Milioneri që u pasura më para të luftës… e mas lufte edhe me zaptim të tokave.
E çka po thotë tash i njëjti milioner i fondeve të luftës: ” Ta kthejmë shpresën e hajnive të vjetëra në Kosovë..”
Ku të mbeti ty Xhavit, si ‘begë’ i dalur nga “lufta” pa asnjë therr në këmbë, qeverisja e jote “e mirë” që u rrokullisë të poshtë nga bregu i hajnisë?
Qysh qenka pra e mundur Xhavit ‘begu’ me ta rrokollisë populli, me referendum, qeverisjen tane kur ajo paska qënë e “mirë “?
Populli i përkrah dhe nuk i rrëzon qeverisjet e mira…!
A mendove ti se populli dhe votuesit shqiptarë mbetën gjithmonë të varur nga ti dhe të tjerët si ti…, sikur pas lufte, kur i vodhët, i nënshtruat dhe i varfëruat për xhepa të juaj të hajnisë?
Jo Xhavit ‘begu’ sot ki të bësh me një popull të zgjuar dhe të moblizuar që dinë m’i nda patriotët prej hajnave.
Këtë popull e keni mashtru dhe vjedhë njëherë, por s’mund ta bëni edhe për të dytën herë.
Jeni qata që ishit, e keqja e kaluar e Kosovës.

