Maksim Cikuli ishte biri i dy mjekëve të shquar, Dr.Rashel Cikuli dhe Dr. Zisa Cikuli.
Ishte nxënës i gjimnazit “Qemal Stafa” ne Tirane, të cilën e përfundoi me medalje ari, po ashtu përfundoi fakultetin e mjekësise si student i shkëlqyer me medalje ari, më pas nje student ekselent pasuniversitar qe per 4 vite studioi gjenetikë me profesorin e njohur ndërkombëtar, Jean Frezal ne Hopital Necker te Parisit, (nje nga spitalet pediatrike me te famshme te Evropes te krijuar ne vitin 1778 nga Madame Necker, nena e intelektuales me te famshme te Frances te shekullit XIX, Madame de Stael) dhe me pas themelues i Sherbimit te Gjenetikes ne QSUT, profesor ne Fakultetin e Mjekesise…
Në vitin 1974 mbaroi Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës me medalje ari.
Në vitet 1974-’79 ka punuar si mjek i përgjithshëm ne Minierën e Bakrit të Gjegjanit.
Në 1979-’81 ka qenë pedagog i sëmundjeve të brendshme në Fakultetin e Mjekësisë.
Për sa i takon formimit të mëtejshëm profesional në vitet 1981-’84 ka kryer specializimin pasuniversitar në Francë në Universitetin “Paris V”, ku si një student ekselent pasuniversitar studioi gjenetikë me profesorin e njohur ndërkombëtar Jean Frezal ne Hopital Necker te Parisit, (nje nga spitalet pediatrike me te famshme te Evropes te krijuar ne vitin 1778 nga Madame Necker, nena e intelektuales me te famshme te Frances te shekullit XIX, Madame de Stael).
Kur u kthye në Shqipëri ai ishte themelues i Sherbimit te Gjenetikes ne QSUT, po ashtu Prof.Dr Maksim Cikuli dha mësim në Fakultetin e Mjekesise…Zotëronte tre gjuhë të huaja, anglisht, frëngjisht, italisht dhe shfrytëzonte gjerësisht literaturën në këto gjuhë.
Nga viti 1984 e në vazhdim është pedagog në lëndën e Gjenetikës në Fakultetin e Mjekësisë.
Për sa i takon karrierës pedagogjike dhe shkencore, në vitin 1986 ka qenë kandidat i Shkencave Mjekësore.
Në vitin 1989 ka mbrojtur titullin docent në fushën mjekësore dhe në 1994-ën profesor në këtë fushë.
Gjatë periudhës 1992-’94 ka qenë shef shërbimi në Pediatrinë e Specialiteteve në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Në vitin 1993-’94 ka qenë drejtor i QSUT “Nënë Tereza”. Nga viti 2001 e në vazhdim Shef i Departamentit të Pediatrisë.
Është autor i disa teksteve për studentë dhe pasuniversitarë dhe autor i dhjetëra artikujve shkencorë mjekësorë në shtypin shqiptar dhe të huaj.
Në karrierën politike, nga viti 1994 e në vazhdim është Anëtar i Këshillit Kombëtar në Partinë Demokratike.
Në vitet 1994-1997, 1997-2000 dhe nga viti 2005 e në vazhdim ishte anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike.
Në periudhën 1994-1997 ka qenë Ministër i Shëndetësisë dhe i Mbrojtjes së Mjedisit.
Në vitet 1996-2001 ka qenë deputet i Partisë Demokratike në dy legjislatura.
Është ndarë nga jeta më 18 maj 2020.