Kreu i PD-së Sali Berisha mbajti fjalën e tij në Foltoren e radhës përpara kryeministrisë me rastin e ditës së rinisë, 8 dhjetori.
Berisha përmendi vlerësimin e tij për gjeneratën Z ,që sipas tij sot përfaqëson idealet më të larta të kohës dhe aspiratave njerëzore.
Sakaq, kujtoi edhe studentët e dhjetorit ’90, që sipas tij firmosën veten si të pamposhtur megjithëse regjimi i Ramiz Alisë, u rezervoi “kërbaçin”.
Berisha: Këto dy vjet është shkruar dhe folur shumë për gjeneratën Z. Gjeneratë e cila janë të rinjtë, që në fakt përmbysin diktatura mizore, në Nepal, Bangladesh dhe në vende të tjera. E vërteta se kjo gjeneratë është bërë zëdhënësja më e guximshme dhe më e shkëlqyer e idealeve të kohës ,e aspiratave të kohës. Është kjo gjeneratë në krye të betejës për liri të shoqërisë njerëzore. Po të kthehemi 35 vite më parë, studentët e UT, ishin në kushte më të pakrahasueshme se studentët e asnjë vendi tjetër.
Në Shqipëri, gjithçka, çdo përpjekje ishte shtypur. Një grup i vogël studentësh, jo më shumë se qindra nuk qenë dakord. Në një natë të 8 dhjetorit dolën në protestë në qytetin e tyre. Ata në 1 të natës u pritën nga presidenti, i cili pas takimit u rezervoi kërbaçin e sigurimit të shtetit. Të nesërmen mbushën sheshin dhe rrugët. Firmosën veten si të pamposhtur, qëndruan dhe në një betejë treditore gjunjëzuan regjimin më të egër dhe shtypës të kohës. Sot pas 35 vitesh, ne nuk jemi më një diktaturë moniste. Për studentët e dhjetorit nuk kishte një forcë politike që tu dilte zot. gsh