Festë speciale për Milot Rashicën. Sulmuesi shqiptar i Kosovës, u kurorëzua me titullin kampion te Gallatasarai.
Rashica e festoi këtë moment special në karrierën e tij, me flamujt e Shqipërisë dhe të Kosovës, si dhe me këngën e famshme të Shkurte Fejzës.
Futbollisti shqiptar kishte me vete edhe dy djemtë që i qëndruan krah derisa u ngjit në skenën e organizuar.
Vlen të theksohet fakti se Gallatasarai fitoi ndeshjen e fundit kundër Fenerbahçes me rezultatin 3-0 duke u shpallur kampion i Superligës turke.
Në 26 ndeshje, 26-vjeçari i ka shënuar 4 gola për ekipin e tij. syri.net