Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë «Naim Frashëri» Zvicër
Fton të jeni i pranishëm në manifestimin jubilar të 30-vjetorit të punës, i cili do të mbahet:
Të dielën, më 14 nëntor 2021 Vendi: Küttigen, kanton Aargau, Hauptstrasse 39, 5024 Küttigen duke filluar prej orës 14:00
Prania juaj në këtë manifestim qendror të LAPSH-së, në të cilin janë të ftuar përfaqësues të institucioneve tona shtetërore dhe atyre zvicerane si dhe aktivistë, prindër, mësuese e mësues, na nderon.
Vini re: Në manifestim mund të marrin pjesë vetëm personat që dëshmojnë me certifikatën e covid-19 se janë të vaksinuar si dhe ata që kanë bërë testin, i cili nuk duhet të jetë më i vjetër se 72 orë. Fëmijët nën 16 vjet nuk kanë nevojë për certifikatë.
Në emër të LAPSH «Naim Frashëri» Zvicër
Nexhat Maloku, kryetar
Komentet