Në udhët e jetës,parakaluan mbretër e konsuj të huaj dhe,Prishtina mbeti Prishtinë shqiptare…!Për njëzetë e katër pranevera,Prishtina e lirë dhe me zemër të hapur të kryeqytetit të Republikës së Kosovës!
Sa hije i ka rrita dhe dielli i lirisë Prishtinës!
Me pasaportë u nisa nga Çikago për të kaluar Atlantikun dhe,për të mbërri në Stamboll,aty ku historia shqiptare ka vënë vulën e vet në arkivat e Perandorisë Osmane dhe,pesë shekuj të vetmisë e të robërisë shekullore!
Sa shumë qendruam në këmbet tona Prishtinë!
Me pasaportë erdha në Prishtinën tonë dhe,po marrë frymë shlirshëm me Diellin e Kosovës!
Erdha me pasaportë nga Amerika e largët dhe,sy e zemër në parakalimet e njerëzve të mi,kur e kur, në diasporën shqiptare e kemi bër si moto:Nuk kemi tjetër atdhe pos Tokës së Shqiptarizmës…!
Erdha me pasaportë të Amerikës Prishtinë!
Prishtinë,më 23 qershor 2023