Në një takim ndërkombëtar, kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i drejtoi një pyetje drejtoreshës së ODIHR, Maria Telalian, lidhur me zgjedhjet e 11 majit 2025 në Shqipëri.
Ai denoncoi me tone të ashpra ‘përdorimin e drejtësisë kundër opozitës për më shumë se një vit’. Mediu theksoi se grupet kriminale kanë blerë vota, kanë frikësuar qytetarët dhe kanë kryer pastrim parash në funksion të fushatës. Ai akuzoi qeverinë për përdorimin e burimeve shtetërore për llogari të Partisë Socialiste dhe tha se shteti dhe partia tashmë janë të pandashëm.
Sipas Mediut, asnjë nga rekomandimet e ODIHR-it që prej vitit 2013 nuk është zbatuar nga socialistët në pushtet.
Në përgjigje, drejtoresha Telalian tha se ODIHR do të publikojë një raport përfundimtar me rekomandime dhe do të monitorojë zbatimin e tyre nga autoritetet shqiptare.
Ajo theksoi se vlerësimi i ODIHR-it është objektiv dhe jopolitik. Vëzhgimi nuk përfundon me raportin, por do të vijojë edhe në fazën e zbatimit të rekomandimeve. ODIHR, sipas saj, do të jetë vigjilent në mbrojtjen e standardeve demokratike.bw