TIRANË – Nga e premtja, vala e të nxehtit që ka përfshirë vendin tonë dhe vendet fqinje si Italia do të nisë të tërhiqet duke lejuar ardhjen e masave ajrore më të freskëta të Atlantikut, por kjo do të sjellë pasoja që mund të rezultojnë të rrezikshme. Kështu raporton Antonio Sanò, themeluesi i ilmeteo.it. “Masat e freskëta të ajrit që pritet të vijnë gjatë fundjavës do të bashkohen me masat e nxehta të këtyre ditëve duke formuar një miks vdekjeprurës pasi rrezikohet të formohen stuhi dhe tornado të forta”, shprehet ai pwr today.it.
Sipas sajtit italian vala e të nxehtit do të jetë e pranishme deri të premten e ardhshme në rajonin e shënuar në hartë me A, ku përfshihet dhe Shqipëria, për shkak të temperaturave të larta. Temperaturat do të vazhdojnë të mbeten në vlerat e 40 gradëve edhe në ditët në vazhdim, ku parashikohet që 5 ditët e ardhshme të jenë tejet të nxehta.
Komentet