Nuk kam autorizim ose kompetencë dhe as interesim me i komentuar deklaratat ose deshmitë e figurave opse personaliteteve vendore dhe ndërkombtare në Gjykatën ose Tribunalin e Hagës.
Nga mediat dhe rrjetët e ndryshme sociale mësova mbi deshminë (deklaratën) e ish zyrtarit të lartë amerikan të Statte Departmentit, z. James Rubin, i cili në mos gabohem ka qenë edhe Zëvendës i ish Sekretares (Ministres) amerikane të Punëve të Jashtme, znj. Madelene Albright (Medlin Olbrajt).
Nga deshmia e z. Rubin, pos tjerash mund të thuhet se ato që na dukën përjetësisht të pabesueshme dhe të pakuotueshme, janë pikërisht ato që mund të besohen dhe kuptohen.
Në këtë frymë për njohjen, pranimin dhe respektimin e çdo ligji ose fenomeni të njohur ne kohë dhe hapësirë, njeriut i duhen ose nevojiten edutata, kulutura, intuita, intelegjenca, njohuria (dituria), morali dhe besimi , dhe jo imagjinata ose fantazia..
Mëqe fjala mbi deshminë e z, Rubin në Den Hagë: Për disa ajo do thotë diç (diçka) në mes “lapsus verbae, lapsus linguae dhe lapsus calami”.
Për këtë tematikë, sigurisht se do bëhen dhe shkruhen komente dhe analiza të shumëta relevante dhe kompetente ne ditet ne vijim. Nuk eshte pune imja kjo.
Ajo që me ka bërë përshtypje gjatë këtyre ditëve të fundit, përveç tjerash, janë tendencat dhe insinuatat e ndryshme dogmatike, hipokrite dhe demagogjike të personave ose individëve të ndryshëm mbi denigrimin, stigmatizimin, kriminmalizimin, demonizimin (satanizimin) dhe linçimin publik të politikanes, pedagoges, intelektuales dhe moderatores së shquar shqiptare, Prof. Dr. Grida Dumës- lidhur me Hashim Thaçin.
Ndaj, meqe filozofia, politoligjia, sociologjia, psikologjia, kultura, politika dhe shkenca, janë mendim dhe obligim superior i shtresave ose elitave të njohura kulturëbërëse dhe kulturëbartëse që ndahen ose klasifikohen në shkenctar dhe krijues si dhe nëndjekës ose vezhgues të zhvillimëve ose procesëve të ndryshme shkencore, intelektuale, kulturore, politike, filozofike etj.: Vetem po thëm se opinionistët ose “ciceronët” e ndryshëm ditor ose periodik, mund të jenë ndjekës ose vëzhgues, por jo edhe krijues, arkitekt ose pjesë përbërëse e shtresave (elitave) të larta shkencore, intelektuale, kulturore ose politike të një shteti ose kombi. Gjithashtu, ata nuk janë faktor sublim ose relevant të ngjarjeve dhe zhvillimëve të ndryshme madhore ose kardinale..
Ndaj, unë vetëm po thëm se vërtetë janë bërë të gerrditshëm dhe neveritshëm ata “burra” ( mbi “burra”) që shpifin, spekulojnë, manipulojnë, lehin e pallin në emrin e filan komandantit ose liderit politik të UCK-s etj.. si Hashim Thaci etj…, apo në emër të Albin Kurtit, apo fistek liderit a politikanit ditorë ose periodik.
Është teza e kulturës institucionale dhe konstitucionale si ideologji shtetrore dhe nacionale e përbashkët në shikim të parë me teorinë borgjeze, skllavopronare ose feudaliste të dhunës dhe shfrytëzimit optimal ose maksimal të individit dhe kolektivitetit në emër të shtetit dhe pushtetit, e cila ka një tendencë të dyshimtë për t´u transformuar dhe imponuar si ideologji ose kauzalitet i lartë shtetror, nacional ose politik nè Kosovè.
Kjo si duket është njëra prej sfidave kryesore të Kosovës dhe shqiptarëve.
Në anën tjetër ndërkaq, të dehur, ekzaltuar, inkurajuar dhe eksituar tej mase mbi mundesinë e profitit te tyre personal me rastin e lirimit eventual te Hashim Thaçit dhe ish luftetarëve të tjerë shqiptarë nga Den Haga: Disa i kanë dhënë akoma më shumë zë kujës dhe borisë agjituese dhe propagandastike kundër Albin Kurtit dhe atyre qe nuk i binden dhe nenshtrohen Thacit & Company.
Si duket i ka inkurajuar dhe motivuar akoma me shumë “deshmia spektakulare” e z. Rubin në Den Hagë në mbrojtje të Thacit dhe atyre që po mbahen të paraburgosur ose arrestuar në Den Hagë. Nejse!
Duke i qëndruar besnik tematikës mbi znj. Grida Duma:
Edukata, kultura, arsimi, shkenca dhe politika që e mohojnë rolin, misionin dhe obligimin e vet esencial dhe substancial ndaj kombit dhe atdheut të tyre homonim ose respektiv-nuk kane vlerë as kuptim.
Ndaj, obligimi dhe detyra kryesore e intelektuales kulminante dhe ekselente si Grida Duma, konsiston për më tepër në insistimin e njohur shkencor ose akademik- ndaj radikalitetit te dyshimtë të një kulture të lartësuar, valorizuar dhe glorifikuar tej mase, nè përbërjen e se cilës premtimi i saj për liri, lumturi, drejtèsi dhe barazi individuale dhe kolektive,nuk do ishte realizuar fare pa emrin dhe mbiemrin e filan liderit, apo fistek komandantit të luftës.
Ndonëse, znj. Duma deri sot asnjëherë nuk është shprehur ose prononcuar kundër luftës së UCK-së. Gjithashtu as Dr, Sali Berisha nuk ka dhënë kurrë deklara publike kunder luftës çlirimtare në Kosovë.
Mëkati kryesor i znj. Grida Duma sipas militantëve ose adhuruesve të vërbër dhe fanatik të Hashim Thaçi, ishte një telereportazh i saj eksluziv nga Veriu i Kosovës ose Mitrovicës, i gjiruar dhe prezantuar ditëve të fundit në televizor.
Sipas antropologjisë politike, ti nuk mund të bëhesh njëkohësisht edhe pëng, edhe viktimë, edhe akter, edhe protagonist dhe hero i luftës.
Dihet se kush këmbulte dhe insistonte dikur në ngritjen ose themelimin e “gjykatës speciale”!
Duke e votuar dhe miratuar kështu asokohe (“urbi et orbi” ose “ultima ratio”)- “krimin dhe denimin” e njejtë dhe të barabartë në mes çlirimtarëve dhe patriotëve shqiptar të UÇK-s dhe çetnikëve ose kriminelëve serbian,prej nga ku linden zezonat tjera.
Ishte pra një vendim ose diktat (ultimatum) neronian ose cezarik i Hashim Thaçit, Isa Mustafës dhe Kadri Veselit e Behgjet Pacollit të PDK-s, LDK-s dhe AKR-s- kundër Albin Kurtit dhe Ramush Haradinajt e deputetëve të atëhershëm të Vetvendosjes dhe AAK-s, për të votuar ngritjen dhe themelimin e tribunalit ose “gjykatës speciale” e cila doli (rezultoi) të ishte e pameshirëshme dhe fatale edhe ndaj vet Hashim Thaçit dhe nenshkruesve të tjerë të saj.
Ata që nuk e votuan dhe nënshkruan themelimin e asaj “gjykate të pavarur” dihet se çka (çfarë) ndodhi me ta! (….)
Dhe, shih ti!
(….) Lidhur me gabimët e veta kolosale dhe kolaterale që ua kishin shkaktuar Kosovës dhe UÇK-s me rastin e miratimit të gjykatës speciale, Hashim Thaçi & Company: Fajtorin kujdestar u munduan të gjejnë ose zbulojnë në Shqipëri;, duke e lakuar ose apostrofuar për të keq edhe Emrin e Prof. Dr. Sali Bërishës dhe jo të atyre që i detyruan asokohe lidhur me miratimin e Tribunalit te Hages!
Ato lojëra të ndyera propagandistike, speciale dhe psikologjike edhe sot e kësaj dite ndodhën në fuqi.
Dikujt ndoshta mund t´i kujtohett “Procesi” i njohur i “Jozefit”të Franc Kafkës, apo “zotit Koiner” në “parabolat e shkurtëra” tè Berthold Brechtit etj.
Tashti fajtor (kujdestar) për gjykatën speciale po dalin edhe ata që e kanë kundërshtuaer kur ishte koha ngritjen dhe themelimin e gjykatës speciale!
“Qui gladio ferit, gladio perit”!
Rrugën e Thaçit, si mos me keq e ndoçi dikur edhe Ramush Haradinaj në “gjetjen” ose “zbulimin e fajtorëve kujdestar” të ndarjës ose shkëputjes së “Trepçës”, Ujmanit, ose Pjesës Veriore të Kosovës, tek Kryeministri shqiptar, z. Edi Rama, si dhe plot thengla ose brroçkulla të tjera “senzacionale” ose “bombastike”
Ndërkaq, Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj së bashku me Isa Mustafën, Kadri Veselin dhe Fatmir Limajn e përmbysën (me puç ose grushtet parlamentar)-Albin Kurtin dhe kabinetin e tij qeveritar nga pushteti, për të sjellur Avdullah Hotin e dëgjueshëm, servil dhe frikacak në krye të ekzekutivit kosovar, vetëm e vetëm që ndarja e “Trepçës” dhe Ujmanit së bashku me “zajednicën”(dodik republikën) serbe në Veriun e Kosovës ose Mitrovicës dhe “demarkimët kufitare” të Kosovës me Malin e Zi, Serbinë dhe Maqedoninë, të merrnin jetë dhe formë zyrtare në Washington ose Bruksel.
Kështu që Ramush Haradinaj nga “heroi i tarifës maksimale”(100,%) ndaj Serbisë, gjegjësisht nga “kalorës ose gardian i çeliktë” i sovraniteti ose integritetit teritorial ose gjeografik të Kosovës, sa çel e mbyllë sytë u kthye ose shndërrua në “arkitekt” varrëmihës ose shkatërrimtar të integritetit ose terësisë teritoriale të Kosovës!
Pse (përse) ndodhi kjo?
Sepse, në Kosovë shkruhet dhe flitet shpesh ose vazhdimisht për frikën, për forma entuziazmi me shfaqje, profile ose manifestime të ndryshme ekstatike ose ekstazike agresiviteti, fataliteti, stupiditeti, nebuloziteti ose iracionaliteti, mbi kurajon përballë kanosjes ose rrezikut etj.
Ndërkaq, problem kyç ose themelor me të cilin përballen sot (për çastin ose momentin) populli, shtetit, pushteti ose shoqëria e gjithëmbarshme shqiptare ose kosovare, pos tjerash është fakti i njohur sipas të cilit atje nuk njihen dhe nuk pranohen faji, llogaridhënia ose përgjithësia personale (individuale) në raport me ngecjet, stagnimet, turbulencat, sfidat, paradokset ose deshtimet e ndryshme globale ose kolektive.
Natyrisht se liderët ose politikanët e ndryshèm kosovar, nuk kanè asnjë problem ose vështirësi të pranojnë rolin vendimtar të papërgjithësisë objektive dhe subjektive në momente, situata, qëndrime dhe vendime të caktuara, por nuk mund të pranojnè mediokritetin, analfabetizmin, joprofesionalizmin dhe fajin e tyre personal ose individual -lidhur me ngecjet, stagnimet dhe dështimet globale ose kolektive si element të veçantë dhe për pasojë, llogaridhënien dhe obligimët e njohura personale, institucionale, morale, ligjore ose konstitucionale të veprimeve, reagimeve, vendimeve ose gabimève të tyre kolaterale, kardinale ose trashanike kundër popullit (kombit) dhe atdheut.
U mor vesh se në kuader të epistemologjisë dhe antropologjisë së njohur politike, respektivisht, brenda “filozofisë së jetës materiale dhe asaj ekzistencialiste”, sikur bëhët edhe deshifrimi dhe deskriptimi i botës dhe natyrës”, gjë që është edhe qëllimi final ose kryesor i filozofisë.
Në këtë rast, edhe studimet ose analizat e njohura shkencore ose filozofike, nuk ngelin të izoluara, por, ato kthehen tek vlerat dhe parimet e larta morale dhe njerëzore, respektivisht, në sistemin e vlerave dhe resurseeve të përbashkëta (globale ose universale) të cilat bëjnë dritë ose rrezatojnë duke zbritur tek çështjet humane ose njerëzore.
Tek e fundit, është fati ose ligji i dhembjes, frikës, ndëshkimit, sëmundjes dhe vdekjes që varet nga të gjitha gjërat tjera.
Në këtë kontekst, filozofisë së shpirtit ose subjektit, i kundërvihet filozofia e natyrës, filozofia e objektit, pasivitetit, frikës, pesimizmit, iracionalitetit dhe fatalitetit tè antropomorifizuar…Para ligjëve të njohura natyrore dhe mbinatyrore, të gjithë janë të njejtë ose të barabartë. Nga ky “rreth vicioz” ose biocenoz, nuk është i përjashtuar ose amnistuar askush. As pozia dhe as opozita kosovare.
Roli i elitës intelektuale, fetare, kulturore dhe politie në “mozaikun” ose “panoramën” e gjithëmbarëshme kosovare:
Intelektuali i lartë, mësusi, profesori ose pedagogu, sipas George Wilhelm Friedrich Hegelit, fillojnë gjithëmonë me identifikimin, evidentimin ose gjetjen dhe përmirësimin e gabimëve të ndryshme tek nxënësi ose studenti. Ndërsa, kulturologët ose intelektualët e shpifur, stisur ose sajuar, shohin vlera dhe merita pozitive në gjithëçka ose në çdo gjë.
Filozofi, sociologu dhe intelektuali i shquar italian,-Gaetamo Masa, në kuadër të “ligjëve të hekurta” shkencore ose akademike të supremacisë dhe oligarkisë elitare: I ndanë elitat në klasa të larta intelektuale, kulturore, shkencore ose akademike, si dhe në klasa të ulëta politike dhe jopolitike.
Ndaj, sipas studiuesit dhe erkspertit të njohur të shkollës së famshme italiane të elitës, Roberto Michelis: Analiza e fuqisë mendore, morale, kulturore, intelektuale, profesionale, shkencore ose akademike, bëhet e mundur, valide dhe relevante vetëm nga elita e shtetit dhe shoqerisë, e jo nga rruga ose portalet kosovare.
Ndaj, mëqe, sipas Erich Frommit, ne jetojmë në një botë vlerash, resursësh ose pasurishë të pafundme dhe mrekulluese që na i kanë dhuruar Zoti (Hyji) dhe natyra: Lidhja jonë e vetme me vlerat, resursët ose pasuritë e njohura njerëzore, tokësore ose natyrore, qëndron në esencën ose formulën e njohur shkencore ose filozofike: Si t’i njohim, zbulojmë, manipulojmë, shfrytëzojmë, shpërndajmë, menaxhojmë dhe konsumojmë ato (këto) vlera dhe resurse të përbashkëta globale ose universale.
Po e ceku prap se UÇK-s nga toka dhe forcat e Natos nga qielli, njëherë e përgjthëmonë ua zunë pritat muzgujve ose atyre hijëve të lugatëruara të mesjetës.
Akoma ndodhën në fuqi orvatjet dhe tendencat e njohura hpokrite, djallëzore ose satanike mbi paraqitjen ose prezantimin e luftës së fundit në Kosovë si luftë jokonvencionale, guerle, kacake, jointendante, inkompakte, inkompetente, sanitare, kirurgjike etj…Dhe disa prej tyre jane partner, miq dhe aleat te Thacit dhe Haradinajt. Behgjet Pacolli si per shembull.
Se këndejmi, kulti i njohur luftarak ose kalorsiak së bashku me epikën, lirikën, heroiken dhe (melo)dramatikën e njohur shqiptare, janë si të thuash elementët ose instrumentët me të rëndësishme dhe kryesore të historisë shqiptare.
Ato provojnë dhe vërtetojnë praninë ose ekzistencën e pasosur të kultit të lartëpërmendur luftarak ose kalorsiak në pothuajse të gjitha etapat ose epokat e lavdishme të historisè së shqiptarëve.
Epikën, mitikën, dramatikën dhe heroikën e pashoqe e tradicionale të njerëzve ose popullit (kombit) shqiptar gjithëkah e gjithandej.
Pavarësisht kurthave, intrigave, dredhive, shantazheve, komplotëve ose tendenca tëvazhdueshme ose sistematike të armiqve të ndryshèm shekullor ose gjakatar, për t´i kapur ose zëne në “kurthë” shpirtin, intimitetin dhe autenticitetin e paprekshëm të qeniës së pavdekshme iliro-shqiptare, të cilat në instancë të fundit, i mobilizojnë dhe kthejnë vazhdimisht shqiptarërt kah trungu ose vetvetja e tyre shtetrore, nacionale, gjenealogjike ose strukturalgjenetike.
Edhe atëherë kur prehën fatët e njerëzve, popujve (kombëve) dhe shtetëve të ndryshme së bashku me “tabelat e ligjëve”…
Nuk vdesin dhe nuk zhbëhen kurrë iliro-shqiptarët. E sidomos e kaluara, historia, tradita dhe kultura e tyre.
Janë si Feniksi ose Flaka Olimpike.
Legjendat, historitë, elegjitë, enciklopeditè ose antologjitë e njohura shqiptare, vazhdimisht i shpalosin ose deshifrojnè në ndërë kohë edhe çiltërsinë dhe fisnikërinë e shpirtit së bashku me “matafizikën e moralit” të njohur shtetror, nacional, fetarë, kulturorë dhe patriotik tek shqiptarët.
Thellësinë e mendimit, veprimit ose reagimit të hollë, të thellë, tè ndërgjegjëshëm e racional të shqiptarit- ndaj të gjitha çështjëve ose fenomenëve të mundshme shtetrore, nacionale, ushtarake (luftarake), historike, gjeografike, fetare, kulturore, politike, diplomatike, strategjike, konceptuale, ideologjike dhe të tjera.
Ndërkohë që mitët, eposet, legjendat dhe historitë e shumëta mbi figurat ose personalitetët epike, kalorsiake dhe titanike të kryetrimit dhe kryeheroit tonë legjendar, Gjergj Kastriot-Skënderbeut së bashku me ato të Adem Jasharit, Hamzait, Luan e Shkëlzen Haradinajt, Fehmi Lladrocit, Pal Palucës, Elton Zherkës, Përmet Vulës dhe shumë heronjve dhe dëshmorëve të tjerë të kombit dhe atdheut, provojnë dhe vërtetojnë fuqishëm dhe multicipërisht faktin e njohur sipas të të cilit: Rolin e trimit, heroit, luftètarit (çlirimtarit), strategut ose komandantit, nuk mund të zërë as zëvendësojë askush.
Por, ja që disa politikan, klerik fetar, “profesor univerziteti”, apo “intelektual të lartë” në Kosovë, Shqipëri ose emigracion, të valorizuar, glorifikuar, ngritur ose promovuar nga mediat e shkruara ose elektronike prej hiçit në “viça misionar, intelektual, patriot” etj…Duan t’u ngjajnë atyre “stjuardesave tè bukura, eksluzive ose ekzotike” në pultin ose bordin e aeroplanit ose avionit, të cilave nuk iu zbresin dhe nuk i zbresin kurrë në tokë!
Sipas Voletrit, ne nuk mund t’i duam, deshirojmë ose arrijmë ato gjëra që nuk i njohim, nuk i ndjejmë dhe s’i kuptojmë.
“Njeriu do duhej të vdiste dy herë, para së të lindë dhe jetojë si duhet.” (H. Bergson)
Nderi dhe moraliteti janë baza ose esenca e gjërave, ndërsa e vërteta dhe intelegjenca, janë rrënja katrore e humanizmit, moralitetit dhe racionalitetit njerëzorë.
Se këndejmi, të dishë ose kuptosh se çfarë (çka) janë jeta, qenia, materia dhe ekistenca së bashku me lirinë (çlirimin), drejtësinë dhe barazinë e njohur shtetrore, nacionale, etnike, kulturore, historike, gjeografike dhe kështu me radhë, e të mos luftosh, përpiçësh ose sakrifikosh për to si lider, politikan a çatip i mirëmbajtur dhe paguar nga shteti, sipas Konfuqit, nuk ka ligësi dhe poshtërsi më të madhe.
Njohja e vetës, na mbronë nga kotësia, ndërsa njohja dhe pranimi i mëkatëve, gabimëve, cemëve dhe deficitëve tona shpirtërore, emocionale, mentale (psikologjike), profesionale, kadrovike dhe të tjera, na mbronë dhe shpëton nga mediokriteti, padituria, nebuloza, kretenizmi, cinizmi, injoranca etj..
Kosova dhe shqiptarët kanë nevojë për lider ose politikan të zgjuar, intelegjent, intelektual, racional dhe profesional. Dhe, jo për politikan ose diplomat trutrashë, shpirtëshitur, komplotist, dinastik, shantazhist, linçues, persekutor, llaskuc, vasal, poltron, konformist, oportunist ose kamaleon tè varur ose nënshtruar nga “tutelja e lartè” ligjore, administrative, juridike, profesionale, karieriste, materiale, sociale, ekonomike etj.
Kjo për faktin se në shtetët dhe shoqëritë e ndryshme tranzitore ose post-komuniste si Kosova, edhe atëherë kur aspekti primar është përçimi dhe artikulimi i çdo vlere, resursi, potenciali dhe fenomeni njerëzor, shoqëror (qytetar), ushtarak (luftarak), politik, diplomatik, kulturor, shtetror, nacional, institucional, funksional, konstitucional, shkencor, intelektual, profesional ose humanist -përmes ndërmjetësimit të njohur gazetaresk (medial) ose publicistik: Hedonizmi ose “eksperienca kolektive” e opinionit publik shqiptar ose kosovar (sidomos mediat e shkruara dhe eletronike)-shpeshherë e besa madje, edhe vazhdimisht- mbështesin një vetëdije dhe ndërgjegje të tjetërsuar dhe delegjitimuar.
E tërë kjo ka ardhur si pasojë e përdorimit ose konsumimit të tepruar të pushtetit dhe politikës nën rrjedhën ose llupën e një “dialektike” identitare, autoritare dhe totalitariste, ku vlera dhe cilësia e atributit dhe sublimimit publik ose politik, reduktohet ose përkthehet në favor të masës ose sasisë konsumuese.
Dhe, ku përmes subjektit të ndërlikuar ose kompleksivë të transformimit, transferimit ose bartjes së edukatës, kluturës, shkencës, luftës, politikës dhe diplomacisë në natyrën dhe karakterin e njohur të personave ose individëve të ndryshëm pushtetmbajtës ose politikë: edhe shtreast e larta ose kategoritë qëndrore të shtetit dhe shoqërisë, përkthehen në kategori sociale ose societale.
Ndonëse, përmes shtresave ose kategorive me të larta intelektuale, kulturore dhe politike të shtetit dhe shoqërisë, bëhët pasqyrimin, deshifrimi, deskriptimi, prezantimi dhe interpretimi i një sistemi dhe pushteti politik së bashku me rendin e tij kushtues ose juridik, si dhe i aspiratat ose interesat më të larta shtetrore, nacionale, politike, diplomatike, ekonomike, kulturore, strategjike dhe të tjera.
E jo ato se të politikave dhe politikanëve ditor ose periodik.
Elitat gjithëmonë shquhen për narrativin (narracionin) dhe fuqinë e tyre nxitëse, kreative, inovatore dhe stimuluese-ndaj pushtetit dhe politikës me anën e studimit dhe analizës së njohur shkencore ose akademike, e cila shquhët dhe karakterizohej me një shpirt të pasur hulumtues si dhe me metoda të njohura shqyrtimi, eksperimentimi, vëzhgimi, studimi dhe analize esenciale ose substanciale.
Me fjalë tjera, kjo do thotë se etja dhe uria e kosovarëve për reforma, ndryshime ose transormime të thella esenciale ose substanciale, si duket asnjëherë nuk kanë qenë më të mëdha, aditive dhe imperativiste-përrballë shkatërruesve ose varrëmihësve të ndryshëm, rixhid, reaksionsr, anakronik, violent, infantil dhe patologjikë të njeriut, popullit (kombit), shtetit, pushtetit, politikës, diplomacisë dhe ardhmërisë së Kosovës.
Kosovës nuk i kanë munguar asnjëherë figurat ose personalitetët e trasha me “qëndrime të forta epike, mitike ose kalorsiake. Sigurisht se jo.
Por Kosovës i kanë munguar gjithmonë inteletualët e lartë kulturorë, politikë dhe diplomatikë që i shquajnë, artikulojnë, celebrojnë dhe ndërkombtarizojnë vlerat epokale dhe monumetale të luftës heroike dhe patriotike të UÇK-s.
Detyra dhe misioni i tyre konsistojmë më tepër në empatinë, simpatinë dhe respektin e përjetshëm ndaj vlerave, heronjve, deshmorëve, akterëve dhe protagonistëve të njohur të lirisë (çlirimit), shtetit dhe pavarësisë së Kosovës. Respektivisht, lartèsimin, valorizimin, glorifikimin, shquarjen dhe artikulimin e një kulture çlirimtare dhe patriotike me kuptim më të gjerë shtetror, nacional, politik dhe diplomatik, të ngritur dhe projektuar në të njëjtën kohë nga empatia, varësia dhe aleanca saj me shtetët me të fuqishme dhe më përparimtare të globit.
Kosova dhe shqiptarët, të “korrurat dhe të vjelurat” e ndasive ose përçarje politike, partiake, konceptuale, ideologjike, fetare, kulturore, rajonale, provincialiste etj., deri me sot, gjithëmonë i kanë parë dhe përjetuar me ankth, stres dhe pasiguri të madhe objektive dhe subjektive.
Si për të mos u mjaftuar me kaq, kanë lansuar dhe përçuar idenë përverse, diabolike, paradoksale, reaksionare dhe anakronike mbi “papusët”, “guenonët”, “okultistët” ose “liderët e pazëvendësueshem” ose “historik” si Luji (Luigji) XIV në Francë etj.
Ndërkaq, edhe më i çuditshëm është fakti se një pjesë e popullit ose opinionit kosovar, akoma iu besojnë rrenave (gënjeshtrave), brroçkullave, thenglave, shpifjeve, spekulimëve dhe maipulimëve të përditshme “sensacionale” ose “bombastike”!
Kjo tingëllon krejtësisht e çuditshme, paradoksale, reaksionare ose anakronike për botën dhe kohën e sotme moderne ose bashkohore, kur kemi tendenca të ndryshme hipokrite, meskine, retrograde, inhibilitive, ablanative, infantile dhe patologjikë për të prezantuar ose interpretuar lirinë, drejtësinë, barazinë, shtetin, pushtetin, sovranitetin, integritetin ose pavarësinë e Kosovës si “gjetje”(zbulim) dhe meritë eksluzive ose eksplicite të filan liderit ose fistek politikanit! Mbase, si pronë private të dikjut!
Ndonëse, ky ndikim ose funksion penetron dhe interferon në mënyrë ekzakte, apo të shtrembëruar edhe në mendimin dhe opinionin e njerëzve ose qytetarève, dhe i cili anasjelltas ka inkursione ose reperkursione të shumëta eksterne ose eksplikative. Duke iu përshtatur në një masë të dukshme ideologjisë sundimtare ose dominuese.
Shtetin, lirinë (çlirimjn) dhe pavarësinë e Kosovës e bën trimat ose heronjt e njohur të UÇK-s (djemt dhe vashat më të mira të kombit), të ndihmuar nga Natoja, respektivisht nga SHBA-s, Gjermania, Britania e Madhe, Italia, Franca, Japonia ose shtetët më të fuqishme dhe më përparimtare të globit, si dhe platforma ose filozofia e njohur vizionare, konvencionale dhe filooksdentale ose properëndimore e Dr. Rugovës etj.
Ky është fakti ose realiteti. Çdo gjë tjetèr i takon spekulimit ose manipulimit flagrant tè grupit ose individi të caktuar shoqëror, qytetar, politik, gazetaresk ose propagadistik, të mbrojtur ose privuar nga psikoanaliza, gjegjësisht, nga anamnezat ose ekzaminimet e preferuara shpirterërore, emocionale, mentale, psikologjike, gjenetike, gjenealogjike.
Do shtuar në fund se pavarësisht asaj nëse “populistët”, “revolucionarët”, “dixiecratët”, të “sinqertit”, “burbonët”, “zhirondinët” ose “watchdogsët” tjerë shqiptar ose kosovar, si “parti ose forca të reja reformatore ose revolucionare” i ngrisin, promovojnë, afirmojnë dhe inkorporojnë konceptët dhe programet e tyre ideore, sociale, ekonomike, politike, konceptuale, ideologjike ose metodologjike në kuadër të luftërave të ndryshme speciale, subverzive, psikologjike dhe propaganfistike: Në këtë kontekst, janë të njohur dhe të garantuar roli, misioni dhe pozicioni i pazëvendësuar i UÇK-s dhe levizjeve tjera çlirimtare, shtetformuese ose patriotike në lirinë (çlirimin), shtetin dhe pavarësinë e Kosovës