Mirëmëngjes pushkatarë mediatikë dhe në rrjete sociale !
A e përmbushët pushkatimin e nënës së tre fëmijëve, gruas single që luftonte e vetme të mbijetonte me tre fëmijë pa shtëpi të vetën, me 18.000 mijë lekë pagesë mbështetëse nga babai i tyre që të rriteshin 3 fëmijët e tij

?
A e mësuat në është asistuar ekonomikisht, institucionalisht nga ndonjë institucion njerëzor a shtetëror ajo vajzë e re e divorcuar, me 3 fëmijë?
Lëreni pak menjëanë mitrolozin e rëndë të denigrimit dhe ushtroni matematikën logjike ditore të shpenzimeve për 3 fëmijë dhe shihni se mos i tepron ndonjë lek e t’ja fusni në bankë për fëmijët! Turp!
Ju lutem vini pak në punë logjikën në këto ditë të ftohta akull për të bërë një info a kanë gjyshër nga nëna, të afërm, fqinjësi, miqësi që të mund ta asistonte atë grua të divorcuar mes kësaj xhungle fati, pamundësie, paaftësie, pse jo traume ?
A e pyesni veten se pse “ anarshia” ja mori jetën, shtëpinë asaj vajze të re, nënë, që gjyshja telekroniste e kronikës së zezë preferoi ta shiste në rrjete sociale?
Pse ish vjehrra zgjodhi ta denigronte në vend që ta zgjidhte njerëzisht dhe institucionalisht?!
Pse preferoi këtë rrugë , për çfarë arësye, a i shërben shëndetit mendor të atyre fëmijëve ky gjyq publik për nënën dhe kjo kronikë traumatizante?
Hidhini armët o pushkatarë mediatikë!
Merruni me shkaqet dhe mbi të gjitha viktimat fëminore!
Ndihmoni zgjidhjen dhe jo pushkatimin e një nëne që 35 vjeç ka 3 fëmijë, 5, 10 dhe 12 vjeç…..