Më në fund Andrrës së vogël iu plotësua dëshira. Prindërit i dhuruan një akuarium, ku shëtiste një peshk i kuq. Andrra shkonte çdo ditë: e shihte dhe “bisedonte” me të…
Një ditë e ëma e pyeti:
– I hodhe ujë të freskët peshkut?
– Jo. Ai ende nuk e ka pirë ujin që i hodha dje, – u përgjigj Andrra.