Një ditë më parë, Aleks Soros u shfaq si pjesë e delegacionit shqiptar në samitin mes Ukrainës dhe Europës Juglindore të zhvilluar në Tiranë.
Kurse sot, në samitin mes Bashkimit Europian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, Soros ishte i pranishëm edhe në foton familjare.
Në fakt samiti ishte më shumë një takim mes Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiç, si dy figurat kryesore të samitit.
Kurse Soros nuk dihet se pse duhej të ishte i pranishëm në një foto familjare me zyrtarë të votuar ose të emëruar.
Megjithatë ai u shfaq i qeshur, kryesisht me presidentin serb, Vuçiç.sn
![Image](https://www.syri.net/uploads/syri.net/images/2024/February/29/auto_soros21709202225.jpg)