Voal – Voal.ch shkruan se prej disa javësh Israel Kristal është bërë njeriu më i vjetër i botës.
Prej 1944 deri më 1945 ka qenë në kampin nazist të perqendrimi Aushvic(Auschwitz-Birkenau).
«Kur e pyesin për sekretin e jetëgjatësis? Gjithçka është vendosur lart»
Në foto shihni Israel Kristal, në qendër, stërnipat, Nevo e Omer, djalin Heim , vajzën Shula Kuperstoch në shtëpinë e tij në Haifa, Izraele, ku jeton prej 1950 (Afp)
Vështrimi i qetë, koka lart, sytë me qeska dhe buzëqeshja e një njeriu që nga jeta ka pasur plot për të treguar.
Israel Kristal është një i mbijetuar i Holokaustit. Kur hyri në Auschwitz në 1944, ishte 41 vjeç.
Qendroi deri në fund.
U shpëtua nga aleatët kur i kishin çuar në një pikë asgjësimi në majin e vitit 1945.
Kur e shpëtuan ishte një skelet njeriu. Peshonte vetëm 37 kg.
Të gjithë anëtarët e familjes i kishte humbur në kampin e përqendrimit, përfshi gruan dhe fëmijët.
Vetëm ai kishte mbijetuar. Dhe prej disa javësh është më i vjetri i botës. 112 vjet dhe 178 ditë.
Sekreti i jetëgjatësisë
Ka lindur më 15 shtator 1903 në Zarnow, Poloni.
Kristal punonte në një dyqan të familjes në Lodz deri më 1940.
Pas mbarimit të luftës, bashkë me gruan e dytë vendosi të jetonte në Izrael, në Haifa, ku jeton edhe sot.
«Nuk e di se cili është sekreti për të jetuar gjatë», u tha përfaqësuesave të Guinness-it,
që i shkuan në shtëpi për t’i dhënë lajmin se kishte thyer rekordin dhe ishte më i vjetri i botës.
«Besoj se gjithçka është e vendosur lart dhe ne nuk duhet të interesohemi për psetë».
Por motoja e tij e jetëgjatësisë është se “askund nuk duhet tepruar”! (dailymail)
Komentet