Disa te fisit tone
Më trima pas lufte
Kalorës të arratisur
Tym e flake nga goja
Edhe sot si dje
Ç’ na mashtruan rrugës
Në horizonte tjera na nxorën
Atje per ku nuk ishim nisur kurre
Skelete të murosur
Ku i kanë varë të vdekurit
Të ngritur prej varresh nga deshprimi
Mund të vdesin zgjuar
Të vdesin në shkretëtirë
Të sëmurë nga endërrat
Duke kaluar urave të djallit
Duke këlthitur
A vritet miku i shtëpisë
Eu
Ç’ djaj paskan qenë
Sa e vogël kokrra e drithit
Rita Saliu /SHBA/