VOAL

VOAL

Mesazhi i Gjurajt: Lamtumirë Gilman Bakalli, Ti i jepje fjalës kuptim

October 10, 2016

Komentet

Kryesia e PD miraton projekt-rezolutën: Bashkim të faktorit opozitar dhe aksion për Qeverinë teknike

Bashkimi i opozitës përcaktohet si një nga prioritetet kryesore në një projektrezolutë të miratuar nga Kryesia e PD-së, e cila pritet të miratohet në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të kësaj partie që do të mbahet ditën e premte.

Në draftin e rezolutës, të siguruar nga gazetari i News24, Osman Stafa, thuhet se aksioni politik i PD duhet të synojë jo vetëm bashkimin e demokratëve në një front të vetëm përballjejeje me narkoshtetin, por bashkimin e të gjithë opozitarëve që Qeverinë e Edi Ramës e konsiderojnë si rrezik kombëtar.

Në funksion të kësaj, në rezolutën e miratuar nga Kryesia e PD-së, i kërkohet degëve të kësaj partie, që të përgatisin terrenin për të bashkuar të gjithë demokratët dhe opozitarët, duke lënë mënjanë çdo ndasi, mosdakordësim apo dallim.

Në projekt-rezolutë vihet theksi te Qeveria teknike, ndërsa PD angazhohet se do të bëjë gjithçka për të realizuar këtë, si të vetmen rrugë që mund të garantojë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

“Shqipëria është duke kaluar një situatë shumë të rëndë ekonomike, shoqërore dhe politike, më të vështirën që pas përmbysjes së regjimit totalitar në dhjetor të vitit 1990. Narkoshteti tashmë i instaluar në Shqipëiri, ka asfiksuar thuajse çdo hapësirë të demokracisë politike dhe shoqërore, të lirisë së pronës dhe sipërmarrjes. Shteti lgjor është zëvendësuar me narkoshtetin;

Krimi i organizuar sot kontrollon efektivisht qeverinë dhe politikbërjen, ekzekutivin dhe legjislativin, nëpërmjet fenomenit të kapjes së shtetit. Narkoeurot, paratë e krimit të organizuar pastrohen haptazi nën kujdesin e qeverisë, veçanërisht në sektorin e ndërtimit. Në këmbim, më pas me to blihen vota për të mbajtur narkoshtetin në pushtet. Ky rreth vicioz ka pamundësuar rotacionin normal politik, në dëm të Shqipërisë dhe shqiptarëve;

Projekti “Shqipëria e shpopulluar – Shqipëria pa shqiptarë“, është goditja më e rëndë që i jepet Shqipërisë, kombit shqiptar pas rrënimit inaterial dige njerëzor që solli regjimi totalitar i Enver Hoxhës”, thuhet ndër të tjera në projekt-rezolutë.bw

Kundër mbylljes së spitalit, banorët e mjekët e Hasit në protestë

Banorët e Hasit se bashku edhe me mjekët kanë protestuar duke kundërshtuar urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë për mbylljen e spitalit dhe kthimin e tij në qendër ditore.

Banorët e irrituar kërkojnë përshkallëzim të protestës, pasi sipas tyre mbyllja e spitalit i lë ata në rrugë dhe mund të shkojnë vetëm në Gjakovë. Mjekët shprehen se spitali Hasit i plotëson të gjitha kushtet, si numër personeli dhe në aparatura.

Mbyllja e spitalit të Hasit me  urdhër të Ministrisë së Shëndetësisë, që mbanë datën 30/05/2024 dhe kalimin e tij si spital ditorë, ka shkaktuar reagime të forta dhe kundërshtime, si nga ana e banorëve ashtu edhe e mjekëve.

Banorët të irrituar kërkojnë që i gjithë Hasit të protesojnë, madje shkojnë edhe më tej duke theksuar se nëse u heqin edhe spitalin të shkojnë të bashkohen me Gjakoven.

Ndërkohë mjekët Sahit Jaku dhe Shkelzen Ibra thonë se spitali i bashkisë Has përmbush të gjitha kushtet, që nga numri i personelit, mjediset, aparaturat e deri tek mjekët specialist për të qenë spital bashkiak. Prandaj urdhri i MSH duhet të rishikohet.

Kryetari i bashkisë Has, Myftar Dauti, kundërshton një vendim të tillë duke lënë  pa shërbim shëndetësor 23 mijë banorë të kësaj bashkie.

Spitali i bashkisë së Hasit ka 57-punonjës dhe u ofron shërbime katër njësive administrative dhe qytetit të Krumës si dhe katër fshatrave kufitarë të bashkisë Tropojë. sn

Daniel Serwer: Suksesi i Kosovës nuk i shkon për shtat Vuçiqit

Daniel Serwer, specialist në fushën e menaxhimit të konfliktit dhe vëzhgues i zhvillimeve politike në Ballkanit Perëndimor, ka thënë se një Kosovë e suksesshme dhe demokratike që respekton të drejtat e serbëve nuk i shkon për shtat presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, i cili, sipas tij, do t’i vazhdojë përpjekjet destabilizuese, posaçërisht në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut.

Duke folur rreth temës ‘E ardhmja e Ballkanit Perëndimor pas pushtimit rus të Ukrainës’ në Universitetin e Tetovës në Maqedoninë Veriut, ai ka shtuar se Vuçiçi ka arritur që ‘pa gjuajtur asnjë plumb’ të marrë pushtetin ekzekutiv në Mal të Zi dhe entitetin serb në Bosnje e Hercegovinë, duke realizuar kështu de facto fazën e parë të projektit të ashtuquajtur ‘botë serbe’.

‘Ai nuk do të mund ta bëjë këtë në Kosovë, por është përpjekur nëpërmjet dhunës: kidnapimi i tre policëve të Kosovës, sulmi kundër paqeruajtësve të NATO-s dhe aksioni terrorist i 24 shtatorit. Të gjitha këto përpjekje dështuan, por ai do të vazhdojë të përpiqet’, ka kujtuar mes tjeresh Serweri.

Ai ka theksuar tutje se Shtetet e Bashkuara (SHBA) dhe Bashkimi Evropian (BE) akoma kërkojnë të qetësojnë Serbinë dhe nuk kanë bërë asgjë për të ndëshkuar dhunën e nxitur në Kosovë, posaçërisht në shtator të vitit të kaluar, kur një grup i organizuar terrorist sulmoi Policinë e Kosovës.

‘Një Kosovë e suksesshme dhe demokratike që respekton të drejtat e serbëve nuk është e dëshirueshme për Vuçiçin. Ai ka të ngjarë të jetë aktiv edhe në Maqedoni të Veriut. Rritja e tensioneve midis maqedonasve dhe shqiptarëve do të jetë një mënyrë e funksionimit’, ka paralajmëruar Serweri. sn

Protesta kombëtare e PD, opozita ndryshon datën – njofton se tubimi para Kryeministrisë do të mbahet në 11 korrik

Protesta kombëtare e opozitës do të mbahet më 11 korrik, ora 20:00 dhe jo në datën 12 korrik, sikundërse u njoftua fillimisht.

Protesta do të zhvillohet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa podiumi do të vendoset para Kryeministrisë.

Sakaq, ditën e premte në orën 18:00 do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD.

(BalkanWeb)

REAGIM  I TË PËRNDJEKURVE POLITIKË DHE KOMUNITETEVE FETARE NDAJ DREJTUESVE TË SHTETIT SHQIPTAR DHE TRUPIT DIPLOMATIK I AKREDITUAR NË TIRANË PËR MOS DENIMIN E KRIMEVE TË KOMUNIZMIT!        

         

 

HESHTJA E SHTETIT SHQIPTAR PËR MOS DENIMIN E KRIMEVE TË KOMUNIZMIT SJELL PËRÇARJE DHE URREJTJE NDËR SHQIPTARËT!

 

Ka mbi 6 muaj që Unioni Mbarkombëtar Integrimit të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë në bashkëpunim dhe dakortësim të plotë me  tre komuniteteve fetare Mysliman, Katolik , Orotodoksë dhe Bektashian i janë drejtuar Shtetit shqiptar dhe kan  mbështetur kërkesën  e Konferencës Ipeshknore të Shqipërisë drejtuar institucjoneve të shtetit shqiptar  që të dënohen krimet e komunizmit me ligj siç i ka dënuar Europa postkomunizëm.

Presidenti i Republikës Bajram Begaj, Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, Kryetari i Këshillit të Ministrave Edi Rama  opozita e ashtuquajtur e djathtë antikomuniste, vazhdojnë të heshtin ndaj kësaj kërkese sa kushtetuese, njerzore,  aq dhe e domosdoshme për zhvillimet politike shoqërore në Shqipëri  duke dëmtuar rëndë ekuilibrat e  shoqërisë në vend. Ka 34 vite që mijëra familje shqiptare kërkojnë një varr për familjarët  e vrarë pa faj nga diktatura, janë  mbi 6000 familje shqiptare që  presin një përgjigje nga ky shtet që e quan veten “demokratikë.” Por drejtuesit e shtetit vetëm Heshtin!

Kur do ti dënoni krimet e komunizmit me ligj që t,ju bëjmë një varr në tokën e tyre martirve të lirisë, lajmëtarëve të  Europës demokratike. Këta  shqiptarë të pafajshëm i vrau banda e katilit, tradhëtarit të Shqipërisë  Enver Hoxha, të cilët ju, që drejtojni Shqipërinë sot, vetëm e imitoni për të mbajtur pushtet dhe heshtni  për krimet e tija makabre.

Një President që nuk nderon historinë e qëndrestarve antikomunist, që hesht ndaj  krimeve të komunizmit, që nuk jep përgjigje për 6 muaj rrjesht kësaj kërkese njerzore kombëtare, si mund të drejtoi shtetin shqiptar? Një Parlament qesharak, që flet për gjenocidin e luftës së dytë botërore dhe nuk flet asnjë fjalë për krimet e komunizmit 50 vjeçarë, një Parlament që hesht për krimet e serbëve ndaj shqiptarve,të Kosovës , e tregon kujdes hipokrizie për krimet e serbëve në Bosnje. A mund ti shërbej shtetit të së drejtës dhe mbrojtjes së lirive të qytetarve të vet?

Një Kryeministër që promovon në pushtet xhelatët e vrastarët e këtyre shqiptarve dhe i shpërblen me poste drejtuese, dhe me pensione marramendse, a mund ti shërbejë një shteti dhe sistemi demokratik.? Një opozitë apatike që ka ardhë në parlament me votat e antikomunistëve dhe familjarve të zhdukurve, i bashkohet heshtjes së pushtetit për krimet e komunizmit?! Cilë përfaqëson kjo opozitë??? Shqipëria vazhdon agoninë komuniste. Ka më se tredekada që politikanët  e viteve 90 muarën përsipër përpara shqiptarve  të traumatizuar nga diktatura komuniste për të ndërtuar një sistem demokratik, dhe bilanci mbas tre dekadash është jo shtet i së drejtës por rilindje të stalinizmit shqiptar. Kjo klasë politike e krijuar mbas shembjes së murit të Berlinit jo vetëm që nuk ndërtoi sistem demokratik ku të zhvilloheshin zgjedhje të lira, ku të kishte një drejtsi të pamvarun, ku prona private të shkonte tek i Zoti, ku të Drejtat dhe Liritë e Njeriut të ishin të barabartë për të gjithë qytetarët. Këta politikan, në mënyrë të kaumfluar rindërtuan Stalinizmin e ri shqiptar me anën e korrupsionit dhe  duke mos dënuar krimet e stalinizmit enverist, shkatruan sistemin e zgjedhjeve të lira dhe i krijuan shoqërisë një sistem staliniste ku partitë politike dhe kryetarët e tyre u kthyen në sundues dhe të pazavendësueshëm duke mbajtur peng demokracinë e shum pritur të cilën  e kan mbërthyer  për fyti duke mos e lejuar as të vdesi as të jetoi. Këto veprime antidemokratike që çfaqin sot politika e pushteti me urrejtje ndaj shtresës më fisnike, qëndrestare ndaj diktaturës dhe paqedashëse ndaj shoqërisë  janë këmbanë alearmi për mos funksionimin e shtetit shqiptar.!

Sot jemi i vetmi vend europjan që nuk dënuam krimet e stalinizmit shqiptar, dhe i krijuam shoqërisë fenomenin e shpopullimit  nga Shqipëria si vend që ska shtet të së drejtës.

Sot politikën në Shqipëri e bëjnë stalinistët e rinj të cilët për tre dekada nuk lejuan as nuk lejojnë zgjedhje të lira,  ndrim elitash. Ata që përvetsuan politikën në 90, ata sundojnë si barbarë Shqipërinë. Partia e Punës së Shqipërisë që kreu krime ndrroi emrin në Parti Socijaliste, duke luftuar me çdo lloj mjeti për të mbrojtur krimet e Enver Hoxhës. Partia Demokratike që u shit si e djathtë në 90,  bashkëpunoi me Partinë që ndrroi emrin vetëm me mbajt pushtet dhe aspak për liri e demokraci për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut  siç u sakrifikuan për 50 vite Antikomunistët shqiptar dhe familjarët e të zhdukurve të komunizmit që sot nuk kan një varr në tokën e tyre.

Si mund të heshti opozita e ashtuquajtur e djathtë, për 6 muaj rrjesht ,ndaj kërkesës së Unionit Mbarkombëtar Integrimit të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë dhe komuniteteve fetare, ndaj familjeve të zhdukurve të 6000 shqiptarve të vrarë pa faj që sot nuk kan një varr në tokën e tyre.

TRE DEKADA DUKE KËRKUAR ESHTRAT E TË ZHDUKURVE

 

A kan ndërgjegje kombëtare këta drejtues të shtetit shqiptar që për masakrat që jan kryer në  popullin e tyre , heshtin ndaj vrasjeve dhe vuajtjeve të bashkombasëve të tyre.  Si mund të ndërtojnë demokracinë këta,  kur shkelin dhunojnë të drejtën e shqiptarve të kenë një varr në tokën e tyre. Ka 34 vite që politika nuk lejon asnjë antikomunistë të drejtoi institucjonet e shtetit shqiptar. Nqs në Shqipëri nuk ke lidhje me diktaturën nuk mund të bëhesh pjesë e politikës apo të zgjidhesh e të drejtojsh institucjonet shtetrore. A nuk është dhunim i të Drejtave dhe Lirive të Njeriut kjo në Shqipëri.???

Sot piskama e mijëra të zhdukurve jehon me thirrjet “Ku i keni vorret o burra e gra shqiptare!”

MARTIRËT QË KËRKOJNË NJ VARR NË TOKËN E TYRE

 

Kjo piskamë njerzore duhet të trondisi të gjithë ata shqiptarë, media, shoqëri civile që sistemi demokratik të funksionoi dhe të ju japi qetsinë shpirtnore  mijëra shqiptarve që u sakrifikuan për liri demokraci dhe barazi dhe sot nuk kan një varr në tokën e tyre.

Askush  nga vrarsit e tyre deri në sot jo vetëm nuk u penalizuar për krimet që kishin kryer,  por njohën  poste drejtuese në shtetin e ashtuquajtur  “demokratik” dhe në anën njerzore nuk kërkuan  falje.

Zotrinj Ambasadorë që përfaqësoni demokracinë e lirinë e vendeve tuaja, mos heshtni ndaj kësaj tragjedie kombëtare që i ka ndodhur popullit shqiptar e që sot vuan akoma heshtjen dhe bërjen palë të juve, me sunduesit e shtetit shqiptar. Ju sjellim në vëmendje se historia përsëritet, në mbarim të luftës së dytë botërore heshtja e juaj, e la vendin tim për 50 vite nën diktaturë.

Shpresojmë se gjaku i pafajshëm i shqiptarve që deshën liri dhe Shqipërinë si Europa dhe në partneritet e në miqësi të përjetshme me SH.B.A, të ndërgjegjësoi JU, ti bashkëngjiteni kërkesës tonë legjitime  që të dënohen krimet e komunizmit me ligj, dhe jo të bëhej palë me heshtjen e sunduesve shqiptarë! Nga tragjedia e krimeve të komunizmit  po ju sjellim në vëmendje  një masakër të vitit 1948  juve që drejtoni shtetin dhe politikën shqiptare: U pushkatuan pa faj në një natë marsi 1948 , ora 5.00 të mëngjesit,  pranë Rrëmajit në Shkodër, e vazhdojnë mos me pas një vorr në tokën e tyre!

  1. Imzot Frano Gjini, (Zv/ Nunci Apostolik i Vatikanit),
  2. Imzot Nikoll Deda, Ipeshkëv.
  3. At Mati Prennushi, Provinçial i Françeskanve Shqiptar.
  4. At Çiprian Nika, Rektor i Françeskanve Shqiptar.
  5. Caf Dragusha,
  6. Cin Serreqi,
  7. Guljelm Suma,
  8. Ing. Fahri Rusi,
  9. Abdullah Kazazi,
  10. Pjetër Pali,
  11. Dulo Kali,
  12. Xhelal Hardolli,
  13. Gaspër Simon Gaspri,
  14. Murat Hysen Haxhija

Qënja  e mbi  6000 shqiptarve pa varr si falet kurrë kriminelave barbar , as bijëve të tyre të cilët sundojnë demokracinë dhe  heshtin ndaj këtyre krimeve. Cila Europë ju pranon JU, që fyeni bashkombasit tuaj duke mos u lejuar dhe një varr në token e tyre. Si nuk turpërohi përpara botës demokratike që nuk  e denon krimin dhe kriminelin komunistë, përkundrazi fyeni këtë pjesë të popullsisë së martirizueme duke nderuar  xhelatët..

Si  mund të drejtoni mbi gjakun e pafajshëm të shqiptarve që skan një varr në token e tyre??.

Kjo heshtje që ka zgjedhur Presidenti, Kryetare e  Parlamentit, Kryeministri, apo  Opozita, ky veprim i juaj si drejtues të shtetit sjell vetëm përçamje  e urrejtje ndaj shqiptarve.

Kjo heshtje është tradhëtia ndaj atdheut.

Shqipëria nuk do të ketë kurrë paqe, pa u denua krimet e komunizmit, dhe ju si drejtoni këtë shtet do të ju denoi historia për heshtjen tuaj vrastare si bashkëfajtorë me krimin e kriminelët!

Ne të mbijetuarit e diktaturës që përçuam paqe për 34 vite presim përgjigjen tuaj publike:

Kur do ti denoni krimet e komunizmit me ligj si gjith Europa!

 

             Dr. Besim NDREGJONI

Aktivistë i të Drejtave dhe Lirive të Njeriut

Presidenti  i Unionit Mbarkombëtar Integrimit

të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë

                 të Shqipërisë

Presidentja Osmani krenare me arritjen e vajzave dhe djemve të FSK-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është shprehur krenare me arritjen e vajzave dhe djemve të FSK-së të cilët kanë dëshmuar rezultate të jashtëzakonshme në akademitë, kolegjet dhe qendrat profesionale ushtarake amerikane më prestigjioze në botë.

Përmes një postimi në rrjete sociale, e para e shtetit ka shkruar emrat e vajzave dhe djemve për të cilët tha se personifikojnë të ardhmen e FSK-së, njofton Klankosova.tv.

“Përgjatë javëve të fundit, vajzat dhe djemtë e Forcës sonë të Sigurisë dëshmuan përkushtim dhe rezultate të jashtëzakonshme në akademitë, kolegjet dhe qendrat profesionale ushtarake amerikane më prestigjoze në botë. Krenarë me Agron Muratin, Alban Bujupin, Alban Bunjakun, Albert Kuçin, Albin Bytyçin, Andrin Vuthaj, Arbnor Hoxhanin, Shpresa Gashin, Vesa Ibrahimin dhe shumë e shumë të reja e të rinj, të cilët personifikojnë të ardhmen e FSK-së”, tha Osmani.

“Lë pas Taxhikistanin dhe Azinë Qendrore”, të dhënat dramatike të UNICEF: Shqipëria ka 47% të fëmijëve në varfëri ushqimore

Të dhënat e UNICEF për varfërinë ushqimore të fëmijëve në Shqipëri janë alarmante. Botimi i fundit “Varfëria ushqimore në fëmijërinë e hershme” tregon se Shqipëria ka 18% të fëmijëve poshtë 5 vjeç të privuar rëndë nga dieta ushqimore dhe 29% e fëmijëve janë në varfëri të moderuar (Total 47%). UNICEF kategorizon si privim të rëndë ushqimor fëmijët që ushqehen me dy ose me pak lloje ushqimesh në ditë, ndërsa me varfëri të moderuar ato që ushqehen me më pak se 4 lloje ushqimesh.

Krahasimi global i UNICEF tregon se Shqipëria ka përqindjen më të lartë të fëmijëve që jetojnë në varfëri në Europë dhe Azinë Qendrore, pas Taxhikistanit.

Në renditjen globale, Shqipëria pozicionohet shumë keq me varfërinë e fëmijëve, duke lënë pas edhe vende që kanë kaluar luftëra si Iraku dhe vende afrikane si Kenia, Çadi, Ruanda etj.

UNICEF vlerëson se varfëria ushqimore dëmton të gjithë fëmijët, por është veçanërisht e dëmshme në fëmijërinë e hershme, kur ushqimi i pamjaftueshëm mund të shkaktojë dëme  si në rritjen fizike dhe në aftësitë e zhvillimit mendor. Pasojat mund të zgjasin gjatë gjithë jetës.

Fëmijët e privuar nga ushqimi i mirë nën moshën 5 vjeç mësojnë më pak në shkollë dhe kanë kapacitete më të ulëta të produktivitetit në moshën madhore, duke i futur ata dhe familjet e tyre në një cikël varfërie të vazhdueshme.

UNICEF sqaroi se baza e të dhënave për ushqyerjen e foshnjave dhe fëmijëve të vegjël u krijua nga sondazhet e kryera në 137 vende dhe territore dhe përfaqësojnë më shumë se 90 për qind të gjithë fëmijëve në rang global.

Renditjen më të mirë në vendet në zhvillim dhe të varfra e kishin Bjellorusia dhe Serbia, të cilat kishin vetëm 1 dhe 2% secila të fëmijëve në privim të rëndë ushqimor.

Varfëria ushqimore e fëmijëve matet duke përdorur dietën e UNICEF-it dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Për të përmbushur diversitetin minimal të dietës për rritje dhe zhvillim të shëndetshëm, fëmijët duhet të konsumojnë pesë nga tetë grupet e përcaktuara ushqimore.

Mes fëmijëve që jetojnë në varfëri të rëndë ushqimore, katër në pesë fëmije ushqehen vetëm me qumësht gjiri dhe/ose produkte qumështi dhe/ose një lëndë bazë niseshteje, si orizi, misri ose gruri.

Më pak se 10% ushqehen me fruta dhe perime dhe më pak se 5% ushqehen me vezë, ose mish, shpendë dhe peshku. Ndërkohë, ushqimet dhe pijet jo të shëndetshme konsumohen në përqindje alarmante të  fëmijëve që jetojnë në varfërinë e rëndë të ushqimore.

Analiza e UNICEF identifikon si shtytës kryesor të sëmundjeve të rënda varfërinë ushqimore të fëmijëve. Varfëria e rëndë ushqimore e fëmijëve shkaktohet nga mjediset e varfra dhe praktikat e këqija të të ushqyerit.

/Monitor

Shqipëri: mungesa e çertefikatave të pronësisë, pengesë për zhvillimin

Pronat në veri të Shqipërisë

 

VOA/Pëllumb Sulo

Në Shqipëri, megjithëse kanë kaluar më shumë se 30 vite nga rrëzimi i sistemit komunist, i cili nuk njihte pronën privat, pjesa më e madhe e banorëve që jetojnë në zonat malore, në veri të vendit, vazhdojnë të mos pajisen me çertifikatën e pronësisë për banesat dhe tokat e tyre. Në vitin 1992, ata refuzuan ligjin 7001 për ndarjen e tokës duke ruajtur kufijtë e vjeter të pronave, çka i la ata pa çertifikatë pronësie.

Ndërsa në vitin 1991, kur ndryshoi sistemi politik në Shqipëri dhe kur të gjithë krahët e politikës miratuan ligjin 7501 për ndarjen e tokës, banorët e zonave malore në Veri të Shqipërisë e refuzuan atë dhe u kthyen në tokat dhe trojet e trashëguara nga të parët.

Por, kur drejt Thethit, Valbonës, Vermoshit, Lëpushës, Tamarës, apo Razmës u shfaqën turistët, të shtyrë nga peisazhet alpine, tradita e mikpritjes, veshjet apo ushqimi, pjesa më e madhe prej tyre u përballën me mungesën e çertifikatave të pronësisë dhe pamundësinë për zhvillimin e pronës.

Kryetari i shoqatës “Dukagjini”, Ndue Sanaj, i tha Zërit të Amerikës se këtë shqetësim ua kanë paraqitur autoriteteve para 20 vitesh, por deri tani nuk është bërë asgjë.

“Ne e kemi filluar problematikën e kësaj çështje që në vitin 2008. Fakti është se e gjithë zona e Dukagjinit, ashtu siç kam njohuri unë edhe malet e tjera nuk kanë tapi (certefikatën e pronësisë) për pronat”, thotë ai.

Drejtuesi i shoqatës “Dukagjini” thotë se, përveç zonave të njohura për turizmin malor, edhe në zonat e tjera malore mungesa e çertifikatave të pronësisë po pengon zhvillimin.

“Janë të regjistruara që në vitin 1947, por tapi (certefikatën e pronësisë) nuk ka askush. Thethi ka probleme sepse është vendi që vijojnë turistët, dhe jo pak, por në vendet e tjera në malësi akoma nuk kanë dalur këto probleme, sepse akoma nuk është zhilluar turizmi”, thotë ai.

Nevoja për të investuar në ndërtimin e bujtinave apo rikonstruktimin e kullave ekzistuese i ka përballur banorët me ligjin. Dhjetëra banorë janë ndaluar nga policia dhe proceduar nga prokuroria për ndërtime të jashtëligjshme.

Sipas avokatit Anton Kosteri mungesa e titujve të pronësisë vazhdon t’i penalizojë banorët e zonave malore, përfshirë edhe ata të zonave turistike.

“Në këto zona do të jetë shumë e vështirë për të bërë investime sepse çdo ndërtim, qoftë edhe një tullë që do të vendoset atje, do të konsiderohet se vendoset në një tokë shtet dhe jo në tokën e tyre të trashëguar prej qindra vitesh, kjo për shkak të mos regjistrimit të titujve të pronësisë”, thotë ai.

Por avokati Kosteri thotë se, nëse politika dhe qeveria janë të gatshme për të mbështetur zhvillimin e këtyre zonave të varfëra, atëherë mund të gjenden zgjidhje për paisjen e tyre me çertifikata të pronësisë.

“Në këto kushte unë e çmoj të domosdoshme ndërhyrjen e shtetit duke ngritur grupe pune pranë njësive vendore, duke thirrur edhe persona, banorët më të vjetër, për të përcaktuar së pari kufizimet dhe të drejtën e pronësisë së gjithsecilit , sepse secili banor atje e di se ku e ka pronën e tij. Dhe mendoj që, me ngritjen e këtyre komisioneve me kryetarët e fshatrave, me përfaqësuesit e njësive administrative dhe me ekspertë të fushës, jam i sigurtë se gjendet zgjidhja, por nëse ekziston vullneti politik”.

Muajin e kaluar, Kryeministri Rama, gjatë një vizite në qendrën turistike të Thethit, u premtoi banorëve fshirjen e të gjitha gjobave për ndërtimet e paligjshme të bërë ndër vite në mungesë të çertifikatave të pronësisë si dhe zgjidhjen e problemeve të pronësisë duke i pajisur me titujt e pronësisë për pronat e trashëguara.

Ukraina pritet të furnizohet me tanke të reja suedeze

VOA/Anna Kosstutschenko

Holanda po investon më shumë se 420 milionë dollarë për të prodhuar automjete luftarake të dizajnuara nga Suedia për Ukrainën. Sipas portalit “Defense News”, ky lloj tanku tashmë po përdoret në mënyrë efektive nga ushtarët ukrainas në vijën e frontit. Tanket e reja pritet t’i dorëzohen Ukrainës deri në vitin 2026.

Me tanket CV90 u furnizua Brigada e 21-të e ushtrisë së Ukrainës në verën e vitit 2023. Drejtuesi i këtij automjeti, i cili pranoi të identifikohej me pseudonimin “Kipish”, punonte në ndërtim në Poloni përpara se Rusia të fillonte sulmin në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës. Ai thotë se nevoja për të mbrojtur vajzën e tij të vogël e nxiti atë të kthehej në vend.

“Kur pashë në internet që armiku filloi të na bombardonte, mora në telefon vajzën time, njeriun më të çmuar në jetën time. Dhe ajo tha: “Babi, ata po na qëllojnë!”, tha ai.

Automjeti “CV90” mund të përdoret nga forcat e këmbësorisë për transportimin e trupave dhe për të sulmuar tanket e armikut.

Në fillim të qershorit, Holanda ra dakord të shpenzonte më shumë se 420 milionë dollarë për të prodhuar “disa dhjetëra” tanke suedeze për Ukrainën, tha ministri holandez i mbrojtjes.

Shefi i batalionit të Brigadës së 21-të , i cili e identifikoi veten me pseudonimin “Samurai”, thotë se automjete suedeze janë efektive përballë sulmeve të armikut me artileri të rëndë dhe dronë.

“Është e manovrueshme në fushën e betejës dhe ofron mbrojtje të mirë nga sulmet e armikut. Ushtarët thonë se “CV90” është shumë e qëndrueshme ndaj sulmeve me artileri dhe dronë.”

21-vjeçari “Samurai”, i diplomuar në Akademinë Ushtarake të Odesës, thotë se tanku “CV90” ofron siguri dhe është më i rehatshëm për trupat gjatë lëvizjeve nga një vend në tjetrin.

“Gjashtë ushtarë mund të ulen këtu dhe ka vend të mjaftueshëm edhe për pajisjet dhe ushqimin e tyre gjatë transferimit në pozicionet e tyre”, thotë ai.

Ky mjet luftarak suedez është i pajisur me një kamera termike, që ndihmon ekuipazhin ta drejtojë atë me lehtësi edhe gjatë natës. Automjeti është vështirë të zbulohet nga armiku falë teknologjisë së pakësimit të nxehtësisë.

Portali “Defense News” thotë se ministria holandeze e mbrojtjes pritet t’ia dorëzojë tanket e reja “CV90” Ukrainës deri në vitin 2026.

Forcat e Armatosura të Ukrainës: Janë vrarë 533 mijë ushtarë rusë deri tani

Që prej 24 shkurtit të vitit 2022, luftimet e ashpra mes ushtrisë ruse dhe asaj ukrainase vijojnë të marrin jetë njerëzish me ritme të tmerrshme.

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, në një deklaratë të fundit, pretendon se që prej nisjes së luftimeve janë vrarë 533,090 ushtarë rusë. Sipas Kievit zyrtar, vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë vrarë ose janë plagosur 1,110 ushtarë rusë.

Ditën e premte, dronë me rreze të gjatë veprimi të Ukrainës, goditën 4 rafineri ruse të naftës e po ashtu stacione radarësh dhe objektivë të tjerë ushtarakë në rusi.

Ushtria ruse tha më herët se kishte rrëzuar 70 dronë mbi detin e zi, dhe gadishullin e pushtuar të Krimesë, 43 dronë mbi rajonin rus të Krasnodar dhe një tjetër mbi atë të Volgograd.

Një burim i inteligjencës së Kievit, tha për agjencinë e lajmeve Reuters se rafineritë e naftës së Afipsky, Ilsky dhe Krasnodar prodhojnë karburant për flotën ruse në detin e zi, dhe se operacioni për shënjestrimin e tyre ishte zhvilluar në koordinim me shërbimet e sigurisë, SBU. sn

UGSHPD: VELIAJ, KJO PUSETË E KORRUPSIONIT TË RILINDJES SOCIALISTE

 

(Tallavaja e qeverisë Rama është një krizë më e rëndë se sa piramidat e mesviteve ’90-të)

 

Fasada e kryeqytetit  duket se ka mbetur e vetmja mburojë për kryetarin e bashkisë së saj Erion Veliaj i cili mbetet sot për sot është kampioni i mashtrimit politik dhe i gënjeshtrës ekonomike të kapur në flagrancë me shpërdorim dhe me përvetësim.

Edhe pse temperaturat e nxehta shënojnë 40 °C, Veliaj nuk kursehet të bëhet i dukshëm duke e shitur veten në dy mënyra, sa të freskët po aq edhe aktiv. Në kohën kur protestuesit demonstrojnë përpara Bashkisë Tiranë dhe tym del nga gomat e djegura dhe shishet flakë shpërthyese molotov, kryetari Veliaj zgjedh të mbajë ndezur fushatën e tij politike në Laprakë. Mes shprehjeve bajate të zgjedhura, slogani revanshist i Erion Velisë përpara qytetarëve të Lagjes Laprakë, ose Njësia Bashkiake Nr. 11 ishte; -“… digj goma, mbill flokë”. *

“Leshatori” Veliaj e do një përgjigje sepse prej kohësh është kthyer një politikan banal, pavarësisht se sa pushtet i kanë ofruar dhe pavarësisht se sa trim është kur pushtetin e ushtron përmes mashtrimit dhe përvetësimit. Pra freskinë dhe rolin aktiv, ai i luan njëkohësisht si një menaxhues i rëndësishëm të pushtetit vendor dhe po ashtu si drejtuesi politik i Qarkut të Tiranës. Pra në mes të protestës dhe vapës, me këto cilësi të larta Veliaj po tregon se është shëndosh e mirë në të tijën duke u bërë përditë lajm dhe njëkohësisht duke investuar për t’u bërë objekt i lajmit si në mediat zyrtare të pushtetit po ashtu edhe në ato private që e mbështesin. Karakteristike është se Veliaj nuk i mungon asnjë ditë medias. Propaganda të dy mënyrat se si ai sillet i shkrin në një, dhe e bëjnë Veliajn të duket se po noton ende në sipërfaqe duke dhënë maksimumin për rienergjizimin e Rilindjes Socialiste deri në mbajtjen e Kongresit Zgjedhor të PS më 20 Korrik 2024. Pra i kudondodhur edhe në më pak se një muaj të mbetur do të jetë i dukshëm si kryetari Erion Veliaj dhe drejtuesi politik i qarkut.

Por atij i duhet sqaruar së pari se ai e ka edhe një kusht me të cilin është toleruar “të lundrojë”. Vetëm përgjatë një tremujori, që kur SPAK i drejtoi thirrjen për t’u paraqitur, Veliaj është i vetmi person i administratës që nuk e ka të kufizuar lëvizjen brenda dhe jashtë shtetit edhe pse akuza të rënda me abuzime miliona euro gjinden në dosjet e SPAK. Kjo mos ndodh sepse Veliaj është “valvula” e shfryrjes së zemërimit brenda Partisë Socialiste apo se ai është i vetmi ndër rradhët e saj që ka cilësinë e shpëlarjes së korrupsionit për elitën e Rilindjes Socialiste deri në prag të Kongresit Zgjedhor duke u kthyer në një pusetë shkarkimi të saj.

Për këtë dilemë të drejtësisë dhe për këto arsye edhe pas 13 protestave të fundit të qytetarëve, opozitës dhe të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, Veliaj, çështja qëndron ende.

Por Erion Veliaj shfaqet edhe njëkohësisht kudo. Ai fizikisht dhe virtualisht prodhon lajme sa politike e sportive aq edhe kulturore dhe mjedisore, sa jashtë bashkisë madje edhe jashtë shtetit. Ai është i vetmi kryetar bashkie që bën fushatë edhe kur garë politike nuk ka edhe të tjera punë dhe detyra i duhen kryeqytetit për të cilin atij i janë ngarkuar. Por dyfytyrësia e fajtorit dhe përvetësuesit ka ende vlerë për t’ju servilosur kreut të elitës së Rilindjes. Kështu Veliaj i shfrytëzuar brutalisht nga eprorët e tij detyrohet të jetë i kudondodhur dhe është harruar nga roli kryesor i përgjegjësive si kryetar.

Çdo ditë për të depozitohen dokumente dhe jepen prova përpara drejtësisë. Ndërsa firma dhe funksionet e Veliajt janë shndërruar tashmë në burokracinë modeste të prerjes së përurimeve të mbetura, shtrimit të darkave bamirëse për të varfërit, dhënies së titujve “Qytetar Nderi” i Tiranës,  apo të ndonjë binjakëzimi me çdo bashki të mundshme që përmban harta administrative e planetit. Pra i vetëm, në provë me paratë e taksapaguesve dhe pa shpenzimet e shtabit elektoral staf i cili tashmë gjendet në arrest dhe burgim.

I numërojmë të gjitha këto sepse për Erion Velinë më kryesoret harrohen kur ai vazhdon të prodhojë çdo ditë lajme.

Të gjithëve ju kujtohet se i kudondodhuri Erion Veliaj, thirrjen për t’u paraqitur në organet e drejtësisë SPAK. Ai e lexoi paraqitjen dhe e interpretoi vonesën me ndërhyrjen e heqjes së “gurëve në tëmth”, më 31 Mars, 2024 dhe më pas ose menjëherë shfrytëzoi fshehjen e lajmit. Prej atëherë, Veliaj kujton se njerëzit i kanë harruar sjelljet dhe mashtrimet që organizata e tij (siç preferon ta quaj institucionin e bashkisë së kryeqytetit, me mbi 11 mijë personel dhe që mbahet me një fond prej 100 milion euro për rrogat vjetore), ka me administratën e fryrë miliona eurot e buxhetit dhe abuzimin e punëve të pakryera dhe nuk mungoi të shprehej në një studio tv se: – “Ka qenë një javë sfiduese, edhe për shëndetin personal, dhe siç e thashë edhe për shëndetin e organizatës që drejtoj. Është një organizatë që kryen 1000 gara në vit, pra në një vit kalendarik janë disa qindra, disa herë 1000, disa herë më pak se 1000 dhe ka një procedurë se si kompanitë garojnë, se si kompanitë ankohen në KPP dhe sigurisht në 1000 gara, apo në 11 mijë vetë staf të Bashkisë së Tiranës, ka një probabilitet që të ketë problematika…” * Në të njëjtin emision Tv kur disa ditë përpara  zgjedhjeve vendore 2023, Veliaj i bindur në fitore e cilësonte marrëdhënien me kryeministrin Rama dhe njëherësh kryetarin e Rilindjes Socialiste si; “vëlla të madh”,… “Ka 20 vite që nuk ka ditë që unë nuk kam komunikuar me Edi Ramën”,… “E quaj bekim që kam kryeministrin që ka qenë kryetar bashkie, që i di hallet e qytetit. Kemi një simbiozë, kemi një energji dhe një kimi”, për ta mbyllur me atë deklaratë që do t’i duhej edhe më shumë herë më parësore për nga rëndësia SPAK-ut dhe drejtësisë për të kuptuar nga dokumenti oral i kryetarit të bashkisë Tiranë Erion Veliaj se:-“Unë dhe Rama po luftojmë si dashnorë për Tiranën”.*

Kjo është kur i jep shumë gojës në media!

Përulja dhe servilizmi janë dy cilësitë që tregojnë se Veliaj e ka me të hedhur edhe kur shpreh se e do shumë udhëheqësin apo edhe kur i lyp votën qytetarëve. Kjo e ka treguar se e bën shpesh pis politikanin Veliaj jo vetëm në përzgjedhjen e shprehjeve, por sidomos edhe gjatë një fushate zgjedhore të tij me ose pa mbrojtjen dhe investimet e shtabit elektoral 5D në çdo njësi të kryeqytetit. Ndërsa tani i mbetur vetëm nervozizmi politik po e vërteton dhe gabimet dhe gafat shtohen.

Kjo në të vërtetë është ajo pështirosje që e kanë parë, e kanë kuptuar dhe po e ndjejnë edhe më shumë qytetarët.

Pjesa më e ndërgjegjshme e tyre dhe opozita të ftuara në protestat e vazhdueshme prej Aleancës për Teatrin kanë mbetur e vetmja forcë prej vitesh dhe sidomos gjatë 13 protestave të fundit që po ritheksojnë qëndresën dhe shtrimin e fakteve përpara drejtësisë. Është e pashmangshme gjendja e krizës së kryeqytetit me një korrupsion dhe me një fasadë të tillë. Ndërhyrja e shpejtë dhe veprimi i ligjit janë emergjente për ta pastruar Tiranën dhe Shqipërinë nga kthetrat e korrupsionit. Kryeqyteti prej kohësh ka mungesën e një drejtuesi të mençur  si dhe të një grupi njerëzish të përgjegjshëm që u duhet me shpejtësi ta shëndoshin cilësinë e jetës së qytetarëve. Më imediatet janë ndalja e korrupsionit në bashki, furnizimi i qytetit me ujë dhe energji elektrike 24 orë, të eliminohet ndotja e ajrit nga tymi i plehrave që digjen, i karburantit të automjeteve dhe i pluhurave të ndërtimeve të cilët bashkë me varfërinë janë problemet e vërteta që mund t’ia grisin maskën fasadës së rilindjes që prej ardhjes së tyre në pushtet.

“…gomat e djegura, qimet e mbjella”, kjo gjetje në sloganin politik 2024 të Erion Velisë kur nuk ka fushatë zgjedhore e do një përgjigje. “Korrupsioni i pushtetit të Rilindjes Socialiste, shkakton gurët në tëmth”. Elita e Rilindjes ka aq mëkate si forcë politike sa do t’i duhet të mendojë që ngrehinën e mandatit të ardhshëm ta ndërtojë që nga themelet me “gurët e tëmthit” prej korrupsionit të saj”.

Jo më larg se Gushti i vitit 2018, “fDi magazine” shkruante për Erion Veliaj pedalimin e fuqisë së kryetarit të bashkisë në punët e Tiranës. Ai cilësim nuk ka ikur pa u vënë re për të mbushur lajmet nga mediat  ashtu sikurse dhe më fort të jenë përcjellë nga propaganda si atëherë po ashtu edhe tani kur e kujton dhe kuptuar se çili ka qenë misioni i medias. E shkruar në anglisht kjo fjali bën një përcaktim interesant të cilin as Rama ende nuk e ka ndier të përkëdhelet për të mos thënë se ka shprhur zilinë;

“Picture a cross between Justin Trudeau and Emmanuel Macron, add in a bicycle as an accessory, and you’ll have Erion Veliaj”. “Një skice mes Trudosë dhe Makronit po t’i shtoni ngjitur një biçikletë, do të keni Erion Veliajn”.

Krahasim i fuqishëm ky dhe që të bën të mendosh se është i porositur bukur. Pra vetëm biçikleta e ndan Veliajn, kryebashkiakun e Tiranës në përshtypje nga një kryeministër kanadez dhe nga një president francez.

Me kryeqytetin shqiptar Tirana, aty ku jeta institucionale dhe shërbimet sot janë përqendruar, aty ku po zhvillohet lufta politike dhe betejat ligjore të drejtësisë të opozitës për pluralizëm politik dhe të korrupsionit për të mos u vendosur një narkoshtet, paralajmërimi i humbjes së energjisë elektrike me temperaturat e larta të stinës së verës nxorri më dukshëm krizën.

Tirana nuk është më as fasada e koncerteve dhe as “Fan Zone” e Euro 2024. Tallavaja e qeverisjes po tallet çdo ditë me vështirësitë e kushteve të jetesës së qytetarëve deri në 20 Korrik, mes vapës dhe Kongresit Zgjedhor të PS.

Tiranasit pra tironcit qytetarë të hershëm bashkëjetojnë me të ardhurit nga rrethet e ndryshme apo edhe me shtetasit e huaj që prej 30 vitesh edhe pse sot Tirana mban gati 1/3 e  popullsisë së vendit. Janë rreth 1 milion banorë që falë lëvizjes së lirë që prej viteve ’90-të jetojnë ngjeshur mes pasigurisë së punës dhe të strehimit, të cilësisë së ulët të sistemit arsimor dhe shëndetësor, pluhurit dhe ndotjes, varfërisë dhe taksave pa harruar se këto kushte po i detyrojnë çdo ditë këta individë dhe familjet shqiptare që të largohen në masë për të siguruar një jetesë më të mirë. Sa më larg një regjimit narkoshtet që është i mbushur me propagandë dhe ku lajmi i mburrjes qeveritare vazhdon të mbetet shifra e turizmit. Fasada e pushtetit vazhdon të jetë turizmi edhe pse ujrat e zeza kanë shpërthyer rrugëve drejt detit në qytetet bregdetare aty ku uji dhe energjia elektrike po fillojnë të racionohen dhe ajri i ndotur nga tymi idjegies së plehërave me siguri që në ditët më të nxehta nuk do të mungojë.

_________

* Kronikë e Klan Tv  më 21 Qershor, 2024.

* Top Story më 8 Prill, 2024 dhe 4 Maj, 2023

*fDi intelligence- Courtney Fingar 16 Gusht, 2018

 

21 Qershor, 2024

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)

Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)

Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)

L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)

Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)

‘Protesta kombëtare’- Partia Demokratike mbledh të hënën Kryesinë

Partia Demokratike pritet që të mbledh Kryesinë të hënën në orën 18:00, ku do të diskutohet për aksionin opozitar, por edhe organizimin për zgjedhjet e 2025.

Temë e mbledhjes do jetë edhe data që pritet të propozohet për protestën kombëtare, ku deri tani bëhet me dije se do të jetë 13 korriku, por nuk përjashtohet mundësia që tubimi të jetë edhe më afër në kohë.

Gjithashtu Kryesia e PD, do të diskutojë dhe për drejtuesit e rinj të qarqeve, ku këtë herë pritet të ketë risi, pasi nuk do të ketë nga një drejtues, por dy për çdo qark, të cilët do të jenë përgjegjës për organizimin.  sn


Send this to a friend