruara.
Shumë bukur për ju kur rehatshëm gërhisni
dhe plehrat i pastroni si mbeturina.
Egoistë, të ndotur , të mërzitshëm,
të bezdisshëm, me aromë të keqe, të pangopur,
të ndyrë, apo banditë, sido që të jeni.
Zoti ju bekoftë!
Përkthyer në shqip nga Besnik Ismailati , “Buongiorno, cani, ciao!”