VOAL

VOAL

MËRGIMTARË, FLISNI ME FËMIJËT SHQIP, SE VETËM KËSHTU MUND TË RUHET GJUHA E MËMËDHEUT, POR EDHE IDENTITETI YNË KOMBËTAR

December 14, 2022

Komentet

KOSOVA AND THE DIASPORA ARE ONE AND INSEPARABLE- By Agim Aliçkaj

Setting December 28 as the election date by President Vjosa Osmani was a realistic and fair proposal, which was accepted by the majority of Kosova’s political parties.

The Constitution requires the president to be independent and non-partisan, but this does not mean he or she must be neutral. He or she should lean toward and support issues that are in the interest of the people and the state. If these issues align with the actions of a particular political party, that is completely acceptable.

Criticism toward President Vjosa Osmani for allegedly favoring one party over another is unfounded. Throughout her mandate, she has fulfilled the duties required by the Constitution. Those parties whose actions did not serve the interest of the state have no right to complain about anything.

Regarding the setting of the election date, it is impossible to satisfy everyone, and no date is ideal. If December 28 enables greater voter participation, especially from the diaspora, this is very good and should not hinder anyone.

Choosing a place to live is a personal and family matter for each individual. It is a private decision that no one has the right to interfere in. Criticism in this regard comes only from individuals without family upbringing, incapable of solving their own problems, or affected by greed, spite, jealousy, and other mental illnesses.

Kosova and the diaspora have been and remain inseparable in both good and difficult times. They need and depend on each other. The resistance of the Albanian people against the Serbian fascist occupier and the struggle for freedom would have been far more difficult, or even impossible, without the support of our legendary diaspora. It continues its historic mission today with dedication and pride.

Our centuries-old enemy, hegemonic Serbia, along with its vassals, has never hidden its desire and efforts to eradicate the Albanian people. Serbian regimes prepared their infamous projects even in writing, with care and detail, coordinated with the Serbian Church and the Academy of Sciences. The forced expulsion of Albanians backfired like a boomerang. The diaspora did not forget the homeland, but became even stronger, striking back at Serbs consumed by hatred toward Albanians.

Therefore, no one has the right to deny the diaspora the right to participate in the country’s elections. Even if there are arguments for possible bias toward one party or another, this is irrelevant. The diaspora’s vote is guaranteed by law. It is the duty of every party to act wisely, with concrete proposals and actions, to attract voters.

Voters from the diaspora can be considered more independent and more determined in their positions. They are economically stable and enjoy greater personal security in the democratic countries where they live.
Kosova’s political parties can easily win over the diaspora through clear and concrete work and actions in the interest of the state. The diaspora understands the struggle for power. But when that struggle turns into resistance against the state with the aim of weakening or eliminating a political opponent, it becomes incomprehensible and unacceptable.

With all respect and admiration for the KLA freedom fighters, led by Commander Adem Jashari, and for the parties that emerged from it—PDK, LDK, NISMA—I must say with pain that the leaders of these post-war parties have failed completely in politics. The same, with great respect for the democratic movement of President Ibrahim Rugova, can be said about the current leadership of the LDK.

These parties failed in government due to uncontrolled corruption, unnecessary submission to international actors, and needless concessions to Serbia’s hostile demands. Their many failures as the opposition are even more incomprehensible and unacceptable. They cannot be justified.

Their monstrous blockade of forming the parliament, rejection of any coalition or cooperation with the governing majority, but especially the refusal to approve the budget, the failure to pay RTK salaries, and refusing to ratify agreements for international benefits make them unelectable for most diaspora voters. Their attempts to blame current Prime Minister Albin Kurti for everything do not convince the diaspora.

Meanwhile, Vetëvendosje with Guxo and Alternativa, led by Prime Minister Albin Kurti, despite some concessions—especially to accommodate part of the opposition—have achieved major results in strengthening democracy, expanding sovereignty, preserving territorial integrity, and fortifying the state. The dismantling of parallel structures, the destruction of many Serbian gangs in northern Kosova, and the defeat of Serbian terrorist forces in Banjska are historic achievements.

Based on the contacts and information I have from all sides, I believe and hope that the diaspora, especially in America, together with voters in Kosova, will deliver a strong blow to the opposition parties in the December 28 elections so they wake up, change, and begin to work properly for the good of the people and the state. At this moment, they offer nothing good for Kosova. On the contrary, all facts show that voting for them is an unforgivable mistake that would make possible the return of Serbia to Kosova.

Dardanian Kosova cannot be turned back. The people of Kosova will not allow the freedom won with blood and countless sacrifices to be affected. Freedom is more valuable than personal, group or party interests, as well as unfair international pressures for geopolitical interests. The freedom and independence of the Republic of Kosovo is above all.

KOSOVA DHE MËRGATA JANË NJË DHE TË PANDASHME- Nga Agim Aliçkaj

Caktimi i datës 28 dhjetor për mbajtjen e zgjedhjeve nga Presidentja Vjosa Osmani ishte një propozim realist dhe i drejtë, i cili u pranua nga shumica e subjekteve politike të Kosovës.

Kushtetuta kërkon që presidenti i shtetit të jetë i pavarur dhe jopartiak, por kjo nuk do të thotë se ai/ajo duhet të jetë neutral. Ai/ajo duhet të anojë dhe të mbështesë çështjet që janë në interes të popullit dhe të shtetit.

Nëse këto çështje përputhen me veprimet e një partie të caktuar, kjo është krejtësisht në rregull.

Kritikat ndaj Presidentes Vjosa Osmani se po favorizon një parti apo tjetrën janë të pabazuara. Gjatë gjithë mandatit të saj, ajo ka përmbushur detyrimet për të cilat e obligon kushtetuta. Ato parti, puna dhe veprimet e të cilave nuk i kanë shërbyer interesit shtetëror, nuk kanë të drejtë të ankohen për asgjë.

Sa i përket caktimit të datës së zgjedhjeve, është e pamundur të plotësohen dëshirat e të gjithëve, dhe asnjë datë nuk është ideale. Nëse 28 dhjetori mundëson pjesëmarrje më të madhe të votuesve, veçanërisht atyre në diasporë, kjo është shumë e mirë dhe nuk duhet të pengojë askënd.

Zgjedhja e vendit të jetesës është e drejtë dhe çështje familjare personale për secilin. Është vendim privat në të cilin askush nuk ka të drejtë të përzihet. Kritikat në këtë drejtim vijnë vetëm nga individë pa edukatë familjare, të paaftë për të zgjidhur problemet e tyre, ose të prekur nga lakmia, inati, xhelozia dhe sëmundje të tjera mendore.

Kosova dhe diaspora kanë qenë dhe mbeten të pandashme si në situata të mira ashtu edhe në të këqija. Ato kanë nevojë dhe interes për njëra tjetrën. Rezistenca e popullit shqiptar kundër pushtuesit fashist serb dhe lufta për liri do të ishin bërë shumë më të vështira, ose edhe të pamundura, pa mbështetjen e mërgatës sonë legjendare. Ajo vazhdon misionin e saj historik edhe sot me përkushtim dhe krenari.

Armiku ynë shekullor, Serbia hegjemoniste, me vasalët e saj, kurrë nuk e ka fshehur dëshirën dhe përpjekjet për shfarosjen e popullit shqiptar. Regjimet serbe i përgatitën projektet e tyre famëkeqe edhe me shkrim, me kujdes e hollësi, në koordinim me Kishën Serbe dhe Akademinë e Shkencave. Dëbimi i detyruar i shqiptarëve u është kthyer si bumerang. Mërgata nuk e harroi atdheun, por u bë më e fortë, duke i goditur në kokë serbët e sëmurë nga urrejtja ndaj shqiptarëve.

Prandaj, askush nuk ka të drejtë t’i mohojë diasporës të drejtën për të marrë pjesë në zgjedhjet e vendit. Edhe pse ka argumente për anim të mundshëm nga njëra ose tjetra parti, kjo është e parëndësishme. Vota e mërgatës është e garantuar me ligj. Është detyrë e çdo partie të veprojë me mençuri, me propozime dhe veprime konkrete, për të tërhequr votuesit.

Votuesit nga diaspora mund të konsiderohen më të pavarur dhe më të vendosur në qëndrimet e tyre. Ata janë ekonomikisht të qëndrueshëm dhe gëzojnë siguri më të lartë personale në shtetet demokratike ku jetojnë.
Partitë politike të Kosovës mund ta fitojnë lehtësisht mërgatën përmes punës dhe veprimeve të qarta dhe konkrete në interes të shtetit. Mërgata e kupton luftën për pushtet. Por kur ajo luftë shndërrohet në rezistencë kundër shtetit me qëllim dobësimin ose eliminimin e kundërshtarit politik, ajo bëhet e pakuptueshme dhe e papranueshme.

Me gjithë respektin dhe admirimin për luftëtarët e lirisë të UÇK-së së lavdishme, të udhëhequr nga Komandanti Adem Jashari, dhe për partitë që dolën prej saj—PDK, LDK, NISMA—më duhet të them me dhimbje se udhëheqësit e këtyre partive pas lufte, kanë dështuar plotësisht politikisht. E njëjta gjë, me shumë respekt për lëvizjen demokratike të Presidentit Ibrahim Rugova, mund të thuhet edhe për udhëheqjen e sotme të LDK-së.

Këto parti dështuan si qeveri për shkak të korrupsionit të pakontrolluar, nënshtrimit të panevojshëm ndaj ndërkombëtarëve dhe lëshimeve të panevojshme ndaj kërkesave armiqësore të Serbisë. Dështimet e tyre të shumta si opozitë janë edhe më të pakuptueshme dhe të papranueshme. Ato nuk mund të arësyetohen.

Bllokimi monstruoz i formimit të parlamentit, refuzimi i çdo forme të koalicionit apo bashkëpunimit me shumicën qeverisëse, por veçanërisht mosmiratimi i buxhetit, mospagesa e pagave të RTK-së dhe mosmiratimi i marrëveshjeve për përfitime ndërkombëtare, i bëjnë ato të pavotueshme për shumicën e votuesve të diasporës. Përpjekjet e tyre për t’ia lënë fajin kryeministrit aktual Albin Kurti për gjithçka nuk e bindin diasporën.

Ndërkaq, LVV me Guxo dhe Alternativa, të udhëhequra nga Kryeministri Albin Kurti, pavarësisht nga disa lëshime, sidomos për ta afruar një pjesë të opozitës, kanë arritur rezultate të mëdha në forcimin e demokracisë, zgjerimin e sovranitetit, ruajtjen e integritetit territorial dhe forcimin e shtetit. Çmontimi i strukturave paralele, shpartallimi i shumë bandave serbe në veri të Kosovës dhe thyerja e forcave terroriste serbe në Banjskë janë arritje historike.

Bazuar në kontaktet dhe informacionet që kam nga të gjitha anët, besoj dhe shpresoj që mërgata, sidomos kjo në Amerikë, në zgjedhjet e 28 dhjetorit, bashkë me votuesit në Kosovë, do t’u japë një goditje të fortë partive opozitare që ato të vetëdijesohen, të ndryshojnë dhe të fillojnë të punojnë siç duhet për të mirën e popullit dhe të shtetit. Në këtë moment, ato nuk ofrojnë asgjë të mirë për Kosovën. Përkundrazi, të gjitha faktet flasin se vota për ta është gabim i pafalshëm që do ta bënte të mundur kthimin e Serbisë në Kosovë.

Kosova Dardane nuk mund të kthehet prapa. Populli i Kosovës nuk do të lejojë që liria e fituar me gjak dhe sakrifica të panumërta të preket. Liria është më e vlefshme se interesat personale, grupore apo partiake, si dhe se presionet e maskuara me lajka mashtruese ndërkombëtare për interesa gjeopolitike. Liria dhe pavarësia e Republikës së Kosovës është mbi të gjitha.

Diaspora nis votimin për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë

Radio Evropa e Lirë

Nga 27 tetori deri më 8 nëntor, qytetarët e Kosovës që jetojnë jashtë vendit mund të votojnë përmes postës për rundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njoftoi se të drejtë vote kanë vetëm 29.712 shtetas të Kosovës që ishin regjistruar me sukses për votim jashtë vendit për rundin e parë të zgjedhjeve lokale të mbajtura më 12 tetor.

“KQZ ka nisur procesin e votimit jashtë vendit para certifikimit të rezultateve për të shmangur vonesat në procesin zgjedhor dhe për të siguruar që çdo qytetar i regjistruar të ketë mundësinë të ushtrojë të drejtën e tij kushtetuese për të votuar në kohë”, u tha në njoftim.

Më 25 tetor, KQZ-ja shpalli rezultatet përfundimtare për zgjedhjen e kryetarëve në 35 komuna, ndërkaq rezultatet ende nuk janë shpallur për Prishtinën, Junikun dhe Mamushën, pasi në këto komuna ka afat ligjor prej 48-orësh për parashtrimin e ankesave në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

KQZ-ja u dërgon qytetarëve të diasporës përmes postës pakon me fletëvotim për kryetarin e komunës. Më pas, votuesi është i detyruar që atë pako me fletëvotim ta dërgojë në ndonjërën prej kutive postare të KQZ-së në 22 vende të botës dhe në Kosovë.

Raundi i balotazhit do të zhvillohet më 9 nëntor në 18 komuna dhe KQZ-ja veçse ka certifikuar listën e votuesve për votimet.

Komunat ku do të ketë balotazh janë Gjakova, Gjilani, Dragashi, Kaçaniku, Klina, Fushë Kosova, Mitrovica e Jugut, Obiliqi, Rahoveci, Peja, Prishtina, Prizreni, Suhareka, Vitia, Vushtrria, Juniku, Mamusha dhe Kllokoti.

Sipas vendimit të KQZ-së, për këtë rund zgjedhjesh do të shtypen 1.158.015 fletëvotime – rreth 16 për qind më pak se numri i përgjithshëm i qytetarëve me të drejtë vote në këtë rund.

Për zgjedhjet e rundit të parë, të zhvilluara më 12 tetor, KQZ-ja kishte certifikuar listën me mbi dy milionë persona të drejtë vote, prej të cilëve 43.993 ishin votues të regjistruar nga jashtë Kosovës.

Megjithatë, në 20 komuna, kryetarët e rinj dhe përbërja e re në asamble komunale u zgjodhën qysh në rundin e parë të zgjedhjeve lokale.

Në rundin e parë, në Kosovë votuan 39.58 për qind e mbi 2 milionë qytetarëve me të drejtë vote brenda vendit.

“Administrata të përgjigjet në kohë e të mos bëhet pengesë”, eksperti: Ja problematikat që kanë lindur nga zbatimi i marrëveshjes për pensionet me Italinë

Mëngjesin e sotëm i ftuar në “Koha për t’u zgjuar” ishte eksperti i pensioneve Kujtim Hoxha, i cili u ndal në marrëveshjen e pensioneve mes Shqipërisë dhe Italisë dhe problematikave të cilat kanë lindur në zbatimin e saj në praktikë.

Një problem i evidentuar sipas Hoxhës, është fakti që nuk është parashikuar që legjislacioni italian është i ndryshëm nga ai shqiptar, lidhur me pensionin e parakohshëm, duke sjellë dhe raste konkrete ku qytetarët shqiptarë kanë mbetur pa pension të parakohshëm edhe pse plotësojnë kushtet në shtetin italian dhe duhet nga Shqipëria vetëm një verifikim sa i përket viteve të punës të cilat i kanë pasur në vendin tonë.

“Ka pasur probleme jo të vogla mbi fatet e qytetarëve. Vetëm në zyrën timë në javën e kaluar kisha 5 raste të shqiptarëve të cilët jetojnë në Itali, që kanë plotësuar kushtet për të dalë në pension të parakohshëm.

Qeveria shqiptare duhet t’u përgjigjet kërkesave të qytetarëve të tij, sepse kanë 2 periudha sigurimi, disa vite në Shqipëri për të cilën kanë dokumentacionin për punë e kryer këtu, dhe pjesa tjetër e konfirmuar në Itali., në vendin ku kanë rezidencën dhe jetojnë.

Në momentin që kanë plotësuar 42 vite pune në të dy shtetet, i lind e drejta për pension të parakohshëm pavarësisht moshës.
Italia kërkon konfirmimin e punës në Shqipëri, por punonjësit këtu pretendojnë se duhet mbushur mosha e pensionit pastaj duhet aplikuar. Kjo ndikon që të mos dalin dot në pension të parakohshëm. Administrata duhet të përgjigjet në kohë e të mos bëhet pengesë”, tha ai. bw

Aksident tragjik në Kanada- Humb jetën mjeku dhe profesori shqiptar Agron Alija

Alija shërbeu si mjek dhe Profesor i Asociuar në Shkollën e Mjekësisë dhe Stomatologjisë “Schulich” në London në provincën e Ontarios.

 

KANADA- Mjeku shqiptar në Kanada, Agron Alija, ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti me automobilistik. Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar Ambasada e Shqipërisë në Kanada. Ambasadorja Artemis Kosta Malo gjithashtu ka ngushëlluar familjarët e të ndjerit. Alija shërbeu si mjek dhe Profesor i Asociuar në Shkollën e Mjekësisë dhe Stomatologjisë “Schulich” në London në provincën e Ontarios.

“Me dhimbje të thellë mësuam lajmin tronditës për ndarjen e parakohshme nga jeta të Dr. Agron Alija. Në emër të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Kanada dhe në emrin tim personal, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së Dr. Agron Alija për këtë humbje të pazëvendësueshme.

Dr. Agron Alija ishte një figurë emblemë e komunitetit shqiptar në Kanada, një profesionist i përkushtuar në fushën e mjekësisë dhe një njeri me shpirt fisnik, që kontribuoi me dashuri, përkushtim dhe integritet në shërbim të njerëzve dhe komunitetit, veçanërisht në Hamilton dhe London, aty ku edhe shërbeu si mjek dhe Profesor i Asociuar në Shkollën e Mjekësisë dhe Stomatologjisë ‘Schulich’ në London, provinca e Ontarios”, shkruan ambasadorja./Dosja.al

Më pak remitanca?! Depozitat në valutë, rritjen më të ngadaltë në gusht që nga 2020-a

Muaji gusht ka sjellë një rritje të kursimeve në lekë dhe sidomos në valutë, një tendencë e përhershme sezonale kjo që lidhet si me prurjet e emigrantëve dhe vitet e fundit edhe me të ardhurat që gjenerohen nga turizmi.

Statistikat e Bankës së Shqipërisë bënë të ditur, se stoku i kursimeve në lekë në fund të muajit gusht ishte 671.7 miliardë lekë, me një rritje prej 0.91%, ose rreth 6.1 miliardë lekë më shumë në krahasim me muajin e mëparshëm. Në raport me korrikun, kur depozitat në lekë me bazë mujore u shtuan me 10.5 miliardë lekë, ritmet e rritjes janë ngadalësuar.

Me bazë vjetore (gusht 2025/gusht 2024), depozitat në monedhën vendase janë rritur me 13%, ose gati 77 miliardë lekë më shumë.

Në korrik dhe në gusht, një periudhë sezonale, kur ka si prurje nga emigrantët ashtu dhe të ardhura nga turizmi është rikthyer rritja e depozitave në valutë, pas ngadalësimit të qershorit.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, stoku i depozitave në monedhën e përbashkët ishte 8.49 miliardë euro në fund të muajt gusht, me një rritje prej 227 milionë eurosh, ose 2.7% më shumë në raport me muajin e mëparshëm.

Rritja është ndikuar si nga korporatat private e publike, ashtu dhe individët.

Megjithatë e krahasuar me vitet e mëparshme, shtesa e muajit gusht është më e ulëta që nga viti 2020, kur vendi po vuante pasojat e pandemisë.

Në gusht 2024, në banka hynë si formë kursimesh në euro 292 milionë euro më shumë, në të njëjtin muaj të 2023-t shtesa ishte 286 milionë euro, në gusht 2022 në 257 milionë euro dhe në 2021 ishte 248 milionë euro.

Përgjithësisht rritja e depozitave në valutë në gusht reflekton prurjet e emigrantëve, por vitet e fundit fluksi i madh i turistëve ndikonte që shumë familje të jetojnë me turizëm të gjeneronin më shumë të ardhura në euro.

Ngadalësimi i këtij viti tregon për një rritje më të dobët të turizmit, siç kanë deklaruar dhe operatorët, apo stepje të prurjeve të emigrantëve nga euro e dobët.

Me bazë vjetore (gusht 2025/gusht 2024), depozitat në monedhën e përbashkët janë rritur me 7.2%, ose 570 milionë euro më shumë.

Banka e Shqipërisë e raporton totalin e kursimeve (lekë plus valutë) të konvertuara në lekë. Në fund të gushtit, stoku total i depozitave ishte 1.44 trilionë lekë, me një rritje me bazë vjetore prej 105 miliardë lekësh, ose 7.9% më shumë.

Stabilizimi i euros ka ulur ndikimin që rënia e kësaj të fundit dha në tkurrjen e kursimeve në valutë në momentin që ato raportohen në euro.

Të matura sipas monedhave përkatëse, në një vit depozitat në lekë janë rritur me 77 miliardë lekë (rreth 770 mln euro) dhe ato në euro me 570 milionë euro, me një total prej 1.34 miliardë euro që janë shtuar në sistem për një vit./ Monitor

“Liri për çlirimtarët” Mbi 500 veteranë të luftës nisen drejt Holandës, protestë para Gjykatës së Hagës për ish-krerët e UÇk-së

Mbi 500 veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe qytetarë të tjerë nga Kosova janë nisur në Holandë. Të dielën pritet të mbahet një protestë masive në afërsi të ndërtesës së Gjykatës Speciale, në mbështetje të ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Me këngë patriotike e thirrjeve për drejtësi, ata janë nisur nga Kosova. Shqiptarë nga Shtetet e Bashkuara dhe vende të ndryshme të Evropës, të dielën do të protestojnë me thirrjen “Liri për çlirimtarët”.

Mërgata shqiptare është bërë bashkë në mbështetje të ish-eprorëve të UÇK-së, në një organizim më 14 shtator – një ditë para se të nis dëgjimi i dëshmitarit të parë të mbrojtjes.

Ramadan Gashi, sekretar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), thotë se po planifikojnë të mbërrijnë të dielën në Hagë, pak para fillimit të protestës, e cila do të fillojë në orën 14:00. bw

Rama në takim me ambasadorët shqiptarë: Shqipëria nuk ka luksin të mos njohë shqiptarët që shkëlqejnë jashtë vendit

 

Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje të qartë ambasadorëve shqiptarë nëpër botë që të marrin një rol më aktiv në identifikimin dhe regjistrimin e shqiptarëve të suksesshëm jashtë vendit.

Gjatë fjalës së tij në Konferencën e Ambasadorëve “DIPLO2025”, që u zhvillua sot në Tiranë, kreu i qeverisë theksoi se është e papranueshme që Shqipëria, si një vend i vogël, të mos ketë një databazë të përditësuar me profesionistët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë jashtë.

“Jemi një vend i vogël dhe popull i vogël që nuk e kemi luksin të mos kemi dijeni për burimet tona njerëzore jashtë vendit. Ka shqiptarë të jashtëzakonshëm që shkëlqejnë në çdo cep të botës dhe shumë prej tyre nuk kanë asnjë nevojë materiale ndaj Shqipërisë, por do ta mirëprisnin një ftesë për të kontribuar për vendin e tyre”, – u shpreh Rama.

Ai shtoi se shërbimi diplomatik duhet të garantojë këtë njohje, në mënyrë që më pas të ndërtohen ura bashkëpunimi me diasporën.

“Është e papranueshme që ende nuk kemi një database që pasurohet dita-ditës me profesionistët shqiptarë kudo në botë. Me këtë dijeni, shumëçka tjetër mund të ndërtohet”, – theksoi kryeministri.

Më tej, Rama u ndal edhe te pjesëmarrja e shqiptarëve që jetojnë jashtë në zgjedhjet e vendit, duke e cilësuar si një mundësi për të forcuar jo vetëm rolin e tyre në vendimmarrje, por edhe përgjegjësinë e shtetit për të qenë më pranë tyre.

Edi Rama: Ne jemi një vend i vogël, popull i vogël që nuk e kemi luksin të mos kemi as dijeni për burimet tona jashtë vendit, për shqiptarët e shkolluar dhe profesionistët e jashtëzakonshëm që ne kemi nëpër botë. Dhe dijeninë për ta duhet të na e garantojë shërbimi diplomatik. Por te mos kemi një databazë që pasurohet dita ditës me profesionistët shqiptarë në botë dhe kur shumë shqiptarë shkëlqejnë e bëjnë sukses e nuk kanë nevoja materiale ndaj Shqipërisë. Patjetër në një masë të madhe do ta prisnin një ftesë nga Shqipëria për të kontribuar. Është e papranueshme që ka të paditur lidhur me një kapital ta jashtëzakonshëm që kemi jashtë vendit dhe ky duhet të jetë objektiv e të gjitha përfaqësive tona diplomatike.

Ngritja e akademisë diplomatike sipas modeleve në të mira europiane është një hap shumë i nevojshëm i domosdoshëm i cili më në fund po hidhet, ndërkohë që i domosdoshëm është reformimi normativ i shërbimit të jashtëm për të garantuar edukimin në vazhdim të të gjithë trupës dhe përmirësimin sistematik të burimeve njerëzore. gsh

Nga gomonia, në rrugë duke shitur kokainë- Daily Mail publikon historinë e 22-vjeçarit shqiptar

Një emigrant shqiptar, që hyri ilegalisht në Britaninë e Madhe me gomone dhe më pas u përfshi në trafikim droge, është përballur me vendim deportimi, tre vite pas mbërritjes së tij.

Elvis Zoto, 22 vjeç, u dënua me 2 vjet e 9 muaj burg për trafik kokaine të pastër dhe së fundmi, Gjykata e Lartë ka miratuar dëbimin e tij, pavarësisht përpjekjeve për të vonuar procedurën me pretendime për azil.

Zoto publikonte hapur në rrjetet sociale udhëtimin e tij të paligjshëm nga Franca në Dover në qershor 2022 dhe postoi madje formularin e regjistrimit në Ministrinë e Brendshme britanike. Ai pranoi se kishte kaluar Kanalin me ndihmën e një kontrabandisti dhe e cilësoi udhëtimin si “të lehtë”.

Pas mbërritjes, ai kërkoi azil dhe u strehua në një hotel me katër yje (Crowne Plaza) në Basingstoke, por u arratis përmes një dritareje vetëm dy ditë më pas. Pavarësisht se Ministria e Brendshme e konsideroi kërkesën e tij për azil të tërhequr, ajo nuk ishte në gjendje ta kontaktonte, edhe pse kishte numrin e tij të telefonit.

Në nëntor 2023, Zoto u arrestua nga Policia e Essex gjatë një ndalese, duke rezultuar në akuzë për trafik droge të klasit A. Ai u dënua në prill 2024 dhe përballoi automatikisht procedurat për dëbim. Megjithatë, ai pretendoi se ishte viktimë e trafikimit të qenieve njerëzore dhe kishte ende një kërkesë azili në pritje, duke fituar të drejtën e apelimit.

Në korrik 2025, Gjykata e Lartë rrëzoi apelimin e Zotos dhe i dha dritën jeshile dëbimit të tij, duke nxjerrë në pah dobësitë e sistemit të azilit. Aktivistët theksojnë se rasti është shembull i nevojës për reforma urgjente në politikat e imigracionit për të parandaluar abuzimet dhe përfshirjen e emigrantëve në rrjete kriminale. sn

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti mirëpret mërgimtarët: Gjithsecili është përjetësisht brenda kombit

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka organizuar një pritje për bashkatdhetarët, duke theksuar rëndësinë e tyre për vendin. Në një postim në Facebook, ai u shpreh se edhe nëse mërgimtarët jetojnë jashtë vendit përkohësisht, ata mbeten gjithmonë pjesë e pandashme e kombit.

Kurti vlerësoi rolin e mërgatës si mysafirë të shtrenjtë që kthehen për të ruajtur lidhjet me atdheun dhe si partnerë të zhvillimit të Kosovës. “Nuk flasim më për ‘trurin që ikën’, por për zemrën që nuk harron”, theksoi ai, duke nënvizuar se bashkëpunimi dhe përgjegjësia ndaj vendit janë të përhershme.

Kurti2
Kurti3
Kurti4

Ai i mirëpriti mërgimtarët me fjalët: “Mirë se vini në shtëpinë tuaj, jemi me fat që ju kemi, e ju paçim gjithmonë!”, duke treguar angazhimin për të fuqizuar lidhjet mes diasporës dhe Kosovës. bw

Mbi 530 milionë euro për pesë muaj, rriten me 3% remitancat në Kosovë

Remitancat nga diaspora drejt Kosovës arritën në 530 milionë euro në periudhën janar–maj të këtij viti, duke shënuar një rritje prej 3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur shuma ishte 513 milionë euro.

Dërgesat financiare nga mërgata e Kosovës drejt vendlindjes kanë shënuar rritje në muajt e parë të vitit 2025.

Sipas të dhënave paraprake të publikuara nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), remitencat në periudhën janar–maj kanë arritur vlerën prej 530 milionë euro, krahasuar me 513 milionë euro në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, që përbën një rritje prej 3%.

Vetëm gjatë muajit maj, remitancat kanë kapur shumën 126.6 milionë euro, duke shënuar një rritje prej 7% krahasuar me majin e vitit 2024.

Në të njëjtën kohë, dërgesat kanë pësuar rritje mujore prej 13% në krahasim me muajin prill, çka tregon një trend pozitiv në përkrahjen financiare që vjen nga diaspora.

Remitancat mbesin një nga burimet kryesore të të hyrave për shumë familje në Kosovë. Ato luajnë një rol thelbësor në mirëqenien e qytetarëve, duke ndihmuar në përballimin e shpenzimeve të përditshme, investimet në arsim, shëndetësi, si dhe në blerjen e banesave apo nisjen e bizneseve të vogla.

Sipas të dhënave të BQK-së, gjatë vitit 2024, remitancat totale kishin arritur në 1.35 miliardë euro, me një rritje vjetore prej 1.1%.

Kjo e bën diasporën një kontribuues të qëndrueshëm në ekonominë vendore, përkundër sfidave globale si inflacioni apo pasiguritë gjeopolitike.

Sipas të dhënave të publikuara nga OJQ, “Instituti GAP”, remitancat kanë shënuar një rritje të ndjeshme gjatë dekadës së fundit, duke arritur në 1.350 miliardë euro në vitin 2024 nga 665 milionë euro në vitin 2015.

Gjatë viteve 2015-2023, remitancat kanë pësuar një rritje të konsiderueshme, me periudha të ndryshme dinamike. Në vitin 2015, remitancat u regjistruan në 665 milionë euro. Rritje u shënua në vitin 2016, ku remitancat arritën në 691 mil euro. Progresi vazhdoi edhe në vitin 2017, me një rritje të ndjeshme prej 10% në krahasim me vitin paraprak, duke arritur në 759 milionë euro.

Në 2018 dhe 2019 pati rritje prej 5% dhe 6% (në total 11 %) duke shkuar deri në 852 milionë për këto dy vite. Në vitet 2020 dhe 2021, ishte rritja më e madhe. 2020 (vit i pandemisë) pati rritje prej 15%, duke kapur vlerën e 980 milionë eurove. Ndërsa në 2021 u shënua rritja rekord gjatë këtij dhjetë vjeçari, prej 15%, me vlerën totale 980 milionë të remitancave të dërguara në Kosovë.

Tre vitet e fundit po ashtu shënuan rritje të qëndrueshme të remitancave, me një ngadalësim në vitin 2024. Në 2022 remitancat arritën në 1,223 miliardë euro, duke shënuar një rritje prej 6% krahasuar me vitin e mëparshëm. Viti 2023 vazhdoi të sillte rritje të remitancave, duke arritur në 1,336 miliardë euro, me një rritje vjetore prej 9%. Ndërsa në vitin 2024 ato shkuan në mbi 1,350 milionë euro, me një rritje minimale prej vetëm 1% krahasuar me vitin 2023.

Përgjatë këtyre viteve, pjesëmarrja e remitancave në BPV ka qenë relativisht e qëndrueshme, duke u luhatur nga 11% deri në 14%. Megjithatë, në vitin 2024, kjo pjesëmarrje parashikohet të bjerë në 13%, bazuar në llogaritjet e BPV-së sipas parashikimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Ministrisë së Financave.

Llogaritet se mbi 800 mijë qytetarë të Kosovës jetojnë jashtë vendit, kryesisht në shtete si Gjermania, Zvicra, Austria, SHBA dhe vendet nordike. Përveç remitancave, diaspora kontribuon në mënyra të tjera në zhvillimin e vendit – përmes investimeve direkte, dërgimit të mallrave, dhe pjesëmarrjes në fushata humanitare e zhvillimore./ Monitor

REAGIM PUBLIK – MJAFT ME HIPOKRIZI!- Nga OSMAN FERIZI

Me keqardhje dhe zhgënjim të thellë po reagoj për mungesën e mbështetjes serioze ndaj projektit të rëndësishëm kulturor dhe historik: Filmi dokumentar-artistik “Rilindasi i Fundit – Dr. Rugova”, me autor Gani Mehmetaj, një emër i njohur për përkushtimin ndaj veprës së Presidentit Historik të Kosovës.
Vitin e kaluar kam pranuar me respekt kërkesën e z. Mehmetaj, për të ndihmuar këtë projekt. Si aktivist me mbi 3-dekada, vite të tëra kontribut në mërgatë, si ish antar i Komisionit Qendror të 3% për Gjermani, si ish-kryetar i Shoqatës “Sali Çekaj”, ish-kryetar i Degës së LDK-së në Gjermani dhe mbështetës i shumë projekteve kombëtare (që nga ndihma për grupin e Adem Jasharit në vitet 1996/97, te Kompleksi Memorial i Dr. Rugovës në Malaj, e deri te shtatorja e Shën Terezës në Pfaffenhofen, shtëpi dëshmorësh e familje skamnore), kam dhënë gjithë kapacitetin tim për ta përkrahur këtë nismë, falë kontributit, transparencës  dhe besimit të krijuar mesë vëllezërve që më besuan.
Kam kërkuar publikisht dhe zyrtarisht mbështetje nga:
      •     Kryesia Qendrore e LDK-së
      •     Grupi Politik për Mërgatën
      •     Të gjitha Degët e Nëndegët jashtë vendit
      •     Dhe bashkatdhetarët tanë në Perëndim
Por përballë kësaj kërkese, shumica zgjodhën heshtjen, mosangazhimin, apo më keq: hipokrizinë publike me fjalë boshe dhe zero veprime.
Deri tani janë mbledhur 34.570,00 €, falë gjithë atyre kontribuuesve që e kuptojnë peshën e kësaj trashëgimie. Dhe pyes me plot të drejtë:
📌 Ku janë “Rugovistët e mëdhenj” e të “përbetuar”?
📌 Ku janë deputetët që përfitojnë pushtet në emër të Rugovës?
📌 Ku janë ata që bëjnë fjalime përkushtimi, por nuk dhuruan as një meditje për këtë film?
Nuk keni as moral e as ndërgjegje për ta përdorur emrin e Rugovës për karrierë personale. Mjaft më me mashtrime dhe përulje të rreme para varrit të tij!
Mërgata e ka dhënë gjithçka për Kosovën. Ne nuk jemi më thjesht kuti votimi. Sot rreth 50 % e popullit jeton jashtë Kosovës, por është krejtësisht e pa përfaqësuar, përveç ndonjë servili të nënshtruar e pa dinjitet.
Prandaj them me zë të lartë:
👉 Kush nuk e mbështet këtë projekt, nuk ka të drejtë të flasë në emër të Rugovës!
👉 Mërgata nuk është lopë për t’u mjelë çdo katër vjet, por është zemra që ka mbajtur gjallë Dardaninë!
Tani është koha për të ndryshuar këtë mendësi vasale dhe të turpshme!
Mbështeteni këtë projekt ose heshtni përgjithmonë për Rugovën!
Konto ku mund të kontribuoni:
Të nderuar, mjetet mund të i paguani në konto:
Osman Ferizi,
Iban: DE07 7215 1650 0009 3335 01
BIC: BYLADEM1PAF
Verwendungszwek:
Filmi Doku” Rilindasi i fundit dr. Rugova”.
Sparkasse Pfaffenhofen
Kosovë;
Konto në Prishtinë
Gani Mehmetaj
1501110004292807
Account nr.1403000031578332
Raiffeisen Bank Prishtinë.
Me nderim nga unë si kryetar i KO për Gjermani dhe autori i filmit z. Gani Mehmetaj, por edhe me kërkesë për llogaridhënie.
Osman (Oso) Ferizi
04.06.2025

Send this to a friend