Prej 11-14 Korrik do të nisë edicioni i shtatë i MIK Festival, një eveniment kulturor nën patronazhin e sopranos me famë botërore Inva Mula, i cili e kthen Korçën në një nga destinacionet më të rëndësishme kulturore.
Në vigjilje të tij, Inva Mula ka ftuar përmes rrjeteve sociale të gjithë artdashësit të vizitojnë Korçën e të ndjekin koncertet prej 11 deri më 14 korrik.
Ajo tregon se ceremonia e hapjes në Teatrin ANDON ZAKO ÇAJUPI do të startojë me një udhëtim artistik me pianinistin dhe muzikologun Red Radoja që vjen nga Franca për të treguar ndikimet e impresionizmit francez në veprimtarinë artistike korçare në vitet 1920-30. Dhe mbrëmja koncertore do të vazhdojë në Hanin e Pazarit me një koncert nga Trio nga Maqedonia e Veriut, me një koncert që do t’i suprezojë të pranishmit”, vazhdon Artistja e madhe dhe “surprizat do të shoqërojnë të katër ditët e MIK Festival.”
Voal.ch po e sjell programin e MIK festival dhe prezantimin që bën Artistja në rrjetin social.

