Në fshatin turistik të Thethit vijon prej 6 ditësh aksioni i IKMT-së për prishjen e ndërtimeve pa leje. Ditën e sotme ishin në Theth edhe deputeti i PD-së, Luçiano Boçi dhe ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia.

Dy drejtuesit politikë të PD-së të Shkodrës nuk janë lejuar të afrohen në vendin ku po bëheshin prishjet e radhës, ndërsa nuk ka munguar edhe përplasja fizike dhe verbale, me palët që kanë shkëmbyer edhe fyese.