Merre gjakun e derdhun,
lumej të nëndheshëm
nga lamje shtati çdo natë.
Në aromën e miskut
le të dashunohen yjtë
në shpirtin luftarak.
Merre ndjersen e derdhun
det i krypun
bëje nitrat
nëpër Fushën grunore,
vetullzezën, flokartë.
Baxhurri bajrak
valëzohet nëpër erna,
hepohet përmbi dallgë.
Merri eshnat e thyem
nëpër leqe shekujsh
bani grataçelë
me kokën mbi re.
Nëpër fjolla rrezesh
ballin zhubrosun
shndrite, freskoje
nëpër dritën e diellit hare.
.
Mirditë-Rrëshen,1975