VOAL

VOAL

Më vodhën jetën Nga Çiljeta Bome

September 28, 2022
blank

Komentet

blank

Donika Omari letër Raimonda Belli Gjençaj, autores të romanit “Koha në mes”

E dashur Monda,
kur pata shkruar se lexuesi nuk i lëshon nga dora romanet e tu pa shkuar deri në faqen e fundit, nuk e kisha lexuar Koha në mes.
Por e kisha atë bindje, dhe m’u vërtetua edhe një herë.
Kjo tërheqje romaneske i kushtohet një aftësie për ta mbajtur lexuesin në një pritje plot kureshtje për vazhdimësinë e ngjarjeve, të fateve të personazheve, gjendjesh shpirtërore të caktuara etj.
Por ky tipar është vetëm njëri nga faktorët që e bëjnë kaq joshës romanin tënd.
Është edhe subjekti, që përfshin një periudhë prej gati gjysmë shekulli të historisë sonë;
është gjetja origjinale sesi e shpie emocionalisht lexuesin të përjetojë një kohë të kadencuar;
është qëndrimi përgjithësisht objektiv ndaj kësaj periudhe kaq të gjatë e kaq të ndërlikuar;
pastaj është stili metaforik i përdorur; janë edhe ato mendimet, që mund t’i quash sentenca e që të bëjnë të reflektosh, si p.sh.
Paratë nuk të bëjnë njeri.
Por tregojnë ç’njeri je. Është pastaj si arrin të japësh me kaq vërtetësi e realizëm tragjizmin e sistemeve, dhe ndodh që absurditetet e kohës t’i japësh edhe në mënyrë lakonike, kur p.sh. pyetjes:
Nga të kemi mor bir?, djali i ri i përgjigjet: Jam nga Lëvizja e Legalitetit. Për të qeshur e për të qarë.
Por… më e rëndësishmja: ndonjë nga personazhet le të mbetej në Shqipëri, se, me gjithë braktisjen e vendit, ja ku jemi unë e ti e vajzat tona.
Shumë përgëzime dhe urime për suksese të mëtejshme, e dashur Monda. Se nuk të gëzojnë vetëm ty këto arritje të bukura të tuat.
Të përqafoj fort
Donika
blank
blank

SOT ËSHTË E SHTUNË – Poezi nga Jamarbër Marko

Sot është e shtunë…
Për mua dhe për ty
Për të gjithë.
Për të gjithë ata
Që patën diçka në tokë.
.
Sot është e shtunë
Edhe për ata që janë mërzitur
Për ata që nuk dijnë të jetojnë.
Është e shtunë edhe për ata
Që nuk janë më.
.
Sot është e shtunë
Për kuajt që tërheqin karrocat në errësirë
Për lodrat që u luajtën
Dhe për vendet bosh në sallat e lavdisë.
.
Sot është e shtunë
Edhe për ata që nuk e dijnë këtë gjë
Që vuajnë e s’janë të lumtur.
.
Vetëm sot është e shtunë,
E dëgjova në rrugë
Në derën e spitalit.
.
Sot është e shtunë
Edhe sikur askush të mos e kujtojë…
Jo vetëm sepse unë sot jam mërzitur,
Por për madhështinë e një dite
Që veshi mbi vete pelerinën e vjetër të botës.
.
Është e shtunë
Sepse nuk ekziston asnjë ditë tjetër
Si kjo e sotmja
Dhe dikush mund të thotë
Se asnjëherë nuk ka qenë e shtunë,
Se asnjëherë, asnjë ditë
Nuk ka shpënë buzë greminës kuptimin e madh
Jetën e madhe përpara një bluze
Të thjeshtë dite
Siç është dita e shtunë.
.
Ditë e shtunë sot
Që u përsërit aq shumë
Mbi atë çka bënë ata që nuk jetojnë sot
Me lehtësinë e atyre që jetojnë
Të mbështjellë nga e shtuna
Që si letër karamelesh
Bie mbi butësinë e vjetër.
.
Sot e shtuna bie mbi kërcënimin e vjetër
Dhe thuhet nga të gjitha buzët kudo
Edhe atje ku dita është ngatërruar me një tjetër
Edhe atje ku dashuria është është zëvendësuar me një tjetër.
Kudo sot e shtuna përkëdheli plagët dhe buzëqeshi
Për t’ ua bërë më njerëzore,
Për t’ ua larguar sadopak nga pesha e kohës,
Që e veshur me hijen dhe dritën e një të shtune
Ndaloi lozonjare dhe tha:
Sot është e shtunë
Kur filluam të kuptojmë
Se vetëm në botën tonë është diçka
Të rrish pak më shumë në të ftohtë
Për të larguar diku drejt pafundësisë
Nyjen e vërtetë,
Që lëkundet me përkëdheli
Brenda thellë së shtunës
Që duket se nuk do të ndërrohet me asnjë ditë tjetër.
.
Sot është e shtunë
Për të vetmen thjeshtësi dhe mendim
Për të vetmen kënaqësi dhe trishtim
Për të bërë një hap
Në botën e vogël të njerëzve.
blank

Tre motive nga Italia- Nga Albert HABAZAJ

 

 

1. U TAKOVA ME KRISHTIN NË L’AQUILA

Ia kushtoj dr. Fernando Zecca, mjekut më të mirë që kam njohur në këtë botë!

Nuk isha maratonomaku antik që rendte
Mesazhin e fitores në qytet për të çuar,
Dyzet kilometra në këmbë, me hap e vrap
Gojën nga kthetrat e dhembjes për të shpëtuar.

Më kishte humbur Zoti,
e ndjeva.
Më kishte humbur heroi.
e pashë.
Më kishte humbur njeriu,
e takova
në në qytet pak provincial.

Nëpër mjegullën e mosnjohjes trokita drojtur…
O Zot! Gjeta një mik në zemër të Italisë,
Asnjëherë nuk ishim parë, po tek unë
Zuri vend midis shenjtërisë dhe poezisë.

Me diamante loti
te dera,
Ngashërim prej mirënjohjes
që s’rashë,
Jezusi më tha: Ngrehu!
Fluturova
Nga humanizmi i tij vital.

 

L’Aquila, e martë, 09.02.1999

2. GAVROSHI I ITALISË

Tre vjeç më i vogël ishte se Gavroshi i Hygoit
Tre vjeç, vetëm tre vjeç më i madh se djali im i madh,
Aty qeshte kot më kot, aty kot qante njomështori
Në moshë të shkollës s’njohte as Kopernik, as Ajnshtajn.

Qeshte se kushedi në ç’ëndërr lundronte ditëziu
Qante ngaqë supet e brishta, si degët e bushit
Nuk mund t’ia mbanin dot peshat e rënda, kërthiut
Këputej në mes si pras e keq s’i vinte kurrkushit.

Po endej rrugëve një zemër e trishtuar, e zbrazët,
Pa qenë rrugaç, flakur moçalit të përbuzjes,
I braktisur dhe nga prindërit – akuj të Alaskës
Harabeli i çoroditur, filiz i mospëruljes.

I flisnin Luixhi; mustaqe akoma padirsur
I shkreti çunak, rron në mëshirë të dikujt tjetri,
E habitshme. As fis, as gjak, as farë me të s’më lidhte
Përse dy lot në faqe më ngrinë si dy kokrra breshër?!

L’Aquila, 13.03.1999

 

3. MANOVALI

Hamalli i ndërtimit quhet manoval
Më keq se hamalli i portit dikur,
Dhe sikur shpirti në punë t’i dalë
Padroni i tij nuk ndjen ngopje kurrë.

I shkulen shpatullat manovalit si Sizifi
Nga agu i mëngjesit në muzg të darkës,
Bën pallate luksoze, tek Italinë ringriti,
Ende s’e di topografinë e L’Aquilës…

Në dërstilë djerse kthehet rrënjëdali
Se puna s’është … si të shkulësh leshin,
Apo barin tej në parcelë, se pastaj
Punë… kur të shohësh majën e veshit…

Për gjashtëdhjetë e pesë mijë lira në ditë
Shet krahët, se mendja e tij nuk i duhet kujt,
Sikur është vagon i trenit të mallrave
Me çlodhje s’ka e s’ka qetësi, vetëm për bukë!…

 

 

 

 

Cansatessa, Itali, 28.12.1998

blank

“Gjelat këndonin ndryshe” i autorit Artur Spanjolli

“Gjelat këndonin ndryshe” i autorit Artur Spanjolli

 

Në panairin e libri, që u mbyll të shtunën, me 26 Nëntor 2022,mori pjesë dhe Artur Spanjolli, nga Durrësi. Pas mbarimit të shkollës së mesme artistike “Jan Kukuzeli ,”për artet figurative,emigron në Itali. Ai, prei 30-të vjetësh jeton në Firence, ku kreu studimet e larta në Fakultetin e letërsisë dhe filozofisë dhe u diplomua në vitin 2000, me temë: “Letërsia fantastike në letërsinë bashkëkoho-re”. Ai punon si piktor në Firence, por dhe ka shkruar 6 romane në italisht, po ashtu dhe poezi.
Me librin “Gjelat këndonin ndryshe”, i pari në gjuhën shqipe, ai u paraqit në Panairin e librit. Këtë libër e ka krijuar me fantazinë e tij, por që prek ngjarje të fillimshekullit 20-të, kur Shqipëria Ishte në udhëkryq , e ku diskutohesh që, do të coptohej nga fqinjët apo do të krijohej si shtet më vete. Ishte fundi i Perandorisë Otomane, që prej më shumë se 400 vjetësh kishte nën sundim gjithë Ballkanin. Shtetet e tjera, si Greqia, Bullgaria, Maqedonia etj, e fituan lirinë më parë, kurse Shqipëria e fundit.
Autori ka shkruar një roman, duke njohur mirë historinë e asaj periudhe e psikologjinë e shqiptarëve.
Sa fillon ta lexosh romanin, nuk e shkëput kollaj nga dora. Ai është thurur në pronat e mëdha të një beu, me emrin Halit Bej, i cili ishte shumë i pasur, me mendime turkoshake, injorant, mendjemadh. Ai mendonte që shqipëria s’duhej të të shkëputej nga Turqia e të vazhdonte siç kish qenë më parë, pasi donte të ruante dhe pasurinë e tij (Kjo ishte psikologjia e shumë të tjerëve si ai.) Mund të themi që? Jo të gjithë bejlerët e asaj kohe kishin këtë mendim. Ismail Qemali, bash- kë me shumë të tjerë, përfaqësonin pjesën tjetër të bejlerëve, që ishin formuar nëpër shkolla, në Lindje e Perëndim, mbajtën peshën kryesore në lëvizjen për të fituar pavarësinë e Shqipërisë, bashkë me popullin. Ngjarjet zhvillohen në çifligun e Halit Beut e më tej. Nga një faqe tek tjetra trajtohen bukur bukur ngjarjet nga ana e Arturit. Sytë e shkrimtarit mund t’i krahasosh me rentgenin. Ata hyjnë thellë, brënda në shpirt dhe e shohin njeriun tej e përtej. Duket që Arturi ua ka marrë dorën romaneve, pasi ka shkruar dhe më parë; ai njeh mirë epokën, nëpërmjet historisë. Gjatë leximit, nga faqja në faqe të befason me gjuhën e përdorur nga personazhi kryesor, i cili nxjerr nga goja shumë fjalë turke, të kurdisura mirë, që e plotësojnë portretin, bashkë me veprimet e tij në familje, me fshatarët e të tjerë. Kjo i jep vlera të mëdha librit, që lexohet nga gjithkush. Po ashtu ka ndikuar dhe humori i hollë e origjinal i autorit. Kjo mosmërzitje e lexuesit i bën ata që të njohin më mirë atë të kaluar të keqe, që ka ndikuar në prapambetjen e vonesën në krahasim me fqinjët.
Arturi s’është nxituar në të shkruar; ka filluar ta krjojë librin me qartësi në vetvete e pastaj ka vazhduar me tej. Ai i njeh mirë tashmë mjetet e prozodisë, kur në pjesën më të madhe është bazuar në narracionin popullor dhe ka përdorur me mjeshtëri mjetet kompozicionale, siç është rrjedha e dialogut në orë të mira e të këqia të personazhit kryesor. Edhe në replikë me Shemsen, nipin e tij, që dëshiron t’i trashëgojë pasurinë(Pasi ai s’kishte fëmijë), me gratë, me bujqit etj. Ai mendonte që vartësit e tij të panumërt duhet t’i mendonin mirë fjalët, përpara se të flisnin me të. Halit Beu ulërinte, hipur në kalin e zi racë e pastër arabe: “Beu është bej. Vetë padishahu e ka lënë me shkrim. Kështu ka qenë e kështu do të jetë në jetë të jetëve. Gjithë ngjarjet vërtiten rreth Halilit, familjes së tij, bujqve, miqve dhe qëndrimit të tij në kohën e lëvizjes së madhe për t’u shkëputur nga perandoria në renie. Ndërsa me gratë e haremit të vet, me punëtorët e çiflikut sillet i dhunshëm, harbut, me eprorët e tij apo me ata që kërkonin Babën, krejt ndryshe; bëhesh xhymert, i dashur. Herë-herë ndihmonte ndonjë fshatar ,duke i dhënë para për të shëruar djalin e donte të dukej si njeri i dhimbshëm e i gjindshëm. Në një shprehje popullore thuhet: “Ai që nuk di, turbullon ujin që pi,” ose “Pasuria mbron trupin, kurse morali i dobët, shpirtin.”Kjo duket tek Halit Beu.

Mendja e zbrazur e tij është thes për gjëra të këqia. Mënyra si trajton bujqit, gratë, etj, tregon që një njeri që s’njeh të vërtetën, është vetëm budalla. “Ai kapardiset, vishet me sqimë, ha shumë e s’pyet për të tjerët, se ka rojet e vet që përdorin dajakun tek fshatarët. Haliti kishte shumë verdhushka. Ato nuk i përdorte për zhvillimin modern të pronës, për të rregulluar jetën e fshatarëve,
por për budallallëqe. Në fund të librit ai i jep “Kumanda-rit”( që perfaqëson udhëheqësin e kryengritjes në Shqipërinë e mesme (Haxhi Qamilin), bashkë me ata që i shkonin prapa, ulërinin: Duam babën, duam Stambollin, e, sa i afroheshin kryeqytetit, digjnin me zjarr e hekur, çdo gjë, edhe në mënyrë të veçantë çifligjet bejlerëve që ishin kundër Turqisë. Ata kapnin njerëzit e i pyesnin: A je me Babën apo me Austrinë? (Bëhej fjalë për Princ Vidin.) Mjerë ai që përgjigjej keq”. E rrihnin dhe e torturonin,pa një, pa dy. Kishte raste, që, për një fjalë goje, digjnin njerëz të gjallë, të mbyllur në shtëpitë e tyre. Arturi, me mjeshteri i ndihmon lexuesit që të shohin mirë dëmin që sollën të pasurit injorantë të shoqërisë shqiptare të asaj kohe. Kjo vlen për të gjitha kohërat, kur të paditurit pengojnë zhvillimin. Prandaj shkrimet e mira vlejnë për pastrimin e mëtejshëm të ndërgjegjes njerëzore, për pastrimin e shoqërisë nga ferrat e barërat helmuese. Nga përvoja e dimë që, kur libri lë mbresa, kur përfiton diçka të re, kur s’mërzitesh gjatë leximit, ai ka vlera e ndikon në mënyrë të veçantë. Përforcohet thënia që lumturia nuk ngrihet mbi poshtërsitë, që i pasur bëhesh me dituri, jo me flori; i madh bëhesh me mëndje e jo me moshë.

Arturit i uroj suksese të tjera në rrugëtimin e tij letrar!

Dik Mustafaj

 

 

blank

Gomari i kulakut *- Tregim nga Përparim Hysi

 

 

Sa u çlirua Shqipëria nga nazi-fashistët, u ngritën edhe strukturat shtetërore në krahinën tonë të vogël, në juglindje të vendit. Ndryshe nga sistemi i vjetër, u ngrit edhe një komitet partie (flitet për Partinë komuniste që,më vonë,u quajt Partia e Punës e SHQIPËRISË) dhe në krye u vendos një luftëtar i dalluar në luftë.U emërtua si sekretar i parë i komitetit të partisë. Ky,sekretari i parë,qe vendali dhe rrënjët e familjes i kishte në një fshat të larggët mga qytetit
. Krahina qe malore dhe vetëm xhadeja kryesore e lidhte qytetin me qytetitn tjetër më të afërt. Asnjë xhade tjetër dhe asnjë rrugë makine dhe,sa për makina,as që flitej. Udhët nëpër rrugët apo rrugicat e ngushta,si rrugëdhish,do t’i bëje ose në këmbë,ose me kafshë. Në rrugët a rrëpirat mes malesh,kafsha më e përshtatshme qe mushka.Mushka ose gomari. Kali apo pela qe si salltanet dhe rrallë mund të gjeje të tilla.Mandej kish ca rrugë e rrëpira që majë kalit,mund të fluturoje kollotumba dhe fare lehtë mund të thyeje qafën apo të bëheshe copë e çikë. Se kjo ngjarje që po rrëfej si tregim,jo vetëm është krejt e vërtettë,por ka ndodhur në një krahinë të tërë,të rrethuar me male, Male të lartësive të ndryshme,por dhe atje jo vetëm jetonin njerëz, por dhe buçitën armët për liri. Vërtet malore krahina,por në SHQIPËRI, është “pionierja e parë” që vari në qafë:shallin e kuq të ÇLIRIMIT qysh në 5 shtator 1942. Siç merret vesh,bëhet fjalë për krahinën e SKRAPARIT. Epo gjaku nuk bëhet ujë: prindërit e mi janë nga SKRAPARI dhe unë jam krenar për këtë.Më shatë SKRAPARIN,me mua nuk uleni më.
* * *

Unë po e sjell tregimin tani,në prag të “hapjeve të dosjeve”,se,siç gjykoj unë,jo të gjithë”bajgat do dalin mbi ujë”.
Sekretari i parë jo vetëm qe luftëtar i dalluar,por,pothuajse, e njihte gjithë zonën,kur thonë me të bardhë e me të zinj.Ose,brenda parametrave të kohës: ata me “cen” në biografi dhe ata të tjerët që përbënin shumicën. Vet sekretari qe nga një fshat i largët dhe për të shkuar në vendlindje,si të gjithë,do shkonte me mushkë. Këtë rrugë që e bënte në fundjavë apo fund muaj,përdorej një udhë me “korrierë”.Pra,si një”stafetë” nga një korrier tek tjetri dhe,ngaqë rruga qe e gjatë,në një dtancë të caktuar priste dikush,ky ndërrohej me një tjetër dhe, deri sa soste në fshatin e tij,ndërroheshin katër të tiilë.Natyrshëm,ishin njerëz të besuar.Kështu për të shkuar dhe kështu për t’u kthyer. Ishte aty nga fllimet e viiteve ’50-të ,por edhe këtu kish mbrritur”yrneku i STALINIT”: ata të”cënosurit”,ishin shpallur kulak. Kulak,sidomos në SKRAPAR, ke damkën e turpit mu në ballë. Të pafajshëm apo jo,nuk kish kush vriste mendjen,por sipas atij avazit:”ha-ha krushqit,ha-ha dhe nusja” sikur kish filluar një”garë kënaqësie”,si e si ta luftonin këtë”gogol”. Fare kot. Mund ta kishe komshi den- babaden,ke ngrënë e ke pirë me të,por tani është”kulak” dhe mos iu afro,se të ngjitë kolerën.
Po afrohej korrieri i parë(e mbante prej dore mushkën mbi të cilën ishte sekretari i parë),ndërsa i dyti priste të merrte stafetën. Ngjitur me vendin ku priste korrieri i dytë,ishte ara e komshiut që ishte shpallur kulak. Kulaku punonte arën dhe brenda gardhit kish lidhur gomarin e tij. Gomarit i kish hedhur për të ngrënë. Sa po afrohej kalorësi mbi mushkë,gomari pëlliti si shenjë alarmi se mos ajo,”gjitonia” e paftuar i hante racionin dhe,korrieri i dytë,ndërsa mori në dorëzim”stafetën”,i thotë sekretarit:-Shoku X..,. ky gomari që po tremb mushkën tuaj,është gomari i kulakut A… Sekretari e njihte mirë atë familje kulaku nga PRRENJASI dhe i tha”korrierit”:- Nuk u tremb nga mushka ime,por nga ti se mos i hyje në pjesë,se unë e njoh më mirë atë familje të kulakut. Korrierit mend i shpëtoi shurra nga proçka që vërviti. Kjo ngjarje mbrriti e freskët si ndodhi nga korrieri që dorëzoi stafetën.
Epilog

Kështu ka ndodhur dhe jo të gjithë ata që kanë spiunuar do ballafaqohen me të vërtetat.Po sa të tillë kanë spiunuar pas kurrizit dhe sot çirren e bërtasin,se,gjasme, e kanë faqen e bardhë. Kurrë nuk është vonë që t’ua çjerrin maskën.
Tiranë,1 dhjetor 2022

blank

Tri poezi nga Klara Kodra

LIBRI I LIBRAVE (BIBLA)

Ky libër mund të jetë i vogël dhe i madh,
I vogël sa një zemër, i madh sa gjithësia.
S’është Libri i Pafund i Barkesit,
Po një sfungjer vigan
Që thith një oqean.
Pa caqe dhe pa brigje që është Perëndia
Çdo fjalë është një pikë vese që pasqyron krijuesin,
Çdo fjalë është një pikë uji që shuan etjen
përvëluese.
Çdo rresht është një vargmal
E të gjithë këto vargmale
Ngrihen njëri mbi tjetrin
Dhe formojnë një shkallë,
Një shkallë ku zemra rend porsi fëmija
Që rend të rrokë babin
Dhe ngjitet te Perëndia.

Mars, 2022


SHTEGTIMI I UKRAINASVE

Ikin …. ikin ….
Të vjetër e të vegjël, vajza, gjyshe, nëna ….
Dridhen në krahë fëmijësh qentë dhe macet,
Si të parët të pambrojtur, si të parët
të pafajshëm.

Ikin…., ikin ….
Vëllezërit tanë më të vegjël, vëllezërit tanë
më të brishtë.
S’ndajnë me njerëzit gëzimin,
Po dhimbjen dhe frikën.

Ikin…, ikin ….
Nga fantazma e errët e luftës
Atdheun braktisin.
Prapë njerëz do të gjejnë
Në të tjerat brigje.
Prapë dashuri do gjejnë,
Dhëmshuri,
Po s’do gjejnë harresën.
Ndofta, ndofta do gjejnë
Të fundit që mbetet, shpresën.

Dhe delfinët, miqtë tanë të stërlashtë
Po përpiqet urrejtja t’i shndërrojë
Në luftëtarë,
T’i shndërrojë në armiq të njeriut
Dhe ky tmerr i paparë
Në mes të kaq shumë tmerreve.

Po prapë ka qëndresë.
Prapë frymon ajo që s’zhduket’
Dhe e ka emrin shpresë.

Maj 2022


KUR LINDA UNË

Viti jetonte vjeshtën e kohës
Nëna – vjeshtën e moshës.

Bota – paqen pas luftës
Atdheu – një mirazh lirie.

Nëna ndjente brenda vetes
Trokitjet e një fëmije.

Një fëmijë e mbrujtur nga katërmbëdhjetë vjet
ëndërrash.
Nëntë muaj mishi e gjaku të gjallë.

Ishte diçka e njëmëndtë,
Nëna e jetonte si përrallë.

Lindi fëmija një mëngjes,
Fëmija e shumëpritur.

Nëna i vuri emrin Klara,
E qartë, ndofta e ndritur.

Lindi ajo – copë drite.
Zgjaste krahëthit drejt së ardhmes.

Nëna rilindi me të.
E brishta, e bukura, e pafajshmja.

Korrik 2022

Marrë nga ExLibris

blank

Lexim i librit të Abdullah Konushevcit, “Rënia e Mollës -HAPESHIN FJALË PËR NËNËN E DIELLIT! Nga ATDHE GECI

Prushin e fjalës thoshte poeti , Konushevci, përherë e kam dëshiruar. Pa emocion unë s´di të shkruaj. Hapeshin fjalë se po e varrosin Nënën e Diellit . Në këtë poezi , autori me ngjyrat më të bukura na e shfaq gjeninë krijuese prej poeti ; Hapeshin fjalë… / për,.. Nënën e Diellit / Në këtë poezi-dramë / njerëzit i zinte tmerri / shëtitnin me koka në duar…niseshin në rrugë të re… kështu hapeshin flakët e fjalës , flakët e yllit të fshehtë , flakët e zemrës së shkrumuar. Me këtë poezi, Konushevci, i jep gjak të ri letërsisë sonë. Kosova s´është vetëm dhimbje, ajo është edhe e bukura e vetes, lexojmë në librin me poezi „Rënia e mollës“ të poetit, Abdulla Konushevcit. Në këtë libër poeti Konushevci, me strukturen më shqipe , e hapë gjithë poezinë e tij .
Ai nuk resht , nuk ndalet , lëviz . Atë çast kur të zura për beli, thotë poeti nisi kjo lojë e pakryer. E bukura nuk shkilet, nuk vritet ajo do që atë ta duami , ta mbledhim , ta bëjmë ashtu s´ i e meriton. Andaj, e bukura, jo rrallë është gjaku në poezinë e Konushevcit. “Rënia e mollës“, është një libër model , një libër që ndikon dhe frymëzon. Shumë nga poetët e rinj, janë frymëzuar nga poezitë e Konushevcit. Në një lexim të thellë që i bëra veprës së tij , preka të bukurën , akuarelin plotë ngjyra të poetikës së tij. Në botën e Konushevcit unë njoha më të bukurën, poezinë emirëfilltë. Gjaku i së bukurës i jep shpirt gjithë veprës së tij. Konushevci është poet i madh lirik. Në jetën e një molle, në vitin e një molle , rënia e një molle , është këputje që dhemb , që gërvisht , që seizmon. Vetmia nën mollë , thotë poeti , me mollë i bie djaloshit/ që ai pastaj t´ ia shpalosë shpirtin qiellit ,..hijes nën mollë. Molla e rënë , e këputur nga jeta amë; i bie djaloshit me frymën e rënies , me heshtjen që heshtë , me heshtjen që dhemb. Kjo poezi e Konushevcit, me një përpunim të vogël të autorit , kujtoj se është njëra nga poezitë më të bukura në letërsinë shqipe . Rënia e një molle bën që toka t´ i hapë veshët , ta dëgjoj atë, . .ta lexojë atë, dhe me vetminë e vet, djaloshi nën mollë, prek qiellin e përkallur , qiellin e syve.
“Molla“ e Konushevcit është një gjetje e bukur, një figurë që pluskon . Pra , poezia e Konushevcit ,“ Njutni dhe Molla “ orën e mbyllin në vite ; e vitet në shekuj . Metafora dhe semantika e fuqishme kudo tek Konushevci janë bashkë, të pandara . Ato veprojnë kudo ku është poezia. Poetika e Konushevcit është e gjerë dhe kuptimplote. Në kozmosin e tij poetik; çdo gjë lëviz , sillet , seizmon .Të jetuarit heroikisht dhe poetikisht është në natyrën e vargjeve të poetit.I burgosuri nën mollë, i burgosur në vetmi, nën atë shurdh të heshtur , etj. e tjerë, është syzheu i shkurtër në poezinë “ Njutni dhe Molla “. Ndërsa në vjershën „ E diela… “ poeti s´na lë të dremitemi , ai na zgjon ; Baba, jeto edhe ndonjë ditë / shaj, bërtit, protesto / ..kapu fyt për fyt me jetën që po të lë / nesër do të vie e diela … këto dhe vargjet e tjera tregojnë gjerësinë dhe thellësin e poetit . Syri i mirëfilltë i poetit në trajtimin e motiveve të tij kap një botë me shtatë milion ngjyra për t´i dhënë shpirt të bukurës. Deti s´ është paqësorë / nën asnjë yll të ri / po s´fjeti në shtratin / e ëndrrës së tij…lexojmë në poezinë,„Alajdini“.
Poezia e Konushevcit është e moralshme, me dinjitet, e guximshme. Ajo edhe kur flë është s´i ne, edhe kur zgjohet është s´i ne, poezia e tij çdo herë është e zgjuar , ai e di se në stacionin e fundit gjarpëri do t´ i xhveshë rrobet, kjo për poetin s´ është kurrëfarë befasie. Një ditë të bukur me shi / krijova flokët e tu të verdhë / e të vendosa në ishull … lirika e Konushuvcit është e fortë, turbullon . Sepse, flaka e fjalës, thotë poeti fjalën ma merr me vete.
Libri me poezi, „Rënia e mollës“ është njëra nga veprat që i bën nder letërsisë sonë të bukur. Po e mbylli këtë ese me vjershën „Absurdi“, ku poeti Abdulla Konushvevci, me talent dhe gjetje të rrallë artistike, në aktin e pafjalë i bie fuqishëm absurdit, duke xhveshur atë vetëm mes dy rreshtave . Eseja vazhdon në një lexim tjetër për poetin.
1.12.2013
blank

NDERIM PËRHERË PRESIDENTIT RUGOVA- Nga Visar Zhiti

Në qytetet tona të mëdha, në Tiranë dhe në Prishtinë, në sheshet kryesore që kanë emrin e përbashkët “Skënderbej”, qytetarët me mijëra mblidhen dhe kujtojnë Presidentin Rugova, lule dhe qirinj dhe fjala e bukur shqipe…

Sot është datëlindja e tij. Jo vetëm shqiptarët, edhe pse më shumë nga të gjithë, por edhe ata që janë të lidhur dhe punojnë për paqen në Ballkanin e trazuar, në Europë dhe përtej oqeanit, në kontinentin amerikan, pra, shtete nga e gjithë bota, e kanë ndjerë fuqinë plot paqe të ketij Personaliteti.

Rugova u bë bëmatari i madh i së pamundurës, që mrekullisht po shkonte drejt zgjidhjes përfundimtare. Ai sikur kishte marrë bekimin e shenjtores tonë, Nënë Terezës. Kosova u bë e pavarur dhe u shpall Republikë. Shtatorja hijebukur e Presidentit Rugova u lartesua shesheve…

Kujtojme, ndërsa komunizmi binte dhe Jugosllavia shpërbëhej duke u bërë më e egër në qendrën e saj në Serbi, shqiptarët në trojet e tyre në Kosovë po kërkonin si gjithmonë të drejtat e tyre të nëpërkëmbura me gjak dhe të mohura verbërisht. Me mjete paqësore dhe demokratike, më të qartë se kurrë, këmbëngulës dhe me një qëndresë martirizuese, prireshin nga Rugova, që arriti t’i mbledhë rreth vetes e të sensibilizojë opinionin botëror, ta bindë pa u lodhur në të drejtën kombëtare, duke u cilësuar tashmë si “Gandi i Ballkanit”.

Vetëm pushtuesi nuk po bindej. Nga që po bëhej më mizor, bijtë e popullit rrëmbyen edhe armët. Ishte kushtrimi i brendshëm skënderbejan. Ndërsa Rugova kërkonte ndërhyrjen e botës për paqe dhe pavarësi, ndodhi ajo që s’kishte ndodhur, “kryqëzata morale”. Për herë të parë në historinë e vet, koalicioni më i madh ushtarak, NATO, ndërmori një aksion të rëndë luftarak kundër një shteti europian, fqinjit dhe pushtuesit njëkohësisht të vendit të Rugovës. U arrit liria, e cila ishte aq e vështirë të fitohej vetëm me gjakun e derdhur të shqiptarëve.

Dhe atëhere në shtetin ende pa vend a në vendin ende pa shtet, në kryeqytetin e të cilit vihen menjëherë shtatoret e Nënë Terezës dhe të Skënderbeut, krahas të rënëve më të fundit, populli bëri President Ibrahim Rugovën, njeriun urtak dhe të vendosur, të paepurin dhe të ballëpërballshmin, vizionarin, të armatosurin pa asnjë armë, me fushëbetejë idealet dhe të drejtën, paqen, bisedimet, diplomacinë, bindjen, sa dhe robërisë së vet nuk i iku përmes plojës.

Lider në pushtim, intelektual i klasit të parë, politikan sa i thjeshtë dhe enigmatik, filozof gandist në Ballkanin e egër, me një shall tradicional, metaforë e shamisë tragjike që lidhnin në krye rugovasit e tij, akademik, firmë e njohur e letrave në kulturën kombëtare, kritik letrar fillimisht, kryetar i shkrimtarëve dhe kryetar i partisë së parë opozitare, i Lidhjes Demokratike, që të kujtonte në emër Lidhjen e hershme të Prizrenit, me portretin e Papa Vojtilës në sfond, tani për të kundërshtuar hapur regjimin komunist të sllavëve të jugut, hordhitë e të cilëve i vranë babanë dhe gjyshin mbas Luftës së Dytë Botërore.

Jetimi që do të bëhej ati i një kauze, asaj të çlirimit, duke iu kushtuar i tëri pavarësisë së vendit, që dëshironte ta fitonte me mjete paqësore, edhe pse kishte përballë padrejtësi, mashtrime, dhunën e një shteti stalinist, krime dhe gjak. U shmangej të gjithave dhe asgjëje. Dhe u bë ikona e paqes në popullin e vet të pakët, që e bëri të njohur kudo bashkë me veten.

Dhe kur po kurorëzohej çështja, ëndrra, pavarësia, në prag të bisedimeve përfundimtare, ikën para kohe nga jeta duke krijuar, krahas dhimbjes së përgjithshme, një bosh të madh, po edhe pështjellim civil. Ç’do të bëhej pas tij? Në kohën postRugoviane, siç po e quanin…

Natyrisht, meritat e Rugovës janë të padiskutueshme, puna dhe vepra e tij janë të pashlyeshme e mbi të gjitha një përvojë e rëndësishme dhe emblemë njëkohësisht, porositë e së cilës kanë vlerë të gjithmontë. Por Rugova punoi me shokë, me popullin e tij, u besua dhe u çmua, u mbështet fuqimisht nga dheu amë, pra ai hapi një hulli, ku mund të vazhdojnë të tjerë. Ai e la përkushtimin suprem dhe frymën e vet, që vazhduesit t’i çonin më tej.

Pra, gjithsesi ai ka pasues, punën, idetë dhe bashkëpunëtorët. Po edhe vetë Rugova ishte pasues, nuk u krijua nga e veçanta dhe shpirti i tij nuk u importua, por sublimoi shpirtin e popullit të vet që e do paqen, harmoninë, di ta njohë tjetrin, të bashkëjetojë dhe të jetë i pamposhtur deri në sakrificë përballë vuajtjeve.

Ai sikur bashkoi durimin e Skënderbeut, kur ishte nën pushtuesin në kryeqytetin e perandorisë otomane, me hovin e shenjtë të Nënë Terezës, që ikte nëpër botë në ndihmë të plagëve të njerëzimit. Rugova aspiroi qytetërimin perëndimor, kulturën katolike… për t’u bërë edhe më shumë simbol i bashkimit, duke i bashkangjitur vetes, krahas fesë muslimane të tanishme dhe atë më të hershmen, të krishteren, sepse ai e dinte mirë se popull nuk do të thotë vetëm të gjallët e tij, por edhe gjeneratat e të vdekurve.

Fisi i tij i dha botës, krahas shpatës së Skënderbeut, edhe lutjet magjike të Nënë Terezës, e cila vuri mbi krye sarin indian dhe iu përvesh punës për të shpërndarë paqe mbi fytyrë të dheut. Dhe si shpërblim prej andej, nga India e largët, u kthye në Kosovë “gandizmi”, që gjeti shpirtin binjak te Rugova. Vetveten te shqiptarët.

Përsëri simboli i shamisë së paqes. Jo i bardhë si te shenjtorja jonë, Nënë Tereza, por i përzishëm si shalli rugovian te Presidenti. Kombi shqiptar i valëvit të dyja tani, njërën në njërën dorë dhe tjetrën në tjetrën, nën hijen e shpatës skënderbejane. Paqe dramatike?

Megjithatë paqe dhe pastaj vjen buzëqeshja. Nënë Tereza buzëqeshte bukur, Rugova tronditshëm. Ai e pa nga larg pavarësinë, më qartë nga të gjithë dhe priu si një profet në ecjen e funeraltë drejt saj, dhe në mbërritje shkoi të shplodhet për të lënë ta prekin të tjerë e të tjerë, me mijëra, vetë popullin. Prandaj dhe e lindi trualli amtar…

Dhe unë i risolle këto fjalë në vend të një buqete me lule.

blank

blank

POETI, MUZA DHE LIBRI – Poezi nga ATDHE GECI

Libër, jam  gjak  hyjnor  i  të  lashtëve

jam flaka e pellazgëve  nëpër  kohëra

jam fryma re e kallinjve nëpër ylbere,

jam vëlla i Pirros  e i Gjergj Kastriotit.

Libër, e ndiej muzën e pastaj shkruaj,

e ndjej muzën  e  lëndën letrare të saj,

muza e di saktë  sa zjarr t´i vë këngës,

dhe sa zjarr ti vë lotëve të dhimbjeve.

Libër, muza më dha dorën  të lindesh,

ti, shpirti më i kulluar  i poezisë  sime,

të tëra krijimet  e  mia  i  ngjajnë jetës,

i ngjajnë  atdheut  e  gjeografisë  sonë,

i ngjajnë lirisë  e udhëtimit kombëtar.

Libër, brezi im u mbështet  tek himni,

te arma që mbron kufirin, te marinari

që mbron detin, tek piloti që e mbron

qiellin, tek populli  dhe mbështetja tij.

Libër,  poezia  ime  i  ngjanë  Kosovës

dardane, Shqipërisë  së  Skënderbeut,

Epirit  pellazg  të  Çamërisë, Krahinës

së Mollës së Kuqe, Ulqinit  dhe Korrit.

Libër, je i bardhë  si  reja e qiellit, dhe

je bjond si vashat e bukura shqiptare,

shpirt, je jeta ime nëpër kohë, krijimi!…

 

Atdhe Geci – Dortmund, 2022

blank

Botohet “LETËRKËMBIMI CAMAJ-PIPA: 1959-1992″

Letërkëmbimi është formë e përcjelljes së informacionit si dhe të ruajtjes së kontaktit dhe të raporteve. Një letër e ruajtur, bie fjala, e para dyqind viteve, sot mund të ketë peshën e një dokumenti shumë të rëndësishëm arkivor, sepse mund të hedhë dritë mbi të kaluarën, mbi proceset shoqërore, mbi sëmundjet, mbi pushtimet, mbi luftërat e kohës etj.
Po a kemi sot letërkëmbim klasike, apo këtë komunikim e kemi dhe po e zhvillojmë përmes formës elektronike? Sa është i sigurt ky komunikim, sa ruhet privatësia dhe konfidencialiteti i letërkëmbimit online! Hakerimi i tërë sistemit elektronik dhe rrjedhja e miliona dokumenteve zyrtare e private që po e tronditin kohëve të fundit Shtetin Shqiptar dhe jo vetëm, flet se jemi më pak të sigurt se sa ruajtja e komunikimit përmes letrave postare! Për më tepër, të shkruarit e letrave me laps, shkrimi autentik dhe kaligrafia e shtrirë në letër, ruajnë autenticitetin, flasin për karakterin dhe temperamentet e personit që e ka shkruar. Sot, këto vlera nuk mund të hasen në një letër online, të cilën mund ta shkruajë gjithkush dhe kurdoherë!
Jo të gjitha letërkëmbimet mund të jenë të interesit publik, jo të gjitha mund të jenë të rëndësisë së veçantë dhe me vlera të posaçme! Letërkëmbimet në mes të prijësve të dikurshëm shtetëror dhe mbretërve, në mes të gjeneralëve e strategëve luftarakë, letrat sekrete nga burgjet famëkeqe, nga robëria, nga sistemet diktatoriale, letërkëmbimet në mes të artistëve e krijuesve, mund të jenë të një rëndësie të veçantë, sepse mund të shpalosin situata nga më të rëndësishme historike; mund të shërbejnë si dokument burimor mbi një ngjarje, mbi një histori, mbi problemet e ndryshme të kontekstit kulturor etj. A mund të gjenden sot, për shembull, dy krijues shqiptarë të cilët mund të ofrojnë 4-5 letra të kohës moderne që do të faktonin shqetësimin e tyre patriotik, kombëtar, kulturor etj. mbi problemet me të cilat ndeshen shqiptarët gjithandej në botë! Vështirë, kjo jo se nuk e kanë këtë shqetësim, por sepse shqetësimet (madje edhe shqetësimet krijues) i përcjellin përmes telefonatave, përmes mesazheve, përmes FB-ut që, përveç “informacionit”, nuk ka kurrfarë vlere tjetër që mund ta ketë një letër-dokument!
Këto ditë, Shtëpia botuese “Princ” nga Tirana nxori nga shtypi librin “LETËRKËMBIMI CAMAJ-PIPA: 1959-1992”, të përmbledhura 271 letra të këmbyera brenda 30 viteve! Një materie që flet për dy gjigantë të letrave shqipe, që flet për dy krijues të veçantë, për dy mjeshtër të papërsëritshëm në trajtimin e problemeve dhe të fenomeneve gjuhësore të Shqipes, që flet për dy personalitete që e kishin dhembje të madhe fatin e shqiptarëve në diasporë, fatin e shqiptarëve në Shqipërinë totalitariste, fatin e intelektualëve shqiptarë të Kosovës, mbi kokën e të cilëve po rrinte makina ndrydhëse serbe e mendimit të lirë, që e patën brengë arbëreshin por edhe shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, madje, për të cilët, me sugjerim të Piccone-s, duhet t’u kushtohet një numër i tërë i revistës Albanica!
Plotë 271 letra nga letërkëmbimi 30 vjeçar i Martin Camajt dhe Arshi Pipës, të ruajtur nga familjarët e ngushtë të tyre, secila letër tregim më vete, me dhjetëra informacione, letra që të mahnitin, mbi të gjitha, nga niveli kulturor që kanë përdorur në komunikimin e tyre miqësor. Madje edhe kur e ndërpresin për gjashtë vite komunikimin, kur shpallen “armiq” në mes vete, këtë e bëjnë me një kulturë që u ka hije vetëm gjigantëve të letrave! Miq e vëllezër në bashkudhëtimin për përhapjen e kulturës shqiptare kudo në botë dhe, njëherit, edhe “armiq të përbetuar” në gabimet gjuhësore e teknike që u përvidhen nëpër letra, gjithnjë duke e qortuar njëri-tjetrin që të jenë sa më të kujdesshëm ndaj Gjuhës Shqipe si dhe sa më tolerantë në përdorimin e fjalëve si nga varianti tosk ashtu edhe nga ai geg. Sepse, sipas tyre, mbi gjuhën e unifikuar nuk duhet të ndërhyhet me operacione kirurgjikale, porse përplotësimi i gjuhës shqipe duhet të vije natyrshëm, përmes vjeljes së fjalëve nga të dyja dialektet.
Letërkëmbimi Camaj-Pipa është një libër që i ka munguar letrave tona, është një libër që duhet të jetë në tavolinën e çdo krijuesi, intelektuali! Përveç që ta mëson komunikimin, dinjitetin, atdhedashurinë, të mbushë me informacione aq të nevojshme për ta kuptuar kohën kur jetuan dhe krijuan këta dy shkrimtarë ndër më të mëdhenjtë që i pati kombi shqiptar. Le ta sjellim vetëm një fragment nga letra e shkruar më 27. 9. 1987!
Në letrën 189 të Camajt dërguar Pipës thuhet:
“I dashur Arshi,
E mora syzimin tand mbi “Qytetnimin shqiptar”. Jam nën përshtypjen e tij, ndonëse e kam lexue ma se nji herë. Të lumtë mendja e dora! A ka me u kuptue drejt prej masës, nuk do të jetë gja fort preokupuese: me këtë shkrim i del hakut botës shqiptare që mos të thonë sot apo nesër: nuk i kemi ditë disa sende, asht dasht me na i thanë ju që jeni të zejes…” /HEJZA/
blank

Më 30 nëntor 1667 lindi Jonathan Swift, shkrimtari më i madh anglez i kohës së tij

VOAL- I konsideruar si shkrimtari më i madh anglez i kohës së tij dhe një nga shkrimtarët më të mëdhenj satirikë që ka ekzistuar ndonjëherë, bir i prindërve anglezë që u vendosën në Irlandë, Jonathan Swift lindi më 30 nëntor 1667 në Dublin. Ai humbet babanë e tij para lindjes. Nëna e tij u kthye në Angli më 1673. Xhonatani mbeti në Dublin me disa të afërm, duke u rritur në kushte jo të ndryshme nga ato të një jetimi. Gjatë fëmijërisë së tij ai studioi në Kilkenny, pastaj në Dublin, në Trinity College.

Më 1679, me këshillën e nënës së tij, ai shkoi në Angli. Ai punon si sekretar i Sir William Temple: në shtëpinë e tij ai njeh Esther Johnson (Stella), me të cilën do të mbetet i lidhur për gjithë jetën dhe me të cilin ndoshta u martua në fshehtësi.

Për të arritur pavarësinë ekonomike ai mori urdhra fetarë në vitin 1694: vitin e ardhshëm u emërua famullitar i Kilroot, në Irlandë, megjithatë ai jetoi kryesisht në Londër ku mori pjesë në jetën politike fetare dhe letrare dhe frekuentoi qarqet më të rëndësishme politike. Falë aftësisë së tij, Jonathan Swift bëhet një nga njerëzit më me ndikim në qytet. Midis 1710 dhe 1714 ai ishte një këshilltar i qeverisë konservatore, duke e mbështetur atë me pamflete dhe artikuj nga faqet e “Eksaminerit”, të cilën vetë Swift e drejtoi, dhe përmes “Klubit Scriblerus”, ku përfshiheshin miqtë e tij shumë të paktë: Papa, Gay, Harley, Arbuthnot.

Me rënien e qeverisë, Jonathan Swift kthehet në Irlandë pasi ka marrë postin e dekanit të Kishës së Shën Patrikut në Dublin. Gjatë kësaj periudhe qëndrimi në ishull ai denoncon hiletë që i nënshtrohen popullit irlandez (të cilin ai gjithashtu e përbuz) nga britanikët dhe pushteti lokal, duke u kthyer në një lloj heroi kombëtar. Pas vdekjes së njerëzve më të afërt, çrregullimet e tij mendore u përkeqësuan gjithnjë e më shumë derisa vdiq më 19 tetor 1745.

Ai ua lë trashëgiminë e tij të varfërve dhe një pjesë të saj ia cakton themelimit të një azili. Në vitin 1704, shkrimet e para dalin në mënyrë anonime, të mbledhura në një vëllim të vetëm. “Raport mbi betejën mes librave të lashtë dhe atyre modernë” është një ndërhyrje në emër të të parëve në polemikën mes shkrimtarëve modernë dhe atyre antikë. “Një diskurs mbi veprimtarinë mekanike të shpirtit” është një satirë kundër gjendjeve mistike, e reduktuar në manifestime patologjike. Shumë brilante është “Tale of a barrel”, një parodi e kishave të ndryshme të krishtera.

Egërsira “Udhëzime për shërbëtorët” dhe “Ditari i Stelës” (1766-1768) dolën gjithashtu pas vdekjes: kjo e fundit përfshin 65 letra të shkruara për Stellën midis 1710 dhe 1713, një nga veprat më të jashtëzakonshme të Swift, për përshkrimin e Londrës. jetën dhe për butësinë dhe lojën e shprehur në “gjuhën e vogël”, gjuhën fëminore dhe të koduar Swiftian e pasazheve më të dashura.

Nga viti 1726 është kryevepra e tij dhe romani më i famshëm “Udhëtimet e Guliverit”. Titulli i plotë ishte “Udhëtime në disa kombe të largëta të botës në katër pjesë nga Lemuel Gulliver etj”. Historia është ajo e mjekut Lemuel Gulliver, i cili është mbytur me anijen tregtare në të cilën ishte hipur. Ai e gjen veten në ishullin e Liliputit ku gjithçka, duke filluar nga banorët, është një e  pesëmbëdhjeta e njerëzve dhe objekteve që njohim. Në pjesën e dytë Gulliver viziton Brobdingnag ku marrëdhënia përmbyset: ai bëhet lodra e vajzës së mbretit që e mban atë mes lodrave të saj. Në pjesën e tretë Gulliver viziton Laputën dhe kontinentin kryeqyteti i të cilit është Lagado: satira drejtohet kundër filozofëve dhe shpikësve historikë. Në ishullin Glubdubdrib Gulliver ngjall hijet e të mëdhenjve të lashtësisë dhe nga përgjigjet e tyre zbulon veset dhe vogëlsitë e tyre. Midis Struldrugëve të pavdekshëm ai kupton se pakënaqësia më e madhe e njerëzve do të ishte perspektiva për të mos i dhënë fund kurrë lodhjes së të jetuarit. Në pjesën e katërt dhe të fundit, thjeshtësia e virtytshme e kuajve Houyhnhnms është në kontrast me brutalitetin e pështirë të Yahoos, bishave me pamje njerëzore.

Nuk ka asnjë dënim të njerëzimit në të gjithë literaturën perëndimore të krahasueshme me atë të shprehur në këtë libër. Swift ka arritur t’i japë kësaj vepre një ekuilibër të përgjithshëm absolut. Kuptimi i tij alegorik agresiv është i kapshëm për këdo që dëshiron ta kuptojë, megjithatë nuk e dëmton gjykimin mbi ndërtimet fantastike sugjestive të autorit dhe as aftësinë imagjinative të lexuesit. Prandaj ironia e dukshme që satira më mizore dhe e përpunuar kundër njerëzimit ka pasur sukses si një libër për lexim të këndshëm dhe është bërë, me prerjet e duhura, një klasik për fëmijët./Elida Buçpapaj

blank

Bota femërore e Musine Kokalarit tek “Siç më thotë nënua plakë”- Nga Prof. dr. Alfred Çapaliku

“Musine Kokalari afirmohet vendimtarisht në vijen e mirë të letërsisë shqipe , jo si relativitet femeror, si mund ta shohë dikush, por si vlerë absolute.”

Mitrush Kuteli

HYRJE

Musine  Kokalari (Adana,  10 shkurt1917 – Rrëshen, 13 gusht 1983) është e para femër në historinë e letërsisë shqipe e cila shkruan dhe boton një libër artistik. Në vëllimin me skica e tregime “Siç më thotë nënua plakë”, Tiranë 1939, shkrimtarja e re 22 vjeçare arrin të  realizojë  në sinkroni të menduarit dhe të shkruarit gjinor nëpër arketipat  feministë. Dallimi i stilit të Musines tek 80 faqet e veprës, në krahasim me mbarë teksturën artistike  të autorëve më në zë të letërsisë së viteve ’30 – 40’, lind nga të shprehurit e veçantë gjuhësor. Është një modalitet depërtues, një pikë shikimi e dalluar mes grave dhe burrave, e shprehur gjer në limite për t’u lexuar në çelësa femërorë. Timbri polifonik i gjyshes, mesogruas, nënës, nuses vajzës gjirokastrite, del me korda të holla nga trupi i femrës. Në prozën e shkurtër të Musine Kokalarit me fare pak penelata realizohet portreti moshor i protagonisteve mëma e vjehrra. Personazhet mashkullorë mungojnë, por ata nënkuptohen përgjatë rrotullimit të ngjarjeve. Siluetat burrërore shërbejnë vetëm si sfond. Urdhërat e tyre artikulohen në ligjëratë të zhdrejtë nga vokali i femrave, që i kthen zotërinjtë hijerëndë në pika të tërthorta referimi. Zonjat me thesarius aq të pasur ligjërimi, si dhe me aparat fonologjik aq të veçantë, përdorin në kuvendimin mes tyre  fjalë formuleske të  toskërishtes jugore, lutje, porosi, urime, mallkime, për ta mbajtur gjallë bisedën, si në një veprim të llojit komunikues të përjetshëm. Dhjetë skenat e  mikrotregimeve etnografike, skicave portretizuese, vizatimeve profilizuese, ndodhive fragmentare, kallëzimeve minimaliste, rrëfenjave intriguese, rrëfimeve apologjike, kujtimeve të sakta, përshkrimeve të imëta dhe të thashathemeve krejt  flu, kanë në qerthullin e tyre veç dy figura femërore. Ato gra e vajza ndodhen vazhdimisht në një mjedis të mbyllur familjar: brenda një shtëpie prej guri apo këndej një dritareje prej qelqi, në një odë pritjeje apo  në një kuzhinë karakteristike, poshtë një shkalle mbi rrugë apo rreth një oborri me avlli, te një prag porte prej druri të gdhendur apo te një cep mëhalle të shtruar me kalldrëm. Femrat zhvillojnë më shumë monologë  sesa shkëmbejnë  dialogë, mbasi njëra flet pa pushim e tjetra pohon apo mohon, me ndryshime në gjestikulacione dhe me transformime në mimikë. Në fabulat tregimtare, shoqëruar rrallë  me përshkrim e peizazh, personazhet janë çift: gjyshja me mbesën, dy fqinjet inatçore, dy kunatat, dy gratë e reja, dy mëhallalijet, vjehrra me nusen, nëna me të bijën, dy shoqet, dy motrat e martuara, apo dy qytetaret gjirokastrite. Galeria e miniaturave aq origjinale nga gruaja tek gruaja me subjekt gjinor, imazhet letrare të natyrës e botës femërore, si dhe kundërshtimi i dukshëm qartë i ideologjisë patriarkale tradicionale, befasuan lexuesit e zakonshëm dhe tërhoqën vëmendjen e kritikëve letrarë të gjysmës së parë të shekullit XX,  si Filip Fishta, Vangjel Koça, Lasgush Poradeci, Mitrush Kuteli, Petro Marko, Andrea Varfi, Nexhat Hakiu, etj.

SIÇ MË THOTË NËNUA PLAKË

Pyetja  kurioze e mbesës ndaj gjyshes, sesi jetonte ajo kur ishte çupë, vërtit përqeshjen e  nënos plakë ndaj vajzave e nuseve të kohëve të reja. Kundërvënia e gjyshes ndaj femrave të ditës është i plotë. Ai përfshin çdo veprim të qortueshëm: si vishen, si ecin , si zbaviten, sa janë vajza. Dhe kur martohen, nënua plakë u numëron nuseve vargun e të metave: si rrinë gjithë ditën e ditës shtrirë, si nuk zënë punë me dorë, si nuk e vrasin mënden fare, si s’ ngrenë qimen nga qulli. Për të gjitha këto fajin e kanë jo vetëm zivo-gavot e shkollës, por edhe burrat që u bënë gra. Si kritizere e pandreqshme gjyshja s’kursen as mbesën e saj, që gjatë ngjarjes pa lëvizje e dëgjon të moshuarën në heshtje të plotë.

Portreti i nënos, fiksuar pas të shkuarës, u projektua si filmi në ekran tre vite më pas, më 1942, tek poema satirike “Hanko Halla” e Ali Asllanit, ku shohim sozien e saj: hankon e rënë nga vakti, mbajtur pas derës së madhe. Dallimet mes  profileve të dy plakave spikasin jo vetëm nga teknikat e  ndryshme të aktshkrimit: në rreshta  apo në vargje, por edhe në aspektet e ndryshme të letërsisë gjinore. Prozatorja Musine Kokalari paraqet këndvështrim femëror në personazhen stoike të Nënos: “Pse më dridhen ashtu, ç’janë ato roba që më bëjnë pas trupit , sikur do t’u çahen veshur. Ç’janë ato nisëla, ata të kuq e të bardhë që më vënë, po për nusëri çdo të lënë. … Të thom, u-bëra kaqë, nuk di se si është të thënit e emërit të burrit.  U-bëra me gjashtë fëmilë, nuk thaçë di fjalë radha me të ndjerin: na, ama, merre, jepe, atë, këtë, këto qenë fjalët t’ona”.

 Nga ana e tij poeti Ali Asllani shpalos këndvështrim mashkullor në figurën  komplekse të Hallës:  “Nuk më mbushet syri, nuk më mbushet zemra, / Nuk më piqet ylli me të tilla femra!” 

PËR MUSTAQET E ÇELOS

Fqinjet grindavece, zonja Hava dhe Merushja, zhurmojnë në faqet e tregimit si dallgë. Qetësia vjen kur ndërhyn me takt plaka e urtë, teto Shekua, të cilën e dëgjojnë të mëdhenj e të vegjël: “… dhe jeni gra të shkuara edhe na muartë mënden me marrëzitë t’uaja”.

Por vetëm pas një çasti ngatërresa midis tyre vazhdon si tallaz. Të dyja s’mund të rrinë pa folur, ngaqë llafazanllëkun e kanë ves dhe zënkën  e kanë mënyrë jetese.  Avazi i tyre është gërryes e me hedhje  të shpeshta degë më degë. Ndërprerja e fjalëve të njëra – tjetrës sjell devijim të bisedës gjer në absurditet… Atëherë e moshuara plot mend, por e privuar nga fuqia fizike, thërret në ndihmë shoqet e saj Paqon e Huznon, dhe të trija bashkë i fusin me zor brenda dyerve të rënda dy shamataxheshat.Tregimi ngrihet mbi antitezën e goditur mes grave të urta fjalëpakta dhe atyre bjerraditëse fjalëshumta, që zihen në sokak: “…  gjëthënjë po ato dhe për se?”.

Poeti Lasgush Poradeci e analizoi tregimin në kuadrin e gjithë  përmbledhjes me prozë të shkurtë të Musine Kokalarit: “Gruaja e l a g j ë s  –  e dyerve dhe e portave, vizitonjësja e vatrës dhe oborit, fjalamania tradicionale që përfaqëson tipin e përbashkët dhe të përditshëm të  intrigonjëses, të intrigantes, të asaj që bën intriga, që fut fitila, që shtje spica, që shan dhe theth në sherr dhe shtyn në ndarje – kjo: m ë h a l l a x h e  s h a  shqiptare e pavdekur për gjithë herën dhe për gjithë kohën, përbën fondin e inspirimit të librës  S i ç  m ë  t h o t ë  n ë n u a  p l a k ë …    Ç’duhet përfunduar prej kësaj prove shkrimi femëror? Ne i falemi nderit me gjith zemër për paraqitjen letrare të këtyre subjekteve të neveritura, veçanërisht për stilin e ri, substancial, që i-u ka përshtatur me aq vërrejtje shpirtërore dhe që është në gjithë kuptimin e fjalës shenja e një talenti të pamohuarshëm.” (1)                                                                     

BURRI SHOKU QENIT

Martesa e një vejani në qytet as dyzet ditë pas vdekjes së të shoqes ndesh në kundërshtimin moral të dy kunatave, meqë në ritualin e mortit ai ishte betuar me qarje: “… do të rrit fëmilën vetë”.

Tre fëmijët shpërndahen si zogjtë e korbit tek nënëdajua dhe tek xhaxhesha. Ndërsa vajza e madhe e mbahet në shtëpi vetëm për t’u shtruar në punë si robinjë nga njerka dërdëllitëse: “… jam e re dhe s’kam gëzuar të rit’ e mi, do të bëj qejf si shoqet e mija”.

Dhimbja e thellë e kunatave për nënën fatzezë e jetëshkurtër përzihet me qesëndisjen e talljen ndaj burrave  me dy fytyra:“Sa  i zihet besë gjarpërit, aqë i zihet dhe burrit. Ngreje nga mendja, sa pa kthier krahat, pa u mbillur ndënë dhe, se u harove. Mirë thoshin të parët, flori e kishin fjalën: burri shoku qenit”.

Letërsia gjinore e Musine Kokalarit përmes ironisë, sarkazmës, satirës dhe humorit të zi arrin gjer në një mohim  ekstrem të elementit mashkull.

Kjo qe shprehur tepër rrallë më parë artistikisht në traditën tonë; si me regjistra të tjerë te poezia “Fshati im” e Çajupit: “Moj e mjera grua, / ç’e do burrë zinë…”

ËSHTË E THELLË

Gruaja e re Bedo rrëfimin e saj në formë diptiku ia bën një shoqeje të ardhur për vizitë në shtëpi. Në fillim i ankohet për kunatën e pamartuar që “vënd s’lë pa futur turitë” dhe që “shpon ndënë dhe” kundër saj tek i vëllai. Në fund ajo i përshkruan asaj dhunën në familje nga i shoqi, të cilin e përmend me përemrat “ai” dhe “ki”:

“S’e hapa golën, erdha e mbeta, dhe zura ta veshtronja … kur fiu …sahanin që kish përpara, të mos kisha ulur kokën  do t’më kish bërë suratin çikë – çikë, por më ra në dorë … Për atë kohë si s’lëshova zënë, por mendova se do t’na dëgjonin jashtë”.Në këtë mizanskenë të pabarazisë gjinore gruaja hyn e del si figurante, mbasi aktor kryesor është burri i xhindosur nga shpifja dhe nga pija.

Kritiku gjirokastrit Dalan Shapllo e ka profilizuar bukur dhe saktë shkrimtaren: “… mënyra e të treguarit, atmosfera janë veshur me një endje artistike, emocionale, me qëndrimin e fshehur e të përmbajtur hera-herës të autores, çka dëshmon për një art të mirëfilltë të shkallës së lartë … letrare e shquar, e cila iu përkushtua anëve të jetës që njihte më mirë, duke ndjerë se këto mjedise dhe kjo atmosferë i mungonin letërsisë shqipe.” (2)

 PAÇ FATIN E SË LIGAVET

Kjo skicë monologuese është e mbushur me ankthin e teto Behijes për vajzën që s’i del fati dhe me shqetësimin se: “… atje ku e kishin sinë ja rëmbien nëpër duar”.

Mëhallallia më e re, Firuzeja, e dëgjon e hesht, mbasi nëna e nxehur, për shkak të vajzës që i ka mbetur brenda,  nuk i lë radhë të flasë. Mllefet e magjitë, mallkimet e pakënaqësitë, sharjet e talljet, ankimet e qarjet, netët pa gjumë dhe ditët e shprishura, inatet e shpeshta dhe mburrjet e pafund të Behijes bëjnë që ajo ta shohë botën të përmbysur vetëm ngaqë vajzës i  humbi një rast i artë për fejesë:“Ç’e do, kush ma prishi punën e vajzës s’ime mos pastë hair në shtëpi, e gjeftë nga mos pandehtë… Mirë thoshte rahmet pastë nëna, paç fatin e së ligave” .

Studiuesi  Ali Xhiku, gjithashtu nga Gjirokastra, vëren:“E ndërgjegjshme… se psikologjia e gruas gjirokastrite mund të pasqyrohej më mirë prej një shkrimtareve, që vërente me vëmendje e me këmbëngulje sjelljen e saj të përditshme, Musine Kokalari i ndërtonte tregimet e saj mbi një ngjarje të rëndomtë që nuk ishte veçse një shkas për dialogun dhe më rrallë monologun, të cilët ajo i sillte si të regjistruar, pa i shoqëruar thuajse fare me shpjegime autoriale.” (3)

UDHËN E MBARË PASTË

Në rrëfimin e vjehrrës ndaj të resë së saj luhet akti i parë i dramës së dhimbshme të mërgimit; ai i përcjelljes së kurbetçiut një natë para nisjes. Tendosjen e nënës nga ikja e djalit, të nuses nga vetmia e burrit, të fëmijëve nga mungesa e prindit e fashit ceremoniali  i përcjelljes në odën e madhe: sjellja e llokumeve nga gratë vizitore, sofrat e mbushura plot lloje gjellësh, vallet e gëzueshme të vajzave, këngët prekëse të nuseve… Trokitja në të gdhirë e qiraxhiut në portë ndërpret çdo tingull muzike. Por mes përqafimit të fundit me nënën, gruan, djemtë s’ndalet dot kënga popullore:

“U nis Serveti për udhë

Udh’ e tij margaritar, udh’ e tij margaritar

Tek të shkeli këmb’ e kalit

U-bëftë flori e ar, u-bëftë flori e ar”.

Sapo kali zhduket pas kodrës me diell, hidhërimi i fshehur gjer në atë çast kthehet në lot e në vaj. Musine Kokalari është mjeshtre në dhënien e luhatjeve kontrastuese të zemrës  femërore.

Studiuesi Sabri Hamiti shprehet kësisoj: “Muza shqiptare”, siç u paraqit në fillim me pseudonim, krijon një tip tregimi të veçantë, ku zotëron rrëfimi popullor dhe një ndjeshmëri për ambientin e një emocion i krahasueshëm me emocionin poetik”. (4)

KULLOI ODAJA

Përmes të folurit të gjallë mes plakës që s’del dot nga shtëpia me vajzën e sapokthyer nga një ceremoni varrimi fiksohet një pjesë tipike e antropologjisë kulturore femërore: vajtimet mortore. Vdekja e vëllait të vetëm ndër gjashtë motra e tejkalon çdo mbajtje zi. Nëna e tij e qan me zë tri herë duke i thënë fjalët me radhë dhe gratë e farefisit ia shoqërojnë këngën e trishtuar. Nga lotët e nga vaji i përzishëm kullojnë muret e odës. Kjo hiperbolë e goditur e Musine Kokalarit i afrohet realitetit përmes imazhit të fuqishëm artistik që krijon:

“Ç’u-këput ili nga hëna,

Djali seç u-nda nga nëna…

Ç’u-këput ili e rà,

Mbeti babai pa kra…

Hamdi dashi me kumborë,

Të zgjodhi Zoti me dorë…”.

Shkrimtarja e talentuar dhimbjen e nënës nga njerëzore, tokësore e bën hyjnore, kozmike. Kumbimin e  vargjeve folk ajo  e shkrin me ritmin e prozës poetike.

Për të gjitha këto tipare të dukshme albanologu italian Profesor Carlo Tagliavini e motivon kësisoj parapëlqimin e tij për shkrimtaren e re Musine Kokalari: “Mua si linguist më intereson në mënyrë të veçantë përmbajtja dhe forma e veçantë që paraqet libri në gjuhën popullore të dialektit gjirokastrit. Mund t’ju them se ju jeni bërë prej kohësh një zë i veçantë në letërsi.” (5)

NJË QEN QË HAMULIT NUK HA

Prozatorja origjinale Musine Kokalari në këtë skicë ka arritur të krijojë rrethin vicioz të bisedave boshe përmes gojës së fjalamaneve. Vizita e plakës Xhevro te shoqja e fëminisë Razo bëhet vetëm për të vrarë kohën. Pyetjet e saj me ngjyresa femërore, për again (burrin), djalin, vajzën, nusen, fëmijtë, motrën dhe nipin mbyllen me hatërmbetjet pa shkak  nga Nazua, një tjetër muhabetçare si ato. Pasi kryejnë edhe bisedat mbi sëmundjet e të afërmve, dy fjalëshumtat ia zënë derën për kryeshëndosh shtëpisë së xha Ivziut, jo më me llafe për të gjallët, po për meitët. Rutina e të përditshmes tipizohet qartë.

Kjo është arsyeja që albanologu austriak  Maximilian Lambertz e çmoi gjithë përmbledhjen “Siç më thotë nënua plakë” si letërsi dhe e vlerësoi veçanërisht për gjuhën e saj. (6)

MOS QOFSHIN VJEHRAT E ZEZA

Motivi i këtij tregimi është përgjithësues. Nusja e re pret ardhjen e motrës së martuar për t’iu ankuar për vjehrrën plakë. Grindjet seriale, moskuptimet e vazhdueshme, fjalët e hedhura pa pushim  kundër njëra – tjetrës, krijojnë acarimin nuse – vjehërr,  të pazbutur dot as nga vjehrri, as nga djali.  Plaka  gjen zgjidhje me ikjen për pak kohë tek shtëpia e vajzës.  Ndërsa nusja e zemëruar mburr veten “një këmbë te djepi, një këmbë te puna”, viktimizon  vjehrrën:“pse më prishi gjakun pse më bëri gjismë njeri?” dhe proteston ndaj normave tabu: “këto mure nuk më mbajnë brënda”.

Albanologu Profesor Angelo Leotti, në letrën nga Bolonja të 27 korrikut 1940, e spikati zonjushën Musine Kokalari me një entuziazëm të lartë: “Kam lexuar e rilexuar librin tuaj të mrekullueshëm “Siç më thotë nënua plakë”. Është shkruar shumë mirë dhe unë ju përgëzoj me gjithë zemër.” (7) 

ULURIMA E QENIT

Një kronikë e zezë, ku bestytnia bëhet realitet. Lehja e qenit tërë natën, shenjë e moçme se dikush do të ikë nga kjo botë, shqetëson gjithë mëngjesin teto Hasifen dhe sidomos teto Nafisen, mbasi të afërmit i ka larg: “As në derën e hasmit mos të dëgjoj të ligën”. Në drekë parandjenja fatkeqe kthehet në lajm: djali i xha Hasanit po jep shpirt. Në darkë kobi përhapet me ulurimën tashmë të familjarëve. Menjëherë dy fqinjet nisen në ksoll për të ndenjur atje gjer në mëngjes, kur: “Erdhën njerëzija si miz’ e lisit. Në mes të kujove muarnë xhenazenë”. Kështu jeta e vështirë e grave bëhet edhe më e rëndë nga pllakosja e vdekjes, me ritet e ngurta të saj. Ndaj autorja e sintetizoi librin e saj të parë: “… pasqyrë e një bote të perënduar, shtegu i kapërcimit nga vajzëria midis këngëve, një nusëri për ta hedhur gruan prapë në vargonjtë e rëndë të robërisë e të fanatizmit.” (8)

MBYLLJE

… Më 1984, të përjashtuarës nga sistemi i letrave shqipe, i doli nga shtypi në Livonia, Miçigan, SHBA, përmbledhja më e suksesshme e saj: “Siç më thotë nënua plakë”. Në vitin 1995, shkrimtarja Eglantina Mandia nxori në qarkullim në kryeqytet rrëfimin letrar “Sonata e hënës”, kushtuar personalitetit të manifestuar të Musine Kokalarit. Më 2004, në Prishtinë, prozatores së spikatur iu ribotuan të tre librat artistikë tek përmbledhja autoriale e saj “Vepra”. Më 2009, në Tiranë, iu publikuan në dy vëllime, krijimtaria e njohur dhe dorëshkrimet e çmuara. Më 2017, po në Tiranë, dolën në dritë botimi letërkëmbimet, shënimet dhe kujtimet e shkrimtares së shquar, për të cilat mbesa e saj Bibika Safet Kokalari (Shaska) do të shprehej: “Musinea ishte largpamëse. Ajo ishte e sigurt  se një ditë do të shfaqej interes për veprën e saj. E dinte fare mirë, që gjërat në vite mund të transformoheshin apo tjetërsoheshin. Ndaj, me vetëdije të plotë, la të shkruar gjithçka. Ajo nuk donte që dikush tjetër të fliste për të! Ajo e tregoi vetë historinë e saj!” (9)

Bota femërore e Kokalarit vazhdon rrotullimin …

REFERENCA:

1.      Lasgush Poradeci. “Siç më thotë nënua plakë”. Gaz. “Bota e re”. Tiranë. Nr. 1, 30 korrik 1940, f. 6 – 7.

2.      Dalan Shapllo. “Vrojtuese e thellë e jetës”. Musine Kokalari. Vepra. Prishtinë, 2004, f. 8.

3.      Ali Xhiku: Letërsia shqipe si polifoni. Tiranë, 2004, f. 253.

4.      Sabri Hamiti. Vepra letrare 8. Letërsia moderne. Prishtinë, 2002, f. 726.

5.      Novruz Xh. Shehu. “Parathënie”. Musine Kokalari. Vepra. Vëllimi i parë. Tiranë, 2009, f. 50.

6.      Dalan Shapllo. Idem, f. 10.

7.      Novruz Xh. Shehu. Idem, f. 49.

8.      Robert Elsie. Histori e letërsisë shqiptare. Tiranë – Pejë, 1997, f. 348.

9.      Bibika Kokalari: “Si e njoha hallë Musinenë dhe jetova me hallet e saj nga marsi i vitit 1951 deri në korrik të 1983-shit”. Musine Kokalari. Letërkëmbime, shënime, kujtime. Tiranë, 2017, f. 17.


Send this to a friend