Elon Musk ka akuzuar miliarderin kontrovers, George Soros, se urren njerëzimin. Përmes dy postimesh në Twitter, plaformë të cilën bleu disa muaj më parë, Musk tha se Soros i kujton personazhin negativ të serisë së Marvel, ‘X-Men’, Magneto.
‘Soros më kujton Magneton’, shkroi Musk në një postim në Twitter këtë të martë. Dhe kur dikush i kujtoi se Soros është një filantrop që do njerëzimin dhe njëlloj si Magneto, edhe ai është i mbijetuar i holokaustit, Musk iu përgjigj: ‘Ti mendon se ka synime të mira, por jo. Ai dëshiron të gërryejë çdo qelizë të qytetërimit’.
Postimi i tij mori mbi 25 milionë shikime dhe 165 mijë pëlqim. Musk nuk shpjegoi pse sulmoi Sorosin, i cili përveç se mbështetës, ka edhe kritikë të shumtë në të gjithë botën, sikurse edhe në Shqipëri.
Megjithatë, siç raporton ‘New York Post’, postimi në Twitter u bë pasi u zbulua se zyra e familjes Soros kishte shitur të gjitha aksionet që kishte te Tesla-kompania tjetër e Musk-gjatë tre muajve të parë të këtij viti. syri.net